fsfe-website/news/2015/news-20150218-01.sq.xhtml

45 lines
2.1 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-02-18">
<head>
<title>FSFE-ja u përgjigjet konsultave të BE-së mbi patentat
dhe standardet</title>
</head>
<body class="press release">
<h1>FSFE-ja i përgjigjet konsultave të BE-së mbi patentat
dhe standardet</h1>
<p newsteaser="yes">Që të ushtrojë trysni për një trajtim më të informuar të politikave
të administrimit të risive dhe dijes, FSFE-ja ka parashtruar <a href="/activities/os/20150213.EC-patents-standards-consultation.FSFEresponse.pdf">një
përgjigje</a> [pdf] te një konsultë e BE-së mbi patentat dhe standardet. Ky është
veprimi më i ri i FSFE-së në një punë të vazhdueshme për promovimin e Standardeve të Hapura.</p>
<p><a href="http://ec.europa.eu/growth/tools-databases/newsroom/cf/itemdetail.cfm?item_id=7833">Konsulta</a>, e mbajtur nga Drejtoria e Përgjithshme në Komisionin Europian për Tregun
e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe NVM-të, ka kërkuar mendimin
e publikut mbi ndërveprimin e standardeve dhe patentave. Në përgjigjen
e vet, FSFE-ja u përqendruar kryesisht në aspektin se si patentat mbi
shpikje të sendërtuara në kompjuter ndikojnë negativisht në konkurrencën
dhe risitë në tregun e software-it.</p>
<p>Theksuam gjithashtu se të ashtuquajturat kushte “të paanshme, të arsyeshme
dhe jo-diskriminuese” (FRAND) licencimi, në praktikë janë një diskriminim
i rëndë kundrejt programe Software i Lirë. Në mjaft segmente të tregut
të software-it, këto programe janë pjesa më domethënëse e konkurrencës
përballë ofertave pronësore. Ndaj FSFE-ja këshillon që entet e standardeve
të sendërtojnë politika të suksesshme të licencimit të patentave, si ato të
W3C-s dhe ente të tjera, dhe ta bëjnë të detyrueshëm licencimin e pakufizuar
të patentave të standardeve thelbësore.</p>
</body>
<sidebar news="Patents">
</sidebar>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag content="Patenta">patents</tag>
<tag content="Standarde të Hapura">OpenStandards</tag>
<tag>Policy</tag>
<tag content="Komisioni Europian">EuropeanCommission</tag>
</tags>
</html>