234 lines
14 KiB
HTML
234 lines
14 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
|
||
<html newsdate="2014-10-06" type="newsletter">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Buletini i FSFE-së - tetor 2014</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body microformats="h-entry">
|
||
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - tetor 2014</h1>
|
||
|
||
<h2>Një gjykatë italiane përkrah shitjen veçmas, jo si paketë më vete, të software-it dhe hardware-it</h2>
|
||
|
||
<p>Kur blihet një laptop, mund të jetë e vështirë të shmanget pagesa e një licence
|
||
Microsoft Windows, ngaqë mjaft prej laptopëve shiten me një të tillë brenda paketës.
|
||
Kjo “Taksë Windows” i rrit artificialisht çmimet e hardware-it për përdoruesit e
|
||
Software-it të Lirë që nuk duan të përdorin sistem operativ të Microsoft-it. Ne, si
|
||
përdorues të Software-it të Lirë, duam të përkrahim zhvillimin e Software-it të Lirë,
|
||
në vend se të atij jo të lirë, të llojit Microsoft Windows.</p>
|
||
|
||
<p>Që prej 2008-s kujdesemi për <a href="https://wiki.fsfe.org/WindowsTaxRefund">një
|
||
faqe wiki me këshilla për konsumatorët që duan të shmangin financimin e zhvillimit
|
||
të software-it jo të lirë</a>, dhe për më shumë se një dhjetëvjeçar kemi biseduar
|
||
rreth kësaj teme me politikanë dhe organizma të mbrojtjes së konsumatorit.
|
||
Pavarësisht kësaj, lidhur me temën ka vetëm përparim të ngadaltë, dhe do të duhen
|
||
vite që të ndryshojë kjo gjendje në Europë. Për synime të tilla afatgjata, kapja
|
||
e objektivave afatmesme është e rëndësishme. Një fitore të tilla e patëm muajin
|
||
e fundit.</p>
|
||
|
||
<p><a href="/news/2014/news-20140912-01.html">Gjykata e Lartë e Italisë vendosi</a> që
|
||
blerësi i një laptopi ka të drejtën të rimbursohet me çmimin e licencës për Microsoft
|
||
Windows të cilën qe i detyruar ta blinte tok me kompjuterin. Gjykatësit kritikuan
|
||
ashpër praktikën e shitjes së PC-ve vetëm tok me një sistem operativ jo të lirë,
|
||
duk e cilësuar “politikë tregtare e shpërndarjes së detyruar”. Gjykata e konsideroi
|
||
këtë praktikë si “me prirje monopoliste”. Ajo theksoi gjithashtu se praktika e shitjes
|
||
bashkë nënkupton që përdoruesi i rëndomtë është i detyruar të përdorë aplikacione shtesë
|
||
jo të lira, për shkak problemesh përputhshmërie dhe ndërpunueshmërie, do apo nuk do ai.</p>
|
||
|
||
<p>Tani autoriteteve italiane u duhet ta shndërrojnë këtë vendim në një fitore reale për
|
||
konsumatorët, duke bërë të mundur që blerësit e kompjuterave të mund të zgjedhin pajisjen
|
||
e tyre me çfarëdo sistemi operativ që duan, ose pa një të tillë. Pas kësaj, shpresojmë
|
||
të arrijmë të bindim vende të tjera në Europë të ndjekin shembullin e dhënë nga Italia,
|
||
ose të gjejmë një zgjidhje të problemit në shkallë europiane.</p>
|
||
|
||
<h2>Administrata publike europiane që përdorin Software-in e Lirë</h2>
|
||
|
||
<p>Shpesh ka një prirje në media, dhe edhe prej nesh, të
|
||
përqendrohemi në lajmet e këqija rreth përdorimit të Software-it të Lirë në
|
||
administratën publike. Në këtë edicion, do të përqendrohemi në shembuj të mirë
|
||
nga muaji i fundit. Atëherë, ka lajme të mira lidhur me suita zyrash Software
|
||
të Lirë: Bundesrechenzentrum-i i Austrisë, qendra e kompjuterit pronë e qeverisë
|
||
federale, <a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/103311">lëvdon gamën e gjerë
|
||
të zbatimeve të Apache OpenOffice-it</a>. Ata vlerësojnë faktin që “zgjidhja
|
||
mund të përshtatet për nevojat e qendrave të të dhënave, të integrohet në
|
||
aplikacionet e tyre të specializuara, dhe se lejon gjithashtu që dokumentet të
|
||
krijohen dhe parashtrohen vetvetiu dhe gjysmë-vetvetiu. OpenOffice është suita
|
||
standarde për zyra në qendrën e kompjuterit që prej 2008, e instaluar në
|
||
12000 PC në krejt organizmin.” Për më tepër, administratat publike të qyteteve
|
||
italiane të <a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/104084">Todit dhe Ternit
|
||
po kalojnë në LibreOffice</a>. Ata po ndjekin shembullin e provincës italiane të
|
||
Peruxhias, që përdor LibreOffice në krejt 1200 PC-të e saj dhe të Autoritetit
|
||
Vendor të Shëndetit për Peruxhian, që suitën për zyra e ka instaluar në 600 PC.</p>
|
||
|
||
<p><a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/103567">Administrata publike frënge
|
||
po përdor një suitë zyrash nga Software-i i Lirë në 500 000 desktopë</a>.
|
||
Edhe pse thanë se kalimi në Software-in e Lirë qe i vështirë, qenë në gjendje
|
||
t’i zgjidhnin problemet. Suksesi i projektit i detyrohet pjesërisht dy kontratave
|
||
që ministritë kanë lidhur me mundësues shërbimesh ICT. Kontratat mbulojnë
|
||
asistencë për 260 aplikacione Software-i të Lirës, dhe ekipi i asistencës garanton
|
||
që arnimet e bëra për ministritë të jepen te projektet përkatës të software-it.</p>
|
||
|
||
<p>Të gjelbrit në Saksoni/Gjermani <a
|
||
href="https://joinup.ec.europa.eu/node/103307">i kërkojnë qeverisë federale të
|
||
kryejë një studim fizibiliteti mbi migrimin në Software të Lirë</a>. “Grupi
|
||
politik, me vetë ata si përdorues të software-it të lirë që prej dhjetorit të
|
||
2011-s, thotë se kosto më të ulëta në sektorin TI dhe përparësitë në sigurinë TI
|
||
do të duhej ta shtynin administratën publike” drejt përdorimit të Software-it
|
||
të Lirë. Ata mbrojnë pikëpamjen se varësia nga software-i pronësor “u jep
|
||
korporatave të mëdha akses dhe ndikim në rrjedhat e brendshme zyrtare të punë,
|
||
si edhe në komunikime dhe të dhëna jopublike të shtetasve të një vendi.”</p>
|
||
|
||
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li>Edhe pa taksën Windows të përmendur më sipër, ende ju duhet të gjeni nëse
|
||
kompjuteri që dëshironi të blini funksionon nën Software të Lirë. Për të
|
||
përmirësuar informacionin se cili hardware është i përputhshëm, <a
|
||
href="https://www.fsf.org/news/fsf-and-debian-join-forces-to-help-free-software-users-find-the-hardware-they-need">FSF-ja dhe Debian tani bashkëpunojnë në zgjerimin dhe thellimin e bazës
|
||
së të dhënave mbi hardware-in, h-node</a> për t’i ndihmuar përdoruesit të njohin
|
||
dhe ndajnë me të tjerët informacione rreth kompjuterësh që punojnë me sisteme
|
||
operativë nga Software-i i Lirë.</li>
|
||
|
||
<li>Te lista jonë publike e postimeve, në Anglisht, po zhvillohet një diskutim rreth
|
||
metaforash të goditura për Software-in e Lirë. <a
|
||
href="https://lists.fsfe.org/pipermail/discussion/2014-September/010265.html">Hugo
|
||
Roy e filloi rrjedhën</a> me disa shembuj. Alessandro Rubini bëri disa <a
|
||
href="https://lists.fsfe.org/pipermail/discussion/2014-September/010295.html">vërejtje
|
||
kritike, duke dalë kundër metaforave të përmendura</a>. Sipas tij, nëse na duhet
|
||
një metaforë që u shpjegon Software-in e Lirë njerëzve, na duhet të qëndrojmë në
|
||
truallin e informacionit, e dijes që mund të përhapet pa kosto. Në një postim
|
||
tani së fundi, Guido Arnold-i njoftoi për rezultate të mira ndër fëmijë nga <a
|
||
href="https://lists.fsfe.org/pipermail/discussion/2014-October/010296.html">përdorimi
|
||
i analogjisë me recetat e gatimit</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Në Ditën e Lirisë së Software-it për këtë vit u përfshinë disa grupe vendorë
|
||
FSFE: Edgar Hoffmann organizoi një <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/fast_edi/?p=476">stendë informacioni përballë
|
||
bashkisë në Offenburg, dhe në mbrëmje një mini-konferencë për bashkësinë, me
|
||
biseda dhe konkursin tonë për Software-in e Lirë</a> (ne Gjermanisht, por plot
|
||
me fotografi).
|
||
Dominic Hopf, bashkërenduesi ynë për Hamburgun, mbajti një <a
|
||
href="http://blog.dmaphy.de/2014/09/software-liberty-is-like-security-in-it.html">fjalë
|
||
rreth F-Droid-it, në veprimtarinë e DLS-së në Kiel</a>, ndërsa Torsten Grote
|
||
i njohu njerëzit me F-Droid-in gjatë një veprimtarie për DLS-në në Berlin.
|
||
Të pranishëm në këtë veprimtari qenë Nermin Canik-u nga Stambolli dhe redaktori
|
||
i këtij buletini, për të biseduar me njerëzit rreth lirisë në fushën e software-it.
|
||
Më tej, Michael Stehmann mbajti një <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=1258">fjalë rreth Software-it të Lirë
|
||
dhe privatësisë, në një veprimtari për DLS-në në Këln</a> (në Gjermanisht).</li>
|
||
|
||
<li>Nga 13 deri më 15 tetor, FSFE-ja do të ketë një stendë në Linuxcon në
|
||
Dyselforf. Meqë mjaft veprimtarë të Software-it të Lirë do të jenë të pranishëm
|
||
që më parë, grupi ynë i Anëtarëve Shok nga Dyseldorfi i fton krejt përkrahësit
|
||
e Software-it të Lirë në banketin e 10 tetorit 2014, duke filluar nga ora
|
||
11:00 am, në bistronë <a
|
||
href="http://www.bistro-schwesterherz.de/">"Schwesterherz"</a>,
|
||
Bilker Allee 66, 40219 Dyseldorf. Pra, kohë shumë aktive për grupin tonë
|
||
vendor të atjeshëm, pas pjesëmarrjes në një veprimtari mbi kriptografinë,
|
||
për <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=1227">Komisionerin e Mbrojtjes së të
|
||
Dhënave dhe Lirisë së Informacionit</a> (në Gjermanisht) dhe <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=1247">organizimit të një stende në
|
||
festivalin e rrugës Zackk</a> (në Gjermanisht).</li>
|
||
|
||
<li>Guido Arnold përmbledh përfundimet e praktikës së FSFE-së në Esen, gjatë
|
||
të cilës ne diskutuam mbi <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/09/how-to-advocate-for-free-software-in-local-politics/">praktikat
|
||
më të mira për zhvillimin e veprimtarive përkrahëse në shkallë vendore</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Zhvilluesi i Software-it të Lirë, Matthew Garret, është “patundshmërisht
|
||
i bindur se Software-i i Lirë që nuk bën asgjë për të respektuar apo fuqizuar
|
||
përdoruesit është humbje absolute kohe”. Në <a href="http://mjg59.dreamwidth.org/32686.html">blogun e tij</a>
|
||
ai mbron idenë se na duhet të hartojmë software që nga zeroja, në mënyrë të
|
||
tillë që këto liri të furnizojnë përfitime të menjëhershme dhe të njëmendta
|
||
për përdoruesit tanë. Sipas tij, gjithçka tjetër përbën një dështim.</li>
|
||
|
||
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li>Guido Arnold raporton nga praktikat Teckids në FrOSCon9. Më tepër se 60
|
||
fëmijë, nga 9 deri 13 vjeç, morën pjesë në tri praktika të ndryshme mbi <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/09/teckids-workshops-at-froscon9-robots-python-games-and-blender/">robotët,
|
||
lojëra të shkruara me Python dhe Blenderin</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Max Mehl shpjegon <a
|
||
href="http://blog.mehl.mx/2014/setting-openstreetmap-as-default-in-thunderbird-contacts/">si
|
||
të përdoret Openstreetmap si parazgjedhje për kontaktet në Thunderbird</a> dhe <a
|
||
href="http://blog.mehl.mx/2014/birthday-calendar-with-owncloud-via-caldav/">si të
|
||
përdoren kontaktet për datëlindjet në ownCloud përmes një kalendari CalDAV</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Henri Bergius raporton lidhur me <a
|
||
href="http://bergie.iki.fi/blog/flowhub-kickstarter-delivery/">gjendjen e mjedisit
|
||
NoFlo për zhvillime</a>, një ndërfaqe përdoruesi për programime në Flow.</li>
|
||
|
||
<li>Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të shmangur pasjen punë me kartela
|
||
Microsoft Office. Sidoqoftë, në disa raste do të jeni të detyruar të merreni me
|
||
to. Kevin Keijzer dokumenton <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/09/12/ooxml/">hapat se si
|
||
të përfitoni maksimumin nga kartela Microsoft Office si përdoruesi Software-i
|
||
të Lirë</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Stazhieri ynë i tanishëm, Michele Marrali, shkroi një postim blogu rreth <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/puster/2014/09/08/freedom-and-openness-in-hardware/">se si
|
||
patentat, të drejtat e kopjimit dhe shenjat tregtare mund të përdoren për të promovuar
|
||
lirinë në projekte hardware-i</a>.</li>
|
||
|
||
</ul>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2>Aktivizohuni: Jepni mendimin tuaj rreth Manifestit mbi të Dhënat e Përdoruesit</h2>
|
||
|
||
<p>Është hedhur në qarkullim versioni 2 i <a href="https://userdatamanifesto.org/2.0/">Manifestit
|
||
mbi të Dhënat e Përdoruesit</a>. Synimi i këtij manifesti është të përkufizojë
|
||
të drejtat themelore të përdoruesve mbi të dhënat e tyre në epokën e Internetit:
|
||
të kontrollojnë aksesin në të dhënat e tyre (dhe tejtëdhënat), të dinë si dhe ku
|
||
ruhen të dhënat dhe të jenë të lirë të zgjedhin një platformë. Disa projekte po
|
||
punojnë tashmë për përkrahjen e manifestit, për t’u dhënë përdoruesve të tyre
|
||
këto të drejta! Tani për tani,
|
||
versioni 2 <a href="http://udm.branchable.com/index.en.html">është i botuar si
|
||
draft në një wiki që lejon komente publike</a>.</p>
|
||
|
||
<p>U kërkojmë krejt përkrahësve të Software-it të Lirë të japin mendimin e tyre
|
||
mbi manifestin, që të mund të përmirësohet më tej, dhe të mundemi të vendosim nëse
|
||
ne si FSFE duam ta përkrahim. Ju lutemi, jepni mendimin tuaj ju vetë, diskutojeni
|
||
manifestin <a
|
||
href="/contact/community.html">në listat tonë të diskutimeve</a>, dhe kërkojuni
|
||
mendimin organizmave të tjerë të Software-it të Lirë dhe edhe nëse do ta përkrahnin
|
||
në këtë formë.</p>
|
||
|
||
<p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
|
||
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
|
||
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/">FSFE</a></p>
|
||
<!--/e-content-->
|
||
|
||
</body>
|
||
<sidebar promo="about-fsfe">
|
||
<h3>Lajme nga FSFE-ja</h3>
|
||
<ul>
|
||
<li><a href="/news/">Njoftime Për Shtypin</a></li>
|
||
<li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinësh</a></li>
|
||
<li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
|
||
<li><a href="https://planet.fsfe.org/">Blogje Planet</a></li>
|
||
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime Mbi Software-in e Lirë</a></li>
|
||
</ul>
|
||
</sidebar>
|
||
<author id="kirschner" />
|
||
<date>
|
||
<original content="2014-10-06" />
|
||
</date>
|
||
<followup>donate</followup>
|
||
<tags>
|
||
<tag key="newsletter"/>
|
||
</tags>
|
||
|
||
</html>
|
||
<!--
|
||
Local Variables: ***
|
||
mode: xml ***
|
||
End: ***
|
||
-->
|