|
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
|
|
<html newsdate="2013-07-03">
|
|
<head>
|
|
<title>Zgjedhjet parlamentare në Gjermani: Pozicionet e partive lidhur me Software-in e Lirë</title>
|
|
</head>
|
|
|
|
<body>
|
|
<h1>Zgjedhjet parlamentare në Gjermani: Pozicionet e partive lidhur me Software-in e Lirë</h1>
|
|
|
|
<p newsteaser="yes">
|
|
Sot, Free Software Foundation Europe boton pyetjet e veta lidhur me
|
|
Software-in e Lirë dhe zgjedhjet, referuar atyre parlamentare gjermane
|
|
të kësaj vjeshte, që do të zhvillohen më 22 Shtator. Pyetjeve që mbulonin
|
|
çështje si kontrolli i përdoruesve mbi pajisjet e tyre elektronike,
|
|
dhënia publikut e programeve të kompjuterave të financuar nga paraja publike,
|
|
si Software i Lirë, dhe patentat mbi software-in, u janë përgjigjur krejt
|
|
partitë politike.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Nga përgjigjet është e qartë se shumica e partive tani dinë më tepër
|
|
rreth Software-it të lirë, se sa dinin në të kaluarën. Më poshtë vijon
|
|
përkthimi -- <a href="/contribute/translators/translators.html">i bërë
|
|
nga vullnetarë të FSFE-së</a> -- i përmbledhjes së FSFE-së dhe një
|
|
vlerësim i <strong><a
|
|
href="/campaigns/askyourcandidates/201309-germany-bundestagswahl.html">krejt
|
|
përgjigjeve</a></strong>. Për më tepër, FSFE-ja i nxit veprimtarët e
|
|
Software-it të Lirë t’i përdorin këto pyetje si frymëzim për pyetjet e
|
|
tyre ndaj kandidatëve në nivel vendor apo federal.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Së pari, diçka të pëlqyeshme: SPD, të Gjelbrit dhe partia e Piratëve,
|
|
Linke dhe Votuesit e Lirë dëshirojnë që software-i e zhvilluar
|
|
me financim nga administrata publike të jepet për publikun
|
|
sipas licencash të lira. SPD-ja pohon se "software-i i financuar
|
|
publikisht do të duhej të ishte i passhëm për publikun e përgjithshëm
|
|
sa më gjerë të jetë e mundur". Të Gjelbrit në manifestin e tyre kërkojnë
|
|
hedhjen në qarkullim të programeve të tilla nën trajtën e Software-it
|
|
të Lirë (shihni <a
|
|
href="https://wiki.fsfe.org/WahlUndParteiprogrammeDeutschland">përmbledhjen
|
|
e FSFE-së mbi zgjedhjet në Gjermani dhe manifestet e partive</a>
|
|
(në Gjermanisht)). Në përgjigjen e tyre ata e përligjin këtë kërkesë
|
|
me përfitime si "potenciale më të mëdha dhe më të qëndrueshëm novacioni,
|
|
shtrirjen e zotësisë në përdorimin e software-it, por edhe përparësitë
|
|
në çështje të sigurisë". Ata kritikojnë vazhdimisht migrimin e
|
|
Ministrisë së Jashtme prej Software-it të Lirë. Si Partia e Piratëve,
|
|
ashtu edhe Partia e Majtë, mbrojnë idenë e hedhjes në qarkullim publik
|
|
të krejt software-it dhe lëndës së financuar nga shteti. FDP-ja nuk e
|
|
trajton drejtpërdrejt pyetjen, por në përgjithësi pretendon të "marrë në
|
|
konsideratë si software-in pronësor, ashtu edhe atë të Lirë" për
|
|
prokurimet publike.
|
|
</p>
|
|
|
|
|
|
<p>
|
|
CDU-ja nga ana e vet e vë gishtin te "kufizime të ligjit të buxhetit" kur
|
|
vjen puna për publikimin dhe shpënien përpara të Software-it të Lirë nga
|
|
administrata publike. Në përgjigjen e tyre, ata i referohen një paragrafi
|
|
te Bundeshaushaltsordnung (BHO § 63 para. 2). Qeveria federale megjithatë
|
|
deklaron sa vijon në dokumentin ligjor shoqërues të
|
|
the <a
|
|
href="http://www.cio.bund.de/DE/Architekturen-und-Standards/Migrationsleitfaden-und-Migrationshilfen/migrationsleitfaden_node.html">udhëzimeve mbi migrimin (në Gjermanisht)</a>: Ky
|
|
paragraf "nuk përbën kufizim për përhapjen e software-it" (f. 41) dhe
|
|
"në rastin praktikisht më të rëndësishëm, zhvillimin e mëtejshëm të
|
|
software-it të licencuar sipas GPL-së, një autoritet publik mund të
|
|
ndajë me palë private pjesët e zhvilluara prej tij, pa kërkuar
|
|
pagesa licence" (f. 43). Në kontrast me sa më sipër, këto udhëzime
|
|
nxjerrin në pah një problem te shpërndarja falas për palë private,
|
|
e cila synon zhvillimin e software-it të ri ose vazhdimin e zhvillimit
|
|
të software-it jo <em>copyleft</em>. Ia vlen të vihet në dukje se gjatë
|
|
tetë vjetëve të shkuar në qeverisje, CDU-ja nuk e ka përmirësuar ligjin
|
|
BHO, nëse e percepton si problematik. Më tej, CDU/CSU deklarojnë se
|
|
në çdo rast, do të duhej parë "nëse modifikimet e dukshme të software-it
|
|
do të lejonin të përdorej për qëllime të jashtëligjshme" dhe nëse do të
|
|
ishte kështu, software-i nuk do të duhej hedhur në qarkullim publik.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
<a href="https://blogs.fsfe.org/mk/?p=1031">Mospranimi i hedhjes në
|
|
qarkullim të një versioni GNU/Linux të software-it ElsterFormular për
|
|
taksat (në Gjermanisht)</a> gjen mungesë të kuptuari, keqardhje dhe
|
|
kriticizmit nga ana e partive. FDP-ja e vë gishtin te pavarësia nga
|
|
platformat e versionit të ardhshëm të Elsteronline-it, i cili nuk do
|
|
të ketë nevojë për Java-n që të xhirojë. Prapëseprapë, atyre u vjen
|
|
keq që Elsterformular-i nuk është i passhëm në një version të pavarur
|
|
nga platforma. Votuesit e Lirë e perceptojnë varësinë e tanishme nga
|
|
platforma si të pakuptueshme nën dritën e sigurisë së sistemit. Varësia
|
|
nga një kompani e vetme zhvillimi sistemesh operative është e papranueshme
|
|
për SPD-në dhe ata duan të angazhohen për "të bërë software përkatës edhe
|
|
për sisteme operative alternative". Të Gjelbrit dëshirojnë të mbrojnë
|
|
mundësinë e përdorimit të ElsterFormular-it nga përdoruesit e sistemeve
|
|
operative të Lira. Partia e Majtë e ngre zërin në kriticizmin e vet:
|
|
"Ofrimi i Elster-Formular-it vetëm për Microsoft Windows dhe mospranimi
|
|
për të hedhur në qarkullim versione për GNU-Linux dhe Mac OS X nga Bayerisches
|
|
Landesamt für Steuern (administrata bavareze e taksave), në dorë të të
|
|
cilës është zhvillimi, është i papranueshëm." Piratët kërkojnë hedhjen në
|
|
qarkullim publik të software-it – edhe pse mund të jetë me cilësi të dobët –
|
|
dhe të dokumentimit të tij sipas një licence të Lirë, për t’u lejuar të
|
|
tjerëve zhvillimin e mëtejshëm të software-it.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Të gjitha partitë pajtohen me idenë se autoritetet do të duhej të kërkonin
|
|
tërë të drejtat (hyrje në kodin burim, të drejtën për zhvillim të mëtejshëm
|
|
(edhe nga palë të treta), të drejtën për t’ua shpërndarë software-in të
|
|
tjerëve) kur kontraktojnë zhvillim software-i. FDP-ja pohon: "Kjo krijon
|
|
pavarësi nga prodhuesi, besueshmëri strategjike dhe liri zgjedhjeje kur
|
|
përzgjidhet një mundësues shërbimesh." SPD-ja dhe të Gjelbrit i përligjin
|
|
kryesisht kërkesat e tyre nga këndvështrimi i sigurisë së TI-s. Sipas
|
|
Linke-s, shteti "duhet të sigurojë maturi mbi mënyrën se si shpërndahet
|
|
software-i dhe përdorimin e kësaj maturie për interesin e përbashkët".
|
|
CDU-ja i jep "që në fillim rëndësi të veçantë [...] mundësisë së zhvillimit
|
|
të mëtejshëm të software-it" në të ardhmen. Piratët dhe të Gjelbrit vënë në
|
|
dukje që të drejtat e përdorimit qeveritar janë kusht i nevojshëm për
|
|
publikimin e software-it të administratës publike sipas një licence të Lirë,
|
|
siç kërkohet prej partive. Votuesit e Lirë deklarojnë që ata do të shihnin
|
|
mundësinë e vendosjes së gjobave për zyrtarë dhe nëpunës që nënshkruajnë
|
|
kontrata pa këto të drejta përdoruesi.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Të pyetura rreth kontrollit mbi pajisjet celulare, partitë kryesisht
|
|
përqendrohen në anët e mbrojtjes së të dhënave. SPD-ja sheh "sfida veçanërisht
|
|
për sa i përket të drejtës së vetë-vendosjes informative". Të Gjelbrit, Linke,
|
|
Piratët dhe SPD-ja kërkojnë teknologji miqësore ndaj mbrojtjes së të dhënave,
|
|
si një përmirësim fillestar ("Mbrojtje të dhënash përmes teknologjish"), ndërsa
|
|
CDU-ja/CSU-ja, FDP-ja dhe Votuesit e Lirë synojnë një edukim më të mirë të
|
|
qytetarëve për këto çështje. Por partitë nuk i përgjigjen pyetjes rreth
|
|
të drejtave që do të duhej të kishin përdoruesit mbi software-in e këtyre
|
|
pajisjeve – pyetje që, për shembull, bëhet nga <a
|
|
href="/campaigns/android/android.html">fushata FreeYourAndroid.org</a> e FSFE-së.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>Lidhur me subjektin <a
|
|
href="/campaigns/generalpurposecomputing/secure-boot-analysis.html">"Nisje
|
|
e Sigurt"</a> të tëra partitë janë në një mendje: <a
|
|
href="/news/2012/news-20121120-01.html">Dokumenti i qeverisë
|
|
federale</a> përmban kërkesa të rëndësishme të cilat ato duan
|
|
t’i përkrahin dhe sendërtojnë. "Me sendërtimin e Nisjes së Sigurt,
|
|
zotëruesve të pajisjeve TI u kufizohet mundësia e kontrollit
|
|
tërësor mbi lëndën dhe zbatimet", shkruan Partia e Majtë. FDP-ja
|
|
dëshiron të "sigurohet që përdoruesit mund të marrin një vendim mbi
|
|
pajisjet e tyre duke qenë të informuar", dhe CDU-ja dëshiron të ndjekë
|
|
këtë çështje në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në përgjigjen e
|
|
tyre të hollësishme Piratët shkruajnë: "Sistemet të cilët ua pengojnë
|
|
përdoruesve instalimin e një software-i të dhënë, janë të papranueshme
|
|
politikisht dhe ekonomikisht. Kjo shpie pashmangshmërisht në promovim
|
|
oligopolesh ose monopolesh në tregun e software-it. Por më e rëndësishme
|
|
është rëndësia shoqërore dhe politike e kontrollit mbi sistemet TI [....]".
|
|
Të Gjelbrit kanë dyshime mbi se si do t’i vërë në jetë direktivat e
|
|
dokumentit qeveria "me lidhje të thella me shërbimet Microsoft" dhe SPD-ja
|
|
kërkon një "nismë në shkallë europiane [...] që të lejojë që këto synime
|
|
të jenë jo vetëm shprehje dëshirash politike, por që atyre të mos iu
|
|
ndahen."</p>
|
|
|
|
<p>Me përjashtim të CDU-së dhe Votuesve të Lirë, krejt partitë politike
|
|
përkrahin licencimin pa pagesë të standardeve. Të Gjelbrit vënë në dukje
|
|
kërkesën e tyre në <a
|
|
href="http://www.bundestag.de/internetenquete/">Enquete Kommission
|
|
"Internet und Digitale Gesellschaft" (EIDG, komisioni i vëzhgimeve
|
|
lidhur me internetin dhe shoqërinë dixhitale)</a> me të cilën dëshirojnë
|
|
ta vënë administratën publike nën detyrimin që ta përshpejtojë bërjen e
|
|
sistemeve të saj TI të ndërveprueshëm dhe jetëgjatë ", që të jenë të
|
|
pavarur nga interesat e aktorëve individualë të tregut në zhvillimin e
|
|
mëtejshëm të sistemeve." Kriticizmi për SAGA-n, udhëzimet gjermane për
|
|
standardet TI në organizmat qeveritare federale, vjen nga Partia e Majtë
|
|
dhe Piratët. Partia e Majtë nuk sheh te specifikimet pa kufizime dhe
|
|
pagesa licencash impuls për sendërtim në rritje të Software-it të Lirë.
|
|
"Mbi këtë lypset vullnet aktiv politik dhe veprim proaktiv i qeverisë
|
|
federale", thotë Linke. Piratët kritikojnë faktin që formati ODF te SAGA
|
|
është vetëm një rekomandim, çka shpie në faktin "që formate nga software
|
|
jo i lirë dhe formate të mbyllur mund të përdoren ende në praktikën
|
|
administrative." Për këtë arsye, ata e konsiderojnë SAGA thjesht një
|
|
"tigër prej letre".</p>
|
|
|
|
<p>Për fat të keq CDU-ja nuk sheh ndonjë problem te <a
|
|
href="/campaigns/pdfreaders/pdfreaders.html">reklamat në sajte të
|
|
administratës publike</a> për software jo të lirë, për sa kohë që reklama
|
|
të tilla i shërbejnë përdorshmërisë. Partitë e tjera nuk e pranojnë këtë
|
|
lloj reklamash, dhe duan t’i parandalojnë ato në të ardhmen. Të Gjelbrit
|
|
në përgjigjen e tyre i referohen kërkesës së tyre "Reklamat për software
|
|
pronësor në sajtet e ministrive federale dhe administratës publike"
|
|
(nr protokolli për versionin në letër 17/8951) në të cilën trajtuan këtë
|
|
problem, dhe diskutimin vijues mbi këtë subjekt në këshillin e planifikimit
|
|
TI. Votuesit e Lirë ofruan ndihmën e tyre për zgjidhje në nivel bashkiak.</p>
|
|
|
|
<p>Puna e vazhdueshme e FSFE-së kundër patentave mbi software-in jep
|
|
efekte: Sot krejt partitë në shkallë federale pajtohen me idenë se patentimi
|
|
i software-it do të duhej kufizuar me efektivitet. Për këtë ato i referohen
|
|
<a
|
|
href="/news/2013/news-20130612-01.html">kërkesës nga ana e krejt grupeve
|
|
parlamentare, të titulluar "Të sigurohet konkurrenca dhe dinamika e risive
|
|
në sektorin e software-it - kufizoni me efektivitet patentimin e programeve
|
|
të kompjuterit"</a>.</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
CDU-ja/CSU-ja është përgjithësisht pro përdorimit të "Lojërave Serioze", pra
|
|
lojërave didaktike me synim parësor dhënien e dijeve në mënyra zbavitëse, në
|
|
shkolla dhe universitete, dhe ka në mendje dhënien e këtyre lojërave për
|
|
publikun sipas një licence të Lirë. FDP-ja dëshiron që programimit t’i afrohen
|
|
më tepër fëmijë dhe që "të bëhet e mundur që ndihmuesit e mësimdhënies, që
|
|
blihen rishtas, të mund të përdoren në të gjitha platformat". Votuesit e Lirë
|
|
dëshirojnë të promovojnë Software-in e Lirë në sektorin bashkiak. Të Gjelbrit
|
|
kërkojnë veçanërisht një praktikë të qëndrueshme prokurimesh për software-in
|
|
e financuar nga sektori publik, vazhdojnë të kritikojnë hapat prapa, të tillë
|
|
si <a
|
|
href="/news/2011/news-20110511-01.html">ai i Ministrisë së Jashtme</a> dhe duan
|
|
të japin shembulin e mirë duke hedhur në qarkullim për publikun software-in
|
|
e tyre ("betatext"). Linke e sheh Software-in e Lirë në kontekstin e ekonomisë
|
|
së pronës së përbashkët dhe përsiat rreth rrugësh financimi të zhvillimit të
|
|
Software-it të Lirë, p.sh. duke përdorur një pjesë të pagesave për transmetime
|
|
radio-televizive. SPD-ja dëshiron që së pari të promovojë Software-in e Lirë
|
|
në administratë. Në komisionin e vëzhgimeve mbi internetin dhe shoqërinë
|
|
dixhitale (EIDG) partia ka kërkuar që shteti do të duhej "të jepte subvencione
|
|
për analizën e përdorshmërisë dhe përmirësimin e të qenët miqësor me përdoruesin
|
|
të projekteve të përzgjedhura".
|
|
</p>
|
|
|
|
<ul>
|
|
|
|
<li><a href="/campaigns/askyourcandidates/askyourcandidates.html"> Më tepër
|
|
intervista të lidhura me zgjedhjet</a> të kryera nga Free Software Foundation
|
|
Europe dhe <a
|
|
href="/campaigns/btw09/btw09.html"> botime rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare
|
|
gjermane</a>.</li>
|
|
|
|
<li>Referenca ndaj Software-it të Lirë në <a
|
|
href="https://wiki.fsfe.org/WahlUndParteiprogrammeDeutschland">manifeste
|
|
partiake dhe zgjedhore në Gjermani (Gjermanisht)</a>.</li>
|
|
|
|
</ul>
|
|
|
|
|
|
</body>
|
|
<tags>
|
|
<tag>front-page</tag>
|
|
<tag>askyourcandidates</tag>
|
|
<tag>de</tag>
|
|
<tag>bundestagswahl</tag>
|
|
<tag>politicians</tag>
|
|
<tag>public administration</tag>
|
|
</tags>
|
|
<timestamp></timestamp>
|
|
<translator>Martin Gollowitzer</translator>
|
|
</html>
|
|
<!--
|
|
Local Variables: ***
|
|
mode: xml ***
|
|
End: ***
|
|
-->
|