fsfe-website/news/nl/nl-201511.sq.xhtml

150 lines
9.8 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-11-09" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - nëntor 2015</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201511">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - nëntor 2015</h1>
<h2 id="fsfe-to-eu-think-global-go-free-software">FSFE-ja BE-së: Mendoni globalisht, zgjidhni Software-in e Lirë!</h2>
<p newsteaser="yes">Në fund të tetorit, FSFE-ja
<a href="http://fsfe.org/activities/policy/eu/digital-single-market-comments.en.html">paraqiti rekomandimet e veta</a>
për Strategjinë e Komisionit Europian Për Një Treg të Përbashkët Dixhital,
rruga për një politikë europiane në epokën dixhitale, që synon heqjen
e pengesave rregullatore mes 28 tregjeve të ndryshme kombëtare.
Në veçanti, Komisioni ka caktuar objektiva për dixhitalizimin e industrive
europiane, për zhvillim standardesh për “renë”, “Internetin e Gjërave”,
dhe <em>big data</em>-n, dhe për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të arsimit
dixhital.</p>
<p>FSFE-ja beson se Software-i i Lirë do ta ndihmojë BE-në të arrijë
synimet e caktuara nga Komisioni. Megjithatë, ekzistojnë ende disa pengesa
për të çliruar potencialin e plotë të Software-it të Lirë: në veçanti,
përjashtime nga mbrojtja e të drejtave të kopjimit të paharmonizuara,
patenta software-i, të drejta të papranuara të përdoruesit për të modifikuar
pronën e tyre, dhe rreziku, gjatë procesit të standardizimeve, për patenta
mbi bazat e një standardi. Ne u kërkojmë ligjvënësve të BE-së të ndjekin
rekomandimet tona dhe të shfuqizojnë pengesat në rrugën e Software-it të Lirë.</p>
<h2 id="What-the-cloud-is-going-on">What the cloud is going on?</h2>
<p>Si pjesë e Tregut të Përbashkët Dixhital të Komisionit, Institutit Europian
i Standardeve të Telekomunikacionit (ETSI) i është kërkuar të përpilojë
një hartë të hollësishme të standardeve të domosdoshme për përkrahjen
e politikave të BE-së mbi “renë”. Bashkëredaktorja juaj
<a href="http://blogs.fsfe.org/polina/2015/10/15/what-the-cloud-is-going-on-in-etsi/">shkroi në blog</a>
rreth pozicionit të paqartë lidhur me Software-in e Lirë në nismën
e ETSI-t Bashkërendim Standardesh Për Re.</p>
<h2 id="fsfes-legislative-push-against-compulsory-routers-inches-forward-in-bundestag">Përpjekjet
legjislative të FSFE-së kundër rrugëzuesve të detyruar bëjnë përpara në Bundestag</h2>
<p>FSFE-ja e ngarkoi bashkërenduesin tonë gjerman, Max Mehl, të merret me
çështjen e rrugëzuesve të detyruar. FSFE-ja, tok me 9 organizma të tjerë
civilë dhe ekonomikë, <a href="http://fsfe.org/news/2015/news-20151028-01.html">dërguan një letër të përbashkët</a>
për anëtarë të Bundestagut që të përkrahet ligji kundër rrugëzuesve
të detyruar. Detyrimi i përdoruesve të përdorin një rrugëzues të caktuar,
të dhënë nga një ISP, minon konkurrencën e lirë dhe të ndershme mes
prodhuesve. Veç kësaj ai është i dëmshëm për sigurinë, privatësinë dhe
pavarësinë e përdoruesve për të përdorur pajisjen e tyre të sigurt
të parapëlqyer.</p>
<p>Bundestag-u do të zhvillojë konsultat rreth projektligjit në nëntor, dhe
pavarësisht opinionit të njëzëshëm të ekspertëve, organizmave
të mbrojtjes së përdoruesit, dhe politikanësh që e përkrahin projektligjin,
disa anëtarë të Këshillit Federal u rreshtuan kundër tij, duke bërë të tyret
argumentet teknikisht të hapërdarë të mundësuesve të shërbimeve internet dhe
operatorëve telefonikë.</p>
<h2 id="remember-sony-rootkit-fsfe-does">A ju kujtohet rootkit-i i Sony-t? FSFE-së po</h2>
<p>FSFE-ja e përkujtoi 10-vjetorin e fiaskos së rootkit-it Sony më
31 tetor duke <a href="http://fsfe.org/activities/drm/sony-rootkit-fiasco.en.html">postuar një shënim përkujtues</a>
se sa të rrezikshme janë kufizimet dixhitale për sigurinë e përdoruesit,
lirinë për tu marrë me gjërat, dhe për kompjuterin si mjet i zakonshëm
pune. Përpara se zemërimi publik dhe paditë ligjore të kërkonin dëmshpërblim
nga Sony, rootkit-i kish depërtuar tashmë në kompjuterat e përdoruesve,
kish spiunuar rreth zakoneve të tyre në dëgjim, kish bllokuar software
palësh të treta, kish ulur cilësinë e punimit të kompjuterave, kish krijuar
të çara në sigurinë e kompjuterave, dhe i kish dërguar të dhëna Sony-t. Këtë
muaj, FSFE-ja
<a href="http://blogs.fsfe.org/asawritz/2015/11/04/sony-rootkit-still-making-headlines-10-years-later-2/">u kërkoi</a> dhjetëra gazetarëve
të fushave teknike dhe të sigurisë të bëhen tok dhe ti kujtojnë
publikut të mbrojë lirinë e tij dixhitale dhe të jetë i vëmendshëm përballë
kufizimeve dixhitale, të të njëjtit lloj me kufizimet që i lejuan Sony-t
të hynte në miliona kompjutera dhe qindra mijëra rrjete.</p>
<h2 id="get-active">Aktivizohuni</h2>
<p>Meqë javën e fundit qe dhjetëvjetori i zbulimi të rootkit-it të Sony-t,
harxhoni pak minuta këtë muaj tu tregoni shokëve, familjes apo kolegëve,
që skanë dëgjuar ndonjëherë për rootkit-in Sony, se çndodhi atëherë më
2005-n. Ky është një shembull i goditur se si kompanitë krijojnë brenda
një produkti pengesa në software për të kufizuar ato që përdoruesit mund
të bëjnë me pronën e tyre.</p>
<h2 id="fsfs-30th-birthday-finds-cake-birthday-wishes-and-swiss-press-coverage">Tridhjetëvjetori
i FSF-së sjell torta, urime ditëlindjeje dhe mbulim nga shtypi zviceran</h2>
<p>Ndryshe nga përvjetori i rootkit-it të Sony-t, pati edhe përvjetor tjetër,
të hareshëm, këtë muaj. Më 3 tetor 2015, Free Software Foundation of
Europe <a href="https://wiki.fsfe.org/FSF30Birthday">kremtoi tridhjetëvjetorin
ditëlindjes së Free Software Foundation-it</a>, me një tortë të shijshme dhe
urime të mrekullueshme. Pas kësaj, presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner
<a href="http://www.tagesanzeiger.ch/digital/computer/Politisch-denkende-Menschen-verstehen-das-Anliegen-der-freien-Software/story/18389205">foli gjerësisht</a> në gazetën më të madhe zvicerane,
mbi FSFE-në dhe rolin e Software-it të lirë në politikë dhe ekonomi. Intervista
e tij plotëson një
<a href="http://www.tagesanzeiger.ch/digital/computer/Politisch-denkende-Menschen-verstehen-das-Anliegen-der-freien-Software/story/18389205">artikull shtesë</a> mbi Richard Stallman-in dhe aktivizmin
për Software-in e Lirë.</p>
<h2 id="zurich-fellows-offer-free-software-computer">Anëtarë shok në Zyrih
ofrojnë kompjuter me Software të Lirë</h2>
<p>Anëtarë shok në Zyrih kanë filluar
<a href="https://blogs.fsfe.org/mmoeller/2015/10/07/libre-laptops/">“Kompjuter i Lirë për Njerëz të Lirë”</a>,
një nismë për të ofruar laptopë që xhirojnë krejtësisht me Software
të Lirë. Kjo përfshin <em>firmware</em> alternativ dhe BIOS të lirë, çka janë, në
shumicën e rasteve, pronësorë për pjesën dërrmuese të laptopëve, dhe i pengojnë përdoruesit
të instalojnë Software të Lirë të paautorizuar nga prodhuesi. Duke ripërdorur
hardware të përdorur, anëtarët shok të Zyrihut duan edhe të mbrujnë një përdorim
më ekologjik të hardware-it.</p>
<h2 id="freertc-mission-statement-for-skype-replacement">Shpallje misioni për
FreeRTC-në, si zëvendësim i Skype-it</h2>
<p>Projekti i FSFE-së për zhvillimin e FreeRTC-së, pra
të Komunikimeve të Atëçastshme (Real Time Communications), po mbledh
sugjerime se si të përmirësohet Shpallja e Misionit. Synimi është të bëhet
sa më e lehtë të jetë e mundur thirrja e të tjerëve dhe marrja e thirrjeve
nga të tjerët duke përdorur vetëm Software të Lirë, standarde të hapura, zgjedhje
të lirë mundësuesish shërbimi dhe një standard privatësie të besueshme. <a href="https://lists.fsfe.org/mailman/listinfo/free-rtc">Regjistrohuni te lista e postimeve</a> që të ndiqni
diskutimet dhe të postoni mendimin tuaj.</p>
<h2 id="fsfe-executive-director-jonas-öberg-reflects-on-his-1999-meeting-with-richard-stallman">Drejtori ekzekutiv i FSFE-së, Jonas Öberg përsiat rreth takimit të tij me Richard Stallman-in më 1999</h2>
<p>Bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i FSFE-së, Jonas Öberg
<a href="https://opensource.com/life/15/10/my-open-source-story-jonas-oberg">rikujton</a>
se si u përfshi në Software-in e Lirë, përfshi hollësi të udhëtimit të tij në Boston
si një i ri njëzetedyvjeçar më 1999, udhëtim që ndikoi shumë mbi të. Rrëfimi i tij
përmban vizita në Technology Square në Boston, marrja pjesë në Çmimet për
Software-in e Lirë, dhe një betim para Richard Stallman-it për “të qenë përherë
i vërtetë kundrejt bashkësisë.”</p>
<h2 id="interview-with-apache-software-foundation-member-developer-and-mother-isabel-drost-fromm">Intervistë me
anëtaren e Apache Software Foundation-it, programuese dhe nënë, Isabel Drost-Fromm</h2>
<p>Më 13 tetor, Paul Boddie kremtoi Ditën e Ada Lovelace-it
(dita ndërkombëtare e grave në shkencë dhe teknologji) duke <a href="http://blogs.fsfe.org/fellowship-interviews/?p=715">intervistuar</a>
banoren e Berlinit dhe kontribuesen në Software-in e Lirë, Isabel Drost-Fromm.
Bashkëbisedimi i tyre preku tema teknike (e kuptueshme), këshilla se si
të trajtohen gjërat që priten nga tranzicioni drejt brezit tjetër të hacker-ave,
krijuesve dhe të ngjashmëve, dhe se si të krijohet besim në këtë proces.</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="http://fsfe.org/contribute/contribute.en.html">vullnetarët</a>,
<a href="https://fsfe.org/fellowship/ams/join.php?ams=join">anëtarët shok</a>,
dhe <a href="https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html">korporatat dhuruese</a>
që bëjnë të mundur punën tonë.</p>
<p>Polina Malaja dhe Asa Ritz - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2015-11-09" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>