Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

208 lines
12 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2014-06-04" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Qershor 2014</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201406">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së – Qershor 2014</h1>
<div class="e-content">
<h2>Siguria është e ndërvarur: Tani jemi të tërë përdorues të Gmail-it</h2>
<p newsteaser="yes">Shqetësoheni dhe kujdeseni për privatësinë dhe, ose paguani për një mundësues
email-i, ose mundet edhe që xhironi shërbyesin tuaj për email, për të ruajtur
autonominë, kontrollin dhe privatësinë e email-eve tuaj. Këtë e bëni ngase
dëshironi të siguroheni që asnjë nga kompanitë e mëdha të mos ketë kopje të
krejt email-it tuaj personal. Por, prapëseprapë, kjo nuk i pengon kompanitë e
tjera të fusin duart në të dhënat tuaja. Nuk mjafton thjesht të shqetësoheni
dhe kujdeseni për sigurinë tuaj, nëse po përpiqeni ta rrisni atë. Lypset të bindni
të tjerët, ata me të cilët shkëmbeni mesazhe, ta rritin sigurinë e tyre
gjithashtu: siç shprehet Jacob Appelbaum, <a
href="http://www.roussos.cc/2014/05/14/our-privacy-is-interdependent/">siguria
është e ndërvarur</a>.</p>
<p>Anëtari i bordit të FSF-së, Benjamin Mako Hill, pyeti veten se sa nga email-et
e tij kanë përfunduar në duart e kompanive të tilla si Google. Ndaj shkroi një
program për të kontrolluar dhe analizuar krejt email-et e tij që nga Prilli i
2004-s (koha kur u shfaq Gmail-i së pari). <a
href="http://mako.cc/copyrighteous/google-has-most-of-my-email-because-it-has-all-of-yours">Lexojeni
vetë se ç’zbuloi Beniamini</a>, ç’gjetën <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/05/27/were-all-gmail-users-now-pt-2">Karsten Gerloff-i i FSFE-së</a> dhe <a
href="http://hroy.eu/posts/gmail-most-email/">Hugo Roy</a>, kur kryen të njëjtën
provë, dhe pse të mos i provoni dhe ju vetë, për email-in tuaj, këto programthe?</p>
<h2>Ç’është ajo që keni në xhep, dritë dore apo spiun?</h2>
<p>Shumë programe që njerëzit instalojnë në pajisjet e tyre Android dhunojnë
sigurinë e tyre. Është bërë e rëndomtë që këto programe t’u kërkojnë
përdoruesve të pranojnë terma dhe kushte të cilat as nuk lexohen dot, që pasi
instalohen, munden të tregojnë se ku gjendet pajisja (dhe kështu edhe
përdoruesi) në atë çast, dhe që munden të hyjnë dhe të përdorin të dhëna
personale, të tilla si libër adresash të përdoruesit ose mesazhe të tij. Dhe
kështu, një gjë në dukje e pafajshme, fjala vjen një dritë dore në telefon,
mundet të dhunojë privatësinë e përdoruesit.</p>
<p>Për zotëruesit e pajisjeve celulare është e rëndësishme të kenë një shitore
programesh që ofron përjashtimisht Software të Lirë. Ngaqë kjo nënkupton se
kodi burim të mund të kontrollohet nga palë të pavarura nga tregtuesi, këto
mund të kontrollojnë se ç’bën vërtet një program, dhe të zbulojnë ose edhe
heqin drejtpërdrejt mekanizma të dëmshëm. Përfundimi do të ishte një vend që
ofron software me licenca të cilat i respektojnë të drejtat e përdoruesit, në
vend se t’i dhunojnë ato.</p>
<p>Muajt e fundit kemi parë se gjithnjë e më shumë njerëz shqetësohen lidhur
me software-in në pajisjet e tyre celulare. <a
href="https://blogs.fsfe.org/mk/consumer-protection-for-mobiles-is-it-a-torch-light-or-a-spy-in-your-pocket/">Redaktori i buletinit ka përmbledhur atë që po ndodh në kuadrin e
fushatës Çlironi Android-in Tuaj</a>, përfshi promovimin në Greqi, gjendjen
e përditësimeve dhe përkthimeve të fletëpalosjeve për F-Droid, një intervistë
me programuesin e F-Droid-it, dhe mbi pjesëmarrjen e tij në një veprimtari
të parlamentit gjerman mbi mbrojtjen e konsumatorit në sferën e telefonisë
celulare.</p>
<h2>Një tjetër makth sigurie: DRM</h2>
<p>Pas një <a href="http://lwn.net/Articles/584167/">zbatice të mundshme DRM-je
në Europë</a>, është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi rreth kësaj
çështjeje. Nuk mund të rrimë të heshtur kur disa kompani e përdorin
Administrimin Dixhital të Kufizimeve për të hartuar ligjet e tyre të të drejtave
të kopjimit, për të na kufizuar, dhe për të na dobësuar sigurinë tonë në TI. Mjaft
organizma, përfshi <a
href="https://www.eff.org/deeplinks/2014/05/how-drm-harms-our-computer-security">EFF-në</a>,
April-in, dhe ne, morën pjesë në <a
href="http://www.defectivebydesign.org/thanks-for-a-great-international-day-against-drm">Ditën
Kundër DRM-së</a>, të organizuar nga FSF-ja për të nxjerrë në pah rreziqet e
DRM-së. FSFE-ja e shfrytëzoi rastin për <a href="/news/2014/news-20140506-01.html">t’u
lidhur me Komisionin Europian përmes një Letre të Hapur mbi DRM-në në HTML5</a>.
Shpjeguam se DRM-ja bie ndesh drejtpërsëdrejti me interesat e shumicës së gjerë
të përdoruesve të Internetit kudo.</p>
<p>Vetëm pak ditë më pas bashkësia e Software-it të Lirë mori një lajm të hidhur
nga Mozilla: DRM-ja do të sendërtohet në Firefox (pjesa përkatëse quhet EME).
Reagimet shkojnë nga <a
href="https://www.fsf.org/news/fsf-condemns-partnership-between-mozilla-and-adobe-to-support-digital-restrictions-management">dënimi që i bën FSF-ja partneritetit mes Mozilla-s dhe Adobe-s</a>, te <a
href="https://hacks.mozilla.org/2014/05/reconciling-mozillas-mission-and-w3c-eme/">përligjja
e vendimit të saj nga vetë Mozilla</a> , te <a
href="https://leomca.github.io/2014/05/15/Mozilla-and-DRM.html">të tjerë që
e përkrahin</a>, dhe deri te <a
href="http://blogs.computerworlduk.com/open-enterprise/2014/05/whither-mozilla/index.htm">Glyn
Moody që kritikon përmes krahasimit të misionit të Mozilla-s me veprimin e saj
të fundit</a>. Si përherë, na intereson të dimë mendimin tuaj. Ç’mendoni rreth
vendimit të Mozilla-s dhe arsyetimit të saj? Ç’mund të bëjë bashkësia e Software-it
të Lirë si kundërpeshë të kësaj lëvizjeje? Na e bëni të ditur te <a
href="https://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/discussion">lista e diskutimeve
publike</a>.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Ekipi holandez i FSFE-së <a
href="https://blogs.fsfe.org/flx/2014/05/07/the-importance-of-free-software/">shkroi
një tekst të shkurtër &quot;Rëndësia e Software-it të Lirë&quot;</a> (mund
të lexohet edhe <a href="https://blogs.fsfe.org/flx/2014/05/07/het-belang-van-vrije-software/">
Hollandisht</a>) mbi rëndësinë e Software-it të Lirë dhe përfundimet e tyre për
entet rregullatore. Teksti nxjerr në pah pyetjen kyçe për shoqërinë tonë se
&quot;kush e kontrollon software-in?&quot;. &quot;Kur nuk e kontrollojmë ne
software-in që përdorim, na kontrollon ai ne. Dhe cilido që kontrollon
software-in, na kontrollon ne atëherë.&quot; Teksti mandej u përdor për të ndikuar
kandidatë të nënshkruajnë
<a
href="http://freesoftwarepact.eu">Paktin për Software të Lirë</a> - një projekt
i shoqatës <a href="http://www.april.org/">April</a> dhe i përkrahur nga mjaft organizma, përfshi
FSFE-në.</li>
<li>Grupe Anëtarësie Shok: Pas dy vjetësh pranie në Asamblenë e Përgjithshme të
FSFE-së, <a
href="http://www.roussos.cc/2014/04/30/athens-free-software-monthly-meetups/">Nikos
Roussos filloi tani takime vendore FSFE-je në Athinë</a>. Më tej, pamë <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/05/report-from-the-first-fellowship-meeting-in-wiesbaden/">takimin e parë të Anëtarësisë Shok në Wiesbaden</a>. Veç kësaj, grupe të reja po takohen
rregullisht tani e tutje në Zyrih dhe Këln.</li>
<li>Organizmi ynë vëlla, FSF-ja, akordoi <a
href="https://www.fsf.org/news/tehnoetic-wireless-usb-adapter-now-fsf-certified-to-respect-your-freedom">dëftesën Respekton Lirinë Tuaj (RYF) për kartën USB rrjeti pa fill, Tehnoetic TET-N150</a>.
Dëftesa RYF jepet për produkte që plotësojnë standardet e FSFE-së mbi lirinë,
kontrollin e tyre mbi produktin dhe privatësinë e përdoruesve. Vizitorët e stendës
së FSFE-së në FOSDEM mundet t’i kenë parë tashmë këto karta, të shitura në stendën
tonë nga Tiberiu C. Turbureanu.</li>
<li>Nga <a href="http://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:
<ul>
<li>Carsten Agger-i shpjegon se ç’duan të thonë lidhur me patentat e software-it
përfundimet e <a href="https://blogs.fsfe.org/agger/2014/05/26/elections-14-not-much-to-celebrate/">referendumit danez mbi gjykatën europiane të patentave dhe patentën e njësuar</a>.</li>
<li>Leena Simon botoi një sprovë mbi rëndësinë e autorësisë së ideve dhe rrjedhat e informacionit, me titull <a href="http://leena.de/standing-on-the-shoulders-of-free-culture/">&quot;Mbështetje në Supet e Kulturës së Lirë&quot;</a>.</li>
<li>Redaktori i këtij buletini shkroi mbi <a href="https://blogs.fsfe.org/mk/support-hardware-computing-platform-for-hackers-and-free-software-drivers-now/">platformën hardware Novena për hacker-a dhe përudhësit Software të Lirë</a> dhe dokumentoi hapat <a href="https://blogs.fsfe.org/mk/how-to-generate-a-new-wifi-password-the-mobile-friendly-way/">për krijimin e një fjalëkalimi të ri wifi sipas një mënyre të përshtatshme për pajisjet celulare</a>.</li>
<li>Henri Bergius kaloi tri ditë në veprimtarinë GNOME Developer Experience
<a href="http://bergie.iki.fi/blog/flowhub-gnome-dx/">duke u marrë me programim NoFlo
runtime-i për GNOME-n</a>.</li>
<li>Mario Fux shkroi se <a href="https://blogs.fsfe.org/mario/?p=231">bashkësia KDE e
Debianit ka nevojë për ndihmë</a>.</li>
<li>Stazhieri ynë i ri <a
href="https://blogs.fsfe.org/seeger/2014/05/23/linuxtag-2014/">Bela
Seeger</a> dhe anëtari i vjetër shok <a
href="https://blogs.fsfe.org/padams/?p=303">Paul Adams</a> raportojnë nga Linuxtag-u
në Berlin.</li>
<li>Ndërsa Konstantinos Boukouvalas shkroi mbi degë të LPI-së, <a
href="http://blogs.fsfe.org/boukouvalas/?p=556">openLabs-in dhe OSCAL-in, si edhe
për bashkësinë shqiptare të Software-it të Lirë</a>.</li>
</ul></li>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Përvoja juaj me burime programimi për fëmijë</h2>
<p>Veç <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/05/free-software-in-education-news-april/">botimit
të lajmeve mbi Software-in e Lirë në arsim</a> ekipi ynë për arsimin u jep
përgjigje mjaft pyetjeve nga njerëz që dëshirojnë të përdorin më tepër
Software të Lirë në arsim.</p>
<p>Meqë ekipit të arsimit i kanë ardhur kërkesa për burime të mira për t’u mësuar
programim fëmijëve, Guido Arnold-i mendoi se përgjigja (ose më mirë një përmbledhje
e përgjigjeve) mund të ishte me interes edhe për të tjerët. Ndaj e botoi <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/05/teach-programming-with-free-software/">përmbledhjen</a>. Për të përmirësuar pjesën e sajtin tonë për arsimin, ju lutemi të na jepni përshtypjet
dhe sugjerimet tuaja mbi këto burime. Sa ju pëlqejnë, a keni përvojë me ndonjë
prej tyre, ç’qe e mirë, ku patët probleme, dhe cilat burime kemi harruar?</p>
<p>Faleminderit krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarëve</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">Anëtarëve Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatave dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="http://www.fsfe.org">FSFE</a></p>
</div>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"><!--
<h3>Lajme nga FSFE</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Njoftime Shtypi</a></li>
<li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinesh</a></li>
<li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
<li><a href="http://planet.fsfe.org/">Blogje Planet</a></li>
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime mbi Software-in e Lirë</a></li>
</ul>
--></sidebar>
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2014-06-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
<tag>ayc</tag>
<tag>drm</tag>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->