fsfe-website/news/nl/nl-201611.sq.xhtml

216 lines
13 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2016-11-09" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - nëntor 2016</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - nëntor 2016</h1>
<h2 id="public-consultation-on-our-fellowship">Konsultim publik mbi Anëtarësinë tonë Shok</h2>
<p>Që prej 2005-s, FSFE-ka ka mirëmbajtur dy marka
të dallueshme: FSFE-në dhe Anëtarësinë tonë Shok. Ndërkohë që kjo kish
kuptim fillimisht, është bërë gjithnjë e më e parehatshme mënyra se si kjo
krijoi një ndarje mes Anëtarëve Shok dhe FSFE-së si dy entitete të ndarë,
pavarësisht faktit që punojmë të tërë tok! Për këtë arsye, e kemi ulur numrin
e veprimtarive tona që promovojnë "Anëtarësinë Shok" si diçka ndaras nga
FSFE-ja, dhe tani flasim më tepër rreth "Grupesh FSFE", në vend se
"Grupe Anëtarësie Shok", kur vjen puna për grupet tanë vendorë.</p>
<p>Tani na duhet të dalim me një vendim se si të zhvillohen këto marka
në të ardhmen. Bazuar një një diskutim fillestar mes bashkërenduesve
tanë dhe ekipit tonë bazë, kemi hartuar një propozim që e gjeni më poshtë:
ai, në thelb, nënkupton se do ta nxjerrim nga përdorimi Anëtarësinë Shok,
dhe do të bëjmë gjithçka tok nën ombrellën e FSFE-së. Si një pjesë
e rëndësishme e bashkësisë tonë, idetë tuaja janë të vlefshme për ne. Për
këtë konsultim publik, do të ishim të lumtur të dëgjonim mendimet tuaj
mbi këtë temë deri më 30 nëntor 2016, pas së cilës do të sjellim një
përmbledhje të ideve të marra, mbi të cilat do të bazojmë vendimin tonë.</p>
<p>Çfarëdo ndryshimesh që do të rrjedhin nga ky propozim, në formën
e tij të tanishme apo si do ta formojmë bazuar në mendimet e marra, do të vihen
në jetë gjatë 2017-s. Mendimet tuaja mund ti jepni te contact@fsfe.org.</p>
<p>Ju lutemi, mbani parasysh se në propozimin e mëposhtëm përdorim termin
"Përkrahës" si një alternativë e re për "Anëtar Shok". Do të donim shumë
të dëgjonim mendimin tuaj edhe mbi këtë pikë. Te mundësitë e tjera të propozuara
përfshihen "Patron", "Përkrahës", "Kontribues", "Dhurues", dhe, me gjasa, emra
të tjerë që mund tju vijnë në mend. Mbetet edhe mundësia për të ruajtur emrin
"Anëtar Shok" si term, dhe të nxirret nga përdorimi vetëm "Anëtarësia Shok".</p>
<h3 id="proposal">PROPOZIM</h3>
<p>Emrat "Anëtarësi Shok" dhe "Anëtar shok" nxirren nga përdorimi. Veprimtaritë
e kryera nga grupe vendore, ose që ndryshe janë emërtuar duke i lidhur
me markën "Anëtarësi Shok", duhet të kalojnë nën emrin "FSFE": veprimtari
FSFE, grup vendor FSFE, e me radhë.</p>
<p>"Bashkësia" jonë është cilido që identifikohet si pjesëtar i FSFE-së,
qoftë kjo përmes përkrahjes dhe nxitjes së veprimtarive tona, përmes
kontributit financiar, ose duke marrë pjesë në punën tonë. Duam që
cilido të jetë pjesë e bashkësisë sonë, pavarësisht nga shkalla e tyre e angazhimit.</p>
<p>Cilido që kontribuon financiarisht, duke patur në mendje të kontribuojë
periodikisht, është një "Përkrahës" i FSFE-së. Këshilli mund të vendosë një
dysheme minimum për kontribute periodike, për të kompensuar kostot
e transaksioneve. Nga pikëpamja financiare, Përkrahësit tanë
furnizojnë themelet e qëndrueshme mbi të cilat ekziston FSFE-ja: kontributet
e tyre periodike i japin organizmit qëndrueshmëri. Kontribuesit që dhurojnë
vetëm një herë i quajmë "Dhurues".</p>
<p>Këdo që dëshiron të jetë pjesë e veprimtarive tona, e nxitim të bëhet pjesë
e një prej ekipeve tona: qoftë një ekip rreth një subjekti të dhënë (përkthim,
webmaster, ose të ngjashme), qoftë ekip gjeografik (ekipi i Berlinit, ekipi skandinav,
e me radhë).
Duke u bërë pjesë e një prej ekipeve tona, ata bëhen "Anëtar Ekipi" i atij ekipi
(anëtar i ekipit system-hackers, anëtar i ekipit të përkthimeve).</p>
<h2 id="eif-v.-3-citizens-demand-for-more-Free-Software,-while-businesses-seek-to-promote-true-open-standards">EIF v.3 shtetasit kërkojnë më tepër Software të Lirë, ndërsa bizneset kërkojnë të promovojnë Standarde të Hapura të vërteta</h2>
<p>Komisioni Europian (EC) ka <a href="https://blogs.fsfe.org/polina/2016/10/31/eif-v-3-citizens-demand-for-more-free-software-while-businesses-seek-to-promote-true-open-standards/">botuar më së fundi
përmbledhjen e kontributeve të marra për konsultimin e tij publik rreth
rishikimit të Kuadrit Europian të Ndërveprueshmërisë</a> (EIF), një grup
udhëzimesh për administrata publike mbi ofrimin prej tyre të shërbimeve
e-qeveri. FSFE-ja ka <a href="/freesoftware/standards/eif-v3.html">parashtruar
më herët komentet e veta dhe rekomandimet për skicën e propozuar</a>.
Sipas përfundimeve të konsultimit publik, shumica e përgjigjeve nga shtetasit
kërkuan më tepër Software të Lirë dhe Standarde të Hapura, gjatë rishikimit
të EIF-së, ndërkohë që përgjigjet nga bizneset dhe organizmat private kërkuan
që Komisioni Europian "të promovojë përdorimin e standardeve të hapura
(të vërteta) dhe përkrahje të standardeve në teknologjitë e reja". Shpresojmë që
Komisioni Europian të ndjekë dëshirat e shtetasve të BE-së dhe ti sendërtojë këto
rekomandime në EIF-në e rishikuar.</p>
<h2 id="from-the-community">Nga bashkësia</h2>
<ul>
<li><p>André Ockers <a href="https://blogs.fsfe.org/ao/2016/10/18/my-participation-in-the-first-fsfe-summit-and-15th-anniversary-celebration/">shkroi rreth pjesëmarrjes së tij në Kuvendin e parë të FSFE-së
dhe kremtimit të 15-vjetorit të saj</a>, siç bëri edhe Guido Arnold, që
shkroi në <a href="https://blogs.fsfe.org/guido/2016/10/my-fsfe-summitqtcon/">blog
rreth përvojës së tij në kuvendin e FSFE-së.</a> </p></li>
<li><p>Björn Schießle shkruan në blog mbi
<a href="http://blog.schiessle.org/2016/07/04/history-and-future-of-cloud-federation/">Historinë
dhe të Ardhmen e Federimit në Re</a> ku shpjegon konceptin e ndarjes së
të dhënave me të tjerët sipas modelit shërbyes-me-shërbyes në Owncloud/Nextcloud
dhe zhvillimet e tij drejt një "ID-je të federuar në re", që duket i ngjashëm me
një adresë email. Ashtu si edhe email-i, "reja e federuar" i referohet një
përdoruesi në një shërbyes të dhënë.</p></li>
<li><p>Ju interesojnë komunikimet e atypëratyshme? Daniel Pocock ju nxit
të bëheni një folës dhe të merrni pjesë në FOSDEM 2017, një nga konferencat
më të mëdha në botë të programuesve të Software-it të Lirë në veçanti. </p></li>
<li><p>Iain R. Learmonth <a href="https://iain.learmonth.me/post/2016/pathspider-stable/">paraqet
PATHspider 1.0.0 dhe nxjerr në pah ndryshimet që janë bërë pjesë e versionit
më të ri</a> të kësaj platforme për analiza rrjeti. </p></li>
<li><p>David Boddie <a href="http://www.boddie.org.uk/david/www-repo/Personal/Updates/2016/2016-10-16.html">ju jep
një shpjegim hap pas hapi se si të krijohen pamje disku për sistemin operativ
Inferno</a>.</p></li>
</ul>
<h2 id="what-else-have-we-done">Çkemi bërë tjetër?</h2>
<ul>
<li><p>Zv.presidenti i tanishëm i FSFE-së, Alessandro Rubini, e la postin e tij
për ta përqendruar punën e vet me bashkësinë e Software-it të Lirë në Itali.
<a href="/news/2016/news-20161031-01.html">Në vendin e
tij vjen Heiki Lõhmus, një student i inxhinierisë aeronautike, nga Estonia</a>.
Alessandro Rubini është mbrojtës për një kohë të gjatë i Software-it të Lirë:
si zv.president i FSFE-së, ai ka dhënë ndihmesë përmes përpjekjesh
të paçmueshme për shpënien përpara të Software-it të Lirë, jo vetëm në Itali,
por kudo në Europë. Heiki Lõhmus ka lobuar aktivisht në qeverinë estoneze
për botimin e software-it të përdorur për zgjedhjet në Estoni si Software i Lirë
dhe tani merr skeptrin e zv.presidentit të FSFE-së për të vazhduar punën
e shkëlqyer të Rubini-t.</p></li>
<li><p>FSFE-ja i dërgoi qeverisë se re që po krijohet në shtetin e Berlinit
<a href="/activities/elections/askyourcandidates/201610-germany-berlin-handlungsempfehlungen">tre
rekomandime për veprim lidhur me nxitjen e përdorimit dhe sendërtimeve
të Software-it të Lirë</a> (në gjermanisht).</p></li>
<li><p>Grupi vendor i FSFE-së për Rinin/Mainin <a href="https://blogs.fsfe.org/guido/2016/10/fsfe-booth-at-street-festival-in-frankfurt/">qe i pranishëm në festivalin e rrugës (Rotlintstraßenfest) në Frankfurt</a> për të promovuar
FSFE-në dhe për të shpjeguar dhe informuar njerëzit mbi Software-in e Lirë. </p></li>
<li><p>Hacker-at tanë të sistemit kanë vendosur të <a href="https://wiki.fsfe.org/Teams/System-Hackers/Decommissioning-Pad">nxjerrin nga puna shërbimin tonë (shumë) të vjetër për blloqe shënimesh</a>. Ftojnë këdo të interesuar
që FSFE-ja të ofrojë një shërbim blloqesh shënimesh të lidhet me ta për të krijuar një
ekip të ri që të mund të krijojnë një shërbim të ri blloqesh shënimesh.</p></li>
<li><p>Nga 24 deri më 27, presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner
dhe analistja e politikave në FSFE, Polina Malaja, morën pjesë në disa
veprimtari bashkësish në Greqi. Mbajtën <a href="https://foss.ntua.gr/wiki/index.php/%CE%91%CF%81%CF%87%CE%B9%CE%BA%CE%AE_%CF%83%CE%B5%CE%BB%CE%AF%CE%B4%CE%B1">biseda në Universitetin
Kombëtar Teknik të Athinës</a>,
<a href="https://www.hackerspace.gr/#/updates/967244">në Athens
Hackerspace</a> (në greqisht) dhe <a href="https://opensource.ellak.gr/2016/10/27/apologismos-imeridas-elefthero-anikto-logismiko-anikti-prosvasi-me-ton-ton-proedro-tou-fsfe-matthias-kirschner/">
Fondacionin Kombëtar Grek të Kërkimeve</a> (në Greqisht).</p></li>
<li><p> Më 4-6 tetor, FSFE-ja qe e pranishme me një stendë në
<a href="http://events.linuxfoundation.org/events/linuxcon-europe">
LinuxCon + ContainerCon Europe 2016</a>, që u zhvillua në Berlin.</p></li>
<li><p>"FreieSoftwareOG" përfaqësoi FSFE-në me një<a href="https://blogs.fsfe.org/fast_edi/?p=502"> stendë në Ofenburg</a> (në gjermanisht).</p></li>
</ul>
<h2 id="take-action">Hidhuni në veprim!</h2>
<p>Ju lutemi, lexoni propozimin lidhur me markën e Anëtarësisë Shok më sipër dhe na dërgoni komentet ose mendimet tuaja te contact@fsfe.org.</p>
<h2 id="good-free-software-news">Lajme të Mira nga Software-i i Lirë</h2>
<p>Autoriteti i prokurimeve publike të shtetit frëng <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-renews-its-two-free-software-support-contracts">rinovoi dy kontratat e veta për shërbime
asistence të software-it të lirë që u furnizohet ministrive dhe agjencive
të tjera qeveritare</a>. Të dyja kontratat i janë akorduar Linagora-s,
një furnizues frëng shërbimesh software-i të lirë dhe qenë filluar së pari
më 2012-n. Të tjera lajme të mira nga Franca dhe qyteti i <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/nantes-open-source-cuts-recurring-charges">Nantës, ku kalimi në LibreOffice prillin e shkuar i ka ulur kostot TI
me 1.6 milionë euro</a> dhe do të vazhdojë ti kursejë administratës publike 260 000 euro në vit.</p>
<h2 id="fsfe-in-the-press">FSFE-ja në shtyp</h2>
<ul>
<li>netzpolitik.org [DE] <a href="https://netzpolitik.org/2016/berliner-koalitionsverhandlungen-als-chance-fuer-freie-software/">Berliner
Koalitionsverhandlungen als Chance für Freie Software</a>.</li>
<li>netzpolitik.org [DE] <a href="https://netzpolitik.org/2016/urheberrecht-usa-erlaubt-tuefteln-an-eigenen-geraeten/"> Urheberrecht: USA
erlaubt Tüfteln an eigenen Geräten</a>.</li>
<li>PCMAG [EL],
<a href="https://gr.pcmag.com/eleuthero-logismiko/23652/news/o-proedros-tou-free-software-foundation-europe-sten-athena">The President of the FSFE in Athens</a>.</li>
<li>Business news [EL], <a href="http://www.businessnews.gr/article/53076/eellak-imerida-gia-eleythero-logismiko">GFOSS: Talks about Free Software</a>.</li>
<li>Greek Union of Computer Engineers [EL], <a href="http://bit.ly/2ep13c1">Free Software
Day with the FSFE President Matthias Kirschner</a>.</li>
<li>epixeiro.gr [EL], <a href="http://bit.ly/2eoYmqW">Free Software,
Open Access and Enterpreuneship Day</a>.</li>
</ul>
<h2 id="help-us-to-improve-our-newsletter">Na ndihmoni të përmirësojmë buletinin tonë</h2>
<p>Mendoni se humbëm ndonjë lajm, ose do të donit të shfaqen në
buletinin tonë të ardhshëm lajme të caktuara? Keni lexuar diçka në shtyp
rreth FSFE-së dhe do të donit ta ndanit me ne? Për të tilla, dhe çfarëdo
mendimesh të tjera, na shkruani te newsletter@fsfe.org
</p>
<p>Falënderojmë krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>,
<a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarët shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a>
që bëjnë të mundur punën tonë,</p>
<p>redaktorët tuaj, Erik Albers, Olga Gkotsopoulou,
Jonas Öberg dhe Polina Malaja, <a href="/">FSFE</a></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"/>
<date>
<original content="2016-11"/>
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>