fsfe-website/news/nl/nl-201409.sq.xhtml

244 wiersze
14 KiB
HTML
Czysty Wina Historia

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-09-04" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Shtator 2014</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201409">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Shtator 2014</h1>
<div class="e-content">
<h2>Hyrje në Software-in e Lirë dhe çlirimin e kiberhapësirës</h2>
<p>Liria e fjalës, liria e shtypit, liria e organizimit, liria e asociimit,
dhe privatësia janë parakushte thelbësore për një Shoqëri të Lirë. Nëse një
nga këto liri mungon, është e vështirë të ruhen të tjerat. Për një shoqëri,
është e rëndësishme të mbrojë këto liri, veçanërisht kur merren parasysh
ndryshime themelore, të tilla si ai i sjellë nga kudogjendja e kompjuterave.
Ndryshime të tilla mund të kërcënojnë liritë e vjetra dhe të krijojnë nevojën
për të reja. Kështu që tani liria e software-it është kyçe për shpërndarjen
dhe baraspeshimin e pushtetit në shoqëri. FSFE-ja është e bindur se një shoqëri
e lirë lyp liritë që vetëm Software-i i Lirë mund ti ofrojë. Ja pse e mbrojmë
Software-in e Lirë.</p>
<p>Në 2010-n, shkruam artikullin <a
href="/freesoftware/society/democracy.html">"Demokracia e ka të domosdoshëm
Software-in e Lirë"</a>, ku u shpjegonim mesazhin e mësipërm politikanëve, në
ceremoninë e dorëzimit të medaljes Theodor-Heuss akorduar FSFE-së. Falë ekipit
të përkthyesve të FSFE-së, artikulli është i përkthyer në 15 gjuhë, dhe është
përhapur gjerësisht.</p>
<p>Prej muajit të kaluar, mesazhi i rëndësisë së Software-it të Lirë përcillet
edhe nga një video e shkurtër prej TEDx <a
href="https://www.fsf.org/blogs/rms/20140407-geneva-tedx-talk-free-software-free-society">&quot;Hyrje në Software-in e Lirë dhe çlirimin e kiberhapësirës&quot;</a> nga Richard
Stallman. Një rrugë e përshtatshme për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi domethënien
e Software-it të lirë dhe pse ka rëndësi. Na duhen më tepër njerëz që e kuptojnë
pse ka rëndësi Software-i i Lirë për një shoqëri të lirë, siç do ta tregojnë edhe
një herë tjetër shembujt vijues.</p>
<h2>Sllovakia ende i detyron përdoruesit të përdorin software jo të lirë</h2>
<p>Në 2012-n -- falë ish-stazhierit tonë Martin Husovec -- FSFE-ja, tok me
Institutin Europian Për Shoqërinë e Informacionit(EISi), u përfshi në
<a href="/campaigns/eura-slovakia/eura.html">një çështje kundër Autoriteteve
Tatimore Sllovake</a>. Siç shkruan shtazhieri i tanishëm i FSFE-së <a
href="http://blogs.fsfe.org/gera/2014/08/18/interesting-new-development-in-slovakia-fight-for-open-standards-continues-on-new-battleground/">
Matej Gera në blogun e tij</a> problemi me autoritetet sllovake që i detyrojnë
njerëzit të përdorin software jo të lirë vazhdon ende: sipas një rregulloreje
të re në Sllovaki, personat që kanë tokë bujqësore dhe dëshirojnë ta shesin atë
duhet së pari ta ofrojnë së pari në një faqe web të Ministrisë së Bujqësisë.
Që të mund të bëni ofertën te faqja web e Ministrisë, duhet të përdorni software
shtesë. Software-i në fjalë është pronësor dhe vetëm për Microsoft Windows,
dhe kjo është e vetmja rrugë -- nuk bëhet dot në letër. Nëse do të përpiqeshit
ta shisnit tojën ndryshe, do të shkelnit ligjin.</p>
<p>Kjo praktikë nuk është vetëm e papranueshme për përdoruesit e Software-it
të Lirë, por edhe e paligjshme në Sllovaki. Që prej 2008-s, ka një rregullore
të detyruar që u ndalon autoriteteve publike tu kërkojnë përdoruesve të përdorin
një sistem operativ të caktuar. Por sajti i Ministrisë qartazi nuk pajtohet
me këtë rregull. Organizmi jofitimprurës sllovak EISi i dërgoi një letër
Ministrisë së Bujqësisë, duke i bërë thirrje ti japë fund kësaj praktike. Nëse
nuk pajtohen me letrën dhe nuk do të furnizojnë një zgjidhje ndëroperative deri
në Tetor, EISi do ti drejtohet gjykatës për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve
sllovakë të software-it.</p>
<h2>I detyruar nga Mundësuesi i Shërbimit Internet të përdorësh një hardware të caktuar</h2>
<p>Nuk ka nevojë për shumë koment që në shoqërinë tonë, do të duhej të ishim në
gjendje të zgjidhnim lirisht pajisjet teknike që përdorim në shtëpitë tona, ashtu
siç zgjedhim orenditë ose libra e rafteve tona. Por përveç autoritetesh që na
detyrojnë të përdorim software jo të lirë, FSFE-së i duhet të përballet edhe me
kompani që duan të na detyrojnë të përdorim lloje të caktuar kompjuteri në shtëpi.
Në këtë rast, një nga kompjuterët më të rëndësishëm: rrugëzuesin, i cili duhet të
luajë rolin e një rojeje mes rrjetit tonë privat dhe internetit publik.</p>
<p>Në Gjermani, mundësuesit e shërbimit internet (ISP-të) i detyrojnë klientët e
tyre të përdorin lloje të caktuar hardware për tu lidhur në internet. Përdoruesit
e pajisjeve alternative nuk janë në gjendje të lidhen në internet përmes shërbimit
të këtyre ISP-ve. Tok me anëtarë të tjerë të bashkësisë së Software-it të Lirë,
ekipi ynë gjerman shkroi disa komente për një nga këto raste dhe kemi biseduar me
agjenci qeveritare, korporata dhe organizma të tjerë, lidhur me rrugëzuesit e
detyrueshëm.</p>
<p>Meqë kjo temë qe mbuluar kryesisht për Gjermaninë dhe në Gjermanisht, anëtari
i ekipit tonë gjerman, Max Mehl, i përmblodhi çështjet <a href="/activities/routers/routers.html">e këtij
rasti</a> dhe krijoi një <a href="/activities/routers/timeline.html">kronologji
të ngjarjeve më të rëndësishme që shpunë në këtë gjendje</a>. Shpresojmë që me
këtë informacion të mund të përkrahim të tjerë veprimtarë të Software-i të Lirë
anembanë rruzullit, që mund të përballen me probleme të ngjashme.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Për FSFE-së u fol dy herë në televizion muajt e fundit. Së pari,
bashkërenduesi ynë ligjor, Matija Šuklje, u intervistua nga RTV Slovenia për të
treguar sfidat e të sapoemëruarit komisioner i informacionit për Slloveninë
lidhur me punimin në re. Edhe pse FSFE-në e përkthyen si "Fondacioni për
programim të pakufizuar", qe hera e parë që FSFE-ja shfaqej në një televizion
slloven. Më pas, bashkërenduesi ynë austriak, Peter Bubestinger u gjend në Meksiko
Siti, për një seminar mbi arkivat, ku paraqiti shembuj formate kartelash dhe
depozitim afatgjatë të sendërtuar përmes Software-it të Lirë. Krejt seminari
u transmetua drejtpërsëdrejti, në spanjisht, në kanalin kombëtar të arsimit,
Televison Educativa. Videot i kanë ngarkuar gjithashtu në Youtube. <a href="http://www.youtube.com/watch?v=ggCvJ0dzqx4">Intervista me Peterin</a> fillon në 3h50m.</li>
<li>Guido Arnold botoi disa <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/08/free-software-in-education-news-july/">lajme
që lidhen me arsimin</a>, që mbulojnë gara programimi për të gjetur të çara
sigurie në Moodle, veprimtarë të Software-it të Lirë që vizitojnë shkolla në
Sllovaki, dhe të tjera lajme lidhur me arsimin.</li>
<li>Anëtarë të bashkësisë GNU dhe bashkëpunëtorë të tyre <a
href="https://www.fsf.org/blogs/community/gnu-hackers-discover-hacienda-government-surveillance-and-give-us-a-way-to-fight-back">kanë zbuluar hollësi mbi një program qeveritar survejimi të pesë
vendeve, të quajtur me emrin e koduar HACIENDA</a>. Po këta hackers kanë përpunuar
po ashtu një kundërmasë Software-i të Lirë për tu përballur me të.</li>
<li>Të pajisur me software-in e lirë GNU Radio, një grup shkencëtarësh është
lidhur, ka kontrolluar, dhe po përpiqet të rikapë një satelit të viteve 70
dhe ta rikthejë në një orbitë afër tokës. <a
href="https://www.fsf.org/blogs/community/free-software-in-space-gnu-radio-and-the-isee-3-spacecraft">Historia
pas tij</a> demonstron rëndësinë e zhvillimit, mirëmbajtjes dhe promovimit
të Software-it të Lirë.</li>
<li>Nga <a href="http://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<ul>
<li>Hugo Roy i hedh një sy asaj që pasqyrohet te <a href="https://hroy.eu/posts/whats-in-C-131_12/">&quot;e drejta për të qenë harruar&quot;</a> sipas Gjykatës Europiane të Drejtësisë.
Meqë e pat të vështirë ta lexonte, shkroi një version alternativ të direktivës.
Në një postim tjetër ai shpjegon <a
href="http://hroy.eu/posts/intro-defpubs/">arsyet pse e ndihmoi programuesin
e Software-it të Lirë për motorë kërkimi, Pablo Joubert, të botonte një artikull
mbrojtës</a> lidhur me përdorimin nga ana e motorëve të kërkimit të tabelave
hash me shpërndarje.</li>
<li>Ish-stazhierja jonë, Lucile Falgueyrac, shpjegon pse <a
href="https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2014/08/11/ttip-policy-laundering-a-few-reasons-for-free-software-communities-to-get-angry/">TTIP
&amp; CETA sjellin një dorë arsyesh që mbrojtësit e Software-it të Lirë të zemërohen</a>.
Sipas saj, tani është koha e përshtatshme për ti dërguar një mesazh të fuqishëm
Komisionit Europian, qeverive dhe shteteve që pastrimi i politikave, si
pastrimi i parave, nuk është një rrugë e ligjshme për ligjvënien, dhe as duhet
të jetë kurrë.</li>
<li>Stazhieri ynë i tanishëm, Bela Seeger <a
href="https://blogs.fsfe.org/seeger/2014/08/04/off-the-record-otr-messaging/">shkroi
një postim blogu mbi Shkëmbimin e Mesazheve Off-The-Record (OTR)</a>, duke qartësuar
domethënien dhe anët teknike të shkëmbimit "off-the-record" (OTR) të mesazheve
dhe duke hedhur dritë mbi mundësitë dhe sendërtimin e tyre në pajisje të ndryshme.
(Mund ta keni vënë re në këtë edicion që stazhierët e dikurshëm dhe të tanishëm
të FSFE-së janë goxha aktivë!)</li>
<li>Anëtarët tanë Shok kanë marrë pjesë në mjaft veprimtari. Nikos Roussos <a
href="http://www.roussos.cc/2014/08/13/fedora-flock-2014/">shkruan mbi
çastet kyçe për të në Konferencën e Kontribuesve të Fedora-s 2014</a>. Ai
përmend gjithashtu fjalën rreth projektit për laptopin Novena, që qe <a
href="http://lwn.net/Articles/608426/">përmbledhur në LWN</a>. Mario Fux dhe
Mirko Böhm raportojnë prej takimit të KDE-së në Randa, me rreth 50 veprimtarë
të Software-it të Lirë që përmirësojnë KDE-në. Për të sjellë ca përshtypje nga
takimi, Mirkua postoi një <a
href="http://creative-destruction.me/2014/08/28/the-kde-randa-video/">video
të shkurtër prej takimit në Zvicër</a>.</li>
<li>André Ockers, që po përditëson dhe përkthen në holandishte thuajse krejt
materialet e FSFE-së, <a href="https://blogs.fsfe.org/ao/">filloi të blogojë</a>.
Në Anglisht, Holandisht, Gjermanisht dhe Frëngjisht.</li>
<li>Kevin Keijzer, po nga Holanda, sjell një <a
href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/08/06/a-quick-overview-of-the-free-software-im-using/">përmbledhje të hollësishme të Software-it të Lirë që ai përdor</a>.</li>
<li>Daniel Pocock sjell një përditësim mbi <a
href="http://danielpocock.com/webrtc-what-works-what-doesnt">WebRTC-në, duke shpjeguar
çfunksionon dhe çfarë jo</a>.</li>
<li>Matija raporton rreth <a
href="http://matija.suklje.name/the-jamendo-experiment-week-1">eksperimentit
të vet me muzikën e lirë</a>, duke e vënë theksin te artistët e tij të parapëlqyer
që përdorin licenca Creative Commons për muzikën e tyre.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Përhapni fjalën mbi Ditën e Lirisë së Software-it</h2>
<p>Më 20 Shtator 2014, njerëz nga e gjithë bota kremtojnë Software-in e Lirë.
Organizatorët prej Software Freedom International njoftuan se regjistrimi për
veprimtaritë tani është i hapur. Për këtë ofrojnë një <a
href="http://wiki.softwarefreedomday.org/StartGuide">udhërrëfyes fillimi</a> me
ndihmëza dhe piketa rreth organizimit të ekipit të veprimtarisë suaj për DLS-në.
Nëse organizoni një veprimtari, ose thjesht dëshironi të përhapni informacione
rreth Software-it të Lirë në Ditën e Software-it të Lirë, mundeni gjithashtu:</p>
<ul>
<li>të porositni <a
href="/contribute/spreadtheword.html#promo-material">materiale
informative tonat të shtypura</a></li>
<li>të shpërndani <a
href="https://www.fsf.org/blogs/community/volunteers-translate-email-self-defense-guide-into-spanish-and-more">udhërrëfyesin e FSF-së për vetëmbrojtjen në email</a>, i cili tani është
gati në 11 gjuhë. (Gjatë protestës "Liri, jo Frikë" grupi ynë i Anëtarëve Shok
në Berlin shpërndau me qindra fletëpalosje të shtypura në versionin Gjermanisht,
të cilin mund ta porositni te ne.)</li>
<li>të ndani me të tjerët <a
href="https://www.fsf.org/blogs/rms/20140407-geneva-tedx-talk-free-software-free-society">videon
e Richard Stallman-it</a>, ose <a
href="/freesoftware/society/democracy.html">artikullin e përmendur më sipër</a>,
për tu shpjeguar miqve tuaj Software-in e Lirë.</li>
</ul>
<p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="http://www.fsfe.org">FSFE</a></p>
</div>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe">
<h3>Lajme nga FSFE</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Njoftime Shtypi</a></li>
<li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinesh</a></li>
<li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
<li><a href="http://planet.fsfe.org/">Blogje Planet</a></li>
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime Mbi Software-in e Lirë</a></li>
</ul>
</sidebar>
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2014-09-04" />
</date>
<followup>dhuroni</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->