fsfe-website/news/nl/nl-201704.sq.xhtml

126 lines
9.6 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-04-05" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - prill 2017</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - prill 2017</h1>
<h2 id="Free-Software-in-the-German-OGP-action-plan">Software i Lirë në planin gjerman OGP të veprimeve</h2>
<p>Dhjetorin e kaluar, Gjermania iu bashkua nismës
<a href="https://www.opengovpartnership.org/">Open Government
Partnership</a> dhe tashmë i duhet që deri në qershor të 2017-s
të hartojë dhe vendosë për një plan veprimesh. Shtim i transparencës dhe raportim i vazhdueshëm, efektshmëri në qeverisje dhe administrata dashamirëse ndaj qytetarit, të tëra këto janë pjesë e synimeve të nismës Open Government.</p>
<p>FSFE-ja ka punuar tok me organizma të tjerë dhe "grupin e punës OGP" Gjermani që të përmbledhë temat e Software-it të Lirë në kontekstin e Qeverisë së Hapur dhe të japë plane konkrete veprimi, tok me një hyrje të shkurtër, por sqaruese, të temës dhe një përfytyrim për 2030-n. Rekomandimet iu parashtruan qeverisë gjermane në mars.</p>
<p>Propozimi qe përfundimi i një workshop-i, të mbajtur nga qeveria gjermane në shkurt, me kontribut nga përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile, përfshi FSFE-në. Duke
<a href="/news/2017/news-20170328-01.html">
publikuar sugjerimet tona</a>, shpresojmë tu krijojmë mundësinë aktorëve të shoqërisë civile anembanë rruzullit të njihen me diskutimin mbi OGP-në në Gjermani dhe ti përdorin këto sugjerime në vende të tjera.</p>
<hr />
<p>Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s
<a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2017-04">
https://fsfe.org/join</a></p>
<hr />
<h2 id="what-else-have-we-done?-inside-and-Outside-the-fsfe">
Çkemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li> Në zgjedhjet në Holandë, <a href="/news/2017/news-20170302-01.html">
Freedomvote.nl</a>, nismë e grupit holandez të FSFE-së, krahasoi pozicionet e partive rreth lirisë dixhitale dhe jo vetëm që i ndihmoi votuesit të ndajnë mendjen, por ofroi edhe një ide se çduhet pritur nga politikat dixhitale të partive të sapozgjedhura.</li>
<li> Muajin e kaluar, <a href="/associates/associates.html">
mirëpritëm si organizëm shok, Dyne.org - jofitimprurës, që ofron ide dhe veprim</a>, me më tepër se 10 vjet ekspertizë në zhvillim mjetesh Software-i të Lirë dhe narrativash për fuqizimin e bashkësisë.</li>
<li>Më 7 mars, <a href="https://www.youtube.com/watch?v=lPd5N2Y5nuM">
Matthias Kirschner pati në qendër të vëmendjes LiMux-in</a>, në fjalën që mbajti në <a href="https://digitalegesellschaft.de/2017/03/58-npa/">58. Netzpolitischer Abend</a> në Berlin, dhe më 28 mars,
<a href="https://ansol.org/FSFE-palestra">shkëmbeu pikëpamje me publikun në institutin ISCTEUniversity e Lisbonës në Portugali</a> lidhur me rrugë për fuqizimin e njerëzve në përdorimin e teknologjisë. Matthias mori pjesë edhe në një <a href="http://www.pietcast.com/folge-0026-limux/">podcast më të gjatë mbi LiMux-in, në gjermanisht</a>.</li>
<li>Më 11-12 mars,<a href="https://chemnitzer.linux-tage.de/2017/en">
FSFE-ja u rikthye te Chemnitzer Linux-Tage</a>, konferenca më e madhe në Gjermani mbi Software-in e Lirë, zhvilluar në Universitetin e Kemnicit. Sistemuam një stendë informacionesh dhe Max Mehl-i foli mbi zhvillimet lidhur me <a href="/activities/radiodirective/index.html">
Direktivën e Bllokimit të Radiofrekuencave Në BE</a>.</li>
<li>Më 20 mars, Olga Gkotsopoulou, Polina Malaja dhe Lusy Vaseva
<a href="https://etherpad.wikimedia.org/p/oscibar2017_session17">
paraqitën pozicionin e FSFE-së rreth përfshirjes së Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura në Horizon 2020, dhe në krejt kërkimet e financuara me para publike</a> dhe organizuan një diskutim mbi rolin e Software-it të Lirë në Shkencën e Hapur gjatë veprimtarisë <a href="https://www.open-science-conference.eu/barcamp/">
Open Science Barcamp</a>, në Berlin.</li>
<li>Gjatë konferencës LibrePlanet 2017 <a href="http://www.fsf.org/news/securedrop-and-alexandre-oliva-are-2016-free-software-awards-winners">Free Software Foundation shpalli fituesit e çmimit Free Software Awards</a> për 2016. Çmimi i Projekteve Në Përfitim të Shoqërisë iu dha SecureDrop-it, një platformë anonime për nxjerrësit e sekreteve, i zhvilluar nga Freedom of the Press Foundation, ndërsa çmimi për Shpënien Përpara të Software-it të Lirë iu dha Alexandre Oliva-s, një mbrojtës i Software-it të Lirë dhe Projektit GNU.</li>
<li><a href="https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2017/03/10/booth-veganmania-indoor-2017/">
Grupi i FSFE-së për Vjenën organizoi një stendë informative gjatë festivalit Veganmania 2017.</a></li>
<li>Jonas Öberg shkroi rreth <a href="http://blog.jonasoberg.net/policy-whys-that">
nevojës për të punuar më tepër me qeveri dhe bashki vendore</a>
me qëllim që të nxitet përqafimi i politikave dashamirëse kundrejt Software-it të Lirë në prokurimin dhe zhvillimin e sistemeve IT. Ekipi i politikave në FSFE-së ka intensifikuar përpjekjet drejt këtij kahu dhe
<a href="https://my.fsfe.org/donate">kërkon përkrahjen e gjithkujt.</a></li>
<li>Nëse ju interesojnë diskutimet rreth Software-it të Lirë në Android, mund të pajtoheni te <a href="https://lists.fsfe.org/mailman/listinfo/android">
lista e postimeve e FSFE-së mbi androidin</a>, të cilën e mori në shqyrtim Matthias Kirschner gjatë paraqitjes së tij mbi <a href="https://k7r.eu/testing-signal-without-google-account/">
instalimin e Signal-it pa llogari Google apo nga Google Play</a>.</li>
<li> <a href="/news/2017/news-20170315-01.html">
Në shkurt, për të tetin vit me radhë, kremtuam ditën "E dua Software-in e Lirë"</a>. Njerëz nga anembanë bota shfrytëzuan rastin për të shpallur dashurinë e tyre jo vetëm për zemrën binjake, por për krejt bashkësinë e Software-it të Lirë. Në kremtimet e këtij viti kishte gjithçka:
<a href="/activities/ilovefs/whylovefs/gallery.html">
një fotostendë gjatë FOSDEM-it, në Bruksel</a>, <a href="/news/2017/graphics/ilovefs-roses.jpg">
letra dhe lule për parlamentin gjerman</a>, filma të shkurtër
<a href="http://bit.ly/2ltZM4H"> në rrugët e Berlinit</a>
dhe <a href="https://www.flickr.com/photos/blixxter/32872437596/">
Frankfurtit</a>, <a href="http://www.elektrollart.de/?p=4503">punime grafike</a>, një program të ndritur veprimtarish IloveFS, <a href="https://blog.3rik.cc/2017/02/free-software-ergo-sum/">meme zbavitëse</a>, këngë, mikroblogime dhe postime blogu nga individë, politikanë dhe organizma që na përkrahin.</li>
<li>Jeni student? A keni të detyrueshëm një periudhë stazhi, si
pjesë të planit tuaj mësimor? Flisni rrjedhshëm gjermanisht dhe anglisht dhe ju interesojnë politikat rreth Software-it të Lirë? Po qe kështu,
<a href="/news/2017/news-20170321-01.html">shihni lajmërimin për një vend të ri</a>, për zyrën tonë në Berlin, nga qershori deri në tetor të 2017-s. Dhe mos harroni,
ende jemi në gjendje të pranojmë studentë stazhierë të tjerë për 2017-n. <a href="/news/2017/news-20170116-01.html">
Aplikoni tani</a> dhe mos humbni rastin që të bëheni pjesë e një ekipi të fuqishëm ndërkombëtar dhe të larmishëm, me bazë Berlinin!</li>
</ul>
<h2 id="get-active">Hidhuni në veprim</h2>
<p>Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok për 2017-n: Sipas
<a href="/about/legal/constitution.html#id-fellowship-seats">
statutin tonë</a>, dy vende në <a href="/about/team#general-assembly">
Asamblenë e Përgjithshme</a> janë të rezervuara për përfaqësues të zgjedhur nga anëtarët tanë shok. Janë të tillë për dy vjet dhe një vend është për tu rizgjedhur. Procesi elektoral i 2017-s shtrihet gjatë periudhës nga 10 prilli deri më 24 prill. Në garë për vendin në Asamblenë e Përgjithshme të FSFE-së janë tetë kandidatë. Listën e kandidatëve, tok me manifestet përkatëse dhe jetëshkrimin e secilit, si dhe planin dhe procedurën e votimeve, mund ti gjeni te <a href="https://wiki.fsfe.org/Activities/Election/FellowshipElection_2017">
faqja jonë e posaçme për Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok për 2017-n</a>. Të tërë anëtarët shok që mund të zgjedhin, do të marrin një email me krejt informacionet e nevojshme.</p>
<h2 id="help-us-improve-our-newsletter">Na ndihmoni të përmirësojmë buletinin tonë</h2>
<p>Nëse ju kap syri diku lajme që mendoni se do të duhej ti përfshinim, na i dërgoni. Nëse do të donit të na jepnit mendime, na i dërgoni.
Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>
<p>Falënderime për krejt
<a href="/contribute/contribute.html">
vullnetarët</a>,
<a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nltr17">
përkrahësit</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">
dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë.</p>
<p>Redaktorët tuaj,
Jonas Öberg, Olga Gkotsopoulou, Lusy Vaseva
<a href="/">FSFE</a></p>
<hr />
<p>Na ndihmoni të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s
<a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2017-04">
https://fsfe.org/join</a></p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>