124 lines
5.1 KiB
HTML
124 lines
5.1 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
|
||
<html>
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Demokracia dhe Software-i i Lirë</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body class="article">
|
||
<p id="category">
|
||
<a href="/freesoftware/freesoftware.html">Software-i i Lirë</a>
|
||
</p>
|
||
|
||
<h1>Demokracia e ka të domosdoshëm Software-in e Lirë</h1>
|
||
|
||
<p>
|
||
Gjatë gjithë historisë teknologjia ka ndikuar mbi shoqërinë. Leximi,
|
||
shkrimi, aritmetika, bujqësia, shtypi dhe radioja janë të gjithë
|
||
shembuj zhvillimesh që kanë ndryshuar mënyrën se si ndërveprojmë në
|
||
tregti, art dhe shkencë. Teknologjia kulturore më e rëndësishme e
|
||
shekullit XXI është software-i. Free Software Foundation Europe (FSFE)
|
||
i është përkushtuar bërjes së mundur që njerëzit në shoqërinë tonë
|
||
të kenë të drejtën t’i japin formë kësaj teknologjie mbi bazën e
|
||
nevojave të tyre.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Sot është e pamundur të përfytyrohet jeta e përditshme pa software.
|
||
Shumica jonë nuk kalon as edhe një ditë të vetme pa përdorur të tillë.
|
||
Njerëzit përdorin software në vendin e punës, në laptop, dhe në telefona
|
||
celularë. Software-i gjendet edhe në vende më pak të dukshëm: në trena,
|
||
automjete, televizorë, makina larëse, frigoriferë, dhe shumë pajisje
|
||
të tjera. Asnjë prej këtyre pajisjeve nuk do të funksiononte pa software.
|
||
Pa software nuk do të shkruanim dot email-e, nuk do të bënim dot thirrje
|
||
telefonike, të shkonim për pazare, apo të udhëtonim, siç jemi mësuar.
|
||
Software-i është mjeti qendror i shoqërisë sonë.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h2>Pa vargonj</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Kur dikush kontrollon një mjet aq të rëndësishëm për ne sa software-i, ai
|
||
është në gjendje të ushtrojë ndikim të madh mbi veprimet tona. Cilido që
|
||
kontrollon motorin e kërkimeve që ne përdorim, përcakton se ç’do të gjejmë.
|
||
Ai që kontrollon email-et tona ka mundësinë të na censurojë. Thjesht sillni
|
||
në mendje që kontrolli mbi një shërbim komunikimi shoqërohet me aftësinë për
|
||
të vendosur se cili, çfarë dhe me kë shkëmben diçka. Në mënyrë të ngjashme,
|
||
cilido që vendos se si funksionon software-i, ka ndikim të madh te mënyra se
|
||
si jetojmë dhe punojmë.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p> Në demokracitë moderne pushtetet janë të ndara. Ne e shpërndajmë
|
||
pushtetin ekzekutiv dhe atë gjyqësor mes institucionesh të ndryshme.
|
||
Për më tepër, i shpërndajmë përgjegjësitë mes disa shkallëve të kompetencës,
|
||
p.sh. mes qeverisë qendrore, qeverisë rajonale, dhe qeverisë vendore. Një funksion
|
||
kyç i lirisë së shtypit është të ruajë të mos formohen monopole informacioni,
|
||
ku në pak duar do të grumbullohej shumë pushtet. Një përfitim kyç i demokracisë
|
||
efektive është fakti që mund t’i jepni kundërshtarit tuaj më të betuar çfarëdo
|
||
posti brenda sistemit demokratik.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Do të përbënte një rrezik të madh për demokracinë, nëse ky instrument shoqëror
|
||
kritik, që është software-i, të kontrollohej vetëm nga një grup i vogël. Nga
|
||
software-i varen jo vetëm komunikimet tona, por gjithashtu një pjesë e madhe
|
||
e infrastrukturës së shoqërisë. FSFE-ja dëshiron t’u japë zë interesave të
|
||
përdoruesve të kompjuterit, dhe t’ia kalojë të ardhmen e kontrollit të software-it
|
||
gjithkujt. Shoqëria nuk e ngre dot të jetë e varur nga interesa private, kur bëhet
|
||
fjalë për një mjet kaq të rëndësishëm si software-i.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h2>Liri</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Shoqëria jonë duhet të bëjë të mundur që kushdo të ketë mundësinë t’i japë vetë
|
||
formë software-it. Kjo kërkon që të kemi lirinë ta përdorim software-in për çfarëdo
|
||
qëllimi, të studiojmë si funksionon, ta ndajmë atë me të tjerët dhe të bëjmë
|
||
përmirësime në të.
|
||
</p>
|
||
|
||
<ul>
|
||
<li>
|
||
<strong>Përdorimi:</strong> Liria për ta përdorur software-in për
|
||
çfarëdo qëllimi lufton diskriminimin, dhe siguron mundësi të barabarta
|
||
për këdo që merr pjesë në shoqëri.
|
||
</li>
|
||
|
||
<li>
|
||
<strong>Studimi:</strong> Liria për të studiuar se si funksionon software-i
|
||
është zemra e të kuptuarit se si funksionon ky mjet kritik.
|
||
</li>
|
||
|
||
<li>
|
||
<strong>Ndarja Me të Tjerët:</strong> Liria për ta shpërndarë software-in
|
||
bën të mundur të ndihmojmë të tjerët duke e ndarë me ta.
|
||
</li>
|
||
|
||
<li>
|
||
<strong>Përmirësimi:</strong> Së fundi, një shoqëri duhet të jetë e lirë të
|
||
ndryshojë mjetet e saj, me qëllim që t’i shpjerë më tej dhe t’ua përshtatë
|
||
nevojave personale.
|
||
</li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<p>
|
||
Software-i që i mishëron këto katër liri është Software i Lirë.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Një shoqëri demokratike lyp themele të palëkundura. Një nga këta themele është
|
||
Software-i i Lirë.
|
||
</p>
|
||
|
||
</body>
|
||
|
||
<author id="kirschner" />
|
||
<date>
|
||
<original content="2010-04-23" />
|
||
</date>
|
||
<sidebar/>
|
||
</html>
|
||
|