|
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
|
|
|
<html>
|
|
<head>
|
|
<title>Rreth Organizmave Shok - FSFE</title>
|
|
</head>
|
|
<body>
|
|
<p id="category"><a href="/associates/">Organizma Shok</a></p>
|
|
<h1>Rreth Statusit Organizëm Shok</h1>
|
|
|
|
<p>
|
|
Çfarëdo organizmi që punon në fushën e Software-it të Lirë
|
|
ose në një të afërt me të mund të bëhet anëtar shok i FSFE-së.
|
|
Normalisht këto organizma do të jenë prej Europës, por kjo nuk
|
|
detyrimisht e nevojshme. Mund të aplikojë çfarëdo organizmi
|
|
në botë që ndjehet afër ose i ngulitur në frymën europiane.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Edhe pse përpiqemi të gjejmë për të punuar nga afër të paktën
|
|
një organizëm në çdo vend europian, nuk ka ekskluzivitet. Ndaj
|
|
fare lehtë mund të ketë më shumë se një organizëm shok për vend.
|
|
Gjithashtu, organizmat shok të FSFE-së prapë mund ta
|
|
rreshtojnë veten me organizma të tjerë.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Sigurisht që do të ishte e papritur që një organizëm shok i
|
|
FSFE-së të bëhej formalisht aleat me një organizëm që u kundërvihet
|
|
synimeve të FSFE-së. Këtë nuk mund ta pengojë asgjë, por në një rast
|
|
të tillë do të duhej pritur që FSFE-ja, pas një diskutimi me atë
|
|
organizëm shok, t’i ndërpriste lidhjet me të.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Nuk ka kërkesa paraprake lidhur me statusin, anëtarësinë, strukturat,
|
|
financën dhe të tilla gjëra. Organizmat shok janë krejtësisht të
|
|
pavarur dhe vetëvendosës.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Sidoqoftë, nuk duket të jetë e dobishme të qenët shok me
|
|
një organizëm që nuk ndan me ne frymën dhe filozofinë e lirisë.
|
|
Pra ajo çka FSFE-ja dëshiron përgjithësisht të shohë në një organizëm
|
|
që dëshiron të bëhet shok me të është përkushtimi ndaj Software-it
|
|
të lirë dhe implikime më të thella prej kësaj.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Këtu përfshihet po ashtu dëshira për edukimin e njerëzve dhe formimi
|
|
i ndërgjegjësimit ndaj çështjesh themelore të lidhura me lirinë në
|
|
një shoqëri dixhitale.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Ngaqë efektshmëria e kësaj bazohet, të paktën pjesërisht, te
|
|
përdorimi i terminologjisë më të mirë dhe më të saktë të passhme,
|
|
dëshirojmë gjithashtu që anëtarët tanë shok (ashtu si vetë ne)
|
|
të shmangin terma që priren të krijojnë paqartësira dhe që përhapin
|
|
informacion të gabuar.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Po, këtu përfshihet dhe referimi ndaj sistemit GNU/Linux si
|
|
"GNU/Linux" (për referencë shihni "<a
|
|
href="http://www.gnu.org/gnu/why-gnu-linux.html">Pse
|
|
GNU/Linux?</a>") dhe përdorimi i termit Software i Lirë ose
|
|
një tjetri të përshtatshëm në gjuhën e vendit, duke shmangur
|
|
terminologjinë ngatërruese të "Burimit të Hapur"
|
|
(për referencë shihni "<a href="/documents/whyfs.html">Ne flasim
|
|
për Software të Lirë</a>").
|
|
</p>
|
|
|
|
|
|
<h3>Si të bëheni organizëm shok</h3>
|
|
|
|
<p>
|
|
Si veproni, kur shumica e anëtarëve në organizmin tuaj ndihen
|
|
afër filozofisë, çështjeve dhe punës së FSFE-së dhe dëshiron
|
|
të bashkëpunojë më nga afër si një organizëm shok?
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Procesi bazë është shumë i thjeshtë. Lypset të merrni një vendim
|
|
formal brenda organizmit tuaj mbi aplikimin për status shoku.
|
|
Ka shumë të ngjarë që kjo, për organizma demokratike, të kërkojë
|
|
një mbledhje të përgjithshme.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Mandej përfaqësuesi i organizmit tuaj do të duhej t’i shkruante
|
|
team@fsfeurope.org, për të na bërë të ditur rreth aplikimit
|
|
tuaj për statusin e shokut.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Nëse deri atëherë nuk ju njohim, ose keni ndjesinë se ka ca pyetje
|
|
rreth organizmit tuaj të cilave nuk ua dimë përgjigjen, mundet
|
|
t’ju bëjmë pak pyetje përpara se të diskutojmë së brendshmi rreth
|
|
zbatimit tuaj.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Nëse FSFE-ja e pranon zbatimin, do të merrni njoftim nga presidenti
|
|
ose zëvendës-presidenti i FSFE-së, për t’ju bërë anëtar shok zyrtar.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Mandej ka gjasa se do të krijojmë/ndërlidhim kanalet e komunikimit
|
|
(nëse duket e dobishme) që të përmirësohet komunikimi mes nesh.
|
|
Do t’ju japim edhe të drejta hyrjeje te sajti i FSFE-së
|
|
(nëse nuk keni ende të tilla) dhe do të krijojmë te /associates/<yourorg>/
|
|
pjesën web për ju si anëtar shok ku ju mund të vendosni të dhëna
|
|
rreth ose prej organizmit tuaj për vizitorët e sajtit të FSFE-së.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Për të tjerat shohim e bëjmë në rrugë e sipër.
|
|
</p>
|
|
|
|
<p>
|
|
Nëse keni ende pyetje mbi këto, ju lutemi, dërgoni një e-mail
|
|
te team@fsfeurope.org
|
|
</p>
|
|
</body>
|
|
|
|
<timestamp>$Date$ $Author$</timestamp>
|
|
</html>
|
|
<!--
|
|
Local Variables: ***
|
|
mode: xml ***
|
|
End: ***
|
|
-->
|