fsfe-website/news/nl/nl-201408.sq.xhtml

207 lines
9.2 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains invisible Unicode characters

This file contains invisible Unicode characters that are indistinguishable to humans but may be processed differently by a computer. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2014-08-04" type="newsletter">
<version>0</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - gusht 2014</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - gusht 2014</h1>
<h2>Privilegj dhe Fuqi</h2>
<p>
Në të kaluarën, qytetari i rëndomtë i një republike,
që merrej me punën e vet të përditshme, qe goxha, të themi,
i lirë. Gjatë punës, me raste mund ti duhej një vegël e re ose
ndonjë këshillë, dhe kufijtë e lirisë së tij
shtriheshin sa kufijtë e njohjes së tij, sipas thënies së lashtë
latine <em>scientia potentia est</em> (shkenca është fuqi): nëse
i duhej një vegël e re dhe i mungonte dija për ta ndërtuar atë,
bëhej i varur nga veglabërësi, por vetëm sa për të patur veglën.
</p>
<p>
Në botën e re është ndryshe: jo vetëm që varemi nga ndërtuesit e
mjeteve, kur dëshirojmë të kemi një mjet të ri, por shpesh, pas
kësaj, mbetemi të varur nga ata, përgjithmonë. Dikur një çekiç
mund ta përdorje si për të ngulur hunj (ose vampirë) përdhe, ashtu
edhe për të gozhduar qivurin e vampirit. Sot, blerësit që blen
një mjet për një punë të çfarëdoshme, i duhet të paguajë dy herë
për të: një herë për ti ngulur hurin vampirit dhe mandej, sërish,
kur të gozhdojë qivurin e tij.
</p>
<p>
Goxha mirë, nëse qëllon që të jeni një nga pak veglabërësit: jo
vetëm që janë ndër të paktët e privilegjuar që kanë kontrollin
e pronës së tyre, por na kanë hequr ne të tjerëve të drejtat tona
dhe kanë edhe fuqi të komandojnë mjetet tona, duke patur kështu
pushtet mbi ne. Mjerisht, privilegji u verbon sytë përpara gjendjes
revoltuese.
</p>
<p>
Erërat nuk kanë qenë të mira dhe, përmbi pasojave revoltuese të
rregullave të dështuara dhe logjikës së akullt, të padrejtë, të
drejtuar për nga përfitimet, të biznesit, na kanë ardhur zbulime
pas zbulimesh mbi agjenci dhe zyra të ngritura për të na mbrojtur,
dhe të cilave më pas u është dhënë një mision i pamundur, ai i
spiunimit tonë. Këto zhvillime, edhe pse për të ardhur keq, mundet
të paktën të kuptohen racionalisht.
</p>
<p>
Por nuk kuptohet dot racionalisht pse <em>përfaqësuesit tanë të
zgjedhur demokratikisht</em> të kërkojnë ti ngulisin këto shkelje
mjerane në të drejtat tona, në të drejtat e tyre. Por ja që mjaft
prej tyre e bëjnë: Komisioni Europian po
<a href="/news/2014/news-20140708-01.html">refuzon ti japë fund
kapjes për fyti të BE-së nga Microsoft-i</a>
dhe, si një zhvillim akoma më thellësisht tronditës, Komiteti i
Komunikacioneve të Dhomës së Lordëve të parlamentit britanik
<a href="http://www.publications.parliament.uk/pa/ld201415/ldselect/ldcomuni/37/3704.htm#a14">ka propozuar ti jepet fund anonimitetit në Internet</a>.
</p>
<p>
Sikur rreziqet ndaj privatësisë dhe lirisë të mos ishin kaq të rënda,
paaftësia teknike e komitetit dhe argumentet krejtësisht të papërshtatshme
për vendlindjen e liberalizmit do të ishin tejet zbavitëse. Por rreziqet
që sjellin njerëzit të cilët janë korruptuar nga pushteti ose nga babëzia
janë reale dhe vendosmëria jonë për ti përballur këto rreziqe me më tepër
decentralizim, siguri, privatësi dhe anonimat duhet të bëhet edhe më e madhe.
</p>
<h2>Jemi të tërë në Shënjestër</h2>
<p>
Sipas
<a href="http://www.wired.com/2014/07/nsa-targets-users-of-privacy-services/">zbulimesh të reja</a>
nga fillimi i korrikut thuajse cilido në bashkësinë teknologjike është
në shënjestrën e survejimeve. Përveç veprimtarish të tjera, ne jemi ose do të jemi
futur në rreth për vizitat në
<a href="https://www.torproject.org/">sajtin e projektit Tor</a>, për
leximin e
<a href="http://www.linuxjournal.com/">Linux Journal</a>-it, për përdorimin e
<a href="http://mixminion.net/">shërbimit të ridërgimit anonim të email-eve,
Mixminion</a>,
dhe për shkarkimin e <a href="https://tails.boum.org/">Tails</a>, një
shpërndarje GNU/Linux e përqendruar në privatësinë. Këto fakte serioze
duhet të sillen në mend çdo orë, çdo ditë. Tek e fundit, arma jonë më
e fuqishme është zhvillimi dhe promovimi i projekteve që një ditë do të
shpien njerëz të interesuar për ta në po të njëjtën listë.
</p>
<h2>Diçka Krejt Tjetër</h2>
<ul>
<li>
FSFE-ja do të ketë një stendë në
<a href="https://www.froscon.de/en/home/">FrOSCon</a>, në të cilin,
zëvendëspresidenti ynë <a href="/about/people/kirschner/kirschner.html">Matthias Kirschner</a>
do të mbajë një
<a href="http://programm.froscon.de/2014/events/1321.html">bisedë</a>
mbi fundin e kompjuterit si mjet për qëllime të përgjithshme.
</li>
<li>
Presidenti ynë, <a href="/about/people/gerloff/gerloff.html">Karsten Gerloff</a>
shkruan mbi <a href="http://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/07/03/evaluating-free-software-for-procurement/">vlerësimin e Software-it të Lirë për prokurimet</a>.
</li>
<li>
<a href="/about/people/roy/roy.html">Hugo Roy</a>, zëvendësbashkërenduesi ynë ligjor
shkruan në blogun e tij mbi
<a href="http://hroy.eu/posts/intro-defpubs/">botimet mbrojtëse dhe punën e tij për rrjetin Open Invention</a>.
</li>
<li>
Matiasi shkruan në blogun e tij rreth
<a href="http://blogs.fsfe.org/mk/an-invisible-part-of-the-free-software-foundation-europe/">punëve të padukshme</a>
për të cilat kujdeset
<a href="https://wiki.fsfe.org/Fellows/reinhard">Reinhard Müller</a>-i,
përgjegjësi ynë financiar.
</li>
<li>
Guido Arnold, bashkërenduesi ynë
i Ekipit të Arsimit, ka përfunduar hartimin e koleksionit të tij
<a href="http://blogs.fsfe.org/guido/2014/07/free-software-in-education-news-june/">Lajmeve mbi Software-in e Lirë në Arsim për qershorin</a>.
</li>
<li>
Nga <a href="http://planet.fsfe.org/">grumbullimet planet:</a>
<ul>
<li>
Kevin Keijzer shkruan mbi
<a href="http://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/07/17/watching-dvb-t-without-a-tv/">marrjen e sinjalit televiziv duke përdorur një pajisje DVB-T USB</a>. Për lexuesit tanë
më të guximshëm këshillojmë sintonizimin e marrësit në
1090 MHz dhe kapjen e buletinit mbi trafikun ajror vendor
civil, siç jepet nga transmetuesit ADS-B të avionëve.
</li>
<li>
Sergey Matveev raporton rreth
<a href="http://blogs.fsfe.org/stargrave/archives/122">demonit GoVPN</a>
që shkroi në gjuhën e programimit Go.
</li>
</ul>
</li>
</ul>
<h2>Aktivizohuni!</h2>
<ol>
<li>
Përdorini dhe përhapni fjalën për
<a href="https://www.gnupg.org/">GnuPG</a>,
<a href="https://otr.cypherpunks.ca/">Off-the-Record messaging</a>,
<a href="https://www.torproject.org/">Tor</a>,
<a href="https://code.google.com/p/cryptsetup/">cryptsetup</a>,
<a href="https://www.eff.org/https-everywhere">HTTPS Everywhere</a>,
<a href="https://www.eff.org/privacybadger">Privacy Badger</a>
dhe tjetër Software të Lirë që zgjerojnë dhe thellojnë privatësinë.
</li>
<li>
Nëse mund të programoni dhe kuptoni ca nga informatika,
gjeni në ndonjë botim shkencor një koncept tërheqës që lidhet
me zgjerimin dhe thellimin e privatësisë ose anonimitetit dhe
sendërtojeni atë në një program.
</li>
</ol>
<p>
Falënderojmë krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>,
<a href="fellowship.fsfe.org/join">Anëtarët Shok</a>, dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">dhuruesit</a> që bëjnë të mundura
përpjekjet tona,<br />
<a href="/about/ojasild/ojasild.html">Heiki Ojasild</a>
<a href="www.fsfe.org">FSFE</a>
</p>
</body>
<sidebar promo="about-fsfe">
<h3>Lajme nga FSFE</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Njoftime Shtypi</a></li>
<li><a href="/news/newsletter.html">Arkiv Buletinesh</a></li>
<li><a href="/events/">Veprimtari Së Afërmi</a></li>
<li><a href="http://planet.fsfe.org/">Blogje Planet</a></li>
<li><a href="/contact/community.html">Diskutime Mbi Software-in e Lirë</a></li>
</ul>
</sidebar>
<author id="repentinus" />
<date>
<original content="2014-08-04" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->