fsfe-website/news/nl/nl-201510.sq.xhtml

220 lines
13 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-10-05" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Tetor 2015</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201510">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Tetor 2015</h1>
<div class="e-content">
<h2>Zgjedhjet në FSFE dhe lajme të tjera nga Bukureshti</h2>
<p newsteaser="yes">Në Asamblenë e Përgjithshme të këtij viti në Bukuresht, FSFE-ja
<a href="/news/2015/news-20150922-01.html">zgjodhi një ekip të ri drejtues
për dy vitet e ardhshme</a>. Reinhard Müller do të vazhdojë në rolin e tij si
përgjegjësi i financave, teksa redaktori juaj do të marrë rolin e presidentit,
me Alessandro Rubini-n në vendin e zv.presidentit. Rubini është inxhinier
elektronik që merret me përudhësa pajisjesh dhe sisteme të trupëzuar.
Ai ka qenë një nga anëtarët e parë të FSFE-së dhe tani së fundi është
rikthyer për të mbështetur punën tonë. Presidenti i mëparshëm i FSFE-së, Karsten Gerloff
<a href="http://blogs.fsfe.org/gerloff/2015/09/18/please-welcome-fsfes-new-president/">i mirëpriti
ndryshimet dhe shkroi rreth rrugës së tij në të ardhmen</a>.</p>
<p>Qyteti i Bukureshtit ishte duke bërë nxemjen për Software të Lirë që disa
javë para mbërritjes së FSFE-së, teksa segmente të administratës publike
rumune <a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/145574">qenë ftuar nga
Rogentos Linux User Group të provonin dy shpërndarje GNU/Linux</a>. Ky
është hapi i parë drejt rritjes së ndërgjegjësimit mbi lirinë në software
në gjirin e administratës publike të vendit. Pas mbylljes së punimeve të
asamblesë së përgjithshme, e diskutuam këtë lajm dhe mbi bashkëpunimin
e mëtejshëm me kontribues në Software-in e Lirë nga Rumania, veçanërisht
me miqtë tanë të Fundația Ceata, fondacioni rumun për Software dhe Kulturë
të Lirë. Vumë re se po kërkojnë grafistë me përvojë që të kontribuojnë
idetë e tyre për një stemë të re për fondacionin. Ndaj, cilido grafist që
dëshiron ti vërë duart në punë për një kauzë të vyer, mund të gjejë më shumë
informacion në <a href="https://ceata.org/comunicate/international-challenge-logo-for-ceata.html">faqen
e tyre me njoftimin për parashtrime</a>.</p>
<h2>Si e vlerëson FSFE-ja raportin e Parlamentit Europian mbi të drejtat e kopjimit</h2>
<p>Në korrik, Parlamenti Europian adoptoi rekomandimet e veta për reformë
të të drejtave të kopjimit, skicuar fillimisht nga eurodeputetja Julia
Reda, dhe FSFE-ja
<a href="/activities/policy/eu/20150918-Assessment-Of-The-Report-On-InfoSoc.en.html">bëri publike</a>
vlerësimet e veta mbi raportin përfundimtar që qe miratuar në parlament pas
një sasie të konsiderueshme ndryshimesh. Teksa raporti përfundimtar
i Parlamentit përmban disa nga përmirësimet e ligjshmërisë në fuqi, ka mjaft
probleme që do të duheshin rimarrë në shqyrtim, veçanërisht për sa lidhet me
Software-in e Lirë. Veçanërisht, raporti nuk arrin të merret në mënyrë adekuate
me Administrimin Dixhital të Kufizimeve (DRM) të cilat ende mund të pengojnë
përdorimin e veprave që i përkasin fushës së përjashtimeve nga të drejta
kopjimesh, dhe nuk ofron mundësi që programuesit e software-it të kontribuojnë
punët e tyre në përkatësi publike.</p>
<p>Hapi pasues është publikimi nga Komisioni i propozimeve të tyre
për reformë të të drejtave të kopjimit, diku para fundit të 2015-s.
Ne i kërkojmë Komisionit ta shpjerë reformën e të drejtave të kopjimit edhe
më tej dhe të sigurojë që asnjë përjashtim nga të drejtat e kopjimit, kurdo,
të mos kufizohet nga shtrëngesa të zbatuara përmes teknologjisë, të ofrojë
një grup plotësisht të harmonizuar përjashtimesh, dhe të hedhë në qarkullim
nën një licencë Software-i të Lirë krejt punët e llojit që financohen nga
paraja publike.</p>
<h2>Pastrim i PDFreaders</h2>
<p>Teksa përfundojmë përgatitjet për <a href="/campaigns/pdfreaders/pdfreaders.en.html">fushatën tonë PDFreaders</a>
ia vlen të përmenden veçanërisht pak shembuj të suksesshëm. Bashkërenduesi
ynë gjerman, Max Mehl,
<a href="http://blog.mehl.mx/2015/german-government-wants-authorities-to-advertise-pdfreaders/">shkroi në blog</a>
mbi suksesin e fushatës në qeverinë gjermane. Në fakt fushata qe kaq
e suksesshme, saqë tani "Udhërrëfyesi gjerman mbi migrimin" përmban edhe një
pasazh rreth nesh, ku thuhet "Nëse dokumentet PDF ofrohen publikisht, për
hapjen e tyreautoritetet nuk duhet të rekomandojnë më vetëm Adobe Acrobat
Reader-in, por, për shembull, të përdorin gjedhet HTML të ofruara nga FSFE-ja
në sajtin e tyre për shkarkim lexuesish alternativë PDF-sh", si dhe
tu rekomandojnë nëpunësve shtrirjen drejt Software-it të Lirë, si alternativë
e përshtatshme.</p>
<p>FSFE-ja ndihmoi edhe të nxirren në pah lexuesit më të mirë të PDF-ve nga
Software-i i Lirë për sektorin privat. Stazhierja jonë Polina Malaja mundi
<a href="http://blogs.fsfe.org/polina/2015/09/10/free-pdf-reader-for-the-web-browser/">të kapte</a>
bashkërenduesin tonë të dikurshëm të fushatës PDFreaders, Hannes Hauswedell,
lidhur me bisedën e tij me Google-in diku nga 2011-a, rreth hedhjes në
qarkullim si Software të Lirë të programit Pdfium. Më në fund, më 2014-n,
kërkesa e Hanesit dha fryt. Tani, ne nuk po themi se fushata jonë shkaktoi
hedhjen në qarkullim të Pdfium-it, por do të donim të mendonim se fushata
jonë një rol e pati.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>FSFE-ja Zvicër, në bashkëpunim me Grupin Zviceran të Përdoruesve
të Sistemeve të Hapur, u dërgoi kandidatëve politikë qindra letra ku u kërkohet
të plotësojnë pyetësorin <a href="https://freedomvote.ch/">Freedomvote</a>,
si një mënyrë për të grumbulluar opinionet e kandidatëve mbi çështje të ndryshme
dixhitale, të cilave ndonjëherë u anashkalohet, të tilla si e-votimi, të dhënat
e hapura, Software-i i Lirë, dhe siguria e të dhënave. Përfundimet i botuan në
internet që qytetarët të marrin vendime më të bazuara rreth se cilin do të votojnë
në zgjedhjet e 18 Tetorit.</li>
<li>Paul Boddie <a href="http://blogs.fsfe.org/fellowship-interviews/?p=672">interviston anëtarin shok të FSFE-së, Nico Rikken</a> nga Holanda. Përvoja e Nikos shtrihet në inxhinieri elektrike dhe,
mes të tjerash, ai ofron ide lidhur me hardware-in e hapur dhe politikat arsimore.</li>
<li>Më 1 Shtatori Gjykata e Lartë e Parisit
<a href="https://www.april.org/en/paris-high-court-reaffirms-ban-software-patents">ripohoi
që, sipas Konventës Europiane Mbi Patentat, patentat mbi software-in janë
të paligjshme në Europë.</a> Megjithatë, ky sukses vjen vetëm si një dorë
bojë, po të kihet parasysh se palës ankimuese në këtë rast i është akorduar
faktikisht një patentë nga Zyra Europiane e Patentave.</li>
<li>Sipas tezës së doktoraturës së Felix Greve-it,
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/145984">kushtetuta gjermane
lyp standarde TIK të pavarura nga tregtuesit, që të sigurohet ndërveprueshmëria
në administratën publike dhe kudo</a>. Mungesa e sotme e rregullave
të ndërveprueshmërisë përbën një pengesë të madhe për shtrirjen e Software-it
të Lirë në vend.</li>
<li><a href="http://www.fsf.org/news/now-fsf-cerified-to-respect-your-freedom-taurinus-x200">
FSF-ja certifikoi laptopin Taurinus X200</a> si respektues i të drejtave
të përdoruesit. Ky ka të hequr Mekanizmin e Administrimit (MA) të Intel-it,
i cili është një software i fshehtë dhe pronësor që lejon hyrje së largëti në
kompjuter përmes një rrjeti, ndryshim dhe prekje të formësimit të BIOS-it, ose
fshirje të diskut. MA-ja ka mundësi hyrjeje të plotë në kompjuter, me një gamë
të gjerë funksionesh dhe do të mund të ishte një mjet shumë i dobishëm sigurie,
por vetëm nëse i zoti i pajisjes ka aftësinë ta kontrollojë. </li>
<li>Administrata Publike: Qeveri britanike
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/145658">boton një udhërrëfyes
autoritativ mbi ODF-në</a>, rreth integrimit në prokurime publike
të ODF-së me software shkalle ndërmarrjesh;
<a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/145784">sektori ushtarak i Italisë po
kalon në LibreOffice dhe ODF</a>, duke përfaqësuar kështu sendërtimin e dytë
më të madh në Europë të LibreOffice-it; në Konferencën e Debianit "DebConf15"
bashkia e Munihut tregoi se është <a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/145626">një
kontribues i rëndësishëm në Software-in e Lirë, duke ndarë me të tjerët
zgjidhje software dhe praktika më të mira të punës</a>; teksa Karel De Vriendt
i Open Forum Europe-ës <a href="http://www.openforumeurope.org/windows-dressing/">dha mendime</a> mbi logjikën pas kërkesës për tender nga Komisioni Europian dhe që lidhet me Microsoft-in,
e cila do ta shtojë edhe më tej kyçjen nga tregtuesit në sektorin publik TI.</li>
<ul>
<li>Nga <a href="http://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<li>Daniel Pocock-u <a href="http://danielpocock.com/the-only-way-to-ensure-the-vw-scandal-never-happens-again">
është i mendimit se rruga e vetme për të shmangur në të ardhmen skandale
të tillë si ai me VW-në</a> është sigurimi për këdo i lirisë për të parë
dhe modifikuar kodin burim për tërësinë e pajisjeve që janë pjesë e jetës
sonë.</li>
<li>Dominic Hopf (tashmë diplomat zyrtar ndërgalaktik) dhe anëtari shok
Pascal Wittmann, organizuan hapjen e një stende në
<a href="http://blog.dmaphy.de/2015/09/how-to-travel-intergalactic-way-free.html">veprimtarinë e
Ditës së Lirisë së Software-it (SFD) në Kiel</a> dhe dhanë edhe një prezantim mbi F-Droid-in.</li>
<li>Në një ditë të lagësht në Frankfurt, stenda e FSFE-së në Rotlintstraßenfest vjetor
tërhoqi vëmendjen e vizitorëve, që donim me padurim të mësoni më tepër rreth lirisë
së software-it. Guido Arnold-i <a href="http://blogs.fsfe.org/guido/2015/09/fsfe-info-booth-at-rotlintstrasenfest-in-frankfurt/">sjell më tepër hollësi mbi këtë veprimtari popullore.</a></li>
<li>Nga ana tjetër, anëtari shok i FSFE-së, Michael Stehmann <a href="http://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=1554">
përmblodhi përshtypjet e tij gjatë DLS-së në Këln (Gjermani)</a>.</li>
<li>Drejtori ynë i Përgjithshëm, Jonas Öberg paraqiti një përmbledhje të hollësishme mbi
<a href="http://blogs.fsfe.org/jonas/?p=20">aspektet logjistike të organizimit të një veprimtarie të suksesshme</a>.</li>
<li>Carsten Agger u mor me organizimin e <a href="http://blogs.fsfe.org/agger/2015/09/28/organizing-this-years-libreoffice-conference/">
LibreOffice Hackfest-ës në Aarhus</a>.</li>
<li>Tobias Platen <a href=" http://blogs.fsfe.org/tobias_platen/2015/09/22/why-i-wont-buy-the-libre/">kritikon</a>
pretendimin se sa "të lirë" janë faktikisht kompjuterat Purism Librem.</li>
<li>André Ockers shpjegon se si në Holandë, qytetarë të ndërgjegjësuar<a href="https://blogs.fsfe.org/ao/2015/09/26/why-we-convinced-a-dutch-government-agency-to-use-an-open-document-format/">
e bindën një agjenci qeveritare holandeze të përdorë një format Open Document</a>.</li>
<li>Paul Boddie shtron <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1129">"Pyetje Kuturu"
rreth pasjes së kodit burim të Fairphone-it"</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Kandidoni persona dhe projekte për Çmimin e Software-it të Lirë</h2>
<p>Shpesh përdoruesit nuk e dinë se po përdorin Software të Lirë. Ndonjëherë
na duhet ta deklarojmë shprehimisht këtë fakt. Për shembull, <a href="http://www.fsf.org/blogs/community/wordpress-brings-the-freedom-to-the-front">
përditësimi i ri i WordPress-it</a> përmban një skedë me një referencë për
licencën GNU General Public License dhe katër liritë e Software-it të Lirë,
duke ia bërë shprehimisht me dije bashkësisë së Wordpress-it rëndësinë e lirisë
që mishëron software-i i tyre.</p>
<p>Por shpeshherë, shumë programues dhe projekte të mahnitshme të Software-it
të Lirë nuk marrin mirënjohjen që meritojnë. FSF-ja po <a href=" http://www.fsf.org/blogs/community/who-is-improving-the-world-through-free-software-nominate-them-now">
pranon kandidime për Çmimin e 18-të vjetor të Software-it të Lirë</a>
për persona dhe projekte që e kanë bërë botën më të mirë duke përdorur
Software të Lirë. Ka dy çmime, një për persona që e kanë shpënë më tej
lëvizjen, dhe një tjetër për projekte që kanë përmbushur një nevojë kyçe
shoqërore përmes përdorimit të Software-it të Lirë. Ju lutemi,
kandidatët tuaj parashtrojini para 1 Nëntorit.</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>,
<a href="http://fellowship.fsfe.org/join">anëtarët shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</div>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2015-10-05" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>