fsfe-website/news/nl/nl-201508.sq.xhtml

180 lines
9.8 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2018-08-04" type="newsletter">
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Gusht 2015</title>
</head>
<body class="newsletter article" microformats="h-entry" id="nl-201508">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Gusht 2015</h1>
<div class="e-content">
<h2>Përgjigje konsultës së BE-së mbi të drejtat e kopjimit, patentat, dhe sekretet tregtare</h2>
<p nesteaser="yes">Në fillimet e këtij muaji, FSFE-ja iu përgjigj “Konsultës mbi
respektimin e pronësisë intelektuale në procedurat e prokurimeve publike”,
të mbajtur me nismën e Komisionit Europian. Sipas Komisionit, qëllimi fillestar
i konsultës qe “mbledhja e provave, opinioneve dhe përshtypjeve lidhur me
respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sekreteve tregtare
gjatë procedurave të prokurimit publik”, dhe të shprehej nëse për këtë
temë ka nevojë për një udhërrëfyes për autoritetet publike.</p>
<p>Në përgjigjen tonë, e rivumë gishtin në disa çështje që kanë nevojë
të trajtohen te tema e përgjithshme e konsultës. Për shembull, lidhur
me patentat mbi software-in shpjeguam se është e pamundur të prokurohet
software i cili nuk cenon asnjë patentë, dhe se të drejtat e zotëruesve
të të drejtave të kopjimit nuk duhet të zhvleftësohen nga patenta palësh
të treta. Për më tepër, FSFE-ja mbrojti idenë se çdo software i financuar
me paranë publike do të duhej të publikohej dhe shpërndahej si Software
i Lirë, si parazgjedhje, që cilido të mund ta përdorë software-in
për qëllimet e veta dhe kështu të ofrojë shërbime më të mira për autoritetet
publike.</p>
<p>Praktikantja jonë e tanishme, Polina Malaja i përmblodhi përgjigjet tona
dhe shkroi rreth konsultës në <a
href="http://blogs.fsfe.org/polina/2015/07/24/fsfe-answers-to-the-consultation-on-copyright-patents-and-trade-secrets-in-public-procurement/">blogun e vet</a>,
si dhe i hodhi përgjigjet tona te <a
href="https://wiki.fsfe.org/Free_Software_in_public_procurement">wiki i FSFE-së</a>.</p>
<h2>Si tia bëjmë me kufizimet në nivel firmware-i</h2>
<p>Synimi i FSFE-së është tu sigurojë atyre që zotërojnë pajisje TI të kenë gjithnjë kontrollin mbi to, dhe vetëm ata. Gjatë viteve të fundit ky parim themelor është goditur nga
zhvillime të tilla si <a
href="/campaigns/generalpurposecomputing/secure-boot-analysis.html">UEFI
“Secure Boot”</a>, ose BIOS pronësorë. Këtu bëhet fjalë për software të shkallës
së ulët që xhiron sapo ndizni kompjuterin tuaj. Ky gatit hardware-in dhe mund
të hartohet i tillë që tua pengojë përdoruesve instalimin e software-it që
nuk është “autorizuar” nga prodhuesi. Ky fakt qe gjithashtu një nga temat në <a
href="https://dot.kde.org/2015/07/25/akademy-talks-day-1">fjalën e redaktorit
tuaj</a> të mbajtur në Akademy-në e këtij viti në Korunja të Spanjës, ku jepen
disa ide se si mund të shmangen këto kufizime të trupëzuara në produkt.</p>
<p>Një nga rrugët për tiu kundërvënë këtyre zhvillimeve është pasja e firmware-i
alternativ nisjeje.
Ka disa mënyra për të zëvendësuar firmware-in pronësor të trupëzuar në produkt me
të ngjashëm të lirë. Anëtari ynë shok, Kevin Keijzer, shpjegon me hollësi se si <a
href="http://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2015/06/08/setting-up-a-beaglebone-black-to-flash-coreboot/">&quot;të rregullohet një Beaglebone Black për të instaluar në të Coreboot&quot;</a>, dhe se si <a
href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2015/06/06/libreboot-x200-raspberry-pi/">&quot;të hidhet
Libreboot në një Lenovo X200 me Raspberry Pi&quot;</a>. Një tjetër anëtar shok, André
Ockers, shpjegon në blogun e tij se si kaloi një <a
href="https://blogs.fsfe.org/ao/2015/05/29/how-i-got-a-thinkpad-t60p-coreboot-gnu-linux-libre-trisquel-laptop/">Thinkpad
T60p në Trisquel dhe Libreboot</a>.</p>
<p>Veç punës për firmware alternativ dhe të lirë nisjesh, na duhet edhe
të shohim më tej në perspektivë. Na duhet të mendojmë se si ti shtrijmë
idetë e Software-it të Lirë te hardware-i. Richard Stallman-i shkroi rreth kësaj
në artikullin e tij <a
href="http://www.wired.com/2015/03/need-free-digital-hardware-designs/">&quot;Why
we need free digital hardware designs&quot;</a>.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Më 24-26 korrik, FSFE-ja mbajti në Esen Mbledhjen e Bashkërenduesve Europianë
për 2015-n (ECM15). Mes mjaft temave, bashkërenduesit tanë diskutuan mbi strategjinë,
mbi një propozim për ristrukturim të bashkësisë dhe ndërlidhjeve të FSFE-së, si dhe
mbi shtypin tonë dhe punën me fushatat. Për më tepër hollësi, ju lutemi, <a
href="https://blogs.fsfe.org/eal/2015/07/30/european-coordinators-meeting-2015/">lexoni
postimin te blogu i Erik Albers-it</a>.</li>
<li>Ekipi i FSFE-së për arsimin <a
href="http://fsfe.org/activities/education/education.html">përditësoi
sajtin e vet</a>. Hidhini një sy, na jepni përshtypjet, ose më mirë akoma: bëhuni
pjesë e ekipit tonë të arsimit që të promovoni përdorimin e Software-it të Lirë
në shkolla dhe universitete.</li>
<li>Redaktorit tuaj i morën një intervistë para fillimit të punimeve të
Akademy-së. Intervista gjendet te <a
href="https://dot.kde.org/2015/07/15/akademy-2015-keynote-matthias-kirschner">sajti
i KDE-së</a>. Në të mbulohen pyetje rreth shpërndarjes së parë GNU/Linux
të përdorur nga redaktori juaj, pse studioi politikë dhe administrim, si
u përzie me FSFE-në, si lidhet përparimi i shoqërisë me Software-in e Lirë,
si dhe për përfshirjen e tij në seminare mbi ndihmën e parë për kafshë
të egra. (Victorhck <a
href="https://victorhckinthefreeworld.wordpress.com/2015/07/18/entrevista-a-matthias-kirschner-vicepresidente-de-la-fsfe-que-dara-una-charla-en-akademy/">e përktheu intervistën në spanjisht</a>.)</li>
<li>Komisioni Europian <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/node/144375">hodhi në qarkullim si
Software të Lirë programin LEOS për përpunim tekstesh ligjorë </a>. Ky
mund të përdoret për të hartuar dhe përpunuar automatikisht tekste
ligjorë. Deri tani software-i mbulon tekste ligjorë të prodhuar
nga KE-ja, por mund të zgjerohet për të mbuluar procese të tjera ligjvënieje.</li>
<li>Dy zhvillime të mbara në Francë: Nga njëra anë, qeveria frënge ka hedhur
në qarkullim <a href="https://joinup.ec.europa.eu/node/144729">gjedhe</a> për
përdorim nga nëpunës prokurimesh kur kërkohen zgjidhje TKI me bazë software-in
e lirë. Gjedhet përfshijnë klauzolat e prokurimit të Software-it të Lirë që
i detyrojnë zhvilluesit të sistemojnë kodin që kontribuojnë. Në anën tjetër,
Franca kërkon nga administrata e vet publike ti japë përparësi ODF-së kundrejt
formatit OOXML të Microsoft-it (shihni <a
href="http://www.theregister.co.uk/2015/07/22/french_government_computer_agency_recommends_giving_microsoft_le_boot/">një
artikull te Register</a>).</li>
<li>Më 3 Tetor 2015, FSF-ja kremton në Boston ditëlindjen e 30-të.
Kjo do festuar. Si organizmi vëlla i tyre, ju ftojmë të <a
href="http://www.fsf.org/news/fsf-invites-the-free-software-community-to-its-30th-birthday-party-on-october-3rd-2015">organizoni
festa të vockla ditëlindje</a> anembanë Europës. Na e bëni të ditur, nëse
planifikoni diçka, që ta promovojmë kremtimin.</li>
<li>Nga <a href="http://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>:</li>
<ul>
<li>Riccardo Iaconelli shkroi mbi <a
href="http://blogs.fsfe.org/ruphy/2015/07/announcing-wikifm/">WikiFM</a>, një
projekt KDE që synon ti japë botës dije të lirë dhe të hapur, në formë
tekstesh shkollore dhe shënimesh leksioni. Projekti është menduar për studentët,
kërkuesit dhe ata që mësojnë vazhdimisht, me doracakë dhe lëndë që shtrihet
nga matematika e thjeshtë deri te “Hartim me QML” (i përdorur tashmë nga
High Energy Physics Software Foundation).</li>
<li>Daniel Pocock <a
href="http://danielpocock.com/recording-live-events-like-a-pro-part-one-audio">shpjegon si</a>
të regjistrohen veprimtari <em>live</em> duke përdorur celularin tuaj dhe një mikrofon jake.</li>
<li>Guido Arnold na njoftoi <a
href="http://blogs.fsfe.org/guido/2015/07/galicia-introducing-over-50-000-students-to-free-software/">njohjen
në Galicia të mbi 50 mijë nxënësve me software-in e lirë</a>, dhe mbi një <a
href="http://blogs.fsfe.org/guido/2015/07/we-dont-use-free-software-we-want-something-that-just-works/">shkollë
në Spanjë që po kalon në përdorimin e Ubuntu/Linux-it</a> për kompjuterët e saj në klasa dhe zyra.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Kontribuoni te prodhuesi i sajtit tonë statik</h2>
<p>Që prej 2002-it, FSFE-ja, për praninë e vet në internet, përdor një
prodhues sajti statik . Versioni i parë qe shkruar nga Jonas Öberg, tanimë
drejtor ekzekutiv i FSFE-së. Muajin e fundit, te sajti provë hodhëm një version
të përditësuar. Në postimin te blogu i tij, përgjegjësi i sistemit të FSFE-së,
Paul Hänsch, <a
href="http://blog.plutz.net/The_FSFE_org_buildscript.html">përmbledh veçoritë
e reja, dhe kufizimet</a>. Ndaj nëse jeni të interesuar të përmirësoni nga ana
teknike praninë e FSFE-së në internet, lexojeni atë dhe lidhuni me ekipin tonë
përkatës.</p>
<p>Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="http://fellowship.fsfe.org/join">Anëtarët Shokë</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
</div>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2015-08-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag>newsletter</tag>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->