fsfe-website/contribute/translators/web.sq.xhtml

252 lines
11 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="utf-8" ?>
<html>
<head>
<title>
FSFE - Jepni Ndihmesë - Informacion për përkthyes- Faqet Web
</title>
<style type="text/css">
.clear {
clear: both;
}
</style>
</head>
<body>
<h1>Përkthimi i faqeve web</h1>
<h2>Udhërrëfyes i Shkurtër Hap Pas Hapi</h2>
<p>
Ky udhërrëfyes i vockël duhet përdorur vetëm nëse e njihni tashmë
kuadrin e përkthimeve: Si prodhohen faqet tona, si të zbulohet se
cilat përkthime mungojnë ose janë të vjetruar, e me radhë.
</p>
<p>
Në këtë shembull duam të përkthejmë
https://fsfe.org/contribute/spreadtheword.en.html në Spanjisht. Ju lutemi,
klikoni mbi figurat që të zmadhohen fotot.
</p>
<ol>
<li>
<div style="max-width: 100px; width: 100px" class="captioned left">
<a href="/graphics/translators-shortguide1.png"><img width="100%" alt="Gjeni kodin burim" src="/graphics/translators-shortguide1.png" /></a>
</div>
Rrëshqitni poshtë faqes që dëshironi të përktheni dhe gjeni "Kod burim"
te poshtëshënimi.
</li>
<p><br class="clear" /></p>
<li>
Shkarkoni kartelën .xhtml përmes mundësisë "Ruajeni Si..." të shfletuesit tuaj ose përmes
mjetesh të tjera (në këtë rast
https://fsfe.org/source/contribute/spreadtheword.en.xhtml).
</li>
<li>
<div style="max-width: 100px; width: 100px" class="captioned left">
<a href="/graphics/translators-shortguide3.png"><img width="100%" alt="Shkruani një email për listën e përkthyesve" src="/graphics/translators-shortguide3.png" /></a>
</div>
Shkruajini një email të shkurtër translators@fsfeurope.org (duhet të jeni
i pajtuar tashmë te kjo listë postimesh) dhe u thoni se po filloni me
përkthimin.<br />
Ju lutemi, hapni një rrjedhë të re për çdo faqe dhe shtoni te subjekti <a
href="https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_ISO_639-1_codes">Kodin dygermësh
të gjuhës suaj</a>.
</li>
<p><br class="clear" /></p>
<li>
Hapeni kartelën e shkarkuar me një përpunues tekstesh (gedit, Kate, Mousepad etj
në sisteme të Lirë operativë, Notepad++ në Windows).
</li>
<li>
<div style="max-width: 100px; width: 100px" class="captioned left">
<a href="/graphics/translators-shortguide5.png"><img width="100%" alt="Përktheni tekstin në gjuhën tuaj" src="/graphics/translators-shortguide5.png" /></a>
</div>
Përktheni në gjuhën tuaj krejt tekstin anglisht jashtë etiketave HTML.
Për shembull:<br />
<em>&lt;p&gt;&lt;a href="/contribute/"&gt;Contribute&lt;/a&gt;&lt;/p&gt;</em>
do të kalohej në<br />
<em>&lt;p&gt;&lt;a href="/contribute/"&gt;Colabore&lt;/a&gt;&lt;/p&gt;</em><br />
Ju lutemi, ndërrojeni <a
href="https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_ISO_639-1_codes">Kodin
dygermësh të Gjuhës</a> të kartelës së përkthyer nga "en" për Anglishten
në atë të gjuhës suaj (për shembull, për Spanjishten = "spreadtheword.es.xhtml").
</li>
<p><br class="clear" /></p>
<li>
<div style="max-width: 100px; width: 100px" class="captioned left">
<a href="/graphics/translators-shortguide6.png"><img width="100%" alt="Dërgojeni kartelën dhe kërkoni redaktim të përkthimit" src="/graphics/translators-shortguide6.png" /></a>
</div>
Më pas, ju lutemi, përgjigjuni te rrjedha juaj te translators@fsfeurope.org
dhe kërkojuni personave të tjerë të redaktojnë kartelën tuaj. Nëse të gjithë
pajtohen me përkthimin dhe/ose redaktimin, ai do të ngarkohet në sajt nga
persona të tjerë të pranishëm te lista e postimeve.
</li>
<p><br class="clear" /></p>
</ol>
<h2>Udhërrëfyes i hollësishëm: Të kuptuarit se si janë ndërtuar faqet web</h2>
<p>
Faqet web të fsfe.org-ut janë ndërtuar si një grup kartelash XML.
Shërbyesi web i prodhon faqet HTML prej këtyre kartelave XML
vetvetiu çdo dhjetë minuta. Për pasojë, krejt përpunimet e faqeve
kryhen në kartelat XML, kurse kartelat HTML nuk përpunohen kurrë
drejtpërsëdrejti.
</p>
<p>
Çdo faqe te fsfe.org emërtohet sipas trajtës
<var><em>emërfaqeje</em>.<em>gjuhë</em>.html</var> (ku <em>gjuhë</em>
është <a
href="http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_ISO_639-1_codes">kodi
dygermësh ISO-639-1</a> për gjuhën e dhënë, fjala vjen "en" për Anglishten
ose "de" për Gjermanishten). Kartelat burim emërtohen
<var><em>emërfaqeje</em>.<em>gjuhë</em>.xhtml</var>.
</p>
<p>
Disa faqe kanë një pjesë dinamike. Përveç tekstit të fiksuar të marrë
nga kartela XHTML, ato përmbajnë të dhëna nga një ose disa kartela të
tjera XML. Kurdoherë që krijohet një faqe e tillë, sistemi i krijimit
përdor kartelat XML të përkthyera, në pastë, ose versionin në Anglisht
të tyre nëse nuk janë përkthyer ende. Prej kësaj, faqe të tilla
përfundojnë me disa pjesë të tekstit të përkthyer dhe disa të tjera
ende në Anglisht. Shembuj faqesh të tilla do të ishin
<a href="/index.html">faqja e fillimit</a>,
<a href="/news/news.html">faqja e lajmeve</a>, dhe
<a href="/events/events.html">faqja e veprimtarive</a>.
</p>
<h2>Përkthime mund të ofrojë kushdo</h2>
<p>
Krejt kartelat burim (d.m.th. krejt kartelat XHTML dhe XML) janë
publike, dhe mund të shkarkohem, kështu që cilido mund të japë
ndihmesë vetvetiu me një përkthim, pa u dashur të regjistrohet
diku. Megjithatë, kurdo që filloni një përkthim, dhe parashikoni
se do tju hajë ca kohë, ju lutemi, shkruani një shënim të shkurtër
për <a href="http://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/translators">listën
e postimeve të Përkthyesve</a> për të shmangur mundësinë që dikush
tjetër të zërë e të merret me të njëjtin tekst njëkohësisht me ju.
</p>
<h3>Ndihmesë me përkthime që mungojnë</h3>
<p>
Nëse keni të hapur në shfletuesin tuaj një faqe që nuk është përkthyer
ende në gjuhën tuaj, shkoni te fundi i faqes, klikoni mbi lidhjen
<strong>Kod burim</strong> dhe ruajeni diku kartelën e lidhur atje. Kështu
do të merrni kartelën XHTML në Anglisht. Riemërtojeni kartelën me
kodin e gjuhës suaj, në vend se "en", dhe hapeni me një përpunues
tekstesh. Dhe tani, përktheni krejt tekstin te kartela, atë
jashtë etiketave "&lt;&gt;"; mos prekni gjë brenda këtyre etiketave
(teksti brenda etiketave janë urdhrat XHTML
që ndikojnë strukturën e faqes web përkatëse).
</p>
<!--
Note to translators for the above sentence:
_structure_ not _appearance_. XHTML = structure, CSS = appearance.
-->
<p>
Në fund të kartelës do të gjeni një rresht që thotë <var>&lt;/html&gt;</var>.
Drejt e <em>sipër</em> këtij rreshti, shtoni një rresht që shkruan
<var>&lt;translator&gt;<em>emri juaj</em>&lt;/translator&gt;</var>.
</p>
<p>
Kur të keni mbaruar, dërgojeni kartelën e përkthyer te
<a href="http://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/translators">lista
e postimeve të Përkthyesve</a>. Të tjerë anëtarë të kësaj liste mund ta
redaktojnë përkthimin, dhe dikush në atë listë do ta ngarkojë
përfundimisht te shërbyesi.
</p>
<h3>Përditësimi i përkthimeve të vjetruara</h3>
<p>
Nëse shihni te shfletuesi juaj një përkthim të vjetruar (treguar si i tillë
përmes një shënimi në krye të faqes), shkoni te fundi i faqes, klikoni mbi
lidhjen <strong>Kod burim</strong> dhe ruajeni kartelën që ju del. Kjo kartelë
është versioni (i vjetruar) i përkthimit. Më tej, përdorni lidhjen
<strong>Anglisht</strong> në krye të faqes për të kaluar te versioni anglisht
i faqes dhe klikoni mbi lidhjen <strong>Kod burim</strong> edhe këtu. Kartela
që merrni është versioni (i përditësuar) në Anglisht. Tani mund të krahasoni
dy kartelat dhe të përditësoni përkthimin. Ju lutemi, mbani parasysh se gjithçka
brenda etiketave "&lt;&gt;" nuk duhet prekur.
</p>
<p>
Një rrugë tjetër është përdorimi i <a
href="https://trac.fsfe.org/fsfe-web/browser/trunk">depos web të
të burimeve</a> te <a href="https://trac.fsfe.org/fsfe-web">sajti
trac fsfe-web</a> për krijim diff-esh, dhe për të parë përditësimet
e fundit për krejt kartelat burim.
</p>
<p>
Pasi të keni mbaruar, dërgojeni kartelën e përkthyer te
<a href="http://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/translators">lista
e postimeve të Përkthyesve</a>. Të tjerë anëtarë të kësaj liste mund ta
redaktojnë përkthimin, dhe dikush në atë listë do ta ngarkojë
përfundimisht te shërbyesi.
</p>
<h3>Si të gjeni se çfarë lyp punë</h3>
<p>
Ka një
<a href="http://status.fsfe.org/web/translations.html">listë
të prodhuar automatikisht të krejt gjuhëve</a> në lojë. Te kjo
faqe, çdo kod gjuhe është një lidhje për te një faqe veçmas,
e cila radhit krejt përkthimet që mungojnë dhe ato të vjetruara
për atë gjuhë.
</p>
<p>
Lista e përkthimeve të vjetruara ofron një veçori ekstra të dobishme
për përditësimet: jo vetëm që mund të shkarkoni kartelën (e vjetruar)
të përkthimit dhe atë (të përditësuar) të origjinalit në Anglisht;
mundeni po ashtu të shihni regjistrin e ndryshimeve për të dyja kartelat,
një protokoll të krejt ndryshimeve të bëra në kartelat përkatëse.
Krahasimi i dy regjistrave të ndryshimeve zakonisht e lehtëson gjetjen
e pjesëve që janë ndryshuar te origjinali që prej kohës që përkthimi
u ndryshua për herë të fundit.
</p>
<p>
Kjo faqe e gjendjes së përkthimeve është gjithashtu e vetmja rrugë për
të shkarkuar kartelat XML që marrin pjesë në ndërtimin e faqeve dinamike,
fjala vjen, kartelat që përmbajnë zëra lajmesh apo veprimtarish.
</p>
<h3>Shkarkimi i krejt pemës së kartelave burim përmes Subversion-it</h3>
<p>
Mundeni të përdorni Subversion-in, për të shkarkuar krejt pemën e kartelave
burim njëherazi. Ju lutemi, për udhëzime të hollësishme, shihni <a
href="/contribute/web/web.html">faqen e informacioneve për webmaster-a
të FSFE-së</a>.
</p>
</body>
<timestamp>$Date: 2014-09-05 15:55:40 +0300 (Fri, 05 Sep 2014) $ $Author: max.mehl $</timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->