fsfe-website/news/2013/news-20130703-01.sq.xhtml

252 líneas
15 KiB
HTML
Original Blame Histórico

Este archivo contiene caracteres Unicode ambiguos

Este archivo contiene caracteres Unicode que pueden confundirse con otros caracteres. Si crees que esto es intencional, puedes ignorar esta advertencia. Usa el botón de Escape para revelarlos.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-07-03">
<head>
<title>Zgjedhjet parlamentare në Gjermani: Pozicionet e partive lidhur me Software-in e Lirë</title>
</head>
<body>
<h1>Zgjedhjet parlamentare në Gjermani: Pozicionet e partive lidhur me Software-in e Lirë</h1>
<p newsteaser="yes">
Sot, Free Software Foundation Europe boton pyetjet e veta lidhur me
Software-in e Lirë dhe zgjedhjet, referuar atyre parlamentare gjermane
të kësaj vjeshte, që do të zhvillohen më 22 Shtator. Pyetjeve që mbulonin
çështje si kontrolli i përdoruesve mbi pajisjet e tyre elektronike,
dhënia publikut e programeve të kompjuterave të financuar nga paraja publike,
si Software i Lirë, dhe patentat mbi software-in, u janë përgjigjur krejt
partitë politike.
</p>
<p>
Nga përgjigjet është e qartë se shumica e partive tani dinë më tepër
rreth Software-it të lirë, se sa dinin në të kaluarën. Më poshtë vijon
përkthimi -- <a href="/contribute/translators/translators.html">i bërë
nga vullnetarë të FSFE-së</a> -- i përmbledhjes së FSFE-së dhe një
vlerësim i <strong><a
href="/campaigns/askyourcandidates/201309-germany-bundestagswahl.html">krejt
përgjigjeve</a></strong>. Për më tepër, FSFE-ja i nxit veprimtarët e
Software-it të Lirë t’i përdorin këto pyetje si frymëzim për pyetjet e
tyre ndaj kandidatëve në nivel vendor apo federal.
</p>
<p>
Së pari, diçka të pëlqyeshme: SPD, të Gjelbrit dhe partia e Piratëve,
Linke dhe Votuesit e Lirë dëshirojnë që software-i e zhvilluar
me financim nga administrata publike të jepet për publikun
sipas licencash të lira. SPD-ja pohon se "software-i i financuar
publikisht do të duhej të ishte i passhëm për publikun e përgjithshëm
sa më gjerë të jetë e mundur". Të Gjelbrit në manifestin e tyre kërkojnë
hedhjen në qarkullim të programeve të tilla nën trajtën e Software-it
të Lirë (shihni <a
href="https://wiki.fsfe.org/WahlUndParteiprogrammeDeutschland">përmbledhjen
e FSFE-së mbi zgjedhjet në Gjermani dhe manifestet e partive</a>
(në Gjermanisht)). Në përgjigjen e tyre ata e përligjin këtë kërkesë
me përfitime si "potenciale më të mëdha dhe më të qëndrueshëm novacioni,
shtrirjen e zotësisë në përdorimin e software-it, por edhe përparësitë
në çështje të sigurisë". Ata kritikojnë vazhdimisht migrimin e
Ministrisë së Jashtme prej Software-it të Lirë. Si Partia e Piratëve,
ashtu edhe Partia e Majtë, mbrojnë idenë e hedhjes në qarkullim publik
të krejt software-it dhe lëndës së financuar nga shteti. FDP-ja nuk e
trajton drejtpërdrejt pyetjen, por në përgjithësi pretendon të "marrë në
konsideratë si software-in pronësor, ashtu edhe atë të Lirë" për
prokurimet publike.
</p>
<p>
CDU-ja nga ana e vet e vë gishtin te "kufizime të ligjit të buxhetit" kur
vjen puna për publikimin dhe shpënien përpara të Software-it të Lirë nga
administrata publike. Në përgjigjen e tyre, ata i referohen një paragrafi
te Bundeshaushaltsordnung (BHO § 63 para. 2). Qeveria federale megjithatë
deklaron sa vijon në dokumentin ligjor shoqërues të
the <a
href="http://www.cio.bund.de/DE/Architekturen-und-Standards/Migrationsleitfaden-und-Migrationshilfen/migrationsleitfaden_node.html">udhëzimeve mbi migrimin (në Gjermanisht)</a>: Ky
paragraf "nuk përbën kufizim për përhapjen e software-it" (f. 41) dhe
"në rastin praktikisht më të rëndësishëm, zhvillimin e mëtejshëm të
software-it të licencuar sipas GPL-së, një autoritet publik mund të
ndajë me palë private pjesët e zhvilluara prej tij, pa kërkuar
pagesa licence" (f. 43). Në kontrast me sa më sipër, këto udhëzime
nxjerrin në pah një problem te shpërndarja falas për palë private,
e cila synon zhvillimin e software-it të ri ose vazhdimin e zhvillimit
të software-it jo <em>copyleft</em>. Ia vlen të vihet në dukje se gjatë
tetë vjetëve të shkuar në qeverisje, CDU-ja nuk e ka përmirësuar ligjin
BHO, nëse e percepton si problematik. Më tej, CDU/CSU deklarojnë se
në çdo rast, do të duhej parë "nëse modifikimet e dukshme të software-it
do të lejonin të përdorej për qëllime të jashtëligjshme" dhe nëse do të
ishte kështu, software-i nuk do të duhej hedhur në qarkullim publik.
</p>
<p>
<a href="https://blogs.fsfe.org/mk/?p=1031">Mospranimi i hedhjes në
qarkullim të një versioni GNU/Linux të software-it ElsterFormular për
taksat (në Gjermanisht)</a> gjen mungesë të kuptuari, keqardhje dhe
kriticizmit nga ana e partive. FDP-ja e vë gishtin te pavarësia nga
platformat e versionit të ardhshëm të Elsteronline-it, i cili nuk do
të ketë nevojë për Java-n që të xhirojë. Prapëseprapë, atyre u vjen
keq që Elsterformular-i nuk është i passhëm në një version të pavarur
nga platforma. Votuesit e Lirë e perceptojnë varësinë e tanishme nga
platforma si të pakuptueshme nën dritën e sigurisë së sistemit. Varësia
nga një kompani e vetme zhvillimi sistemesh operative është e papranueshme
për SPD-në dhe ata duan të angazhohen për "të bërë software përkatës edhe
për sisteme operative alternative". Të Gjelbrit dëshirojnë të mbrojnë
mundësinë e përdorimit të ElsterFormular-it nga përdoruesit e sistemeve
operative të Lira. Partia e Majtë e ngre zërin në kriticizmin e vet:
"Ofrimi i Elster-Formular-it vetëm për Microsoft Windows dhe mospranimi
për të hedhur në qarkullim versione për GNU-Linux dhe Mac OS X nga Bayerisches
Landesamt für Steuern (administrata bavareze e taksave), në dorë të të
cilës është zhvillimi, është i papranueshëm." Piratët kërkojnë hedhjen në
qarkullim publik të software-it edhe pse mund të jetë me cilësi të dobët
dhe të dokumentimit të tij sipas një licence të Lirë, për t’u lejuar të
tjerëve zhvillimin e mëtejshëm të software-it.
</p>
<p>
Të gjitha partitë pajtohen me idenë se autoritetet do të duhej të kërkonin
tërë të drejtat (hyrje në kodin burim, të drejtën për zhvillim të mëtejshëm
(edhe nga palë të treta), të drejtën për t’ua shpërndarë software-in të
tjerëve) kur kontraktojnë zhvillim software-i. FDP-ja pohon: "Kjo krijon
pavarësi nga prodhuesi, besueshmëri strategjike dhe liri zgjedhjeje kur
përzgjidhet një mundësues shërbimesh." SPD-ja dhe të Gjelbrit i përligjin
kryesisht kërkesat e tyre nga këndvështrimi i sigurisë së TI-s. Sipas
Linke-s, shteti "duhet të sigurojë maturi mbi mënyrën se si shpërndahet
software-i dhe përdorimin e kësaj maturie për interesin e përbashkët".
CDU-ja i jep "që në fillim rëndësi të veçantë [...] mundësisë së zhvillimit
të mëtejshëm të software-it" në të ardhmen. Piratët dhe të Gjelbrit vënë në
dukje që të drejtat e përdorimit qeveritar janë kusht i nevojshëm për
publikimin e software-it të administratës publike sipas një licence të Lirë,
siç kërkohet prej partive. Votuesit e Lirë deklarojnë që ata do të shihnin
mundësinë e vendosjes së gjobave për zyrtarë dhe nëpunës që nënshkruajnë
kontrata pa këto të drejta përdoruesi.
</p>
<p>
Të pyetura rreth kontrollit mbi pajisjet celulare, partitë kryesisht
përqendrohen në anët e mbrojtjes së të dhënave. SPD-ja sheh "sfida veçanërisht
për sa i përket të drejtës së vetë-vendosjes informative". Të Gjelbrit, Linke,
Piratët dhe SPD-ja kërkojnë teknologji miqësore ndaj mbrojtjes së të dhënave,
si një përmirësim fillestar ("Mbrojtje të dhënash përmes teknologjish"), ndërsa
CDU-ja/CSU-ja, FDP-ja dhe Votuesit e Lirë synojnë një edukim më të mirë të
qytetarëve për këto çështje. Por partitë nuk i përgjigjen pyetjes rreth
të drejtave që do të duhej të kishin përdoruesit mbi software-in e këtyre
pajisjeve pyetje që, për shembull, bëhet nga <a
href="/campaigns/android/android.html">fushata FreeYourAndroid.org</a> e FSFE-së.
</p>
<p>Lidhur me subjektin <a
href="/campaigns/generalpurposecomputing/secure-boot-analysis.html">"Nisje
e Sigurt"</a> të tëra partitë janë në një mendje: <a
href="/news/2012/news-20121120-01.html">Dokumenti i qeverisë
federale</a> përmban kërkesa të rëndësishme të cilat ato duan
t’i përkrahin dhe sendërtojnë. "Me sendërtimin e Nisjes së Sigurt,
zotëruesve të pajisjeve TI u kufizohet mundësia e kontrollit
tërësor mbi lëndën dhe zbatimet", shkruan Partia e Majtë. FDP-ja
dëshiron të "sigurohet që përdoruesit mund të marrin një vendim mbi
pajisjet e tyre duke qenë të informuar", dhe CDU-ja dëshiron të ndjekë
këtë çështje në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në përgjigjen e
tyre të hollësishme Piratët shkruajnë: "Sistemet të cilët ua pengojnë
përdoruesve instalimin e një software-i të dhënë, janë të papranueshme
politikisht dhe ekonomikisht. Kjo shpie pashmangshmërisht në promovim
oligopolesh ose monopolesh në tregun e software-it. Por më e rëndësishme
është rëndësia shoqërore dhe politike e kontrollit mbi sistemet TI [....]".
Të Gjelbrit kanë dyshime mbi se si do t’i vërë në jetë direktivat e
dokumentit qeveria "me lidhje të thella me shërbimet Microsoft" dhe SPD-ja
kërkon një "nismë në shkallë europiane [...] që të lejojë që këto synime
të jenë jo vetëm shprehje dëshirash politike, por që atyre të mos iu
ndahen."</p>
<p>Me përjashtim të CDU-së dhe Votuesve të Lirë, krejt partitë politike
përkrahin licencimin pa pagesë të standardeve. Të Gjelbrit vënë në dukje
kërkesën e tyre në <a
href="http://www.bundestag.de/internetenquete/">Enquete Kommission
"Internet und Digitale Gesellschaft" (EIDG, komisioni i vëzhgimeve
lidhur me internetin dhe shoqërinë dixhitale)</a> me të cilën dëshirojnë
ta vënë administratën publike nën detyrimin që ta përshpejtojë bërjen e
sistemeve të saj TI të ndërveprueshëm dhe jetëgjatë ", që të jenë të
pavarur nga interesat e aktorëve individualë të tregut në zhvillimin e
mëtejshëm të sistemeve." Kriticizmi për SAGA-n, udhëzimet gjermane për
standardet TI në organizmat qeveritare federale, vjen nga Partia e Majtë
dhe Piratët. Partia e Majtë nuk sheh te specifikimet pa kufizime dhe
pagesa licencash impuls për sendërtim në rritje të Software-it të Lirë.
"Mbi këtë lypset vullnet aktiv politik dhe veprim proaktiv i qeverisë
federale", thotë Linke. Piratët kritikojnë faktin që formati ODF te SAGA
është vetëm një rekomandim, çka shpie në faktin "që formate nga software
jo i lirë dhe formate të mbyllur mund të përdoren ende në praktikën
administrative." Për këtë arsye, ata e konsiderojnë SAGA thjesht një
"tigër prej letre".</p>
<p>Për fat të keq CDU-ja nuk sheh ndonjë problem te <a
href="/campaigns/pdfreaders/pdfreaders.html">reklamat në sajte të
administratës publike</a> për software jo të lirë, për sa kohë që reklama
të tilla i shërbejnë përdorshmërisë. Partitë e tjera nuk e pranojnë këtë
lloj reklamash, dhe duan t’i parandalojnë ato në të ardhmen. Të Gjelbrit
në përgjigjen e tyre i referohen kërkesës së tyre "Reklamat për software
pronësor në sajtet e ministrive federale dhe administratës publike"
(nr protokolli për versionin në letër 17/8951) në të cilën trajtuan këtë
problem, dhe diskutimin vijues mbi këtë subjekt në këshillin e planifikimit
TI. Votuesit e Lirë ofruan ndihmën e tyre për zgjidhje në nivel bashkiak.</p>
<p>Puna e vazhdueshme e FSFE-së kundër patentave mbi software-in jep
efekte: Sot krejt partitë në shkallë federale pajtohen me idenë se patentimi
i software-it do të duhej kufizuar me efektivitet. Për këtë ato i referohen
<a
href="/news/2013/news-20130612-01.html">kërkesës nga ana e krejt grupeve
parlamentare, të titulluar "Të sigurohet konkurrenca dhe dinamika e risive
në sektorin e software-it - kufizoni me efektivitet patentimin e programeve
të kompjuterit"</a>.</p>
<p>
CDU-ja/CSU-ja është përgjithësisht pro përdorimit të "Lojërave Serioze", pra
lojërave didaktike me synim parësor dhënien e dijeve në mënyra zbavitëse, në
shkolla dhe universitete, dhe ka në mendje dhënien e këtyre lojërave për
publikun sipas një licence të Lirë. FDP-ja dëshiron që programimit t’i afrohen
më tepër fëmijë dhe që "të bëhet e mundur që ndihmuesit e mësimdhënies, që
blihen rishtas, të mund të përdoren në të gjitha platformat". Votuesit e Lirë
dëshirojnë të promovojnë Software-in e Lirë në sektorin bashkiak. Të Gjelbrit
kërkojnë veçanërisht një praktikë të qëndrueshme prokurimesh për software-in
e financuar nga sektori publik, vazhdojnë të kritikojnë hapat prapa, të tillë
si <a
href="/news/2011/news-20110511-01.html">ai i Ministrisë së Jashtme</a> dhe duan
të japin shembulin e mirë duke hedhur në qarkullim për publikun software-in
e tyre ("betatext"). Linke e sheh Software-in e Lirë në kontekstin e ekonomisë
së pronës së përbashkët dhe përsiat rreth rrugësh financimi të zhvillimit të
Software-it të Lirë, p.sh. duke përdorur një pjesë të pagesave për transmetime
radio-televizive. SPD-ja dëshiron që së pari të promovojë Software-in e Lirë
në administratë. Në komisionin e vëzhgimeve mbi internetin dhe shoqërinë
dixhitale (EIDG) partia ka kërkuar që shteti do të duhej "të jepte subvencione
për analizën e përdorshmërisë dhe përmirësimin e të qenët miqësor me përdoruesin
të projekteve të përzgjedhura".
</p>
<ul>
<li><a href="/campaigns/askyourcandidates/askyourcandidates.html"> Më tepër
intervista të lidhura me zgjedhjet</a> të kryera nga Free Software Foundation
Europe dhe <a
href="/campaigns/btw09/btw09.html"> botime rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare
gjermane</a>.</li>
<li>Referenca ndaj Software-it të Lirë në <a
href="https://wiki.fsfe.org/WahlUndParteiprogrammeDeutschland">manifeste
partiake dhe zgjedhore në Gjermani (Gjermanisht)</a>.</li>
</ul>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag>askyourcandidates</tag>
<tag>de</tag>
<tag>bundestagswahl</tag>
<tag>politicians</tag>
<tag>public administration</tag>
</tags>
<timestamp></timestamp>
<translator>Martin Gollowitzer</translator>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->