fsfe-website/news/2016/news-20161031-01.sq.xhtml

42 lines
2.4 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains invisible Unicode characters

This file contains invisible Unicode characters that are indistinguishable to humans but may be processed differently by a computer. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-10-31">
<version>1</version>
<head>
<title>Heiki Lõhmus merr postin e zv.presidentit të FSFE-së nga Alessandro Rubini</title>
</head>
<body>
<h1>Heiki Lõhmus merr postin e zv.presidentit të FSFE-së nga Alessandro Rubini</h1>
<p>
Alessandro Rubini ka hequr dorë nga posti i zv.presidentit të FSFE-së. Inxhinier elektronik me një doktoratë në informatikë, Alesandrua solli ide të paçmueshme në diskutime të brendshme brenda FSFE-së dhe ka punuar pa u lodhur për ta shtyrë më tej çështjen e Software-it të Lirë në Itali dhe Europë.
</p>
<p>
Alesandrua e la postin e zv.presidentit për tu përqendruar në punën e tij me bashkësinë e Software-it të Lirë në Itali, por vazhdon të mbetet një anëtar aktiv i FSFE-së dhe vazhdon të kontribuojë bujarisht kohë nga e tija për fondacionin.
</p>
<p>
Në vend të Alesandros vjen Heiki Lõhmus, një student i inxhinierisë aeronautike nga Estonia. Heiki filloi të bashkëpunojë me FSFE-në kur "zbuloi te fsfe.org ca belbëzime në estonisht, menduar për të qenë përkthimi në estonisht i një origjinali anglisht, dhe që në fakt nuk qe fare". U përfshi pa humbur kohë në procesin e përkthimit dhe u bë një bashkërendues përkthimesh.  
</p>
<p>
Ai përfaqësoi gjithashtu bashkësinë e FSFE-së në këshillin e kësaj të fundit, nga 2013 në 2015. Gjatë kohës në këtë post, ai u kujdes për tranzicionin drejt një rruge të re të vlerësimit të kontributit, për të siguruar që vullnetarët dhe anëtarët e organizmit që paguajnë të gëzojnë të njëjtat përfitime nga kontributi i tyre.
</p>
<p>
Përtej punës me FSFE-në, Heiki ka lobuar aktivisht pranë qeverisë estoneze që kjo të publikojë software-in e përdorur në zgjedhjet estoneze si Software të Lirë. "Estonia është vendi i vetëm në botë ku është e mundur të votosh përmes Internetit" thotë Heiki, dhe të bazohesh në software pronësor për ta bërë këtë është një rrezik sigurie dhe nuk frymëzon besim kushedi çë. Heiki punon tok me aktivistë të tjerë për ta kaluar software-in të publikuar sipas një licence të lirë.
</p>
<p>
Heiki është një anëtar entuziast i FSFE-së dhe jemi të sigurt se do të vazhdojë punën e shkëlqyer të Alesandros.
</p>
</body>
<tags>
<tag key="ga">Asambleja e Përgjithshme e FSFE-së</tag>
<tag key="front-page"/>
</tags>
</html>