fsfe-website/news/2016/news-20160205-01.sq.xhtml

102 lines
5.5 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-02-05">
<head>
<title>Takimi Europian për Politika të Software-it të Lirë 2016</title>
</head>
<body>
<h1>Takimi Europian për Politika të Software-it të Lirë 2016</h1>
<p newsteaser="yes">Për programuesit dhe dashamirësit e Software-it të Lirë, tradicionalisht,
Brukseli është vendi ku duhet shkuar në fund të janarit. Gjatë <a href="http://fosdem.org">FOSDEM</a>-it,
qindra ekspertë flasin për projektet e tyre të dashura dhe diskutojnë
të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Burimit të Hapur. Është një vend
shumë i goditur për tu takuar njerëz me të njëjtat ide.</p>
<div class="captioned right" style="max-width: 650px; width: 53%">
<a href="/graphics/2016-policy-meeting-reda-damas.jpg">
<img src="/graphics/2016-policy-meeting-reda-damas.jpg" alt="1" width="100%"/>
</a>
</div>
<p>Pasditen para fillimit të konferencës, <a href="https://fsfe.org">Free Software Foundation Europe</a> dhe <a href="https://openforumeurope.org">OpenForum Europe</a> organizuan një takim
me përfaqësues grupesh veprimi të të gjitha llojeve që kanë lidhje me
Software-in e Lirë. Qenë të pranishme 19 të tillë. Qëllimi i takimit qe
njohja me veprimtaritë e njëri-tjetrit, me theksin te veprimet e lidhura
me politikat publike.</p>
<p>Prania e Julia Reda-s, eurodeputet në takim na gëzoi. Ajo
foli mbi nismën e parlamentit për ti kërkuar Komisionit Europian
të ndërmarrë një nismë për përmirësimin e praktikave të kontrollit
të cilësisë rreth programeve të lira dhe me burim të hapur të përdorura
në infrastruktura kritike <a href="https://joinup.ec.europa.eu/community/eu-fossa/home">(FOSSA)</a>
dhe për mbështetjen e Software-it të Lirë, siç shprehet në
<a href="http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?type=TA&amp;reference=P8-TA-2016-0009&amp;language=EN&amp;ring=A8-2015-0371">raportin e parlamentit
mbi nismën e Komisionit lidhur me një Treg të Përbashkët Dixhital</a>.
Në këtë raport, parlamenti:</p>
<ul>
<li><p>"Është i mendimit se furnizuesit e software-it duhet të promovojnë
më mirë përparësitë në siguri të programeve me burim të hapur dhe
të përmirësimeve të tyre që lidhen me sigurinë; e fton Komisionin të
eksplorojë një program të bashkërenduar mbarë-europian për bërjen
publike të cenueshmërive, përfshi ndreqjen e cenueshmërive të njohura
software-i, si kurë kundër abuzimit me to dhe me të dhënat personale".</p></li>
<li><p>"I kërkon me ngulm Komisionit dhe Këshillit të rrisin përqindjen
e përdorimit të programeve të lira dhe me burim të hapur, si dhe rishfrytëzimin
e tij në administratat publike, si një zgjidhje për rritjen e ndërveprueshmërisë".</p></li>
<li><p>"Bën thirrje për shtim të përdorimit të programeve të lira dhe me burim
hapur, veçanërisht në institucionet arsimore dhe administratën publike".</p></li>
</ul>
<p>Pierre Damas, një përfaqësues i degës TI të Komisionit Europian paraqiti
<a href="http://ec.europa.eu/dgs/informatics/oss_tech/index_en.htm">strategjinë
e Komisionit për Software Me Burim të Hapur</a>, duke nxjerrë në pah rëndësinë
që Software-i i Lirë ka për infrastrukturën TI të Komisionit dhe përkushtimin e
Komisionit ndaj përdorimit të Software-it Me Burim të Hapur si bazë për
krejt zhvillimin e software-it, çka ofron mundësinë e ripërdorimit kudo.</p>
<div class="captioned left" style="max-width: 650px; width: 53%">
<a href="/graphics/2016-policy-meeting-groups.jpg">
<img src="/graphics/2016-policy-meeting-groups.jpg" alt="2" width="100%"/>
</a>
</div>
<p>Secili prej grupeve të pranishme bëri një paraqitje të shkurtër
të natyrës së tij dhe të fushatave të veta kryesore që lidhen me politika
publike. Si probleme kryesore politike dolën mungesa e mundësive për
të ofruar Software të Lirë në procedura tenderësh publikë, e rrjedhur
kryesisht si efekt i bllokimit nga ana e tregtuesve të programeve pronësore,
dhe përdorimi i standardeve jo të hapura dhe formateve pronësorë, si dhe
trysnia e vazhdueshme e furnizuesve të software-it pronësor mbi politikanë
që këta të përmbysin vendime të cilat favorizojnë përdorimin e Software-it
me Burim të Hapur në administrata publike. Mjaft grupe janë të interesuar
të merren edhe me çështjen e publikimit, në parim, nën licenca Burimi
të Hapur/Software-i të Lirë të çdo programi të financuar me para publike,
çka i akordon kujtdo të drejtën për ta përdorur për çfarëdo qëllimi, për
ta studiuar se si funksionon , për tua dhënë të tjerëve, dhe për ta përmirësuar.</p>
<p>Qemë të gjithë të mendimit se na duhet të vazhdojmë punën
mbi objektivat e përbashkët dhe të shkëmbejmë informacion me njëri-tjetrin.
Për ta bërë këtë do të krijojmë një listë postime, ku të vazhdohen diskutime
mes pjesëmarrësve, dhe me grupe të tjera që punojmë me politika të Burimit
të Hapur në Europë. Që të mbahet gjallë ku bashkëpunim, jemi të vendosur
për ta bërë traditë takimin, që kështu grupet e Software-it të Lirë të mund
të takohen dhe të shkëmbejnë mendime dhe ide.</p>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag content="Politika">Policy</tag>
<tag content="Standarde të Hapur">Open Standards</tag>
<tag content="Komisioni Europian">European Commission</tag>
<tag contet="Parlamenti Europian">European Parliament</tag>
<tag content="Administrata Publike">publicadministration</tag>
</tags>
</html>