fsfe-website/news/nl/nl-201503.sq.xhtml

174 lines
8.7 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-03-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - mars 2015</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - mars 2015</h1>
<h2>Përgjigja e FSFE-së në konsultimet e BE-së lidhur me patentat dhe standardet</h2>
<p>Ne besojmë se standardet pronësore dhe patentat mbi software-in janë pengesa për
birësimin e Software-it të Lirë. Për ti hequr qafe këto pengesa na duhet të ndihmo-
jmë administratën publike që edhe ajo ta kuptojë këtë. Kjo është arsyeja pse muajin
e fundit iu përgjigjëm një konsultimi lidhur me ndërveprimin mes standardeve dhe pa-
tentave, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Bashkimit Europian mbi Tregun
e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe NVM-të.</p>
<p><a href="/news/2015/news-20150218-01.html">Në përgjigjen tonë</a>, u përqendruam kryesisht se si patentat mbi software-in ndikojnë
negativisht mbi konkurrencën dhe risitë në tregun e software-it. Theksuam gji-
thashtu se të ashtuquajturat kushtet “e paanshme, të arsyeshme dhe jo-diskrimi-
nuese” (FRAND) të licencimit, në praktikë janë diskriminim i rëndë kundrejt
Software-it të Lirë. Në mjaft segmente të tregut të software-it, këto programe
janë pjesa më domethënëse e konkurrencës përballë ofertave pronësore. Ndaj
FSFE-ja këshillon që entet e standardeve të sendërtojnë politika të suksesshme
të licencimit të patentave, si ato të W3C-s dhe enteve të tjera, dhe ta bëjnë
të detyrueshëm licencimin e pakufizuar të patentave të standardeve thelbësore.</p>
<p>Nëse doni të na ndihmoni të promovojmë Standardet e Hapura, ju lutemi, merrni pjesë
në Ditën e Lirisë së Dokumenteve të këtij viti (shihni zërin përkatës te pjesa Aktivi-
zohuni, në fund të buletinit të këtij muaji).</p>
<h2>Software-i i Lirë si pjesë e pandashme e Burimeve të Hapura Arsimore</h2>
<p>Sa më shumë të pajisura me kompjuter që ti shohim mjediset arsimore, aq më
i rëndësishëm bëhet një sistem arsimor që i mëson çdo nxënësi të ketë kontrollin
e teknologjisë që përdor. Për FSFE-në, baza për këtë është Software-i i Lirë.</p>
<p>Tok me partnerë të tjerë në “Bündnis Freie Bildung” (Aleanca Për Arsim të Lirë)
botuam një <a
href="/news/2015/news-20150210-01.html">artikull mbi krijimin dhe përdorimin
e Burimeve të Hapura Arsimore (BHA)</a>.
Artikulli përqendrohet në krijimin dhe përdorimin e BHA-ve brenda sistemit arsimor
gjerman. Burimet arsimore që përmbajnë software të paguar me para publike,
do të duhej të ishte e detyrueshme të botohen nën licenca të lira. Më tej, artiku-
lli kërkon që institucionet arsimore do të duhej të merrnin parasysh përputhshmëri-
në me Software-in e Lirë, gjatë zhvillimit ose zgjerimit të infrastrukturës së ty-
re TI. Me këtë nënkuptohet që “krejt burimet arsimore të mund të përdoren pa asnjë
pengesë ligjore ose teknike”.</p>
<p>Nëse doni të dini më tepër se çndodh në fushën e arsimit të lidhur me
Software-in e Lirë, lexoni <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2015/02/free-software-in-education-news-january/">raportin
për janarin të ekipit të Arsimit</a>.</p>
<h2>Çndodhi gjatë ditës “E dua Software-in e Lirë”?</h2>
<p>Më 14 shkurt 2015 njerëz nga tërë bota u shfaqën kontribuesve në Software-in e Lirë
mirënjohjen e tyre. Ishte viti i pestë që u kërkuam njerëzve të marrin pjesë në ditën
“E dua Software-in e Lirë”. <a
href="/news/2015/news-20150302-01.html">Raporti i këtij viti tregon një larmi
shprehjesh dashurie që u panë gjatë asaj dite</a>, përfshi postime blogu, foto, karikatura, poema, dhe bibliotekën Android #ilovefs.</p>
<p>Duam të falënderojmë këdo që motivon kontribuesit te Software-i i Lirë gjatë ditës
“E dua Software-in e Lirë” të këtij viti, dhe ti kërkojmë cilitdo ti vërë shenjë 14 shkurtit
në kalendarin e tij, si kujtesë për të motivuar njerëzit që na bëjnë të mundur të kontrollojmë
teknologjinë tonë.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Hannes Hauswedell i ekipit gjerman sjell një përditësim mbi gjendjen
e shkëmbimit të sigurt të mesazheve tekst. Muajt e fundit Hanesi me shokë kanë
dashur ta përmirësojnë gjendjen përmes Textsecure, çka nuk funksionoi deri më
sot. Kështu që Hanesi ndërroi mendje dhe tani <a
href="https://blogs.fsfe.org/h2/2015/02/23/secure-texting-part-ii/">këshillon
kontalk-un</a>.</li>
<li>Anëtari shok Cory Doctorow shkroi një artikull në "The Guardian"
mbi përfytyrimin se si do të qe <a
href="http://www.theguardian.com/technology/2015/feb/13/if-dishwashers-were-iphones">“Po
mbi përfytyrimin se si do të qe</a>.</li>
<li>Christian Kalkhoff <a href="https://blogs.fsfe.org/softmetz/?p=53">raporton
prej mbledhjes së janarit të grupit të FSFE-së për Munihun</a>. Për të gjetur veprimtari
vendore pranë jush, ju lutemi, hidhini një sy <a
href="/events/events.html">faqes sonë të veprimtarive</a>.</li>
<li>Procesi i zgjedhjes së njërit prej kryetarëve të Asamblesë së
Përgjithshme të Anëtarësisë Shok është e hapur deri më 6 mars 2015.
Udhëzimet mbi votimin duhet ti kenë ardhur krejt anëtarëve shok,
për të vendosur për njërin prej sa vijon <a
href="https://wiki.fsfe.org/FellowshipElection_2015">Nicolas Dietrich, Max
Mehl, dhe Felix Stegerman</a>. Nëse nuk keni votuar ende, bëjeni tani!</li>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<ul>
<li>Pas shumë njoftimesh se produkte Lenovo dalin nga fabrika me një
formë adware-i të quajtur Superfish, <a
href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=852">Paul Boddie pyet se cila qe
arsyeja e Lenovo-s</a>, dhe se nga cilët i duan paratë në të ardhmen.</li>
<li>Max Mehl-in e pyeti një shok pse “investon kaq shumë kohë në FSFE,
në vend që të harxhojë më tepër energji në organizma të tjera të
përqendruara mbi çështje privatësie.” Kësaj pyetje ai i jep përgjigje <a
href="http://blog.mehl.mx/2015/in-the-end-freedom-is-what-matters/">te blogu
i tij</a>.</li>
<li><a
href="http://creative-destruction.me/2015/02/26/student-papers-reda-report-amendments-birthday-and-more/">Mirko
Böhm përmbledh punën e javëve të fundit</a>, përfshi çka kryer
me studentët e vet, rreth shtesave te raporti i Julia Reda-s,
patentat mbi software-in, dhe programimin në Qt.</li>
<li>Daniel Pocock shkruan mbi datëlindjen e tretë të Lumicall-it.</li>
<li>Christian Kallhoff shkruan mbi <a
href="https://blogs.fsfe.org/softmetz/?p=60">rastin e tij të ndreqjes së një
të mete në Software të lirë</a>.</li>
<li>Nico Rikken shkrojti mbi <a
href="http://nicorikken.eu/blog/software-isnt-magic/">të kuptuarit e software-it
dhe pse në
të nuk ka asgjë magjike</a>, dhe mbi <a
href="http://nicorikken.eu/blog/ubuntu-calling-for-freedom/">lirinë
që ofrojnë
telefonat Ubuntu</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Merrni pjesë në Ditën e Lirisë së Dokumenteve 2015!</h2>
<p>Çdo vit, që nga 2008-a, njerëzit që shqetësohen për një shoqëri informacioni të lirë
kremtojnë <a href="http://documentfreedom.org">Ditën e Lirisë së Dokumenteve</a>, për të shtuar ndërgjegjësimin mbi Standardet e Hapura. Këtë vit, njerëz nga anembanë bota do të bëhen tok, më 25 mars, për të biseduar rreth lirisë në komunikime, duke kryer veprimtari publike vendore, për të përhapur fjalën në përgjithësi mbi Standardet e Hapura, përmes një duzine rrugësh të ndryshme.</p>
<p>Ofrojmë material promocional në shumë gjuhë, dhe grafika që mund ti ripërpunoni, ndani me të tjerët dhe përmirësoni, për të bërë publike veprimtarinë tuaj vendore. Nëse organizoi një veprimtari
vendore, mund të jemi në gjendje të ofrojmë fonde për veprimtaritë tuaja vendore ose për materiale të shtypura nga ju vetë - falë sponsorësh të DLD-së. Që të frymëzoheni, shihni se <a
href="http://documentfreedom.org/news/2014/news-20140424-01.html">çbënë grupe
të tjera vjet, nga Meksika në Japoni</a>.</p>
<p><a href="http://documentfreedom.org/getinvolved.html">Merrni pjesë në DLD-në
e 2015-s!</a></p>
<p>Faleminderit krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarëve</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarëve shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatave dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2015-03-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->