fsfe-website/activities/msooxml/msooxml.sq.xhtml

164 lines
12 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html>
<version>1</version>
<head>
<title>MS-OOXML Përmbledhje</title>
</head>
<body class="article" microformats="h-entry">
<p id="category">
<a href="/activities/activities.html">Puna jonë</a>
</p>
<h1 class="p-name">MS-OOXML: një pseudo-standard që pretendon të jetë i hapët</h1>
<div class="e-content">
<div id="introduction">
<p>Që në fillim fare të procesit të standardizimit të Open XML të Microsoft's Office-it - OOXML (këtej e tutje MS-OOXML), FSFE-ja ka shprehur dyshime serioze nëse MS-OOXML duhet parë a jo si i hapët, në mos standard a jo. FSFE-ja e ngriti së pari problemin brenda bashkësisë dhe udhëhoqi lëvizjen kundër standardizimit të MS-OOXML-së, duke ndjekur nga afër për gjatë viteve zhvillimin përkatës. Pse MS-OOXML smund të konsiderohet <a href="/freesoftware/standards/standards.html">Standard i Hapët</a>, me gjithë miratimin e tij nga organizma ndërkombëtarë standardesh?</p>
</div>
<h2 id="What-is-microsoft's-ooxml">Çështës Microsoft's OOXML?</h2>
<p>MS-OOXML është një format me bazë XML për dokumente të krijuar me suita zyrash, i krijuar nga Microsoft. Ai mbulon dokumente të krijuar me përpunues tekstesh, fletëllogaritje, prezantime, grafikë, diagrame, forma dhe tjetër material grafik. MS-OOXML u adoptua së pari më 2006, nga <a href="http://www.ecma-international.org/publications/standards/Ecma-376.htm">
ECMA International</a> - një organizëm privat standardesh ndërkombëtare - i pretenduar si Standard i Hapët.</p>
<p>Më 2008-n, International Standards Organisation (ISO) miratoi gjithashtu MS-OOXML, si Standard Ndërkombëtar të Hapët nën
<a href="http://standards.iso.org/ittf/PubliclyAvailableStandards/index.html">
ISO/IEC 29500</a>, pasi Microsoft-i kërkoni proces të përshpejtuar.
ISO e miratoi standardin pavarësisht faktit që ai qe hedhur poshtë fillimisht, për shkak të një numri të madh shqetësimesh të shfaqura nga organizma kombëtare anëtare të ISO-s.</p>
<h2 id="how-did-we-get-there">Si mbërritëm në atë pikë?</h2>
<p>Më 2001-shin zuri fill një përpjekje kolektive për krijimin e një formati të hapur dokumentesh, që do të promovonte Standarde të Hapët dhe do të përpiqej të kufizonte monopolin e software-it Microsoft për zyra. Fryt i kësaj përpjekjeje që zgjati katër vjet, qe Open Document Format v1.0 (ODF), i sendërtuar me Software të Lirë. Fillimisht u miratua më 2006-n si një <a href="https://www.oasis-open.org/">Standard OASIS</a>
dhe më vonë, nga <a href="http://www.iso.org/iso/home.html">ISO</a>/IEC JTC1
si një Standard Ndërkombëtar, nën kodin ISO/IEC 26300:2006. Një format i tillë do të kërcënonte pozicionin mbizotërues të Microsoft-it në tregun e dokumenteve, që atëherë gjendej nën formate të mbyllur. Nga frika se mos humbte fuqinë, kjo e fundit prodhoi formatin e vet, të pretenduar si të hapët, përmes një procesi miratimi ISO të dyshimtë.</p>
<p>Siç mund të përfytyrohet, formati "i ri", në shikim të parë, iu duk i panevojshëm grupit të punës në ISO, ngaqë kishte tashmë një standard ekzistues dokumentesh - ODF - dhe kështu u hodh poshtë. Por Microsoft-i, me një lëvizje më tepër politike se sa teknike, ia doli ta kalonte propozimin e vet me proces të përshpejtuar, edhe pse klauzola specifike të tij hasën rezistencë nga anëtarë organizmash kombëtare. Dhe ky është çasti në procesin e rishikimit, kur në tryezë mbërriti një sugjerim për krijimin e dy nënstandardeve të MS-OOXML, atë ISO 29500 Transitional dhe atë ISO 29500 Strict. Ja se çndodhi: versioni Strict u miratua nga ISO, ndërsa versioni Transitional iu akordua Microsoft-it, duke i lejuar të përjashtojë disa veçori përputhshmërie me sisteme të dikurshme që do të lehtësonin tranzicionin nga formate të vjetër dyorë, me burim të mbyllur.</p>
<p>ISO mandej dha miratimin e vet për MS-OOXML më 2008-n, dhe e përligji vendimin duke pretenduar se tregu kish nevojë për një tjetër standard dokumentesh. Ia vlen të vihet në dukje se Microsoft-i nuk kish, në kohën e miratimit, një version të gatshëm të Microsoft Office-it që të ish i përputhshëm me standardin ISO/IEC që sapo u miratua. Kjo qe rezultat ndryshimesh të shumta në versionin origjinal të standardit me qëllim që procesi i miratimit të bënte përpara.</p>
<p>Si pasojë, edhe pse formate të vjetër dyorë (.doc, xls, dhe .ppt)
vazhduan të mbuloheshin nga Microsoft-i, MS-OOXML u bë standard parazgjedhje për krejt dokumentet Microsoft Office (.docx, .xlsx, dhe .pptx), duke nisur nga Microsoft Office 2007. Megjithëkëtë, MS-OOXML Transitional është varianti i vetëm i përdorur gjerësisht, dhe ja diçka që duhet mbajtur në mend: këto kërkesa dualiste shpunë në një situatë ku tjetër standard ekziston, dhe tjetër format është plotësisht i sendërtuar dhe përhapur ngado, pavarësisht se ka statusin e një specifikimi të padokumentuar, pronësor. Me fjalë të tjera, diçka që zuri fill me synimin të lejonte një periudhë tranzicioni, u shndërrua në normë, duke vendosur pengesa ndaj çfarëdo pretendimi për ndërveprueshmëri.</p>
<p>Përmbledhtas, Microsoft Office 2010 furnizon mbulim për lexim dokumentesh sipas ECMA-376, mbulim për lexim dhe shkrim dokumentesh sipas ISO/IEC 29500 Transitional, dhe mbulim për lexim dokumentesh për ISO/IEC 29500 Strict. Microsoft Office 2013 dhe Microsoft Office 2016 mbulojnë lexim dhe shkrim sipas ISO/IEC 29500 Strict. Megjithatë, në krejt versionet, mundësia parazgjedhje është ai tranzicional, që do të thotë se standardi strikt ende nuk përdoret në praktikë, veç në mos i ndryshoftë përdoruesi rregullimet parazgjedhje <em>ad hoc</em>.</p>
<h2 id="is-ms-ooxml-a-true-open-standard">A është MS-OOXML një standard vërtet i hapët?</h2>
<p>Edhe pse mjaft vetë janë të mendimit se disa formate të përdorur gjerësisht mund të shihen si Standarde të Hapët, ka një numër prej tyre që nuk pajtohen me kriteret e radhitura te <a href="/freesoftware/standards/def.html">përkufizimi i Standardeve të Hapëta</a>. MS-OOXML është një prej tyre, të ashtuquajturve pseudo-standarde.</p>
<h3 id="dual-standards">Standarde Dualiste</h3>
<p>Si objeksion të parë, MS-OOXML mund të shihet si i panevojshëm. Programuesit mund të përdornin Open Document Format (ODF), si një format më pak i ndërlikuar për software zyrash, që qe tashmë një standard ndërkombëtar në kohën e procesit të shqyrtimit të MS-OOXML-së, i ngritur edhe ky mbi teknologjinë XML dhe ka, në teori, të njëjtat aftësi. Vetë Microsoft-i është anëtar i OASIS-it, organizmi që pat zhvilluar standardin ODF, dhe që e mirëmban. Microsoft-i kish dijeni për krejt procesin dhe qe ftuar të merrte pjesë, por thuhet se refuzoi ta bënte, edhe pse kështu prapë mund ti kish parashtruar propozimet teknike te OASIS për përfshirje në standardin ODF. Pasja për të njëjtën gjë e dy standardeve që përzihen njëri me tjetrin krijon vetëm mbingarkesë dhe konfuzion të mëtejshëm, dhe mund të ketë efekte shkatërruese për konkurrencën.</p>
<h3 id="compatibility-and-interoperability">Përputhshmëri dhe ndërveprueshmëri</h3>
<p>Një nga përparësitë kryesore të pretenduara të MS-OOXML-së qe aftësia e tij për të lejuar përputhshmëri me standarde të dikurshme. Por praktikisht MS-OOXML-ja duket se është i përputhshëm vetëm me dokumente Microsoft, ndërkohë që përputhshmëria e tij me produkte nga tregtues të tjerë duket të jetë bërë qëllimisht tejet e ndërlikuar. Kjo lidhet gjithashtu me faktin që MS-OOXML fillimisht qe hartuar për të qenë i përputhshëm me formatet e mbyllur ekzistues të Microsoft-it, ndryshe nga ODF-ja, që qe hartuar me synimin për të arritur ndërveprueshmëri dokumentesh.</p>
<h3 id="supporting-pre-existing-open-standards">Mbulim Standardesh të Hapëta para-ekzistuese</h3>
<p>Kurdo që është e mundshme dhe e mundur, standardet duhet të ndërtohen duke u bazuar në përpjekjet e mëparshme për standardizim dhe jo të varen në teknologji pronësore, të lidhura pas një tregtuesi të caktuar. Kurse MS-OOXML neglizhon standarde të ndryshme dhe përdor në vend të tyre formatet e veta të lidhura pas një tregtuesi të caktuar. Kjo hedh një barrë të rëndë mbi krejt tregtuesit që duhet të sendërtojnë plotësisht MS-OOXML në produktet e tyre. Duket se mbetet e hapura pyetja se sa palë të treta do të mundnin vërtet ta sendërtonin po aq mirë dhe ata, veçanërisht kur një standard shoqërohet me 6000 faqe specifikime, pa i shërbyer qëllimit të të qenit ai vetë <a href="/freesoftware/standards/minimalisticstandards.html">
minimalist</a>.</p>
<h3 id="proprietary-extensions">Zgjatime pronësore kartelash</h3>
<p>Zgjatimet pronësore të kartelave, të lidhur me një aplikacion të caktuar, janë një teknikë e njohur e përdorur në standardizim nga tregtuesit, për të abuzuar me monopole. Sjellja abuzive qe në qendër të <a href="/activities/ms-vs-eu/timeline.html">
vendimit kundër Microsoft-it nga Komisioni Europian më 2004-n</a>.
Për këtë arsye, është diçka e pranuar që Standardet e Hapëta sduhet të lejojnë zgjatime të tilla pronësore, dhe se teknika të tilla deformimi të tregut nuk duhet të jenë të mundshme me një Standard të Hapët për bazë.</p>
<h3 id="application-independence">Pavarësi aplikacionesh</h3>
<p>Standardet nuk duhet të varen nga sisteme operativë, mjedise ose aplikacione të caktuara, ngaqë pavarësia e aplikacioneve dhe sendërtimeve është një nga karakteristikat më të rëndësishme të krejt standardeve. Megjithatë,
MS-OOXML përfshin referenca ndaj produktesh të caktuara Microsoft.</p>
<h2 id="conclusion">Përfundim</h2>
<p>MS-OOXML Strict nuk e plotëson synimin e vet si Standard i Hapët. Nuk u sendërtua kurrë, me dashje, për të lejuar kështu versionin e vet pronësor tranzicional të fitojë më tepër terren si një format parazgjedhje për MS Office-in dhe për ti mbajtur njerëzit të kyçur brenda zgjidhjesh pronësore. <a href="/freesoftware/standards/standards.html#what-can-you-do">.
Shihni se çmund të bëni rreth tij.</a></p>
</div>
</body>
<sidebar promo="our-work">
<dynamic-content/>
<h2>Tabela e Lëndës</h2>
<ul>
<li>
<a href="#what-is-microsoft's-ooxml">Çështë Microsoft's OOXML?</a>
</li>
<li>
<a href="#how-did-we-get-there">Si mbërritëm në atë pikë?</a>
</li>
<li>
<a href="#is-ms-ooxml-a-true-open-standard">
A është MS-OOXML një standard vërtet i hapët?
</a>
</li>
<li style="padding-left:10px;">
<a href="#dual-standards">Standarde Dualiste</a>
</li>
<li style="padding-left:10px;">
<a href="#compatibility-and-interoperability">Përputhshmëri dhe ndërveprueshmëri</a>
</li>
<li style="padding-left:10px;">
<a href="#supporting-pre-existing-open-standards">Mbulim Standardesh të Hapëta para-ekzistuese</a>
</li>
<li style="padding-left:10px;">
<a href="#proprietary-extensions">Zgjatime pronësore kartelash</a>
</li>
<li style="padding-left:10px;">
<a href="#application-independence">Pavarësi aplikacionesh</a>
</li>
<li>
<a href="#conclusion">Përfundim</a>
</li>
</ul>
<h2>Lexime të mëtejshme</h2>
<ul>
<li>
<a href="/activities/msooxml/msooxml-interoperability.html">FSFE Context Briefing: Interoperability woes with MS-OOXML
</a>
</li>
<li>
<a href="/activities/msooxml/msooxml-idiosyncrasies.html">FSFE Context Briefing: DIS-29500: Deprecated before use?
</a>
</li>
<li>
<a href="/activities/msooxml/msooxml-questions.html">Six questions to national standardisation bodies
</a>
</li>
</ul>
<h2>Lidhje të jashtme me interes</h2>
<ul>
<li>
<a href="http://www.groklaw.net/articlebasic.php?story=20061208135621706">Artikull në Groklaw: Novell's "Danaergeschenk"
</a>
</li>
<li>u
<a href="/activities/msooxml/msooxml-questions-for-ms.html">Artikull në BBC: Questions for Microsoft on open formats
</a>
</li>
<li>
<a href="/activities/msooxml/msooxml-converter-hoax.html">Artikull në Heise.de: The converter hoax
</a>
</li>
</ul>
</sidebar>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->