fsfe-website/freesoftware/democracy.sq.xhtml

124 lines
5.1 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html>
<version>1</version>
<head>
<title>Demokracia dhe Software-i i Lirë</title>
</head>
<body class="article">
<p id="category">
<a href="/freesoftware/freesoftware.html">Software-i i Lirë</a>
</p>
<h1>Demokracia e ka të domosdoshëm Software-in e Lirë</h1>
<p>
Gjatë gjithë historisë teknologjia ka ndikuar mbi shoqërinë. Leximi,
shkrimi, aritmetika, bujqësia, shtypi dhe radioja janë të gjithë
shembuj zhvillimesh që kanë ndryshuar mënyrën se si ndërveprojmë në
tregti, art dhe shkencë. Teknologjia kulturore më e rëndësishme e
shekullit XXI është software-i. Free Software Foundation Europe (FSFE)
i është përkushtuar bërjes së mundur që njerëzit në shoqërinë tonë
të kenë të drejtën ti japin formë kësaj teknologjie mbi bazën e
nevojave të tyre.
</p>
<p>
Sot është e pamundur të përfytyrohet jeta e përditshme pa software.
Shumica jonë nuk kalon as edhe një ditë të vetme pa përdorur të tillë.
Njerëzit përdorin software në vendin e punës, në laptop, dhe në telefona
celularë. Software-i gjendet edhe në vende më pak të dukshëm: në trena,
automjete, televizorë, makina larëse, frigoriferë, dhe shumë pajisje
të tjera. Asnjë prej këtyre pajisjeve nuk do të funksiononte pa software.
Pa software nuk do të shkruanim dot email-e, nuk do të bënim dot thirrje
telefonike, të shkonim për pazare, apo të udhëtonim, siç jemi mësuar.
Software-i është mjeti qendror i shoqërisë sonë.
</p>
<h2>Pa vargonj</h2>
<p>
Kur dikush kontrollon një mjet aq të rëndësishëm për ne sa software-i, ai
është në gjendje të ushtrojë ndikim të madh mbi veprimet tona. Cilido që
kontrollon motorin e kërkimeve që ne përdorim, përcakton se çdo të gjejmë.
Ai që kontrollon email-et tona ka mundësinë të na censurojë. Thjesht sillni
në mendje që kontrolli mbi një shërbim komunikimi shoqërohet me aftësinë për
të vendosur se cili, çfarë dhe me kë shkëmben diçka. Në mënyrë të ngjashme,
cilido që vendos se si funksionon software-i, ka ndikim të madh te mënyra se
si jetojmë dhe punojmë.
</p>
<p> Në demokracitë moderne pushtetet janë të ndara. Ne e shpërndajmë
pushtetin ekzekutiv dhe atë gjyqësor mes institucionesh të ndryshme.
Për më tepër, i shpërndajmë përgjegjësitë mes disa shkallëve të kompetencës,
p.sh. mes qeverisë qendrore, qeverisë rajonale, dhe qeverisë vendore. Një funksion
kyç i lirisë së shtypit është të ruajë të mos formohen monopole informacioni,
ku në pak duar do të grumbullohej shumë pushtet. Një përfitim kyç i demokracisë
efektive është fakti që mund ti jepni kundërshtarit tuaj më të betuar çfarëdo
posti brenda sistemit demokratik.
</p>
<p>
Do të përbënte një rrezik të madh për demokracinë, nëse ky instrument shoqëror
kritik, që është software-i, të kontrollohej vetëm nga një grup i vogël. Nga
software-i varen jo vetëm komunikimet tona, por gjithashtu një pjesë e madhe
e infrastrukturës së shoqërisë. FSFE-ja dëshiron tu japë zë interesave të
përdoruesve të kompjuterit, dhe tia kalojë të ardhmen e kontrollit të software-it
gjithkujt. Shoqëria nuk e ngre dot të jetë e varur nga interesa private, kur bëhet
fjalë për një mjet kaq të rëndësishëm si software-i.
</p>
<h2>Liri</h2>
<p>
Shoqëria jonë duhet të bëjë të mundur që kushdo të ketë mundësinë ti japë vetë
formë software-it. Kjo kërkon që të kemi lirinë ta përdorim software-in për çfarëdo
qëllimi, të studiojmë si funksionon, ta ndajmë atë me të tjerët dhe të bëjmë
përmirësime në të.
</p>
<ul>
<li>
<strong>Përdorimi:</strong> Liria për ta përdorur software-in për
çfarëdo qëllimi lufton diskriminimin, dhe siguron mundësi të barabarta
për këdo që merr pjesë në shoqëri.
</li>
<li>
<strong>Studimi:</strong> Liria për të studiuar se si funksionon software-i
është zemra e të kuptuarit se si funksionon ky mjet kritik.
</li>
<li>
<strong>Ndarja Me të Tjerët:</strong> Liria për ta shpërndarë software-in
bën të mundur të ndihmojmë të tjerët duke e ndarë me ta.
</li>
<li>
<strong>Përmirësimi:</strong> Së fundi, një shoqëri duhet të jetë e lirë të
ndryshojë mjetet e saj, me qëllim që ti shpjerë më tej dhe tua përshtatë
nevojave personale.
</li>
</ul>
<p>
Software-i që i mishëron këto katër liri është Software i Lirë.
</p>
<p>
Një shoqëri demokratike lyp themele të palëkundura. Një nga këta themele është
Software-i i Lirë.
</p>
</body>
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2010-04-23" />
</date>
<sidebar/>
</html>