Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

267 lines
16 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2014-02-04" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Shkurt 2014</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201402">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Shkurt 2014</h1>
<div class="e-content">
<h2>Një hap i madh përpara për Software-in e Lirë në Itali</h2>
<p>Më shumë administratë publike që përdor Software të Lirë do të thotë më
shumë para për zhvillimin e Software-it të Lirë dhe më pak probleme për
qytetarët që përdorin Software-in e Lirë për të komunikuar me autoritetet.
Në Janar, <a
href="https://fsfe.org/news/2014/news-20140116-01.en.html">qeveria italiane
e ka bërë Software-in e Lirë zgjidhjen parazgjedhje për administratën publike</a>.
Agjencia për Italinë Dixhitale ka botuar rregulla të reja, ku thuhet se krejt
organizmat qeveritare të vendit duhet të marrin në shqyrtim përdorimin e
Software-it të Lirë, përpara se të paguajnë licenca për programe pronësore.
Rregulli, i cili është diskutuar për më shumë se një vit, tani është ripohuar.
Carlo Piana, që mori pjesë te grupi i punës në emër të FSFE-s, <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/italy-posts-benchmark-open-vs-closed-software">shkroi</a>:
"Tani administratat publike nuk kanë më justifikime për të mos vepruar në
pajtim me udhëzimet. Nuk ka më justifikime, nuk ka më vend për interpretime të dykuptimta."</p>
<h2>Ç’kemi tjetër nga zona e administratave publike</h2>
<p newsteaser="yes">Së pari, lajmet e hidhura: Komisioni Europian
ende mohon kyçjen nga tregtuesi në rastin e tyre dhe <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/01/15/european-commission-still-in-denial-on-vendor-lock-in/">Karsten
Gerloff ofron arsye të mira</a> për të besuar se nuk janë seriozë rreth
përdorimit dhe përkrahjes së Formatit të Hapur për Dokumentet. Por pati
gjithashtu edhe një dorë hapash pozitive: Komisioni i Parlamentit Europian
për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme (LIBE), <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/improve-it-security-ep-demands-open-source">dëshiron
të përdorë më tepër Software të Lirë për sistemin e vet të ri TI</a>. Grupi i <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/ep-green/efa-use-open-source-secure-email">Të gjelbërve/ETA
në parlament filloi një program të vogël pilot</a> për të shtuar sigurinë
e e-mail-it, duke filluar me 10 laptopë me Debian GNU/Linux. Hapi tjetër
do të ishte të sigurohej buxhet për rastet kur nevojitet asistencë Software-i të Lirë,
ashtu siç bën Parlamenti me software jo të lirë.</p>
<p><a
href="https://joinup.ec.europa.eu/news/munich-open-source-switch-completed-successfully">
Qyteti i Mynihut e plotësoi me sukses migrimin e vet në GNU/Linux për
14800 PC</a>. Prej tyre është njoftuar se do të <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/munich-continue-open-source-advocacy-work">vazhdojnë
punën e tyre për përkrahjen e Software-it të lirë</a>. Sajti Joinup i Komisionit Europian njofton se <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/oss-use-dutch-town-lowers-it-cost-24-vs-peers">ente
të administratës publike në Holandë, që përdorin Software të Lirë,
shpenzojnë 24% më pak se sa ato që nuk përdorin</a>. Në Danimarkë bibliotekat publike
po kalojnë në GNU/Linux, dhe po kërkojnë sistem administrimi krejtësisht të lirë. Carsten Agger, bashkërenduesi ynë vendor për Århus/Danimarkë, <a
href="https://blogs.fsfe.org/agger/2014/01/07/bibos-admin-admin-system-for-gnulinux-to-be-presented-at-fosdem/">është përfshirë në realizimin e këtij sistemi</a>.</p>
<h2>Rrugëzues me detyrim: Rrjetet private duhet të jenë private!</h2>
<p>Në shtëpinë tuaj do të duhej të ishit në gjendje të përdornit një rrugëzues
të zgjedhur prej jush, që të keni më tepër kontroll në këtë pikëkalimi të
rrjetit tuaj privat në internet. Por në Gjermani ISP-të filluan t’i detyrojnë
përdoruesit të përdorin rrugëzues të caktuar, pa u dhënë kredencialet e hyrjes
në internet, për t’i përdorur me rrugëzues që kanë zgjedhur vetë. Tok me
vullnetarë të përkushtuar nga <a
href="https://openwrt.org/">OpenWRT</a>, <a
href="http://www.ipfire.org/">IPFire</a> dhe të tjerë, <a
href="https://blogs.fsfe.org/mk/?p=1163">FSFE-ja u mor me këtë çështje
gjatë 2013-s</a>, duke u dërguar një letër autoriteteve, dhe duke iu
përgjigjur 18 pyetjeve të hollësishme prej tyre. Mandej argumentet tona u mbuluan edhe
nga gazeta, revista dhe sajte lajmesh televizive gjermane.</p>
<p>Ç’arritëm? Marrëveshja e koalicionit të ri të qeverisë gjermane
thotë se janë kundër rrugëzuesve me detyrim, dhe që ISP-të duhet
të dërgojnë fjalëkalime dhe emra përdoruesish pa u kërkuar këto nga klientët.
Këto janë lajme të mira nga marrëveshja e koalicionit të ri. Stazhieri ynë
Max Mehl e përmblodhi punën tonë mbi rrugëzuesit me detyrim te një artikull
në blogun e tij <a
href="http://blog.max-mehl.com/2014/why-free-choice-of-routers-is-an-unnegotiable-must/">"Pse
zgjedhja e lirë e rrugëzuesit është e domosdoshme"</a>.</p>
<p>Por edhe pse marrëveshja e koalicionit mes CDU/CSU-së dhe SPD-së është
një përmirësim për Software-in e Lirë, kur krahasohet me atë të qeverisë
së mëparshme gjermane, ende ka
disa <a href="https://fsfe.org/news/2013/news-20131211-01.en.html">pika
kritike, të cilat ne i vumë në dukje në njoftimin tonë për shtyp</a> (në Gjermanisht, por Joinup botoi një
<a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/fsfe-german-coalition-should-prioritise-open-source">artikull të mirë në Anglisht për të</a>).</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Mund ta keni vënë re tashmë: Ekipi ynë web ka zbatuar një grafikë të re për
sajtin e FSFE-së. Hugo Roy <a
href="https://blogs.fsfe.org/hugo/2014/01/a-new-website-for-fsfe-org/">i bëri
të ditura planet e veta në fillim të muajit</a>. Dizajni i ri do ta bëjë përdorimin
e sajtit më të mirë në çdo ekran (celularësh të vegjël, celularë, celularë
të mëdhenj/tablete, laptopë, desktopë, çfarëdo që mund të vijë më vonë) dhe
do ta ripërdorim për www.,wiki.,planet.,fellowship., search. dhe, së fundi,
për blogs.fsfe.org. Autori ka dokumentuar <a href="/contribute/template">si
të përdoret dizajni i ri si gjedhe artikujsh</a>, dhe
<a href="/contribute/web/css.html">se si të përpunojmë CSS-në tonë me LESS</a>.</li>
<li><a href="http://mjg59.dreamwidth.org/29160.html">Matthew Garrett kritikon
marrëveshjen për kontribues të Canonical-it</a>. Instrumente të tjerë
akordimi të drejtash kopjimi, të tillë si
<a href="https://fsfe.org/activities/ftf/fiduciary.en.html">Fiduciary License Agreement e FSFE-së</a>
dhe akordimi i të drejtave të kopjimit për një projekt GNU,
u lejojnë zhvilluesve parandalimin e përdorimit të kodit të tyre në software
jo të lirë. Përkundrazi, marrëveshja me Canonical-in pohon shprehimisht
që kompania mund t’i japë kontributet e njerëzve sipas licencash jo të lira.
Nëse e vlerësoni lirinë e software-it, FSFE-ja ju këshillon të <strong>mos nënshkruani</strong>
marrëveshje që bëjnë të mundur shpërndarjen e kodit tuaj sipas licencash jo të lira.</li>
<li>Merrni mbrapsht 46.03€ për një licencë Microsoft Windows të papërdorur. Rui Miguel Silva
Seabra shpjegon në një seri <a
href="https://blog.1407.org/2014/01/10/got-my-windows-refund-and-so-can-you/">postimesh
blogu se si ia doli të marrë një rimbursim takse Windows-u në Portugali</a>.
Mund të na ndihmoni ta mbajmë <a
href="https://www.wiki.fsfe.org/WindowsTaxRefund">të përditësuar wiki-in
mbi Rimbursime të Taksës Windows</a>.</li>
<li>Përfaqësuesi i Anëtarëve Shok, Heiki "Repentinus" Ojasild dhe të tjerë
përkrahës të Software-it të Lirë <a
href="https://blogs.fsfe.org/repentinus/english/2014/01/27/a-short-excursion-into-the-estonian-language-and-its-corpus-planning-as-it-relates-to-free-software/">arritën të bindin
Institutin e Gjuhës Estoneze të bëjë dallimin mes Software-it të Lirë
dhe software-it falas</a>.</li>
<li>Grupe vendore: Carsten Agger, bashkërenduesi ynë i grupit vendor të Ahrusit
në Danimarkë, filloi <a href="http://www.modspil.dk/itpolitik/">të shkruajë në
blog rreth Software-it të Lirë dhe FSFE-së, në Danisht</a>. <a
href="https://blogs.fsfe.org/repentinus/english/2014/01/25/manchester-cryptoparty-on-dec-7-2013/">Grupi
vendor i FSFE-së në Mançester organizoi një Cryptoparty</a> dhe shpjegoi kodimin me kyçe publikë/privatë
përmes kyçjesh të njëmendta, kyçash dhe një ditari. Patëm <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2013/12/first-fellowship-meeting-in-aschaffenburg/">takimin tonë
të parë të Anëtarësisë Shok për Ashafenburgun</a>, dhe në <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/01/fellowship-meeting-rheinmain-in-frankfurt-jan-2014/">takimin
e Frankfurtit</a> veprimtarët vendorë të Software-it të Lirë diskutuan rreth <a
href="http://ilovefs.org">E dua Software-in e Lirë</a>, <a
href="http://documentfreedom.org">Ditës së Lirisë së Dokumenteve</a>, <a
href="/campaigns/pdfreaders/pdfreaders.html">PDFreaders</a>, <a
href="http://theydontwantyou.to">TheyDontWantYou.to</a>, veprimtarisë vendore
Fuxcon, dhe CryptoPartie-ve.</li>
<li>Lajme me interes rreth Software-it të Lirë në edukim mbulohen nga <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/01/free-software-in-education-news-december">
përditësimi i fundit i Guido Arnoldit</a>,</li>
<li>dhe një version i përditësuar i bisedës së Benjamin Mako Hill-it <a
href="http://mako.cc/copyrighteous/when-free-software-isnt-better-talk">"Kur
Software-i i Lirë nuk është më i miri" është gati më në fund</a>.</li>
<li>Nga <a href="http://planet.fsfe.org">grumbullimet prej planetit</a>: </li>
<ul>
<li><a href="http://danielpocock.com/debian-sip-federation">Debian.org
aktivizoi bashkëpunimin përmes SIP-it për krejt projektet e veta</a>. Për më tepër
Daniel Pocock përshkruan se sa e lehtë është të <a
href="http://danielpocock.com/webrtc-calling-firefox-android-chromium-linux">bësh një thirrje
telefonike prej një telefoni celular drejt një sistemi desktop duke përdorur WebRTC-në</a>.</li>
<li>Anëtari Shok Nr 1, Mario Fux, shkruan mbi <a
href="https://blogs.fsfe.org/mario/?p=189">takimet e 2014-s rreth
Software-it të Lirë në Randa/Zvicër, rreth disa temave KDE, Open Street Map, dhe përdorshmërisë</a>.</li>
<li>Cili është krijuesi i një figure, cilat janë kushtet e përdorimit të
saj, ku dhe kur u krijua? Këto të dhëna shpesh humbasin. Ish-zëvendëspresidenti i FSFE-së
Jonas Öberg dëshiron ta ndreqë këtë gjendje, dhe <a
href="http://commonsmachinery.se/2014/01/another-year-of-fellowship/">siguroi
financime edhe për një vit tjetër nga Shuttleworth Foundation për të vazhduar punën
mbi Commons Machinery</a>.</li>
<li>Mos po kërkoni për mënyra se si t’i lidhni fëmijët me teknologjinë?
Isabel Drost-Fromm-in e pyetën se si të arrihej kjo dhe <a
href="http://blog.drost-fromm.de/posts/children-tinkering.html">shkroi
rreth temës te "Children tinkering"</a>. Por bëni kujdes, siç edhe thotë
<a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/01/free-software-in-education-news-december/">citimi
prej lajmeve të Dhjetorit mbi arsimin</a>: Nëse fëmijët tuaj zënë e merren me <i>hacking</i>,
kompanitë mund të duan t’i punësojnë.</li>
<li><a
href="https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2014/01/21/ec-copyright-consulation/">Lucile
Falgueyrac organizoi një takim rreth konsultave të Komisionit Europian mbi
të drejtat e kopjimit</a> për të shkëmbyer njohuri rreth konsultës, dhe shkroi <a
href="https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2014/01/28/interview-rt-russia-today/">edhe
për intervistën e saj të parë televizive në Russia Today</a>.</li>
<li>Bashkësia KDE ka hedhur në qarkullim një version paraprak teknik të KDE 5
Frameworks të ardhshëm, <a
href="http://creative-destruction.me/2014/01/07/kde-frameworks-5-tech-preview-released-with-updated-threadweaver/">
Mirko Böhm përmbledh këtu ndryshimet</a>.</li>
<li>Tobias Platen shkroi rreth <a
href="https://blogs.fsfe.org/tobias_platen/2014/01/05/gnulinux-on-mobile-devices-and-single-board-computers/">GNU/Linux
në pajisjet celulare dhe kompjuterat me një bord të vetëm</a>.</li>
<li>Paul Boddie shkruan një artikull mbi <a
href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=635">"Python 3: Ju Pata
Thënë?"</a> ku shpjegohet pse për përdoruesit mund të jetë më e lehtë
të zgjedhin një tjetër teknologji, sesa të merren me versionin 3,</li>
<li>dhe redaktori i këtij buletini gjeti <a
href="http://blogs.fsfe.org/mk/memories-about-some-old-free-software-floppies-and-cds">disketat
dhe CD-të e vjetra me Software të Lirë</a>, dhe risolli në mend fillimet e tij me Software-in e Lirë.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Hidhuni në veprim: E doni Software-in e Lirë? Tregojeni!</h2>
<p>Software-i i Lirë na e lehtëson jetën e përditshme dhe bën të mundur që ne
të punojmë dhe të krijojmë në liri. Në shumë raste, nuk paguajmë për këto
mjete, dhe megjithatë i dërgojmë zhvilluesit njoftime të metash për ta
përmirësuar më tej software-in e tij. Më 14 Shkurt ju kërkojmë që t’ua
shprehni vlerësimin tuaj njerëzve që punojnë për Software-in e Lirë që përdorni.
Për shembull, mund të shkruani një "letër dashurie" që i tregon zhvilluesit të
një programi të dhënë pse e doni veprën e tij, të përfshini <a
href="/campaigns/ilovefs/2014/banners.html">stema ose banderola</a> në sajtin
tuaj, të shkruani një postim blogu rreth software-it tuaj të parapëlqyer, ose <a
href="https://mail.fsfeurope.org/pipermail/discussion/2014-January/009966.html">
na ndihmoni të mbledhim thënie</a> nga njerëz të njohur dhe nga ju vetë. Në "<a
href="http://ilovefs.org">ditën E dua Software-in e Lirë</a>"... është koha të
japim mbrapsht diçka nga sa na është dhënë.</p>
<p>Në Mançester, grupi ynë vendor po e kremton Software-in e Lirë me një
veprimtari njëjavore. Festivali "<a href="http://freeasinfreedom.org.uk/?page_id=88">E
dua Software-in e Lirë</a>" zhvillohet nga 3 deri më 8 Shkurt 2014 dhe
përqendrohet veçanërisht mbi Bitcoin, Wordpress, kodimin, dhe <a
href="/campaigns/android/android.html">Çlironi Android-in Tuaj</a>. Është një mundësi
e bukur për t’u njohur me njerëz me të njëjtat mendime, në atmosferën
e shkëlqyer të MadLab-it.</p>
<p>Një faleminderit për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">dhuruesit në shkallë korporate</a> që bëjnë të mundur veprën tonë,<br/>
<a href="/about/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="http://www.fsfe.org">FSFE</a></p>
</div>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"><!--
<h3>Lajme FSFE</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Njoftime Për Shtypin</a></li>
<li><a href="http://planet.fsfe.org/">Blogje Nga Planeti</a></li>
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime mbi Software-in e Lirë</a></li>
</ul>
--></sidebar>
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2014-02-04" />
</date>
<followup>dhuroni</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->