fsfe-website/news/nl/nl-201711.sq.xhtml

93 lines
8.4 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-11-20" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - nëntor 2017</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - nëntor 2017</h1>
<h2 id="fla20">FSFE-ja paraqet Fiduciary Licensing Agreement 2.0 të modernizuar</h2>
<p>Fiduciary License Agreement (FLA) e FSFE-së qe sjellë për herë të parë më 2002-shin, si përgjigje ndaj sfidës së administrimit të të drejtave dhe lëndës brenda projektesh Software-i të Lirë përgjatë periudhash të gjata kohe. FLA-ja përfaqëson një marrëveshje kontributori e baraspeshuar mirë, që i jep dorëzanit, përgjegjës për administrimin e të drejtave brenda një projekti Software-i të Lirë, pushtet dhe përgjegjësi për garantimin që software-i i kontribuar të mbesë i lirë dhe i hapur. Në këtë mënyrë projekti, tok me krejt kontribuesit përkatës, janë të mbrojtur nga çdo shpërdorim i pushtetit nga mbajtës të mundshëm të rinj të të drejtave të kopjimit.</p>
<p>Por shqyrtimi i fundit i FLA-së fillestare qe më 2007-n dhe jemi të lumtur të paraqesim <a href="/news/2017/news-20171013-01.en.html">versionin e përmirësuar dhe të modernizuar - FLA-2.0</a>. Përmirësimet më të rëndësishme janë mbulimi që FLA-2.0 tani u bën edhe patentave, dhe krijon mundësi për më tepër mundësi praktike licencimi të synuara drejt palësh të treta përfshi referimin ndaj një rregulli të jashtëm licencimi. Veç kësaj, hartimi i ri është përmirësuar mjaft, si në përputhjen e tij me më tepër juridiksione, ashtu edhe për të qenë më i lehtë të kuptohet dhe zbatohet nga kushdo.</p>
<p>Për FLA-2.0, FSFE-ja bashkëpunoi me ContributorAgreements.org dhe e integroi FLA-2.0 në zgjedhësin/prodhuesin e tyre për Marrëveshje Licencimi të Drejtash Kopjimi (CLA), me qëllim për ta bërë përdorimin e FLA-së më të lehtë për projektet dhe zhvilluesit. Si efekt anësor, janë përditësuar krejt CLA-të te ContributorAgreements.org, në vijim të disa përmirësimeve prej FLA-së.</p>
<h2 id="generalassembly2017">Asambleja e Përgjithshme 2017: anëtarë të rinj, role të reja dhe drejtime të reja</h2>
<p>Anëtarët e Free Software Foundation Europe mbajtën Asamblenë e tyre të Përgjithshme më 15 Tetor, në Edinburg, Skoci. Takimi vjetor mbahet për të diskutuar strategjitë për vitin që vjen dhe për të caktuar udhën e drejtimit të përgjithshëm të organizmit. Përveç gjërash të tjera, Asambleja e Përgjithshme përgatiti një rrugë për disa reforma në strukturën organizative dhe adoptoi një Kod Sjelljeje të përgjithshëm për FSFE-në. Patrick Ohnewein u përzgjodh si arkëtari i ri, dhe shoqatës iu bashkuan gjashtë anëtarë të rinj. Më hollësisht mund të lexoni <a href="/about/legal/minutes/minutes-2017-10-15.en.pdf">protokollin e mbledhjes</a> si dhe një përmbledhje rreth propozimeve të pranuara, te <a href="/news/2017/news-20171107-01">lajmi përkatës</a>.</p>
<p>[ Në versionin online keni një foto: ]<br />
[ Pjesëmarrës të Asamblesë së Përgjithshme 2017 ]<br />
[ https://www.fsfe.org/picturebase/people/20171015-GA-meeting-Edinburgh-800px.jpg ]</p>
<hr />
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2017-11">Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />
<h2 id="whatelsehavewedone">Çkemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Free Software Foundation Europe <a href="/news/2017/news-20171108-01">hodhi në qarkullim versionin e ri të praktikave REUSE</a> për ti bërë kompjuterat të kuptojnë të drejta kopjimi dhe licenca. Faqja për REUSE tani <a href="http://reuse.software/">përmban edhe një video shpjeguese</a> si dhe një <a href="https://reuse.software/dev/">grup mjetesh zhvilluesi</a> dhe shembuj që tregojnë praktika REUSE në punë e sipër.</li>
<li>Zv.presidenti i FSFE-së, Heiki Lõhmus shpjegon <a href="http://blogs.fsfe.org/repentinus/english/2017/11/06/background-for-future-changes-to-membership-in-fsfe-e-v/">rrethanat mbi vendimet për ndryshime të ardhshme te anëtarësia në FSFE</a> dhe heqjen e Përfaqësuesve të Anëtarësisë Shok gjatë Asamblesë së Përgjithshme 2017.</li>
<li>Si edhe në edicionet e mëparshme të Chaos Communication Camp, FSFE-ja do të mbajë një asamble gjatë 34C3, për krejt miqtë e Software-it të Lirë dhe ka lëshuar një <a href="/news/2017/news-20171024-01">thirrje për pjesëmarrje</a> deri më 19 nëntor.</li>
<li>Në fillim të Tetorit, 32 ministra europianë nënshkruan Deklaratën e Talinit mbi eQeverisjen. Analistja e politikave në FSFE, Polina Malaja <a href="/news/2017/news-20171109-01">shkruan mbi</a> mendimet e parashtruar nga FSFE-ja dhe mbi procesin e mirë të përfshirë në këtë deklaratë.</li>
<li>Drejtori Ekzekutiv i FSFE-së, Jonas Öberg shkruan në blog mbi <a href="http://blog.jonasoberg.net/a-reuse-compliant-curl/">hapat që ndoqi për ta bërë cURL-në të përputhshëm me REUSE</a>.</li>
<li>André Ockers <a href="https://blogs.fsfe.org/ao/2017/10/28/dutch-coalition-agreement-wheres-the-trust-in-free-software/">analizon marrëveshjen e koalicionit holandez</a> lidhur me çështje software-i dhe nuk sheh në të ndonjë përkrahje të Software-it të Lirë. </li>
<li>Tarin Gamberini <a href="https://www.taringamberini.com/en/blog/fsfe/adoption-of-free-software-pdf-readers-in-italian-regional-public-administrations-fifth-monitoring/">vëren</a> se gjashtëmujorin e fundit, tetë rajone italiane e kanë zvogëluar reklamën për lexues pronësorë PDF-sh në sajtet e tyre, dhe një rajon e ka shtuar përkrahjen për lexues PDF nga Software-i i Lirë. </li>
<li>Hannes Hauswedell shpjegon si të përdoret <a href="http://git.fsfe.org/">instalimi Gitea i FSFE-së</a> dhe/ose Github-i për të <a href="https://hannes.hauswedell.net/post/2017/10/21/blog-comments/">strehuar komente në blogje të prodhuar në mënyrë statike</a> dhe në një mënyrë që respekton privatësinë. </li>
<li>FSFE-ja qe e pranishme në Takimin e Burimit të Hapët 2017 në Pragë, Çeki. Presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner mbajti fjalën "Limux: Humbja e një Fari", dhe Polina Malaja "DSM, EIF, RED: Akronime në nivel BE-je dhe Pse Kanë Rëndësi për Lirinë e Software-it".</li>
<li>Jonas Öberg mori pjesë në Forumin për Strategjinë e Burimit të Hapët, në Nju Jork, për të paraqitur praktikat e përditësuara REUSE të FSFE-së.</li>
<li>Bashkërenduesi i FSFE-së për Gjermaninë <a href="http://ichbinbaff.de/multibaff/ww17/events/digitale-abhaengigkeit-vermeiden-mit-freier-software-fuer-gute-bildung-und-eine-starke-und-unabhaengigen-wirtschaft-sorgen/">Björn Schiessle mbajti në Fellbacher Weltwochen një bisedë mbi se si të shmangen varësi dixhitale</a>. </li>
<li>Bashkërenduesi i FSFE-së për Italinë, Natale Vinto, mbajti një fjalë rreth fushatës <em>Para Publike? Kod Publik!</em>, në Linux Day Milano, në kremtimin e Ditës së Linux-it, një manifestim kombëtar për të diskutuar mbi Linux-in dhe software-in e lirë.</li>
</ul>
<h2 id="donotmissit">Mos humbni rastin! Veprimtari së afërmi me FSFE-në</h2>
<p>Listën e veprimtarive të ardhshme të FSFE-së e gjeni te <a href="/events/events">faqja jonë e veprimtarive</a>.</p>
<h2 id="helpusimproveournewsletter">Kontribuoni te buletini ynë</h2>
<p>Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!</p>
<p>Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt <a href="/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">përkrahësit</a> dhe <a href="/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për <a href="/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.</p>
<p>Redaktori juaj,
Erik Albers</p>
<hr />
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2017-11">Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2017-s</a></p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-11" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
<tag key="reuse">Reuse.Software</tag>
<tag key="ga">General Assembly 2017</tag>
<tag key="fla">Fiduciary Licensing Agreement 2.0</tag>
</tags>
<author id="albers" />
</html>