fsfe-website/news/nl/nl-201712.sq.xhtml

114 lines
12 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="utf-8"?>
<html newsdate="2017-12-19" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - dhjetor 2017 / janar 2018</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - dhjetor 2017 / janar 2018</h1>
<h2 id="2017">2017: Një vit plot Software të Lirë</h2>
<p>Free Software Foundation Europe hedh vështrimin prapa mbi një vit vërtet ngazëllues. Teksa më një anë, përmes veprimtarish speciale arritëm ti ngremë në një nivel të ri fushatat tona të rregullta, të tilla si <a href="/news/2017/news-20170315-01">E dua Software-in e Lirë</a> dhe <a href="/news/2017/news-20170829-01">Pyetni Kandidatët Tuaj</a>, ne gjithashtu nisëm tre veprimtari të rëndësishme këtë vit, që do të vazhdohen gjatë 2018-s dhe më tej. Këto janë <a href="https://publiccode.eu/">Para Publike, Kod Publik</a>, <a href="http://savecodeshare.eu/">Shpëtoni Ndarjen e Kodit</a> dhe <a href="http://reuse.software/">Nisma Ripërdorni</a>. </p>
<p>Në fushën ligjore organizuam <a href="/activities/ftf/legal-conference">Praktikën e 10-të Ligjore dhe të Licencimit</a> dhe <a href="/news/2017/news-20171013-01">përditësuam Fiduciary Licence Agreement</a> me versionin 2.0. Në fushën teknike, i ofruam <a href="https://wiki.fsfe.org/TechDocs">bashkësisë tonë mjete të reja</a> dhe (bashkë-)hartuam <a href="https://github.com/freedomvote/freedomvote">mjete të reja për fushatat tona</a>. Të tëra janë Software i Lirë, sigurisht.</p>
<p>2017-a qe gjithashtu një vit shumë i mirë për shtrirjen tonë. Bashkësia jonë mori pjesë në 75 veprimtari në 11 vende, me biseda, praktika dhe stenda. Në zyrën tonë në Berlin mirëpritëm gjashtë stazhierë nga gjashtë vende të ndryshme europiane, dhe mesazhi ynë vazhdon të përhapet përmes <a href="/order/">artikujsh të rinj tregtarë</a> dhe <a href="/contribute/spreadtheword">material promocional</a> të ri. </p>
<p>Si fryt të përpjekjeve tona të përbashkëta, kemi parë rritje në mjaft sektorë: në fonde, në vëmendje nga media, dhe në bashkësinë tonë, me këtë të fundit si pikën më të rëndësishme. Free Software Foundation Europe sdo të mund të ndiqte misionin e vet pa njerëzit që përbëjnë bashkësinë tonë dhe që përhapin mesazhin tonë. Ky është një falënderim i madh për krejt ju: vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit e panumërt që qetë pjesë ose bëtë të mundur punën e FSFE-së gjatë 2017-s. Kontributet tuaj janë të paçmuar dhe po bëjmë më të mirën e mundshme për ta vazhduar punën e bukur gjatë 2018-s!</p>
<p>Nëse interesoheni për më tepër hollësi rreth veprimtarive tona gjatë 2017-s, <a href="/news/2017/news-20171207-01">lexoni raportin tonë të përvitshëm</a>. Nëse ju pëlqen ajo që bëjmë, <a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl2017-12">bëhuni pjesë e FSFE-së si një përkrahës</a> dhe ndihmonani të vazhdojmë punën tonë për Software-in e Lirë!</p>
<div class="captioned" style="width:80%; margin: 1.5em auto;">
<img src="/picturebase/people/20171125-community-meeting-800px.jpg" alt="Participants at the FSFE community meeting 2017." />
<footer><p>Pjesëmarrës në mbledhje të bashkësisë FSFE 2017.</p></footer>
</div>
<hr />
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl201712">Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2018-s</a> </p>
<hr />
<h2 id="whatelse">Çkemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së</h2>
<ul>
<li>Pjesë e një propozimi të ri mbi të drejtat e kopjimit, në diskutim e sipër nga Bashkimi Europian, është Neni 13, i cili imponon instalim filtrash arbitrarë mbi ngarkimet, për çdo furnizues strehimi kodi dhe ndarje të tij me të tjerët. Tok me 80 ente, <a href="/news/2017/news-20171130-01">FSFE-ja u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së ta hedhin poshtë Nenin e dëmshëm 13</a> dhe të <a href="http://savecodeshare.eu/">Shpëtojnë Ndarjen e Kodit</a>.</li>
<li>Qeveria holandeze hodhi në qarkullim kodin burim dhe dokumentimin e "Basisregistratie Personen", një sistem TI me vlerë 100 milionë euro që regjistron të dhëna mbi banorët brenda Holandës. FSFE-ja <a href="/news/2017/news-20171206-01">e duartroket lëvizjen e qeverisë holandeze</a> drejt hedhjes në qarkullim si Software i Lirë të kodit të financuar me para publike. </li>
<li>Max Mehl, përgjegjës projektesh në FSFE, shpjegon <a href="/news/2017/news-20171212-01">gjendjen e tanishme të punës së FSFE-së mbi Direktivën e propozuar Europane të Bllokimit të Radiofrekuencave</a>. Ndërkohë që FSFE-ja su pranua si anëtare e komitetit i cili është ndihmësi i Komisionit Europian për hartimin e akteve që i delegohen, ne vazhdojmë të ngremë kërkesat tona për të ruajtur të drejtat e përdoruesve dhe Software-in e Lirë, në krah të më shumë se 50 enteve të shoqërisë civile.</li>
<li>FSFE-ja parashtroi <a href="http://blogs.fsfe.org/polina/2017/12/13/fsfe-asks-to-include-software-into-the-list-of-re-usable-public-sector-information/">përgjigjen e saj në konsultimin publik rreth Direktivës mbi ripërdorimin e të dhënave të sektorit publik</a>. Në përgjigjen tonë ne mbrojmë idenë se kodi burim duhet shtuar te lista e 'dokumenteve' që qeveritë dhe entet e tjera publike lypset ti ofrojnë për ripërdorim në një format të hapur dhe të lexueshëm nga makinat. Kur vjen puna te <a href="https://publiccode.eu/">software i financuar me para publike, ky i duhet ofruar publikut nën licenca Software-i të Lirë</a>.</li>
<li>Falë April-it, shoqata frënge e Software-it të Lirë, tani kemi një <a href="https://www.april.org/version-audio-francaise-de-la-video-argent-public-code-public">përkthim në frëngjisht të videos së fushatës tonë "Para Publike? Kod Publik!"</a>.</li>
<li>Erik Albers shkroi një raport mbi Takimin e Bashkësisë së FSFE-së dhe moralin në të, shoqëruar me disa foto (http://blog.3rik.cc/2017/12/report-about-the-fsfe-community-meeting-2017/)</li>
<li>Më herët këtë vit, pas një konsultimi publik, morëm vendimin të ndryshojmë emrin e programit tonë të përkrahësve, Anëtarë Shok të FSFE-së, dhe për ti quajtur përkrahësit tanë me emrin e tyre të vërtetë: Përkrahës. Në të njëjtën kohë që po plotësojmë këtë ndryshim, ne gjithashtu po <a href="/news/2017/news-20171116-01">nxjerrim nga qarkullimi SmartCard-in tonë të dikurshëm për Anëtarët Shok, në favor të një steme të re fringo të përkrahësit të FSFE-së</a>.</li>
<li>Matthias Kirschner, president i FSFE-së, si një përgjigje për Scott Peterson-in nga Red Hat-i, <a href="https://k7r.eu/2-percent-discussion-free-software-or-open-source-software/">në një postim blogu mbron idenë</a> se termat "Software Me Burim të Hapur" dhe "Software i Lirë" u referohen të njëjtit lloj software-i, por ndryshojnë vetëm për sa i përket mëshimit që bën secili. Dhe se është thuajse e pamundur dhe ndoshta madje e panevojshme të gjendet një term "neutral".</li>
<li>Jonas Öberg, drejtori ekzekutiv i FSFE-së, <a href="http://blog.jonasoberg.net/introducing-forms/">në një postim blogu paraqet API-n për formularë të FSFE-së</a>, një mënyrë për të dërguar email-e dhe për të administruar regjistrimet në faqe web përdorur në bashkësinë e FSFE-së.</li>
<li>Daniel Pocock, përfaqësues i bashkësisë së FSFE-së, <a href="https://danielpocock.com/hacking-with-posters-and-stickers">sjell një pamje të <em>hackerspace</em>-it fixme.ch</a> në Lozanë, i cili promovon FSFE-në. </li>
<li>Michael Kappes shkruan në blog mbi një grup përkrahësish prej grupit vendor të FSFE-së për Berlinin të cilët <a href="http://blogs.fsfe.org/majestyx/2017/11/03/fsfe-berlin-goes-fiff-konferenz-2017/">shkuan në FIfF-Konferenz në Jena për të ngritur një stendë të FSFE-së</a>.</li>
<li>Björn Schiessle, bashkërendues i ekipit gjerman, shkruan në blog se si të arrihet <a href="https://www.schiessle.org/articles/2017/11/14/software-freedom-in-the-cloud/">liri praktike software-i në re</a>.</li>
<li>I urojmë mirëseardhjen <a href="/associates/associates">anëtarit shok</a> tonë të ri: <a href="https://openlabs.cc/en/">Open Labs</a>, Shqipëri</li>
<li>FSFE-ja ka një <a href="/news/2017/news-20171211-01">bluzë të re që kremton 100 liritë e Software-it të Lirë</a>. Gjithashtu, kemi plot bluza të lezetshme dhe artikuj të tjerë te <a href="/order/">dyqani ynë në internet</a> - për Krishtlindjen apo për çfarëdo arsye tjetër.</li>
<li>Falë bashkësisë tonë në rritje dhe kërkesës së madhe nga njerëz anembanë globit për të përhapur fjalën mbi FSFE-në dhe Software-in e Lirë, <a href="/news/2017/news-20171207-02">po kërkojmë për një asistent zyre me punësim të pjesshëm</a> për të na ndihmuar me paketime dhe postime. </li>
<li>Edhe për 2018-n, <a href="/news/2017/news-20171114-01">kërkojmë studentë që mund të bëhen pjesë e ekipit tonë në Berlin</a> për tre muaj ose më tepër, si pjesë e detyrueshme e programit të tyre studimor ose përpara diplomimit.</li>
</ul>
<h2 id="donotmiss">Sduhen humbur! Veprimtari së afërmi me FSFE-në</h2>
<p>Si edhe vitet e kaluara, FSFE-ja do të jetë e pranishme me një <a href="https://events.ccc.de/congress/2017/wiki/index.php/Assembly:Free_Software_Foundation_Europe">seksion të FSFE-së në Chaos Communication Congress</a>, një nga veprimtaritë më të mëdha në Europë të lidhura me teknologjinë. Seksioni do të jetë i pajisur me artikujt tanë tregtarë të tanishëm dhe material promocional, do të organizojë veprimtari mbi Software-in e Lirë, do të ftojë njerëzit të luajnë një lojë Software të Lirë ose të marrin pjesë në një nga sesionet për këndimin e këngës së Software-i të Lirë. Me pak fjalë, prania duhet të jetë një vend ku bashkësia jonë të mblidhet dhe të lidhemi me njëri-tjetrin. Nëse edhe ju merrni pjesë në Chaos Communication Congress, përdoreni këtë mundësi për tu takuar dhe njohur njerëz pas FSFE-së, përfshi vullnetarë dhe anëtarë të stafit.</p>
<p>Si zakonisht, krejt veprimtaritë e ardhshme me ose nga FSFE-ja i gjeni te <a href="/events/events">faqet tona të veprimtarive</a>.</p>
<h2 id="getactive">Hidhuni Në Veprim</h2>
<p>Shfrytëzojeni kohën e pushimeve që <a href="/news/2017/news-20171207-01">të lexoni raportin tonë të përvitshëm</a> dhe për tua dhënë shokëve dhe miqve tuaj. Njihini njerëzit me rëndësinë e Software-it të Lirë dhe pse do të duhej të interesoheshin për të. Tregojuni se njerëz anembanë botës krijojnë bashkësi me synimin për ti sjellë gjithkujt liri, transparencë, dije dhe emancipim teknologjik. <a href="/contribute/spreadtheword">Përhpani fjalën</a> rreth katër lirive dhe, nëse është e mundur, ndihmojini të tjerët të ushtrojnë edhe ata liritë e tyre.<br />
<a href="https://my.fsfe.org/donate">Bëhuni pjesë e kauzës tonë</a>.</p>
<h2 id="contributetoournewsletter">Kontribuoni te buletini ynë</h2>
<p>Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju! !</p>
<p>Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt <a href="/contribute/contribute">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">përkrahësit</a> dhe <a href="/donate/thankgnus">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për <a href="/contribute/translators/translators">përkthyesit tanë</a>, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.</p>
<p>Redaktori juaj,<br />
Erik Albers</p>
<hr />
<p><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=nl201712">Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2018-s</a> </p>
<hr />
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<date>
<original content="2017-12" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
<tag key="ccc">Chaos Communication Congress</tag>
</tags>
<author id="albers" />
</html>