fsfe-website/news/2013/news-20130226-01.sq.xhtml

30 lines
2.0 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-02-26">
<head>
<title>Dita e Lirisë së Dokumenteve: Hapet regjistrimi i veprimtarive për 2013-n</title>
</head>
<body>
<h1>Dita e Lirisë së Dokumenteve: Hapet regjistrimi i veprimtarive për 2013-n</h1>
<p newsteaser="yes">Sot hapet regjistrimi i veprimtarive për Ditën e Lirisë së Dokumenteve 2013, 27 Mars. Ekipet vendore mund të vendosin hollësitë mbi veprimtaritë te <a href="http://documentfreedom.org">DocumentFreedom.org</a>, dhe t'i vendosin te <a href="http://www.documentfreedom.org/events/events.html">harta globale e fushatës</a>.</p>
<p>Javën e fundit u dërguan 50 paketa promocionale nëpër <i>hackerspace</i>-e për t'i dhënë fill përgatitjeve për veprimtaritë. Ato përmbajnë afishe, fletëpalosje, ngjitësa, dhe këshilla, përfshi ato se si të kërkohet mbështetje financiare. Të tilla mund të porositen edhe online tani.</p>
<p>"Vitin e kaluar mbrojtësit dhe përkrahësit pararojë të Standardeve të Hapura paraqitën standarde më të mira për mijëras njerëz" u shpreh Sam Tuke, përgjegjës i fushatës. "Ekipet tani kanë në dorë më tepër burime, dhe ide të reja, përfshi kalimin nga teknologjia Adobe Flash te ajo HTML5".</p>
<p>"Gjatë muajve të fundit, tregjet për produkte dixhitale të tillë si audiolibrat dhe dokumentet të ruajtur në re janë shtuar dramatikisht, por pa Standarde të Hapura klientët janë viktima të kyçjes dhe kontrollit anti-konsumator të tregut nga ana e tregtuesve" thotë Erik Albers, përgjegjës i bashkësisë, Free Software Foundation Europe.</p>
<p>Këtë vit fushata synon të përmbajë më tepër veprimtari, dhe në më tepër vende. <a href="http://www.documentfreedom.org/news/2012/news-20120403-01.en.html">Më 2012</a> groupet e vullnetarëve organizuan 54 veprimtari në 23 vende të ndryshme, përfshi Brukselin, Kolumbinë, dhe Indonezinë.</p>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
</tags>
<timestamp>$Date$ $Author$</timestamp>
</html>