Source files of fsfe.org, pdfreaders.org, freeyourandroid.org, ilovefs.org, drm.info, and test.fsfe.org. Contribute: https://fsfe.org/contribute/web/ https://fsfe.org
You can not select more than 25 topics Topics must start with a letter or number, can include dashes ('-') and can be up to 35 characters long.
 
 
 
 
 
 

145 lines
5.8 KiB

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html>
<head>
<title>Informacion për Përkthyesit - FSFE</title>
</head>
<body>
<p id="category"><a href="/contribute/">Jepni Ndihmesë</a></p>
<h1>Përkthime</h1>
<p id="introduction">
Free Software Foundation Europe është një organizëm ndërkombëtar.
Synimi ynë është <strong>të mbërrijmë në sa më shumë njerëz të mundet</strong>
dhe t’i përfshijmë ata në veprimtaritë tonë për promovimin, ndihmën
dhe përkrahjen e lëvizjes së Software-it të Lirë. Për ta arritur
këtë, dëshirojmë që tekstet e botuara prej nesh dhe sajti ynë të
jenë të përkthyer në shumë gjuhë.
</p>
<p>
Një pjesë e madhe e përpjekjeve të përkthimit lidhet me faqet web,
veçanërisht faqet që përditësohen shpesh, të tilla si <a href="/">faqja
hyrëse</a>, <a href="/news/">faqja e lajmeve</a> dhe <a
href="/events/">faqja e veprimtarive</a>. Kemi sjellë disa të dhëna
të posaçme për <a href="/contribute/translators/web.html">t’ju ndihmuar
me përkthimin web</a>.
</p>
<p>
Por për përkthim nuk janë vetëm faqet web: <a
href="/press/">Njoftimet për shtypin</a>, <a
href="/news/newsletter.html">buletinet</a>, <a
href="/contribute/advocacy/#printable">broshurat dhe fletë-palosjet</a>
dhe tekste të tjera bëhen gjithashtu më të përhapura sa më shumë shtohen
gjuhët për të cilat janë të gatshme.
</p>
<p>
Meqë FSFE-ja është aktive në një sërë vendesh të ndryshme, tekstet
shpesh shkruhen në gjuhë të ndryshme. Sidoqoftë, përgjithësisht
përdorim Anglishten si pikënisje për shkëmbimin e këtyre teksteve
me pjesë të tjera të organizmit dhe për përkthimin më tej.
Ndaj, na duhet posaçërisht ndihmë për
</p>
<ul>
<li>përkthimin nga gjuhë të tjera <em></em> Anglisht,</li>
<li>redaktim tekstesh në Anglisht të shkruar nga persona
që Anglishten nuk e kanë gjuhën e nënës, dhe</li>
<li>përkthimin nga Anglishtja në gjuhë të tjera.</li>
</ul>
<p>
Përvoja tregon se përfundimet më të mira në përkthim
arrihen kur njerëzit përkthejnë nga gjuha e huaj në
gjuhën e nënës. Pasja e një ideje të qartë se <a href="/about/">çfarë
është FSFE-ja</a> dhe rreth <a href="/about/principles.html">koncepteve
dhe vlerave tona</a> është një pikënisje e mirë përpara se të fillohet
me përkthimin. Për t’ju ndihmuar për fjalë dhe togfjalësha të vështirë,
kemi një <a
href="/contribute/translators/wordlist.html">listë fjalësh në mbi 16
gjuhë</a> në të cilën mund të bazoheni kur hasni terminologji teknike
ose kur keni nevojë për rrugë standarde të shprehjes kur flisni në emër
të FSFE-së.
</p>
<p>
Përkthimet zakonisht administrohen përmes <a
href="http://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/translators">listës
së postimeve për përkthyesit</a>, dhe cilido që dëshiron të japë
ndihmesë mund të pajtohet te kjo listë. Lista është gjithashtu një vend
për të kërkuar ndihmë në raste mëdyshjesh, ose për bashkëveprim me
përkthyes të tjerë në projekte më të mëdha. Meqë kemi tashmë material
në mbi 30 gjuhë, gjasat janë që të gjeni gjithnjë dikë të gatshëm t’ju
ndihmojë.
</p>
<p>
Tekstet për përkthim apo redaktim dërgohen te kjo listë tok me
përmendjen e gjuhëve të synuara. Cilido që fillon një përkthim
dërgon te lista një përgjigje, për të shmangur përsëdytje të punës.
Përkthimet e përfunduara i dërgohen gjithashtu listës, për t’u lejuar
të tjerëve të redaktojnë përkthimin dhe të propozojnë përmirësime të
mundshme. Si tekstet origjinale, ashtu edhe përkthimet zakonisht
dërgohen si bashkëngjitje kartelash teksti të thjeshtë, për të
reduktuar kështu përpjekjet për kopjim dhe ngjitje tekstesh gjetiu.
</p>
<p>
Idealja do të ishte që ekipi i përkthimit për një gjuhë të caktuar
të kishte disa anëtarë që bazohen dhe përkrahin njëri-tjetrin, që
përkthimet në një gjuhë të mos varen nga një person i vetëm.
</p>
<p>
Mjaft nga përkthyesit tanë janë tashmë aktivë në të tjera projekte
Software-i të Lirë, përtej FSFE-së. Ndihma në përpjekjet e përkthimit
te FSFE-ja e forcon bashkësinë e Software-it të Lirë dhe u jep njerëzve,
pavarësisht gjuhës apo kombësisë, një shans për t’u njohur më nga afër
me Software-in e Lirë.
</p>
<p>
Përkthimi dhe redaktimi i teksteve është ndihmesë e vyer në punën e FSFE-së
dhe një mundësi e shkëlqyer për të marrë pjesë vetvetiu në veprimtaritë e
FSFE-së pa detyrime afatgjata.
</p>
<h2 id="subpages">Lëvizje</h2>
<ul>
<li>
<h3><a href="/contribute/translators/web.html">Përkthime për
web</a></h3>
<p>
Si të përkthehet <em>fsfe.org</em>.
</p>
</li>
<li>
<h3><a
href="/contribute/translators/wordlist.html">Listë fjalësh</a></h3>
<p>
Fjalë dhe shprehje të përdorura rëndom në FSFE.
</p>
</li>
<li>
<h3><a
href="http://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/translators">Listë
postimesh</a></h3>
<p>
Bashkërendim dhe ndihmë në përpjekje përkthimesh.
</p>
</li>
</ul>
</body>
<timestamp>$Date: 2014-02-26 16:57:21 +0200 (Wed, 26 Feb 2014) $ $Author: mk $</timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->