fsfe-website/associates/about.sq.xhtml

134 regels
4.9 KiB
HTML
Ruw Blame Geschiedenis

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html>
<head>
<title>Rreth Organizmave Shok - FSFE</title>
</head>
<body>
<p id="category"><a href="/associates/">Organizma Shok</a></p>
<h1>Rreth Statusit Organizëm Shok</h1>
<p>
Çfarëdo organizmi që punon në fushën e Software-it të Lirë
ose në një të afërt me të mund të bëhet anëtar shok i FSFE-së.
Normalisht këto organizma do të jenë prej Europës, por kjo nuk
detyrimisht e nevojshme. Mund të aplikojë çfarëdo organizmi
në botë që ndjehet afër ose i ngulitur në frymën europiane.
</p>
<p>
Edhe pse përpiqemi të gjejmë për të punuar nga afër të paktën
një organizëm në çdo vend europian, nuk ka ekskluzivitet. Ndaj
fare lehtë mund të ketë më shumë se një organizëm shok për vend.
Gjithashtu, organizmat shok të FSFE-së prapë mund ta
rreshtojnë veten me organizma të tjerë.
</p>
<p>
Sigurisht që do të ishte e papritur që një organizëm shok i
FSFE-së të bëhej formalisht aleat me një organizëm që u kundërvihet
synimeve të FSFE-së. Këtë nuk mund ta pengojë asgjë, por në një rast
të tillë do të duhej pritur që FSFE-ja, pas një diskutimi me atë
organizëm shok, ti ndërpriste lidhjet me të.
</p>
<p>
Nuk ka kërkesa paraprake lidhur me statusin, anëtarësinë, strukturat,
financën dhe të tilla gjëra. Organizmat shok janë krejtësisht të
pavarur dhe vetëvendosës.
</p>
<p>
Sidoqoftë, nuk duket të jetë e dobishme të qenët shok me
një organizëm që nuk ndan me ne frymën dhe filozofinë e lirisë.
Pra ajo çka FSFE-ja dëshiron përgjithësisht të shohë në një organizëm
që dëshiron të bëhet shok me të është përkushtimi ndaj Software-it
të lirë dhe implikime më të thella prej kësaj.
</p>
<p>
Këtu përfshihet po ashtu dëshira për edukimin e njerëzve dhe formimi
i ndërgjegjësimit ndaj çështjesh themelore të lidhura me lirinë në
një shoqëri dixhitale.
</p>
<p>
Ngaqë efektshmëria e kësaj bazohet, të paktën pjesërisht, te
përdorimi i terminologjisë më të mirë dhe më të saktë të passhme,
dëshirojmë gjithashtu që anëtarët tanë shok (ashtu si vetë ne)
të shmangin terma që priren të krijojnë paqartësira dhe që përhapin
informacion të gabuar.
</p>
<p>
Po, këtu përfshihet dhe referimi ndaj sistemit GNU/Linux si
"GNU/Linux" (për referencë shihni "<a
href="http://www.gnu.org/gnu/why-gnu-linux.html">Pse
GNU/Linux?</a>") dhe përdorimi i termit Software i Lirë ose
një tjetri të përshtatshëm në gjuhën e vendit, duke shmangur
terminologjinë ngatërruese të "Burimit të Hapur"
(për referencë shihni "<a href="/documents/whyfs.html">Ne flasim
për Software të Lirë</a>").
</p>
<h3>Si të bëheni organizëm shok</h3>
<p>
Si veproni, kur shumica e anëtarëve në organizmin tuaj ndihen
afër filozofisë, çështjeve dhe punës së FSFE-së dhe dëshiron
të bashkëpunojë më nga afër si një organizëm shok?
</p>
<p>
Procesi bazë është shumë i thjeshtë. Lypset të merrni një vendim
formal brenda organizmit tuaj mbi aplikimin për status shoku.
Ka shumë të ngjarë që kjo, për organizma demokratike, të kërkojë
një mbledhje të përgjithshme.
</p>
<p>
Mandej përfaqësuesi i organizmit tuaj do të duhej ti shkruante
team@fsfeurope.org, për të na bërë të ditur rreth aplikimit
tuaj për statusin e shokut.
</p>
<p>
Nëse deri atëherë nuk ju njohim, ose keni ndjesinë se ka ca pyetje
rreth organizmit tuaj të cilave nuk ua dimë përgjigjen, mundet
tju bëjmë pak pyetje përpara se të diskutojmë së brendshmi rreth
zbatimit tuaj.
</p>
<p>
Nëse FSFE-ja e pranon zbatimin, do të merrni njoftim nga presidenti
ose zëvendës-presidenti i FSFE-së, për tju bërë anëtar shok zyrtar.
</p>
<p>
Mandej ka gjasa se do të krijojmë/ndërlidhim kanalet e komunikimit
(nëse duket e dobishme) që të përmirësohet komunikimi mes nesh.
Do tju japim edhe të drejta hyrjeje te sajti i FSFE-së
(nëse nuk keni ende të tilla) dhe do të krijojmë te /associates/&lt;yourorg&gt;/
pjesën web për ju si anëtar shok ku ju mund të vendosni të dhëna
rreth ose prej organizmit tuaj për vizitorët e sajtit të FSFE-së.
</p>
<p>
Për të tjerat shohim e bëjmë në rrugë e sipër.
</p>
<p>
Nëse keni ende pyetje mbi këto, ju lutemi, dërgoni një e-mail
te team@fsfeurope.org
</p>
</body>
<timestamp>$Date$ $Author$</timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->