fsfe-website/news/2016/news-20161110-01.sq.xhtml

103 lines
5.7 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-11-10">
<version>1</version>
<head>
<title>Një ligj rus e bën Software-in e Lirë Përparësi Publike</title>
</head>
<body>
<h1>Një ligj rus e bën Software-in e Lirë Përparësi Publike</h1>
<p>
Ligjvënësit kanë hartuar
<a href="http://asozd2.duma.gov.ru/addwork/scans.nsf/ID/15186D4536B068A54325804200466D57/$File/1187178-6.PDF?OpenElement">një projekt-ligj</a>
që i jep një shtytje të fortë Software-it të lirë në shumë nivele brenda
sektorit publik të Federatës Ruse.</p>
<p>Projektligji, i miratuar nga Duma e Federatës Ruse (dhoma e ulët)
pak javë më parë, kërkon që sektori publik ti japë përparësi Software-it
të Lirë para alternativave pronësore, ti japë precedencë bizneseve TI vendore
që prodhojnë Software të Lirë për tender publik, dhe pranon nevojën
për të nxitur bashkëpunimin me rrjetin global të organizmave të
Software-it të Lirë dhe bashkësive përkatëse.</p>
<p>Teksti e përforcon përparësinë që i duhet dhënë Software-it të Lirë kundrejt
alternativave pronësore duke u kërkuar administratave publike që të përligjin
formalisht çfarëdo blerjeje software-i pronësor. Blerja do të konsiderohet
e papërligjur nëse ekziston një zgjidhje Software i Lirë që kënaq listën e specifikimeve
dhe standardeve teknike. Veç kësaj, krejt marrëveshjet për blerje TI në sferën publike
duhet të regjistrohen në një regjistër dhe të jepen hollësi mbi sasinë dhe çmimin si të
software-it pronësor të blerë, ashtu edhe të atij Software i Lirë.</p>
<p>Me qëllim nxitjen e bizneseve vendore, kompanitë TI që
shpërndajnë dhe furnizojnë produkte dhe shërbime Software i Lirë
do të përfitojnë pikë bonus në tender publik, si parazgjedhje. Me këtë
masë, ligjvënësit synojnë të reduktojnë varësinë e administratës nga
furnizues të huaj TI software-i pronësor.</p>
<p>Pas sa më sipër, projektligji pranon gjithashtu karakterin universal të
Software-it të Lirë. Siç e pohojnë ligjvënësit në shënimet shpjeguese bashkëngjitur
tekstit, koncepti "Software i Lirë Rus" është i pakuptimtë, për shkak të natyrës
globale të Software-it të Lirë. Teksti pranon nevojën e përkrahjes së kompanive
ruse të Software-it të Lirë, me qëllim që të integrohen më mirë në bashkësitë globale
të Software-it të Lirë.</p>
<blockquote>
<p>"[...]законопроект предлагает тем самым уйти от понятия «российское СПО»,
поскольку наборы программных кодов, открытых по разного вида свободным
лицензиям, представляют собой по сути единую мировую платформу[...]"</p>
<p>Përkthimi në shqip:</p>
<p>[...]projektligji sugjeron të hiqet koncepti i "Software-it të Lirë Rus", ngaqë kodi
burim i passhëm sipas licencash të ndryshme të hapura përfaqëson në thelb një
platformë globale[...]</p>
</blockquote>
<p>Një tjetër aspekt interesant i ligjit është se si autorët e projektligjit
kanë bërë përpjekje ekstra për të garantuar që gjuha e përdorur në projekt
të jetë e përpiktë. Sa për të dhënë një shembull, vetëm software-i që bart licenca
që lejojnë <a href="https://www.gnu.org/philosophy/free-sw.html">katër liritë</a>
mund të etiketohen ligjërisht si "Software i Lirë":</p>
<blockquote>
<p>"Свободное программное обеспечение (СПО) - программное обеспечение,
имеющее открытый исходный код и распространяемое по открытым лицензиям на
условиях специального лицензионного договора, на основании которого пользователь
получает неограниченное право на его установку, запуск, а также свободное
использование, изучение, распространение и изменение (модификацию) по своему
усмотрению в любых, не запрещенных законом целях."</p>
<p>Përkthimi në shqip:</p>
<p>"Software i Lirë - software që është me burim të hapët, dhe i shpërndarë
sipas licencash të hapura të bazuara në kushte speciale kontrate licencimi, që
i lejojnë përdoruesit të drejtën e pakufizuar për instalim, xhirim, përdorim, studim
shpërndarje dhe modifikim lirisht të tij, sipas nevojave dhe qëllimeve të dikujt
të pakufizuara nga ligji."</p>
</blockquote>
<p>Së dyti, sa herë që teksti i projektligjit i referohet sistemit të lirë operativ
më të famshëm, i referohet si "GNU/Linux", jo thjesht "Linux". Kjo tregon një
kujdes zakonisht të munguar mes autorëve të legjislacioneve kombëtare.</p>
<p>"Projektligji është një shembull se si duhen bërë prokurimet publike
të software-it." shprehet Polina Malaja, analiste e politikave dhe bashkërenduese
ligjore në FSFE. "FSFE-ja ka kohë që këshillon që krejt administratat publike
ti japin përparësi Software-it të Lirë dhe rekomandon që krejt programet e zhvilluara
nga dhe për sektorin publik të hidhen në qarkullim nën një licencë Software-i të Lirë.
Ashtu siç e kanë kuptuar autorët e projektligjit rus, pa Software të Lirë, administratat
publike sdo të jenë kurrë në gjendje të pretendojnë se kanë sovranitet dixhital të njëmendtë.
Administrata të tjera europiane duhet ta vënë vath në vesh."</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="policy"/>
<tag key="procurement"/>
</tags>
</html>