fsfe-website/news/2014/news-20141219-01.sq.xhtml

46 行
3.6 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-12-19">
<head>
<title>BE-ja do të financojë shqyrtim kodi Software-i të Lirë</title>
</head>
<body class="press release">
<h1 class="p-name" id="eu-to-fund-free-software-code-review">BE-ja do të financojë shqyrtim kodi Software-i të Lirë</h1>
<p newsteaser="yes">Parlamenti Europian ka miratuar fonde për disa projekte të lidhur me Software-in e Lirë dhe privatësinë. Në <a href="http://eur-lex.europa.eu/budget/data/DB2/2015/en/SEC03.pdf">buxhetin e BE-së për 2015-n</a>, të cilin Parlamenti Europian <a href="http://www.europarl.europa.eu/news/en/news-room/content/20141027STO76315/html/Parliament-approves-EU-budget-for-2015-and-a-top-up-for-2014">e miratoi</a> më 17 dhjetor, eurodeputetët kanë caktuar deri në një milion euro për një projekt auditimi programesh Software të Lirë që përdor komisioni dhe Parlamenti, me qëllim që të gjenden dhe të ndreqen cenueshmëri sigurie.</p>
<p>Edhe pse këto institucione janë të lidhura fort pas formatesh jo të lirë kartelash, shumë nga infrastruktura e tyre është e bazuar në Software-in e Lirë.</p>
<blockquote>
<p>“Ky është vendim shumë i mirëpritur,” thotë presidenti i FSFE-së Karsten Gerloff. “Si shumica e enteve publike, institucionet europiane, për veprimet e tyre të përditshme, bazohen fort në Software të Lirë. Na vjen mirë të shohim se Parlamenti dhe Komisioni më në fund do të investojnë paksa në përmirësimin e cilësisë së programeve që përdorin.”</p>
</blockquote>
<p>Drejtoria e Përgjithshme për Informatikën e Komisionit Europian (DIGIT) do të jetë e ngarkuara me sendërtimin e projektit pilot, që u paraqit nga eurodeputet Julia Reda (Pirates) dhe Max Andersson (Greens). FSFE-ja e fton Komisionin të punojnë tok dhe nga afër me zhvilluesit e këtyre programeve. KE-ja do të duhej t’i bënte publike sa më shpejt që të jetë e mundur përfundimet e auditit, dhe të kontribuonte te vetë projektet çfarëdo përmirësimi që do të bënte në to.</p>
<p>Në buxhet specifikohet më tej një projekt fshehtëzimi komunikimesh mes institucioneve të BE-së, me një fond prej 500 mijë eurosh; dhe një projekt pilot që përdor Software të Lirë dhe Standarde të Hapura për të ndihmuar aktorët e shoqërisë civile të marrin pjesë në ligjbërje, duke përmirësuar AT4AM, software-in që eurodeputetët përdorin për hartim ligjesh, të cilin Parlamenti <a href="http://blogs.fsfe.org/gerloff/2012/07/18/helping-the-european-parliament-to-release-its-own-free-software/">e botoi si Software të Lirë më 2013-n</a>. Një tjetër projekt synon t’i mundësojë Komisionit Europian t’i bëjë vetvetiu publike, si parazgjedhje, dokumentet që nuk janë të fshehta.</p>
<blockquote>
<p>“Të parë në grup, këto projekte janë hapi i parë drejt një politikëbërje më transparente në Europë,” thotë Gerloff. “Do të vazhdojmë të punojmë me Komisionin dhe Parlamentin për t’i ndihmuar gjatë rrugës së bashkëpunimit më në qëndrueshëm dhe më të efektshëm me bashkësinë e Software-it të Lirë.”</p>
</blockquote>
<p class="hide">
Kontakt për median: <br />
Karsten Gerloff <br />
Email: gerloff@fsfe.org <br />
tel.: +49 176 9690 4298
</p>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag content="Standarde të Hapura">OpenStandards</tag>
<tag content="Parlamenti Europian">EuropeanParliament</tag>
<tag content="Komisioni Europian">EuropeanCommission</tag>
<tag content="Politika">Policy</tag>
<tag content="Financime">Funding</tag>
</tags>
</html>