207 lines
11 KiB
HTML
207 lines
11 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
|
||
<html>
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Çlironi Android-in Tuaj! - FSFE</title>
|
||
<meta content="Rifitoni kontrollin mbi pajisjen tuaj Android dhe të dhënave tuaja: kjo fushatë është për lirinë, kontrollin dhe privatësinë." name="description" />
|
||
<meta content="android telefon i mençur sistem operativ përudhës aplikacione Replicant OS CyanogenMod F-Droid FoeBuD e.V. fsf ansol software i lirë telefon celular burim i hapur GTA04 Maemo/MeeGo Mer Tizen Carrier IQ spiunim spiun analizë" name="keywords" />
|
||
<link type="text/css" href="/activities/android/android.css" rel="stylesheet" media="screen and (min-device-width:1280px) and (min-width:1200px)" />
|
||
</head>
|
||
<body>
|
||
|
||
<h1>Çlironi Android-in Tuaj!</h1>
|
||
|
||
<div id="introduction">
|
||
<div class="image" id="hello-free-droid">
|
||
<img src="/activities/android/robot.png" alt="Robot Android i Çliruar " />
|
||
</div>
|
||
|
||
<p>
|
||
Android-i është një sistem operativ <a
|
||
href="http://www.gnu.org/philosophy/android-and-users-freedom.html"
|
||
title="Android and Users' Freedom">në masë dërrmuese i lirë</a>,
|
||
kryesisht i zhvilluar nga Google. Për fat të keq, përudhësit për shumicën
|
||
e pajisjeve dhe shumica e aplikacioneve të "tregut" nuk janë
|
||
<a href="/about/basics/freesoftware.html" title="What is Free Software?">të lira (si te fjala e lirë, jo si te birrë e lirë)</a>.
|
||
Ata shpesh funksionojnë kundër interesit të përdoruesve,
|
||
i spiunojnë ata dhe në disa raste nuk mundet as edhe të hiqen prej andej.
|
||
</p>
|
||
<p>
|
||
Kjo fushatë mund t’ju ndihmojë të <strong>rifitoni kontrollin</strong>
|
||
mbi pajisjen tuaj Android dhe mbi të dhënat tuaja. Përmes saj grumbullohen
|
||
të dhëna mbi xhirimin e një sistemi Android sa më të lirë që mundet dhe përpiqemi të
|
||
bashkërendojmë përpjekjet në këtë fushë.
|
||
</p>
|
||
</div>
|
||
|
||
<p>
|
||
Doni një pajisje celulare që është realisht e juaja kur e blini?
|
||
Doni një pajisje celulare që nuk ju spiunon dhe që nuk ua jep të dhënat tuaja korporatave gjigante?
|
||
Atëherë vazhdoni leximin!
|
||
</p>
|
||
|
||
<center>
|
||
<video controls="controls" width="100%">
|
||
<source src="https://download.fsfe.org/videos/Free%20Your%20Android%20-%20EP.webm" type="video/webm" />
|
||
<source src="https://download.fsfe.org/videos/Free%20Your%20Android%20-%20EP.mp4" type="video/mp4" />
|
||
</video>
|
||
</center>
|
||
|
||
<div id="subpages">
|
||
<div class="half">
|
||
<h3><a href="/activities/android/liberate.html">Çlironi Pajisjen Tuaj</a></h3>
|
||
<p>
|
||
Mësoni si të çlironi pajisjen tuaj dhe të rifitoni kontrollin e të dhënave tuaja
|
||
duke kaluar te një sistem operativ Android të lirë me aplikacione të lira (si te liria).
|
||
Kemi grumbulluar krejt informacionin e nevojshëm.
|
||
</p>
|
||
<div class="action"><a href="/activities/android/liberate.html">Rifitoni Kontrollin</a></div>
|
||
</div>
|
||
<div class="half last">
|
||
<h3><a href="/activities/android/help.html">Ndihmoni Të Bëhet Çlirimi Pa Përpjekje</a></h3>
|
||
<p>
|
||
Çlirimi i pajisjeve do të duhej të ishte pa përpjekje, që kështu cilido të mund
|
||
të shijojë lirinë. Ka shumë mënyra për të ndihmuar të arrihet ky qëllim,
|
||
edhe kur nuk dini si të programoni.
|
||
</p>
|
||
<div class="action"><a href="/activities/android/help.html">Jepni Ndihmesë</a></div>
|
||
</div>
|
||
</div>
|
||
|
||
<h2 style="clear:both;" id="Why">Pse Lypset Që Pajisja Juaj Celulare Të Jetë e Lirë</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Pajisjet celulare janë kompjuter të vegjël që i kemi me vete gjithë kohën.
|
||
Ato kanë dijeni mbi vendndodhjen tonë dhe përmbajnë foto vetjake. I përdorim
|
||
për të komunikuar me miqtë tanë, familjen tonë dhe ndoshta me dashurinë
|
||
tonë të fshehtë. Na lejojnë po ashtu të shfrytëzojmë internetin dhe kanë
|
||
të trupëzuar kamera dhe mikrofon. Duke qenë mjete kaq të fuqishme, mund
|
||
të sjellin rreziqe të mëdha për privatësinë, por në të njëjtën kohë mundemi
|
||
të bëjmë gjëra të mëdha me to: varet se kush i kontrollon.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h3>Liria dhe Kontrolli</h3>
|
||
|
||
<p>
|
||
Shumica e pajisjeve celulare nuk kontrollohen nga përdoruesit, por nga prodhuesi
|
||
dhe operatori. Software-i që xhiron në to nuk është Software i Lirë.
|
||
Madje edhe telefonat Android shiten me shtesa software-i jo të lirë dhe pronësor
|
||
që nuk punojnë në interes të plotë të përdoruesit. Përditësimet e software-it
|
||
janë të mundshme vetëm për sa kohë prodhuesi ende ka interes komercial për
|
||
pajisjen tuaj. Aplikacionet që mund të kihen nga tregu zyrtar në shumicën e tyre janë
|
||
jo të lirë. Askujt nuk i lejohet të studiojë se si funksionojnë dhe se çfarë bëjnë
|
||
pikërisht në telefonin tuaj. Ndonjëherë thjesht nuk punojnë saktësisht si prisnit,
|
||
por ndonjëherë përmbajnë edhe mekanizma dashakeqë.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Xhirimi vetëm i Software-it të Lirë në pajisjen tuaj jua kalon juve kontrollin.
|
||
Edhe pse ndoshta nuk i keni krejt aftësitë për ushtrim të drejtpërdrejtë të krejt
|
||
lirisë suaj, do të përfitoni prej një bashkësie plot jetë që mund t’ia arrijë kësaj
|
||
tok me ju.
|
||
</p>
|
||
|
||
<h3>Privatësia</h3>
|
||
|
||
<p>
|
||
Pajisjet tona celulare përmbajnë më tepër të dhëna personale se sa shumica e ditarëve
|
||
privatë. Por sistemet pronësore, madje edhe shumica e telefonave Android, janë hartuar
|
||
t’ua kalojnë këto të dhëna kompanive si Google ose Apple. Shumica e përdoruesve nuk
|
||
nuk kanë kontroll të plotë mbi të dhënat personale në pajisjet e tyre. Rrugë të volitshme
|
||
për njëkohësimin e pajisjeve të ndryshme dhe për kopjeruajtjen e të dhënave ndjellin
|
||
gjithnjë e më shumë njerëz drejt depozitimit të krejt të dhënave të tyre në shërbyes
|
||
të centralizuar të mbajtur në punë nga disa korporata që ekzistojnë për fitime. Këto
|
||
zakonisht gjenden në ShBA dhe e kanë të detyruar t’ia kalojnë të dhënat tuaja qeverisë
|
||
së ShBA-ve fill e pas një kërkese të thjeshtë. Cilido që ka informacione personale mbi
|
||
ne është në gjendje të na manipulojë. Ndaj pajisjet jo të lira janë një kërcënim për
|
||
demokracinë dhe shoqërinë tonë.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Privatësia është një nga arsyet më të rëndësishme për të përkrahur Software-in e Lirë.
|
||
Shtesat pronësore të tilla si <a
|
||
href="https://en.wikipedia.org/wiki/Carrier_IQ">Carrier IQ</a> spiunojnë përdoruesit e
|
||
telefonave të mençur pa dijeni e tyre. Mjaft aplikacione nga tregu përmbajnë anë dashakeqe.
|
||
Ato lexojnë të dhëna private, të tilla si
|
||
<a href="http://www.guardian.co.uk/technology/2012/feb/15/apple-iphone-address-book-privacy"
|
||
title="Apple faces US inquiry over iPhone address book privacy">libri juaj i adresave</a>
|
||
dhe “phone home”, ose përdorin
|
||
<a href="https://code.google.com/apis/analytics/docs/mobile/android.html#overview">Google Analytics</a>
|
||
për të dërguar të dhëna te Google. Këta janë vetëm disa shembuj të zbuluar deri më sot.
|
||
Mungesa e lirisë pengon këqyrjen e pavarur dhe mekanizmat e fshehtë të spiunimit dalin
|
||
në dritë vetëm aksidentalisht.
|
||
</p>
|
||
<p>
|
||
Shumica e telefonave të mençur kërkojnë medoemos që të lidheni dhe
|
||
të bëni identifikimin e vetes te një shërbyes i centralizuar përpara se
|
||
të mundeni t’i përdorni ashtu si duhet. Përdoruesve u mbetet të besojnë
|
||
shërbyesin pa ditur se çfarë të dhënash depozitohen në të dhe se si përpunohen
|
||
ato ose si lidhen me të dhëna të tjera. Një telefon që xhiron vetëm Software
|
||
të Lirë nuk ju kërkon të jepni të dhëna te një shoqëri që nuk i zihet besë ose
|
||
që ju nguc të bëni kështu – më e pakta është që kjo të ketë shumë pak gjasa,
|
||
ngaqë veprimet e software-it do të ishin të dukshme dhe bashkësia do të ishte
|
||
në gjendje të ndërtonte një version alternativ. Leverditë e shërbimeve "value-added"
|
||
që shpesh çiftohen me lidhje të tilla mund të ofrohen edhe nga përdorimi i
|
||
Software-it të lirë. Kështu ruani kontrollin mbi të dhënat tuaja personale,
|
||
ditari juaj mbetet pronë e juaja. Edhe mishi të piqet, edhe helli mos digjet.
|
||
</p>
|
||
|
||
|
||
<h2>Të tjera Nisma të Afërta</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Edhe pse kjo fushatë merret me Android-in, ka nisma të tjera
|
||
që e bëjnë të mundur përdorimin e kompjuterave të vegjël celularë
|
||
me (në pjesën dërrmuese) Software të Lirë. Për shkak të gjendjes
|
||
së përudhësve në hardware-in për celular, asnjë prej këtyre nismave
|
||
nuk është në gjendje t’i bëjë këto makina të funksionojnë në liri.
|
||
Për mjaft pajisje të tilla lypsen përudhës jo të lirë dhe <i>firmware</i>
|
||
që të mund të funksionojnë në liri.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>On our wiki, we collect <a
|
||
href="https://wiki.fsfe.org/Activities/Android/OtherInitiatives">other
|
||
initiatives</a>. Please help us to maintain this list.</p>
|
||
|
||
<h2>Kontakt</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
Nëse keni pyetje rreth kësaj fushate, ju ftojmë të dërgoni një email
|
||
<a href="mailto:android@lists.fsfe.org">te lista jonë e postimeve</a>.
|
||
Kushdo i interesuar për fushatën është
|
||
<a href="https://lists.fsfe.org/mailman/listinfo/android">pajtuar</a> në të,
|
||
ndaj mesazhi juaj do të mbërrijë te cilido që interesohet.
|
||
</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Për pyetje të përgjithshme rreth FSFE-së që nuk lidhen me fushatën "Çlironi Android-in Tuaj",
|
||
ju lutemi, përdorni <a href="/contact/contact.html">faqen për kontakte në përgjithësi</a>.
|
||
</p>
|
||
|
||
|
||
<h2>Organizma Pjesëmarrës</h2>
|
||
|
||
<p>
|
||
<div class="image">
|
||
<a href="https://digitalcourage.de"><img src="/activities/android/DC.png" alt="digitalcourage" title="digitalcourage" /></a>
|
||
<a href="http://ansol.org/"><img src="/activities/android/ansol.png" alt="Associação Nacional para o Software Livre" title="Associação Nacional para o Software Livre" /></a>
|
||
</div>
|
||
</p>
|
||
|
||
</body>
|
||
<legal type="cc-license">
|
||
<license>http://creativecommons.org/licenses/by/3.0/</license>
|
||
<notice>Pjesë të kësaj faqeje janë
|
||
ndryshime të bazuara mbi punë të krijuar dhe ndarë me të tjerët
|
||
nga Google dhe përdorur sipas kushteve të përshkruara te licenca
|
||
Creative Commons 3.0 Attribution License. Android-i është shenjë tregtare e Google Inc.</notice>
|
||
</legal>
|
||
</html>
|
||
<!--
|
||
Local Variables: ***
|
||
mode: xml ***
|
||
End: ***
|
||
-->
|