fsfe-website/news/nl/nl-201502.sq.xhtml

169 lines
7.3 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-02-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - shkurt 2015</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së shkurt 2015</h1>
<h2>E ♥ Software-in e Lirë</h2>
<p>
14 shkurti po vjen dhe sajti ynë do të bëhet rozë dhe
do të përmbytet me zemra, si kremtim për krijuesit e
Software-it të Lirë. Që prej 2010-s kemi përfituar nga
rasti çdo ditë të Shën Valentinit të festojmë jo vetëm
për të dashurit tanë, por edhe për njerëz të përkushtuar
që punojnë fort për të na dhënë mundësinë të përdorim
Software të Lirë.
</p>
<p>
Mund të lexoni diçka më tepër
<a href="/news/2014/news-20140221-01.html">se si e kremtuam</a>
Ditën E ♥ Software-in e Lirë më 2014-n, që të keni një ide
për frymën e këtyre rasteve, dhe jeni më se i mirëpritur
të merrni pjesë në festimet e këtij viti!
</p>
<h2>Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok</h2>
<p>
<a href="https://wiki.fsfe.org/FellowshipElection_2015">Zgjedhjet e anëtarësisë shok</a>
thuajse kanë mbërritur! Tre kandidatët,
(<a href="https://wiki.fsfe.org/Fellows/nidi/Election2015">Nicolas Dietrich</a>,
<a href="http://blog.mehl.mx/2015/fellowship-elections/">Max Mehl</a>,
dhe <a href="https://blogs.fsfe.org/flx/2015/01/26/my-candidacy-in-fsfes-fellowship-election-2015/">Felix Stegerman</a>)
po synojnë vendin që tani mbahet nga <a href="/about/ojasild/ojasild.html">Repentinus</a>.
Repentinus u uron mbarësi në këtë garë për zëvendësimin e tij, dhe
shpreson që ky të jetë edhe urimi i lexuesve tanë. Fitoftë kandidati më i mirë!
</p>
<p>
Votimi do të mbahet nga 20 shkurti më 6 mars, dhe lejohen të votojnë
krejt anëtarët shok të rregullt, me anëtarësi aktive më 19 shkurt,
2015, 12am (UTC+1). Pra, keni ende plot kohë për
<a href="https://my.fsfe.org/donate">ripërtëritjen e Anëtarësisë suaj
Shok</a> dhe për të qenë në gjendje të ndikoni në përfundimin e zgjedhjeve.
</p>
<h2>Tranzicion</h2>
<p>
Cilido që do të bëhet përfaqësuesi i Anëtarësisë Shok, do të bëhet
pjesë e një <a href="/about/team.html">ekipi bazë</a> krejt të ndryshëm
nga ai që gjeti Repentinus thuajse dy vjet më parë.
</p>
<p>
Së pari, presim që
Jonas Öberg të zërë vendin
e drejtorit ekzekutiv, afërsisht në të njëjtën kohë që përfaqësuesi
i anëtarësisë shok do të bëhet pjesë e ekipit bazë dhe e Asamblesë
së Përgjithshme. Për më tepër, më vonë, brenda këtij viti, kur
Asambleja e Përgjithshme të mbajë takimin e vet vjetor, do të zgjedhë
një president të ri. Pritet që AP-ja do të ripohojë zëvendëspresidentin
tonë të tanishëm, <a href="/about/people/kirschner/kirschner.html">Matthias Kirschner</a> si
presidentin e ri. Këto ndryshime janë të njohura prej pak kohësh,
për të brendshmit, por
<a href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2015/01/26/new-horizons/">u njoftuan
publikisht</a> nga presidenti ynë <a href="/about/people/gerloff/gerloff.html">Karsten Gerloff</a>
vetëm më 26 janar.
</p>
<h2>Diçka krejt ndryshe</h2>
<ul>
<li>
Stafi ynë, vullnetarët dhe anëtarët shok janë shpesh të pranishëm
në takime të larmishme mbi Software-in e Lirë. Nëse gjithmonë
keni pyetur veten se çndodh në këto konferenca, leximi i
<a href="https://blogs.fsfe.org/eal/2015/01/21/fsfes-assembly-at-chaos-communication-congress-31c3/">raportit prej Chaos Communication Congress</a>,
shkruar nga bashkërenduesi ynë për anëtarësinë shok,
<a href="/about/people/albers/albers.html">Erik Albers</a> do tju vinte në ndihmë.
</li>
<li>
Nga grumbullimet planet:
<ul>
<li>
Paul Boddie <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=835">shkruan</a>
mbi mbulimin e pamjaftueshëm që temave të tilla si ndërveprueshmëria dhe
zgjedhja e platformave kanë patur në të shkuarën nga revistat e konsumatorit.
Ai vë në dukje se si shfaqja e ekosistemeve të shumta të celularit po i
detyron revistat e konsumatorit ta pranojnë problemin, dhe fton një
revistë shumë të njohur konsumatori të marrë pjesë në përpjekjet për të
ushtruar trysni për Software të Lirë me ndërveprueshmëri.
</li>
<li>
Guido Arnold, bashkërenduesi ynë i ekipit të Arsimit, ka postuar koleksionin
e tij mujor të “<a href="https://blogs.fsfe.org/guido/2015/01/free-software-in-education-news-december-2/">Lajmeve mbi Software-in e Lirë në Arsim”</a>
për dhjetorin.
</li>
<li>
Kevin Keijzer
<a href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2015/01/11/free-software-education-human-rights/">e shtron çështjen e</a>
Software-it të Lirë në arsim si një çështje të drejtash të njeriut.
</li>
<li>
Nico Rikken
<a href="http://nicorikken.eu/blog/why-engineering-students-need-to-be-taught-free-software/">mbron tezën</a>
se studentëve të inxhinierisë do të duhej tu jepej mësim përdorimi i Software-it të Lirë.
</li>
<li>
Max Mehl shkruan mbi
<a href="http://blog.mehl.mx/2015/yourls-url-shortener-for-turpial/">rregullimin e shkurtuesit tuaj të URL-ve</a>.
</li>
<li>
Felix Stegerman na jep një përmbledhje të <a href="https://blogs.fsfe.org/flx/2015/01/26/fsfe-netherlands-in-2014/">veprimtarive të FSFE-së në Holandë përgjatë 2014-s</a>.
</li>
</ul>
</li>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: përqafoni një programues</h2>
<p>
Për shkurtin do të donin që krejt ju të bëheni tok, me ne, në
kremtimin e kontributit të programuesve të Software-it të Lirë.
Më datë 14, ju lutemi, u dërgoni programuesve, përkthyesve dhe
artistëve email-e, kartolina, dhe torta, përqafojini (me leje,
kuptohet), ose përdorni çfarëdo mundësie tjetër të sjellshme dhe
me frymë krijuese për tu bërë të ditur se sa shumë i vlerësoni
ata dhe punën që bëjnë me Software-in e Lirë që ju përdorni çdo
ditë.
</p>
<p>
Faleminderit krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarëve</a>,
<a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarëve shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatave dhuruese</a> që bëjnë të mundur
punën tonë,<br />
<a href="/about/ojasild">Heiki Ojasild</a><br />
përfaqësues i Anëtarësisë Shok, <a href="/">FSFE</a>
</p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="repentinus" />
<date>
<original content="2015-02-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->