fsfe-website/news/2016/news-20160208-01.sq.xhtml

88 lines
4.6 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-02-08">
<version>1</version>
<head>
<title>Dita E dua Software-in e Lirë 2016</title>
</head>
<body>
<h1>Dita E dua Software-in e Lirë 2016</h1>
<p>Erdhi koha për të thënë "faleminderit" më 14 shkurt,
Dita "<a href="http://ilovefs.org">E dua Software-in e Lirë</a>" për 2016-n.
Free Software Foundation Europe i fton të gjithë përdoruesit e Software-it të Lirë
ta përdorin ditën tradicionale të dashurisë për të sjellë në mendje njerëzit e palodhur
që japin ndihmesë në Software-in e Lirë, prej të cilit varemi krejt ne. <a
href="/news/2015/news-20150303-01.html">Si çdo vit</a>, ka plot rrugë
pjesëmarrjeje në këtë fushatë internet, që filloi të kremtohej këtu e pesë vjet më parë.</p>
<p>Në shoqërinë e Software-it të Lirë ne shkëmbejmë jo pak kritika.
Shkruajmë për të meta, u tregojmë të tjerëve se si mund të përmirësojnë
software-in, u kërkojmë atyre veçori të reja, dhe përgjithësisht nuk druhemi
të kritikojmë të tjerët. Dhe këtu ska asgjë të keqe. Kjo na ndihmon
të përmirësohemi vazhdimisht. Por ndonjëherë harrojmë tu shfaqim njerëzve
që qëndrojnë pas software-it të lirë mirënjohjen tonë. Sduhet ta nënvleftësojmë
fuqinë e një "faleminderit" të thjeshtë në motivimin e ndihmëtarëve të Software-it
të Lirë gjatë punës së tyre me rëndësi për shoqërinë. 14 shkurti (që këtë vit bie e diel)
është dita ideale për ta bërë këtë.</p>
<h2>Shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë</h2>
<p>Software-i i Lirë është motori i një numri shumë të madh pajisjesh
në jetën tonë të përditshme. Ai bën të mundur lirinë tonë, sigurinë tonë,
të drejtat qytetare dhe privatësinë. Ai i lejon kujtdo të marrë pjesë
në një shoqëri të drejtë. Por si edhe për atë për dikë tjetër, gjithkush ka
arsye të ndryshme për ta dashur Software-in e Lirë. Le tia tregojmë botës këtë larmi!</p>
<p>Si dita tradicionale kur dikush të shfaqë vlerësimin e tij për dikë, Dita
e Shën Valentinit është rasti i përkryer për tu thënë <strong>faleminderit</strong>
ndihmëtarëve në projekte të larmishme Software-i të Lirë që doni: programuesve,
përkthyesve, grafistëve, testuesve, ose hartuesve të dokumentacionit, të projekteve
të stërmëdha apo atyre më të vegjël. Të tërë këta veprojnë brenda ekosistemit
të Software-it të Lirë të cilin mund ta shijojmë çdo ditë.</p>
<h2>Bëhuni pjesë e #ilovefs</h2>
<p>Ska rëndësi se kush jeni, ku gjendeni dhe se me çfarë merreni në ditën
"E dua Software-in e Lirë" mund të marrë pjesë kushdo në rrugë të ndryshme:</p>
<ul>
<li><strong>Foto</strong>: Dërgoni ndonjë video apo foto të vetes apo të shokëve tuaj, një figurë
meme, ose diçka krejtësisht të ndryshme thelbi këtu është të qenët krijues!
Dhe me çdo video dhe figurë, merrni vetvetiu pjesë në
<strong>garën tonë #ilovefs</strong> (për më tepër informacione, vizitoni sajtin tonë). Për ndoca
frymëzim, shihni <a
href="/activities/ilovefs/whylovefs/gallery.html">foto nga vitet e kaluara</a>.</li>
<li><strong>Kartolina</strong>: Falënderojini në një rrugë individuale ata që parapëlqeni për punën e tyre.
Për shembull, duke u dërguar një nga <a
href="/contribute/spreadtheword.html#ilovefs-postcard">kartolinat
tona</a>.</li>
<li><strong>Përhapeni fjalën</strong>: Shpaloseni mirënjohjen tuaj publikisht, duke përdorur rrjetet shoqërore
ose blogun tuaj që ti tregoni botës se sa shumë njerëz e duan Software-in e
Lirë duke motivuar kështu të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Thjesht përdorni
etiketën hash <strong>#ilovefs</strong> te <a href="http://gnu.io/">GnuSocial</a>, <a
href="https://twitter.com/hashtag/ilovefs">Twitter</a>, ose platforma të tjera.</li>
<li><strong>Bëjeni vetë</strong>: Sgjetët çpo kërkonit? Ska problem, bëni diçka tjetër!
Bëni çokollata të vockla, skiconi material të ri promocional... Shihni se si
ta bëni #ilovefs edhe më të veçantë <a
href="https://wiki.fsfe.org/ILoveFS-2016">me ndihmesën tuaj</a>.</li>
</ul>
<p>Nëse gjithkush kontribuon me një gjë të vogël, mund të shijojmë tok një ditë
shumë të bukur "E dua Software-in e Lirë". Le të ndajmë me njëri-tjetrin video
dhe foto, të dërgojmë kartolina, postime blogjesh dhe cicërima, dhe ta shpalosim dashurinë
tonë individualisht. Gëzuar ditën E dua Software-in e Lirë!</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="ilovefs">I Love Free Software</tag>
</tags>
</html>