fsfe-website/news/nl/nl-201212.sq.xhtml

278 lines
15 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2012-12-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - dhjetor 2012</title>
</head>
<body>
<h1>Buletini i FSFE-së - dhjetor 2012</h1>
<h2>MB: Hapa të mëdhenj dhe të vegjël drejt më tepër Software-i të Lirë</h2>
<p>Më 7 Nëntor, disa kandidatë politikë të pranishëm në Manchester
Central By-election morën pjesë në <a
href="http://manchester.openrightsgroup.org/2012/10/24/manchester-digital-debate">"Debatin Dixhital të Mançesterit"</a>, organizuar nga bashkërenduesi ynë për Mbretërinë e Bashkuar dhe Open
Rights Group (ORG). Kjo veprimtari është pjesë e fushatës së FSFE-së
"Pyesni Kandidatët Tuaj", që synon të japë një mundësi për të angazhuar
politikanë (vendorë) drejt problemesh dixhitale të cilat zakonisht
ata nuk i trajtojnë.</p>
<p>Përveç këtyre hapave të rëndësishëm në nivel vendor, muajin
e fundit qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar politika
të reja për Standarde të Hapura. Në të ardhmen veprimtaria e krejt
agjencive qeveritare të MB-së duhet të përputhet me Parimet e
Standardeve të Hapura ose të aplikojnë për t'u përjashtuar prej tyre.
<a href="/news/2012/news-20121101-02.html">FSFE-ja e mirëpriti këtë
hap</a>, dhe veçanërisht përkufizimin aty të Standardeve të Hapura.
Në të përfshihet një kërkesë prej shumë kohësh e FSFE-së:
të merret në konsideratë kostoja e braktisjes së një software-i.
Tani e tutje, kur agjenci qeveritare të MB-së blejnë një software,
duhet të marrin në shqyrtim gjatë llogaritjes së kostos se sa
do t'u kushtojë largimi prej tij, në të ardhmen. Kjo do të thotë që
agjencitë qeveritare nuk do të mund thjesht të shmangnin blerjen
e zgjidhjeve prej Software-it të Lirë ngaqë janë të bllokuar
nga formate pronësorë kartelash të një shitësi të veçantë.
Presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2012/11/01/the-uks-new-open-standards-policy/">i ka analizuar
në hollësi politikat e reja</a>.</p>
<h2>Nisje e Sigurt: FSFE-ja përshëndet Raportin e Qeverisë Gjermane mbi "Nisjen e Sigurt"</h2>
<p>Duam të sigurojmë që kontrollin e kompjuterit tuaj ta keni ju vetë. Ky kontroll,
hëpërhë, kufizohet nga "Nisja e Sigurt". Më 19 Nëntor, e para prej qeverive,
Ministria e Brendshme Gjermane <a
href="http://www.bmi.bund.de/SharedDocs/Downloads/DE/Themen/OED_Verwaltung/Informationsgesellschaft/trusted_computing_eng.html">botoi
një raport mbi "Trusted Computing" dhe "Secure Boot"</a>. Raporti deklaron
se "i zoti i një pajisje duhet të ketë kontroll të plotë (të jetë në gjendje
të administrojë dhe monitorojë) të gjitha sistemet e sigurisë të punimit
të besueshëm në kompjuter." Kjo ka qenë një nga kërkesat kyçe të FSFE-së
që prej fillimeve të debatit. Dokumenti ecën më tej duke thënë se
"delegimi i këtij kontrolli te palë të treta lyp nga i zoti i pajisjes
miratim të ndërgjegjshëm dhe të bazuar në informim".</p>
<p>Një tjetër kërkesë e FSFE-së është marrë parasysh nga raporti i qeverisë:
Përpara blerjes së një pajisjeje, blerësit duhet të informohen me përpikëri
mbi masat teknike të sendërtuara te kjo pajisje, si dhe mbi kufizime
specifike të përdorimit të saj dhe pasojat e kësaj për të zotin e pajisjes:
"Sistemet e sigurisë të punimit të besueshëm duhet të jenë të çaktivizuara
(parimi opt-in)" kur tregtohen pajisjet. "Bazuar te transparenca e nevojshme
lidhur me veçoritë teknike dhe përmbajtjen e zgjidhjeve për punim të besueshëm
në kompjuter, i zoti i pajisjes duhet të jetë në gjendje të marrë vendime
të ndërgjegjshme kur vjen puna te përzgjedhja e produktit, nisjes, formësimit,
funksionimit dhe fikjes." Dhe "Po ashtu, çaktivizimi duhet të jetë i mundshëm
më vonë (funksioni opt-out) dhe nuk duhet të ketë ndonjë ndikim negativ në
funksionimin e hardware-it dhe software-it që nuk përdor funksione të
punimit të besueshëm në kompjuter."</p>
<p>Edhe pse krejt ajo çka ka deklaruar Qeveria Gjermane do të duhej të ishte
e vetëkuptueshme, fatkeqësisht nuk është e tillë. FSFE-ja do të vazhdojë
t'u flasë qeverive të tjera rreth kësaj çështje, që të përmirësojë njohjen
e tyre për këto pasoja politike dhe ekonomike të kësaj teknologjie.</p>
<h2>Qytetet gjermane: Dy lajme të mira dhe një i keq</h2>
<p>Lajmin e keq së pari: Qyteti i Frajburgut ka vendosur
të rikthehet nga OpenOffice.org te Microsoft Office. Studimi mbi të cilin
bazuan vendimin e tyre është publikuar një javë përpara vendimit, <a
href="/news/2012/news-20121116-01.html">të cilin ne dhe të tjera
organizma të Software-it të Lirë e kemi kritikuar që më parë</a>. Lajme të hidhura,
por siç <a
href="http://www.robweir.com/blog/2012/11/a-tale-of-two-cities.html">shkroi
në artikullin e vet</a> Rob Weir-i i IBM-së, në bashkësinë e Software-it të Lirë
priremi të shohim lajmet e hidhura, dhe të harrojmë ato të mirat.</p>
<p>Ndaj, ja ca lajme të mira: në njërën anë, <a
href="http://www.it-muenchen-blog.de/2012/10/leipzig-auf-kurs-zum-freien-officepaket/">
Bashkia e Lajpcigut sapo ka migruar 4200 kompjuter te OpenOffice
(DE)</a>, dhe në anën tjetër, <a
href="http://www.h-online.com/open/news/item/Linux-brings-over-EUR10-million-savings-for-Munich-1755802.html">Mynihy njofton se po kursen mbi 10 milionë euro</a> me Software-in e Lirë.
Nëse dëshironi të merrni përditësime lajmesh të mira nga administratat publike të Europës,
<a
href="https://joinup.ec.europa.eu/news/news">Portali Join-up</a> i Komisionit Europian është
një vend i përshtatshëm.</p>
<h2>Diçka krejtësisht të ndryshme</h2>
<ul>
<li>LWN ka një përmbledhje të bukur të <a href="lwn.net/Articles/523537/"> fjalës së Karsten-it
"All watched over by machines of loving grace"</a>, që bën fjalë për shoqërinë,
pushtetin, dhe kontrollin. Veç kësaj, Karsten-i <a
href="http://joinup.ec.europa.eu/news/advocates-open-source-recommend-german-authorities-publish-code">u ka rekomanduar autoriteteve gjermane të publikojnë kodin e aplikacioneve për telefonat celularë</a>.</li>
<li>Bashkërenduesi i ekipit tonë finlandez, Otto Kekäläinen dhe hacker-i danez Ole
Tange <a href="/news/2012/news-20121112-01.html">fituan çmimin Nordic
Free Software Award për 2012</a>. Me këtë vlerësim, Shoqata Suedeze
e Software-it të Lirë dhe Kulturës së Lirë (<a
href="https://ffkp.se/">FFKP, Föreningen Fri Kultur och Programvara</a>)
nderon persona dhe projekte që kanë dhënë kontribute të rëndësishme për
lirinë e software-it. Përgëzime Otto!</li>
<li>"Fuck you, this is my culture!". Me këtë pohim e mbylli Amelia
Andersdotter (Partia Suedeze e Piratëve) <a
href="http://www.youtube.com/watch?v=MsoGMT49v_o">fjalën e saj në Internet
Governance Forum</a> dhe veshur me bluzën e <a href="http://epfsug.eu/">Grupit
të Përdoruesve të Software-it të Lirë në Parlamentin Europian (EPFSUG)</a>.</li>
<li>Matija Šuklje, Jürgen Kneissl, Peter Bubestinger dhe Martin Gollowitzer
(që të gjithë nga FSFE-ja) <a href="http://sendungsarchiv.o94.at/get.php?id=094pr6519">dhanë
një intervistë</a> për Radio Orange mbi Software-in e Lirë, patentave mbi software
dhe të tjera tema që lidhen me to. Më 2010 Radio Orange <a
href="/news/2010/news-20100324-01.html">qe vlerësuar me çmimin German
Document Freedom Award</a>, pasi kishin ofruar OGG Vorbis për krejt emisionet e tyre
të radios.</li>
<li>Po ashtu, lidhur me patentat mbi software-in, Richard Stallman shkroi një <a
href="http://www.wired.com/opinion/2012/11/richard-stallman-software-patents">artikull
interesant në WIRED</a>, ku sugjerohet të ndryshohet efekti i patentave: "Do të duhej
të krijonin legjislacion sipas të cilit programimi, shpërndarja, ose xhirimi i një programi
në hardware kompjuteri të përdorur gjerësisht nuk përbën shkelje patentash."</li>
<li>Ish-presidenti i KDE-së, Aaron Seigo, bën thirrje t'i <a
href="http://aseigo.blogspot.com.br/2012/11/ending-cults-of-personality-in-free.html">jepet
fund kultit të individëve në Software-in e Lirë</a>.</li>
<li>Mark Lindhout botoi temën parazgjedhje të blogut Fellowship, Pome, në <a
href="https://github.com/marklindhout/Pome">llogarinë e tij Github</a>, dhe
fton cilindo të kontribuojë!</li>
<li>A mbani mend kohën kur shfletuesi ishte i rrënjosur në sistemin operativ? Ose <a
href="/activities/ms-vs-eu/ms-vs-eu.html">çështjen gjyqësore antitrust
për Samba-n</a>? Mund t'ju pëlqejë edhe XKCD's <a href="https://xkcd.com/1118/">seria e karikaturave
"Microsoft"</a> nga XKCD.</li>
<li>Prej <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimeve nga planeti</a>: </li>
<ul>
<li>Po kërkoni të krijoni vetë një dhuratë Kërshëndellash për gjyshen? Si thoni për një
lojtës me një buton për libra audio? Michael Clemens <a
href="https://blogs.fsfe.org/clemens/2012/10/30/the-one-button-audiobook-player/">përshkruan
se si krijoi një pajisje të tillë</a> me një Raspberry Pi për gjyshen e tij nëntëdhjetë
vjeçare.</li>
<li>FSF-ja gati për të filluar <a
href="http://www.fsf.org/blogs/licensing/fsf-to-begin-accepting-scanned-assignments-from-germany">pranimin
e dokumenteve të skanuara dërguar prej Gjermanisë</a>, dhe Werner Koch, autori i
GnuPG-së, shkroi artikullin <a
href="http://rem.eifzilla.de.ipv4.sixxs.org/archives/2012/11/27/the-tragedy-of-gnu-copyright-assignments">"Tragjedia e dhënies së të drejtave të kopjimit GNU-së"</a>, në të cilin ai pyet nëse
hacker-at e GNU-së e kanë vërtet lirinë të cilën ua kërkojnë të tjerëve?</li>
<li>Erik Albers shkroi rreth <a
href="https://blogs.fsfe.org/eal/2012/11/21/my-experience-with-ubuntu-running-on-a-nexus-7/">përvojës
së tij me Ubuntu që xhiron në një Nexus 7</a>, ndërsa ai dhe Torsten
Grote organizuan një praktikë Çlironi Android-in Tuaj, gjatë SFSCON-it në Bolcano. Albert Dengg
mbajti disa biseda në Austri, dhe <a href="/events/">në veprimtaritë
tona të ardhshme</a> do të gjeni të tjera të lidhura me <a
href="http://freeyourandroid.org">Çlironi Android-in Tuaj</a>.
</li>
<li>Otto shkroi mbi <a href="http://seravo.fi/2012/11/the-wow-effect">efektin
WOW</a>, dhe një listë me dëshira mbi pajisjet e ardhshme celulare, ndërkohë që Henri
Bergius shkroi një <a
href="http://bergie.iki.fi/blog/jolla-sailfish/">postim të zgjeruar blogu rreth OS-it
Sailfish të Jolla-s"</a>.</li>
<li>Si të hapen foto skanimesh tomografike (CT) të bëra me kompjuter (DICOM)? Presidenti
ynë, Karsten Gerloff, <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2012/11/26/broke-my-foot/">theu
këmbën</a> pikërisht që ta zbulonte këtë për ju.</li>
<li>Çfarë mund të mësoni mbi projektin pilot Skolelinux në Rhineland Palatinate?
Guido Arnold <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2012/11/skolelinux-pilot-in-rhineland-palatinate-lessons-learned/">shkroi
një përmbledhje të artikullit të Kurt Gramlich-it</a> në Anglisht, që kështu
të mund ta mësojnë më tepër njerëz se çfarë ndodhi pas euforisë fillestare
dhe arsyet pse projekti pilot mund të konsiderohet si një dështim.</li>
<li>Ka disa raporte rreth veprimtarish: Erik Albers organizoi <a
href="https://blogs.fsfe.org/eal/2012/11/15/free-society-conference-and-nordic-summit/">praktikën
Çlironi Android-in Tuaj gjatë FSCONS-it</a>, ku Anëtari Shok Bjarni Einarsson
riktheu në jetë një telefon (thuajse) të mbaruar. Ana shkrojti për <a
href="https://blogs.fsfe.org/anaghz/2012/11/22/fscons-elation/">shpresat
e mëdha që kish për FSCONS-in</a> dhe se ç'pamje ka një fundjavë e përsosur.</li>
<li>Isabel Drost shkrojti <a
href="http://blog.isabel-drost.de/index.php/archives/category/events-menu/apache-con">11
raporte rreth ApacheCon Europe</a>,</li>
<li>Mirko Böhm raportoi (në Gjermanisht) rreth mbledhjes mbi Mendimin e Ri (<a
href="http://creative-destruction.me/2012/11/16/son12-day-1-2/">dita
1</a>, dhe <a
href="http://creative-destruction.me/2012/11/16/son12-day-2/">dita 2</a>),
dhe rreth <a
href="https://netzpolitik.org/2012/nk12-produzent-und-konsument-im-netz/">
praktikës së organizuar prej nesh në një veprimtari të partisë së Gjelbërt mbi Rregullat
e Internetit</a>.</li>
<li>Dhe në fund, lexoni <a
href="http://leena.de/south-parks-genius-website-copyright-fail/">postimin në
blog të Leena Simon-it</a> që të mësoni pse South Park-u dështoi me të drejtat e kopjimit.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Vit i ri, dhurime të reja</h2>
<p>Është fundi i vitit, dhe nën petkat e <a
href="https://wiki.fsfe.org/Fellows/reinhard">përgjegjësit financiar të FSFE-së
Reinhard Müller</a> redaktori juaj do të donte ta fillonte 2013-n me një dorë të mirë
parash. Ndaj këtë muaj, ju lutemi të na ndihmoni të mbushim depon tonë të armatimit:</p>
<ul>
<li>Nëse nuk jeni ende Anëtar Shok, <a
href="https://my.fsfe.org/donate">ju lutemi,
bëhuni tani</a> dhe na përkrahni me dhurimin tuaj.</li>
<li>Për të parë nëse tregtoret web që përdorni tashmë për blerjet
tuaja për Krishtlindjet gjenden në të, hidhuni një sy
<a href="https://wiki.fsfe.org/SupportPrograms">programeve tona
të përkrahjes</a>, dhe instaloni shtojcat tona. (Nëse keni nevojë
për këshilla mbi libra, hidhuni një sy <a
href="https://blogs.fsfe.org/mk/?p=399">librave të këshilluar nga
redaktori juaj lidhur me Software-in e Lirë</a>.</li>
<li>Dhe ju lutemi, bindeni punëdhënësin tuaj të na <a
href="https://my.fsfe.org/donate">përkrahë</a>, dhe të bëhet pjesë e <a
href="/donate/thankgnus.html">listës sonë të dhuruesve</a>. (Nëse nuk doni
që të flisni vetë me punëdhënësin tuaj, ju lutemi, <a
href="/contact/contact.html">lidhuni me ne</a>, dhe na bëni të ditur se me kë
duhet të bisedojmë.)</li>
</ul>
<p>Falënderojmë krejt <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="donate/thankgnus.html">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/">FSFE</a></p>
<p>-- <br />
<a href="/index.html">Free Software Foundation Europe</a><br />
<a href="/news/news.rss">Lajme nga FSFE-ja</a><br />
<a href="/events/events.rss">Veprimtari të Ardhshme FSFE</a><br />
<a href="https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml">Shkrime nga Blogje Anëtarësh Shok</a><br />
<a href="/contact/community.html">Diskutime mbi Software-in e Lirë</a> </p>
</body>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->