fsfe-website/news/2016/news-20160725-01.sq.xhtml

96 lines
5.0 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-07-25">
<head>
<title>Rrugëzues të Detyrueshëm: ku duhet të bëjnë kujdes klientët tani</title>
</head>
<body>
<h1>Rrugëzues të Detyrueshëm: ku duhet të bëjnë kujdes klientët tani</h1>
<p newsteaser="yes">Deri sot, mundësuesit e shërbimit Internet (ISP-të) në
Gjermani përcaktonin cilin rrugëzues duhet të përdornin përdoruesit për tu lidhur në
Internet. Fjala e përdoruesit nuk kish vend në këtë vendim. Kjo ndryshon
nga 1 gushti. Një ligj i ri do tu lejojë përdoruesve të zgjedhin pajisjen që instalohet
në shtëpitë e tyre. FSFE-ja do që të sigurohet se gjithkush i di të drejtat e veta dhe
u kërkon përdoruesve të bëjnë të ditura raste kur ISP provojnë tu bëjnë bisht
rregullave të reja.</p>
<p>"Rrugëzues të Detyrueshëm" është ajo si i quajmë ne pajisjet që u jepen
me detyrim përdoruesve, duke u ndaluar përdorimin e çfarëdo aparati tjetër
për hyrje në dhe përdorim të Internetit. Rrugëzuesit e detyruar shpesh janë
subjekt të metash të rënda sigurie, të cilat përdoruesit, ligjërisht ose teknikisht nuk
janë në gjendje ti zgjidhin dot vetë. Për ta dihet edhe se janë të papërputhshëm
me disa pajisje dhe standarde rrjetesh, fjala vjen IPv6, ose se mbulojnë vetëm
një numër të vogël veçorish të rëndësishme.</p>
<p>Prapëseprapë, gjendja ligjore qe e paqartë dhe ISP-të përcaktonin
rrugëzuesin ose modemin e parë që lidhej në prizën e shtëpisë si pjesë
e rrjetit të tyre. Kështu ata mund ti linin përdoruesit jashtë kontrollit
të teknologjisë së instaluar brenda shtëpisë së secilit, pavarësisht faktit
që përdoruesit madje paguajnë për energjinë elektrike që mban në punë pajisjet.</p>
<p>Betejën për ti nxjerrë të paligjshëm rrugëzuesit e detyruar Free Software
Foundation Europe e filloi më 2013-n, dhe përfundimisht kemi <a
href="/news/2015/news-20151105-01.html">arritur një fitore
të madhe kyçe</a>: nga 1 gushti e tutje, klientëve të mundësuesve gjermanë të
internetit u lejohet me ligj të përdorin çfarëdo pajisje fundore që duan.
Pavarësisht se është lidhje DSL ose me kabëll, ISP-së i duhet të japë të dhënat
që ju nevojiten për tu lidhur me një rrugëzues alternativ, për përdorimin e rrjetit
të internetit dhe telefonisë.</p>
<h2>Na ndihmoni të ndjekim sendërtimin</h2>
<p>Ligji është shumë i qartë, kur vjen puna te të drejtat tuaja të reja, por, nga
sa është parë te sjellja e ISP-ve në të kaluarën, FSFE-ja duhet të presë që mjaft
mundësues do ti shpërfillin rregullat e reja dhe do të vazhdojnë të përpiqen
ti detyrojnë klientët e tyre të përdorin rrugëzuesin e zgjedhur prej tjetërkujt.</p>
<p>ISP-të ndoshta do të pretendojnë se ligji zbatohet vetëm për klientë të rinj,
ose që një lidhje Internet përmes pajisjesh alternative do të jetë e paqëndrueshme,
ose të mos pranojnë tu japin asistencë klientëve me pajisje tjetër nga ato që japin
ata vetë.</p>
<p>Duam të sigurojmë që këto shkelje të bëhen publike dhe për këtë na duhet
ndihma juaj. Nëse jeni klient i një mundësuesi gjerman shërbimi internet, ju
ftojmë të ushtroni të drejtën tuaj të re dhe të filloni të përdorni një pajisje
alternative, dhe idealja do të ishte një që xhiron Software të Lirë.</p>
<p>Pasi pajisja juaj e re të jetë në punë, kemi nevojë të na jepni përshtypjet,
nëse patët apo jo probleme gjatë punës me rrugëzuesin tuaj të ri. Do ti grumbullojmë
këto të dhëna dhe do të merremi me mundësuesit që nuk janë në pajtim me ligjin e ri.
Kemi krijuar edhe një <a
href="https://wiki.fsfe.org/Activities/CompulsoryRouters/Implementation/Germany">faqe
wiki</a> ku plotësojmë të dhëna, procedura testimi, përfundime, dhe përvojë
nga përdoruesit.</p>
<h2>Informacion i mëtejshëm</h2>
<p>Për më tepër të dhëna mbi Rrugëzuesit e Detyrueshëm dhe pse janë të dëmshëm,
ju lutemi, vizitoni <a href="/activities/routers/">faqen e fushatës tonë</a>. Shihni
edhe <a href="/activities/routers/timeline.html">historikun
e veprimtarive më të rëndësishme</a> që lidhen me këtë fushatë. Që të jepni ndihmesë
në këtë dhe të tjera fushata të FSFE-së që mbrojnë lirinë tuaj, mund të na përkrahni
me një <a href="/donate/">dhurim</a> ose duke u bërë një <a
href="/join">anëtar shok</a>.</p>
<h2>Kuvendi i FSFE-së 2016</h2>
<p>Nëse ju intereson të dini më tepër rreth se si Software-i i Lirë ndihmon
të mbrohen të tjera të drejta të rëndësishme, ne do të mbajmë <a
href="/summit16">kuvendin e këtij viti të FSFE-së në fillim të shtatorit
në Berlin</a>. Ejani dhe zbuloni se si mund të ndihmoni edhe ju që
kontrolli mbi teknologjinë tu kthehet njerëzve.</p>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag>de</tag>
<tag content="Rrugëzues të Detyrueshëm">routers</tag>
<tag content="Konkurrencë">Competition</tag>
<tag content="Politika">Policy</tag>
<tag content="Gjermani">de</tag>
</tags>
</html>