fsfe-website/news/nl/nl-201506.sq.xhtml

180 lines
9.0 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2015-06-05" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - qershor 2015</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - qershor 2015</h1>
<h2>Për kë bien këmbanat?</h2>
<p>
Të mërkurën e parë të majit, një koalicion organizmash për liri dixhitale,
përfshi FSFE-në, dhe shumë veprimtarë individualë organizuan
<a href="https://www.defectivebydesign.org/dayagainstdrm">Ditën Ndërkombëtare Kundër DRM-së</a>
për 2015-n, për ndërgjegjësim rreth Administrimit Dixhital të Kufizimeve dixhitale, një mekanizëm
i kudondodhur dhe i rrënjosur thellë, i konceptuar për tu plaçkitur shtetasve
konceptin e pronësisë.
</p>
<p>
Në një vijë me mbrojtës të shumtë të të drejtave të konsumatorit dhe
të lirive dixhitale, botuam
<a href="/news/2015/news-20150506-01.html">një deklaratë ku u kërkohet
ligjbërësve të garantojnë të drejtën tradicionale për të gëzuar</a> pronën
tonë. Kjo është bërë e nevojshme nga gërryerja e pandalshme e derisotshme e
të drejtave për të ndrequr dhe modifikuar gjëra që i kemi në pronësi dhe
nga vala e rinuar e trysnisë nga kompani të ndryshme prodhuese, të tilla si
<a href="http://copyright.gov/1201/2015/comments-032715/class%2021/John_Deere_Class21_1201_2014.pdf">John Deere</a>, një nga prodhuesit më të mëdhenj
të pajisjeve bujqësore, për tu mohuar klientëve të tyre të drejtën
për të modifikuar çka kanë në pronësi, ashtu si duan ata, duke u bazuar në
ligje të dëmshme, të tillë si US Digital Millennium Copyright Act, i cili ua
ndalon konsumatorëve të anashkalojnë apo të heqin qafe defekte në gjëra
që kanë blerë.
</p>
<h2>FSFE-ja po kërkon një arkitekt sistemesh</h2>
<p>
Falë rritjes së qëndrueshme që kemi parë vitet e fundit, infrastruktura
jonë ka mbërritur në një fazë ku nuk është më në gjendje të plotësojë
nevojat tona. Ndaj, po
<a href="/news/2015/news-20150527-01.html">kërkojmë një arkitekt sistemesh</a>
që të na ndihmojë të dokumentojmë nga se varet infrastruktura jonë ekzistuese,
ta kalojmë këtë në një arkitekturë të mirëmbajtshme, dhe të ndihmojë përgjegjësit
e sistemit tonë të migrojnë shërbimet tona në arkitekturën e re.
</p>
<p>
Nëse keni një ide të mjaftueshme mbi Software-in e Lirë, mbi krijim
dokumentimi teknik, virtualizim, MTA, shërbyes baze të dhënash, dhe shërbime
web, dhe dëshironi të na ndihmoni të sigurojmë përshkallëzueshmërinë
dhe funksionimin e vazhdueshëm të shërbimeve të Anëtarësisë Shok dhe mjeteve
tona të brendshme, atëherë jeni i mirëpritur të aplikoni duke u lidhur
me drejtorin tonë ekzekutiv,
Jonas Öberg. Ky është shansi juaj për
të fituar një kuptim më të thellë të sfidave teknike me të cilat ndeshet
stafi dhe vullnetarët tanë, dhe për të na ndihmuar të kapërcejmë këto
vështirësi!
</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>
Guido Arnold, bashkërenduesi i ekipit të FSFE-së për arsimin, mbajti një fjalë
në DORS/CLUC në Zagreb rreth adoptimit të Software-it të Lirë në arsim, nëpër
Europë
dhe shkroi <a href="https://blogs.fsfe.org/guido/2015/06/free-software-in-education-keynote-at-dorscluc/">një postim të shkurtër rreth saj</a>.
</li>
<li>
Presidenti ynë, Karsten Gerloff, shkroi një postim blogu ku shpjegohet
<a href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2015/06/01/facebook-offers-to-send-you-encrypted-emails-this-wont-help-you/">pse mundësia e re në Facebook për fshehtëzim
njoftimesh email-i përmes përdorimit të standardit
OpenPGP është e padobi</a>.
Thelbi është që, në Facebook, produkti jeni ju dhe
“veçoria” e re nuk do ti mbrojë të dhënat tuaja
as nga organet duargjata të ligjit, dhe as nga industria
e reklamave, e gatshme të paguajë.
</li>
<li>
<a href="/associates/associates.html">Shoqata</a>
<a href="https://ceata.org/">Fundaţia Ceata</a>, bashkëpunëtore
e jona, po organizon në Bukuresht, Rumani, më 6 dhe 7 qershor,
një konferencë të quajtur <a href="http://coliberator.ro/2015/">Coliberator '15</a>.
Në konferencë, si folës gjatë edicioneve të kaluara, kanë
marrë pjesë presidenti ynë Karsten Gerloff dhe themeluesi
i lëvizjes për Software të Lirë, Richard M. Stallman.
</li>
<li>Nga grumbullimet planet:</li>
<ul>
<li>
Anëtari shok Kevin Keijzer shkruan mbi
<a href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2015/05/08/flashing-coreboot-on-a-t60-with-a-raspberry-pi/">çlirimin e një Thinkpad T60p</a>
për një tjetër anëtar shok, Andrean, i cili
<a href="https://blogs.fsfe.org/ao/2015/05/29/how-i-got-a-thinkpad-t60p-coreboot-gnu-linux-libre-trisquel-laptop/">procesin e shqyrton këtu</a>.
</li>
<li>
Daniel Pocock u tregon njerëzve se si
të përdorin Blender-in për përpunime videosh.
</li>
<li>
Max Mehl, praktikant i dikurshëm, shkruan mbi
<a href="http://blog.mehl.mx/2015/technology-and-free-software-in-tz/">përshtypjet e tij si vullnetar në Afrikë</a>.
Maksi ofron një perspektivë pakëz të çuditshme, por
që të hap sytë, mbi mënyrën se si tanzanianët perceptojnë teknologjinë.
</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: bëjuni thirrje ligjvënësve të kundërshtojnë TTIP-në, CETA</h2>
<p>
Ky buletin nisi me DRM-në; dhe do të mbyllet me DRM-në:
aktorë pa skrupuj po përpiqen të përdorin marrëveshje tregtare
të negociuara në fshehtësi, TTIP (Transatlantic Trade and Investment Partnership) dhe
CETA (Comprehensive Economic and Trade Agreement) për ta bërë tejet të vështirë
për qeveri të ardhshme heqjen qafe të ndalimeve të tanishme
ndaj anashkalimit të mekanizmave të kufizimeve dixhitale. Në vend të kësaj,
ata do ti detyronin qeveritë të zbatojnë dënime edhe më të rënda për këdo
që guxon të luajë me pronësinë e tyre.
</p>
<p>
Ne të FSFE-së do të donim ta shmangnim këtë të ardhme. Ndaj ju kërkojmë
të lidheni me përfaqësuesit tuaj në parlamentin europian dhe
në ente të ndryshme legjislative kudo në Europë dhe ti vini në dijeni
se dëshironi që ligjet europiane të mbeten pronë e ligjvënësve europianë
Kërkojuni atyre të kundërshtojnë marrëveshje
<a href="https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2014/08/11/ttip-policy-laundering-a-few-reasons-for-free-software-communities-to-get-angry/">të vendosura në fshehtësi</a>; kërkojuni
atyre të kërkojnë transparencë dhe të qenët të hapur; dhe, më e rëndësishmja,
bëjeni tani dhe tregojuni ligjvënësve tuaj gjërat që do të donit të bënit
me ato çka keni në pronësi.
</p>
<p>
Do të ishte e dëshirueshme tu tregonit se çnuk do të ishit në gjendje të bënit,
nëse këto marrëveshje tregtare të fshehta do të miratoheshin, por ja që smundeni:
nuk e njohim gjendjen e tanishme të pazareve. Kjo është mjaft shqetësuese,
por mos u dëshpëroni: shumica e të zgjedhurve tanë janë po ashtu në errësirë,
dhe ka pak gjasa që kjo tu pëlqejë. Kjo na ofron një mundësi unike ti
sintonizojmë ata kundër marrëveshjeve, përpara se këto të finalizohen
dhe të paraqiten për miratim: le ti bëjmë përfaqësuesit tanë ti kundërshtojnë
këto pazare, tani, sa munden të marrin një vendim të bazuar në parime
demokratike dhe pa u dashur të ndajnë nëse përfitimet ekonomike tejkalojnë
dëmin e propozuar ndaj një shoqërie të lirë.
</p>
<p>
Falënderime për krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>,
<a href="https://my.fsfe.org/donate">anëtarët shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur
punën tonë, <br/>
<a href="/about/people/repentinus">Heiki Lõhmus</a>,
<a href="/index.html">FSFE</a>
</p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe" />
<author id="repentinus" />
<date>
<original content="2015-06-05" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->