fsfe-website/news/nl/nl-201505.sq.xhtml

156 lines
7.6 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-05-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - maj 2015</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - maj 2015</h1>
<h2>Një plan i fshehtë veprimi për Software të Lirë nga Komisioni Europian</h2>
<p>Komisioni Europian ka botuar një version të ri të strategjisë
së vet mbi përdorimin e brendshëm të Software-it të Lirë. FSFE-ja e ndihmoi
Komisionin me të dhëna gjatë fazës së përditësimit dhe, teksa strategjia është
në përgjithësi e ngjashme me versionin e mëparshëm, <a href="/news/2015/news-20150401-01.html">ka disa përmirësime</a>.</p>
<p>Ndryshe nga versionet e mëparshëm, këtë herë strategjia shoqërohet nga
një plan veprimi që synon vënien e tij në zbatim. Megjithatë, plani
i veprimit nuk është publik, ndaj sështë e mundur të ndiqen përparimet
e Komisionit në synimet e veta. Do ta mirëprisnim botimin e planit të vet
të veprimeve nga ana e Komisionit.</p>
<h2>Interpretime ligjesh që kufizojnë Software-in e Lirë në Zvicër</h2>
<p>Synimi i FSFE-së është që software-i i zhvilluar me para taksash duhet
të hidhet në qarkullim si Software i Lirë. Duke u bërë kjo, administrata
publike do të forconte dhe stimulonte një treg të paanshëm TI-je.</p>
<p>Por në Zvicër hëpërhë ka paqartësi lidhur me zhvillimin dhe hedhjen në
qarkullim të Software-it të Lirë nga kontraktorë publikë. Paqartësitë ridolën
në pah pas zhvillimit dhe hedhjes në qarkullim të software-it “OpenJusticia”
nga Gjykata e Lartë Federale Zvicerane. Këshilli federal tani dëshiron
të shqyrtohet nëse botimi i Software-it të Lirë nga administrata federale
mund të lejohet shprehimisht. <a
href="/news/2015/news-20150306-01.html">FSFE-ja kërkon të sqarohet çështja</a>,
në mënyrë që software-i i financuar nga publiku të mund të hidhet në qarkullim
ligjërisht dhe pa dykuptimësi si Software i Lirë.</p>
<h2>63 veprimtari anembanë botës për Standardet e Hapura</h2>
<p>Edhe këtë vit, vullnetarë nga e gjithë bota, të përkrahur nga
organizma ndërkombëtare, si dhe nga politikanë dhe shërbime publike
iu përgjigjën kërkesës sonë për liri të dokumenteve. Për Ditën
mbarëbotërore të Lirisë së Dokumenteve u zhvilluar 63 veprimtari vendore
në 31 vende në 4 kontinente. <a
href="http://documentfreedom.org/news/2015/news-20150408-01.html">Lexoni
raportin tonë për 2015-n</a> që të njiheni me veprimtaritë politike,
karikaturat dhe ilustrimet e reja, dhe hidhuni një sy fotove nga
veprimtaritë, përfshi ato të tortave të shijshme DFD.</p>
<h2>Diçka krejtësisht tjetër</h2>
<ul>
<li>Patëm botuar <a href="/news/2015/news-20150414-01.html">një deklaratë mbi
ndryshimin e marrëdhënieve mes FSFE-së dhe Kern Sibbald-it</a>. Nëse jeni
një programues që ka dhënë ndihmesë te Bacula, këshillojmë që ti hidhni
një sy marrëveshjeve Fiduciary Licence Agreements ose atyre për dhënie
të drejtash kopjimi, të cilat keni pranuar, dhe të siguroheni se e kuptoni
plotësisht se si ndikon mbi ju ky ndryshim. Nëse sjeni i sigurt,
mirëpresim email-in tuaj dhe do të bëjmë çështë e mundur për tju ndihmuar.
Ju lutemi, hidhuni një sy <a href="/activities/ftf/faq-bacula.html">FAQ-eve tona
mbi këtë çështje</a>.</li>
<li>Më 6 maj 2015 FSF-ja do të organizojë Ditën Ndërkombëtare Kundër DRM-së. Mundeni
<a href="/contribute/spreadtheword.html#drm-leaflet">shtypni fletëpalosje
DRM-je</a>, ti shpërndani ato gjatë asaj dite, dhe të bisedoni me shokë
dhe kolegë tuajt mbi dëmin e DRM-së. <a
href="https://www.fsf.org/blogs/community/watch-your-freedom-because-apples-not">Pak
më parë, FSF-ja theksoi problemet me produktet e reja nga Apple</a>, që përfshijnë
software pronësor dhe teknologji DRM, të shpërndara përmes produkteve dhe
shërbimeve të veta.</li>
<li><a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/german-greens-want-increased-support-open-source">
Gjelbrit gjermanë duan</a> që qeveria të shtojë përkrahjen për Software-in
e Lirë. FSFE-ja i ka ndihmuar gjatë disa kërkimeve në parlament lidhur me
kalimin e Ministrisë së Jashtme gjermane në software jo të lirë. Mund <a
href="/news/2015/news-20150401-02.html">të na ndihmoni të peshojmë
përgjigjet e qeverisë</a> (në gjermanisht).</li>
<li>Guido Arnold mbajti në Chemnitzer Linuxtage një fjalë rreth ekipit
të FSFE-së për arsimin. <a href="https://www.youtube.com/watch?v=uyDi6pkc6l8">Videoja
“Përparësi dhe pengesa të Software-it të Lirë në arsim” tani gjendet në Internet</a> (mund
të përdorni youtube-dl, për shembull, për ta shkarkuar).</li>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet Planet</a>:</li>
<ul>
<li>Paul Boddie shkroi një postim të hollësishëm blogu <a
href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=908">pse Hardware-i
i Hapur dhe Software-i i Lirë nuk janë thjesht vetëm për ata që marrin vesh</a>.</li>
<li>Franz Gratzer botoi një <a
href="https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2015/03/28/open-letter-to-everymothercounts-org-apple-advertisement/">letër të hapur për everymothercounts.org lidhur me reklamën e tyre për produkte Apple</a>.</li>
<li>Mirko Böhm përmblodhi ndjesitë e tija mbi <a
href="http://creative-destruction.me/2015/04/04/parsing-emacs-orgmode-files-eu-patent-debate-and-vacation/">trajtimin e kartelave Emacs OrgMode, debatin mbi patentat në BE, dhe pushimet e veta</a>.</li>
<li><a href="https://blogs.fsfe.org/ruphy/2015/04/back-on-the-web/">Riccardo
(ruphy) Iaconelli njofton se i është kthyer blogimit</a>, pasi ka kryer
kërkime në CERN dhe pasi ka krijuar WikiFM-në.</li>
<li>Ndërsa redaktori juaj shpjegoi <a
href="https://blogs.fsfe.org/mk/sharing-multiple-links-on-android/">se si
të ndahen me të tjetër shumë lidhje njëherësh nën Android</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Kontrolloni reklamat e mbetura për software jo të lirë</h2>
<p>Po bëjmë gati fushatën PDFreaders, dhe na duhet ndihma juaj
që të matim suksesin e saj.</p>
<p>E nisur më 2009, qëllimi i FSFE-së qe të çliroheshim nga
reklamat për lexues pronësorë PDF-sh. U përqendruam në sajte administratash
publike, dhe mjaft vetë na ndihmuar të grumbullojmë të dhëna kontaktesh për
më shumë se 2000 sajte publikë që i bënin reklamë software-it jo të lirë.
Mjaft vetë na ndihmuan të lidhemi me administrata publike, qeveri të ndryshme
u vunë në dijeni të problemit dhe botuan udhëzime. Deri sot dimë që 772 raste
nga 2110 u ndreqën, që përbën një shkallë suksesi 36%.</p>
<p>Por për shumicën e vendeve nuk e kemi kontrolluar gjendjen këtu e disa muaj.
Ndaj na duhet ndihma juaj për një raund përfundimtar. Kërkojmë vullnetarë që
mund të na ndihmojnë të kontrollojmë sajte në gjuhë origjinale, <a
href="https://blogs.fsfe.org/mk/final-pdfreaders-advertisement-squashing/">duke
ndjekur hap pas hapi udhërrëfyesin e dhënë në fund të postimit përkatës</a>.</p>
<p>Faleminderit krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarëve</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarëve shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatave dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2015-05-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->