fsfe-website/freesoftware/basics/gnuproject.sq.xhtml

72 righe
2.9 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="utf-8" ?>
<html>
<head>
<title>FSFE - Çfarë është Projekti GNU?</title>
</head>
<body>
<h1>Çfarë është projekti GNU?</h1>
<div id="introduction">
<div class="image">
<img src="/graphics/heckert_gnu.small.png" alt="GNU head" />
</div>
<p><a href="http://www.gnu.org">Projekti GNU</a> u fillua më shtator 1983
nga Richard M. Stallman për të krijuar një sistem operativ të plotë
që është <a href="/documents/freesoftware.html">Software i Lirë</a>.
Puna për zhvillimin e software-it filloi janarin pasues. Sot kemi
disa sisteme operativë Software të Lirë që respektojnë lirinë e përdoruesit
duke i dhënë cilitdo të drejtën për ta përdorur, studiuar, ndarë me
të tjerët dhe përmirësuar software-in për çfarëdo qëllimi.</p>
</div>
<p>
Stallman-i themeloi Free Software Foundation në Tetor 1985 për t’u
marrë me aspektet administrative, ligjore dhe organizuese të projektit GNU
dhe edhe për të përhapur përdorimin dhe dijet e Software-it të Lirë.
Licencat kryesore të projektit GNU janë <a href="http://www.gnu.org/licenses/gpl.html">GNU General Public
License (GPL)</a> dhe <a href="http://www.gnu.org/licenses/lgpl.html">GNU Lesser General Public License</a> (LGPL,
fillimisht e quajtur GNU Library General Public License). Përgjatë vitesh ato
janë bërë licencat e përdorura më gjerësisht për Software-in e Lirë.
</p>
<p>
Projekti GNU përbëhet nga një numër i madh nënprojektesh më të vegjël që
mirëmbahen nga vullnetarë ose biznese, ose nga një ndërthurje e të dyve. Këto
nënprojekte quhen gjithashtu "projekte GNU" ose "paketa GNU."
</p>
<p>
Emri i projektit GNU vjen nga akronimi rekursiv "GNU-ja Nuk Është Unix."
Unix që një sistem operativ shumë popullor gjatë viteve '80,
ndaj Stallman-i e konceptoi GNU-në të jetë sa më i përputhshëm me Unix-in,
që për njerëzit të ishte e leverdishme të migronin në GNU. Emri pranon
që GNU-ja mësoi prej konceptimit teknik të Unix-it, por shënon gjithashtu
faktin e rëndësishëm që ata nuk janë të afërm. Ndryshe nga Unix-i, GNU-ja
është Software i Lirë.
</p>
<p>
Duke qenë i ngjashëm me Unix-in, GNU-ja për nga konceptimi është modular.
Kjo do të thotë që te GNU-ja mund të futen përbërës nga palë të treta.
Sot është shumë e zakonshme që njerëzit të përdorin me sistemet GNU një
kernel prej pale të tretë të quajtur Linux. Mjaft njerëz përdorin emrin
"Linux" për këtë variant të GNU-së, por kjo i pengon njerëzit të dëgjojnë
për projektin GNU dhe synimin e tij të lirisë së software-it. FSFE-ja
u kërkon njerëzve të përdorin termin "GNU/Linux" ose "GNU+Linux", kur
u referohen sistemeve të tillë.
</p>
</body>
<timestamp>$Date: 2009-07-09 10:06:27 +0200 (Thu, 09 Jul 2009) $ $Author: gollo $</timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->