32 lines
2.7 KiB
HTML
32 lines
2.7 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
|
||
<html newsdate="2013-11-07">
|
||
<head>
|
||
<title>Rockstar vs. Google: Patentat mbi software-in si një licencë për kusari</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body>
|
||
<h1>Rockstar vs. Google: Patentat mbi software-in si një licencë për kusari</h1>
|
||
|
||
<p newsteaser="yes">Rockstar, një konsorcium kompanish i formuar për të grumbulluar disa patenta të nxjerra në shitje përmes procedurës së shpërbërjes së Nortel-it, <a href="http://arstechnica.com/tech-policy/2013/10/patent-war-goes-nuclear-microsoft-apple-owned-rockstar-sues-google/">ka paditur</a> Google-in dhe të tjera kompani për shtatë nga këto patenta.</p>
|
||
|
||
<p>FSFE-ja shprehu shqetësime serioze dhe <a href="https://fsfe.org/campaigns/swpat/nortel.en.html">u tërhoqi vëmendjen</a> rregullatorëve të konkurrencës pikërisht kundër një skenari të tillë në Dhjetor të 2011-s. Ca kohë më parë, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara pat vendosur caqe mbi një tjetër transaksion të ngjashëm: Blerësit e paketës së patentave të kompanisë së software-it Novell iu desh të pranojnë caqet mbi gjërat që mund të bënin me ato patenta. Në mënyrë të veçantë, atyre u parandalohej t’i përdornin ato kundër Software-i të Lirë.</p>
|
||
|
||
<p>Por kur Rockstar-i bleu patentat e Nortel-it, gjëra qenë ndryshe. Cilatdo qofshin premtimet, në pastë, që entet rregullatore të SHBA-ve ia dolën të përftojnë prej kompanive që përbëjnë Rockstar-in - Microsoft-i, Apple-i, RIM-i, Ericsson-i, dhe Sony-i - janë qartazi të paefektshme. Madje është raportuar që CEO-ja i Rockstar-it <a href="http://arstechnica.com/tech-policy/2013/10/patent-war-goes-nuclear-microsoft-apple-owned-rockstar-sues-google/">ka deklaruar publikisht</a> se nuk e ndjen veten të lidhur prej ndonjë angazhimi të tillë. Përfundimi është një çështje penale krejtësisht e parashikueshme ku një kompani ndërmjetëse përdor patenta të përgjithshme, të hapërdara, me qëllim që të dëmtojë një konkurrent.</p>
|
||
|
||
<p>"Patentat mbi software-in, në më të mirin e rasteve, janë një risk i rrezikshëm për bizneset," shprehet Carlo Piana, Këshilltari i Përgjithshëm i FSFE-së. "Në tregjet tejet konkurruese si ai i pajisjeve celulare, ato janë në thelb një licencë për kusari."</p>
|
||
|
||
<p>Ky rast nxjerr në pah nevojën që rregullatorët të monitorojnë nga afër transaksionet me patentat, dhe të analizojnë me kujdes pasojat e tyre. Çështje penale si kjo i mbytin risitë dhe vendosin një taksë private mbi kompanitë produktive.</p>
|
||
|
||
</body>
|
||
<tags>
|
||
<tag>front-page</tag>
|
||
<tag>software-patents</tag>
|
||
</tags>
|
||
<timestamp></timestamp>
|
||
</html>
|
||
<!--
|
||
Local Variables: ***
|
||
mode: xml ***
|
||
End: ***
|
||
-->
|