fsfe-website/news/nl/nl-201311.sq.xhtml

232 lines
12 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2013-11-04" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - nëntor 2013</title>
</head>
<body>
<h1>Buletini i FSFE-së - nëntor 2013</h1>
<h2>Platformat e mira të eksperimentimit</h2>
<p>Në pamje të parë disa pajisje mund të duken kot. Pse do të
duhej ti blinte dikush? Disa persona u tallën me redaktorin tuaj kur ai bleu <a
href="https://en.wikipedia.org/wiki/Openmoko#Neo_FreeRunner">Open Moko Neo
Freerunner</a> e vet. Mund të blinit pajisje më të lira me CPU më të shpejtë,
më tepër RAM, më tepër hapësirë disku, me mbështjellëse më të hijshme, me lidhje
në rrjet më të mirë, mikrofon dhe kufje më të mira për kohën.</p>
<p>Por pajisjet si OpenMoko janë të rëndësishme për secilin prej nesh, edhe pse
nuk i blejmë vetë. Janë të një rëndësie kyçe sepse janë platforma hardware
eksperimentale që i ndihmojnë programuesit të mësojmë si funksionojnë saktësisht
kompjuterët -- çfarë kryen vërtet kodi -- dhe prandaj i bëjnë ata të aftë
shkruajnë software më të mirë për krejt ne.</p>
<p>Paul Boddie <a href="https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=452">shkrojti për një
prej këtyre pajisjeve: Ben NanoNote</a>. Kjo pajisje mbulohet plotësisht nga
përudhësa Free Software brenda shpërndarjes upstream të kernelit të Linux-it.
Nuk mbështetet në ndonjë software pronësor, përfshi copëza firmware-i, për
instalimin dhe xhirimin e pajisjes. "Ben"-i nxit eksperimentimet: mund
të zëvendësoni nisjengarkuesin dhe sistemin operativ me ata tuajit, dhe mund
të instaloni programet që dëshironi.</p>
<h2>Kufizimet e liga</h2>
<p>Dija që ne si bashkësi përfitojmë prej këtyre pajisjeve na ndihmon
të kundërpeshojmë prodhuesit IT që përdorin mjaft kufizime të ndryshme
përmes teknologjish të ndryshme për të na hequr kontrollin. Në disa pajisje
prodhuesit vendosin çfarë software-i mund të instalojmë ose heqim prej
kompjuterave tanë, nuk duan që të mësojmë se si funksionon software-i, dhe
nuk duan që ta ndryshojmë software-in. Vendosin ata se si mund ti shohim
DVD-të, cilët ofrues kartash SIM mund të përdorim në kompjuterët tanë, dhe
dëshirojnë të jenë në gjendje të fshijnë së largëti të dhëna tonat, përfshi
libra, muzikë ose filma.</p>
<p>Pyetja është: i lejojmë ta bëjnë? I pranojmë këto kufizime?
Dhe nëse jo, çtjetër na duhet që të kundërpeshojmë këto zhvillime?</p>
<h2>Mbledhjet e bukura vendore</h2>
<p>Në FSFE besojmë se një pjesë kyçe e kësaj sfide janë mbledhjet vendore.
Na duhet të lidhin personat që u kundërvihen këtyre kufizimeve dhe të ndihmojmë
njeri-tjetrin në shpjegimin e këtyre temave për persona të tjerë. Si u përmend te <a
href="/news/nl/nl-201310.html">buletini i fundit</a> mbajtëm <a
href="https://blogs.fsfe.org/eal/2013/10/08/fsfes-first-european-coordinators-meeting">takimin
e parë për bashkërenduesit e grupeve vendore të Fellowship-it të FSFE-së</a>. Pas tij, grupi
filloi të përmbledhë <a
href="https://blogs.fsfe.org/hugo/2013/10/some-nice-tips-for-fsfe-local-meetings-organisers/">
këshilla për organizatorë mbledhjesh vendore të FSFE-së</a>, dhe Lucile Falgueyrac
përmblodhi <a
href="https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2013/10/14/tips-for-afk-meeting-moderation/">praktikat
e mira për moderim takimesh</a>.</p>
<p>Përveç mbledhjes së bashkërenduesve, FSFE-ja mbajti asamblenë e përgjithshme vjetore në
Vienë. Jonas Öberg pasqyroi <a
href="http://jonasoberg.net/post/64107423387/reflections-of-fsfe-ga-mission-impact">se si
punuam për misionin tonë</a> dhe Hugo Roy <a
href="https://blogs.fsfe.org/hugo/2013/10/2013-ga-in-vienna-day-2">shkroi
rreth ditës së dytë të formaliteteve</a>, përfshi rizgjedhjen e Karsten
Gerloff-it si president dhe të Reinhard Müller-it si përgjegjës financash. Pas 2 vitesh
të mbarë Henrik Sandklef la postin e zëvendëspresidentit, dhe redaktori juaj u zgjodh
për të marrë përsipër atë vend.</p>
<h2>Diçka krej tjetër</h2>
<ul>
<li>Grupi ynë i Vjenës afroi Free Software-in me më shumë publik. Ata organizuan
<a
href="https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2013/10/03/fsfe-booth-on-game-city-fair-2013-in-vienna/">një
stendë informacioni gjatë Game City Fair 2013</a>, duke prodhuar kështu plot
pyetje kutisë Steam të Valve-es. Nëse doni të dini më shumë rreth saj, lexoni <a
href="https://lwn.net/Articles/567112/">artikullin e LWN-së "Why Steam on Linux
matters for non-gamers"</a>.</li>
<li>Guido Arnold <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2013/10/fellowship-meetings-rhinemain-an-experiment/">
shpjegon një koncept të ri për mbledhje vendore në zonën Rhine/Main</a>, dhe
kemi një grup të ri vendor FSFE-je në Linc (Austri) i cili <a
href="https://blogs.fsfe.org/jzarl/2013/10/07/inoffizieller-bericht-zum-grundungstreffen-der-fellowship-gruppe-linz/">botoi
raportin e vet të dytë (në Gjermanisht)</a>. Pra, nëse ju interesojnë çështjet
politike, shoqërore, ekonomike ose ligjore rreth Software-it të Lirë, <a
href="/events/events.html">merrni pjesë te grupet</a> dhe
provoni këshillat e dhëna më sipër.</li>
<li>Shoqata jonë motër, FSF, organizoi një <a
href="https://www.fsf.org/blogs/community/global-celebration-for-the-gnu-systems-30th-anniversary">kremtim
mbarëbotëror për 30 vjetorin e sistemit GNU</a>, dhe <a href="https://www.fsf.org/news/free-software-foundation-opens-nominations-for-the-16th-annual-free-software-awards">ju kërkon
të propozoni individë dhe projekte për Çmimet e 16-a Vjetore të Software-it
të Lirë</a> deri më 6 nëntor 2013.</li>
<li>Si zakonisht, te <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2013/10/free-software-in-education-news-september/">përditësimet
mujore të ekipit të edukimit</a> do të gjeni lajme mbi Software-in e Lirë në arsim.</li>
<li><a
href="https://joinup.ec.europa.eu/news/jamaica-ministry-health-adopts-gnu-health">Ministria
e Shëndetësisë së Xhamaikës adoptoi GNU Health-in</a>, dhe <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/german-development-ministry-recommends-open-source-smes">ministria gjermane e zhvillimit
rekomandon Software-in e Lirë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme</a>,
sepse e shohin që hap mundësi biznesi për sipërmarrës IT dhe ofron
burime afatgjata për procese dhe risi vendore ICT.</li>
<li>Miqtë tanë të EFF-s, te artikulli: <a
href="https://www.eff.org/deeplinks/2013/08/speculation-trumps-academic-freedom-uk-court-censors-security-researchers-reverse">"Speculation
Trumps Academic Freedom: UK Court Censors Security Researchers for Reverse
Engineering Publicly Available Software"</a> shkruajtën mbi pengimin në UK
të lirisë për të mësuar se si funksionon një program.</li>
<li>Dhe nëse nuk e keni lexuar ende artikullin e Ron Amadeo-s <a
href="http://arstechnica.com/gadgets/2013/10/googles-iron-grip-on-android-controlling-open-source-by-any-means-necessary/">"Dora e hekurt e Google-it mbi Android-in"</a>, duhet ta bëni dhe ta diskutoni te <a
href="https://lists.fsfe.org/mailman/listinfo/android">lista jonë e postimeve</a>.
Ky artikull shpjegon zhvillimet e tanishme te Android-i, të tilla si varësi
të reja të mundshme nga software jo i lirë.</li>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet planet</a>: </li>
<ul>
<li>Hugo Roy pyet veten <a
href="http://hroy.eu/posts/facebook_open-source_company/">pse Facebook-u
do të duhej konsideruar "kompani e Burimit të Hapur"</a>, shpjegon <a
href="http://hroy.eu/posts/setup_mozilla-sync/">si të rregullohet Firefox
Sync</a> dhe dokumentoi disa nga veprimet e parapëlqyera të redaktorit
tuaj, të tilla si <a
href="http://hroy.eu/tips/vim/email-delete-til-signature/">si të fshihet
teksti nga pozicioni i çastit deri te nënshkrimi i email-it tuaj</a> dhe <a
href="http://hroy.eu/tips/vim/itsalltext/">si të punohet me efektshmëri te
fusha dhënieje teksti te shfletuesi juaj</a>.</li>
<li>Otto Kekäläinen <a
href="http://seravo.fi/2013/past-present-future-valo-cd">shkrojti mbi
të kaluarën dhe të tashmen e VALO-CD-së</a>, një projekt për ta bërë sa më
të lehtë që mundet për një përdorues në familje apo zyrë fillimin e përdorimit
të Software-it të Lirë, dhe të ardhmen e mundshme që mund të jetë LibreKey.</li>
<li>Çfarë i bën të Dhënat e Hapura të kenë sukses, dhe çfarë të dështojnë? Carsten Agger,
bashkërenduesi i grupit tonë vendor për Aahrus/Danimarkë, <a
href="https://blogs.fsfe.org/agger/2013/10/05/open-data-how-to-make-it-succeed-how-to-make-it-fail/">
ofron një transkriptim të bisedës së tij mbi këto çështje</a>.</li>
<li>Jonas Öberg <a
href="http://jonasoberg.net/post/63665105097/with-fuelingthefuture-the-linux-foundation-asks">kujton
se si filloi me Software-in e Lirë</a>.</li>
<li>Daniel Pocock shkrojti rreth programit të shtrirjes së Debianit te femrat dhe projektet GSoC 2013.</li>
<li>Nikos Roussos mori pjesë te <a
href="http://www.roussos.cc/2013/10/30/mozilla-growing-community-and-reps">Mbledhja e
Mozilla-s</a> dhe shpjegon <a
href="http://www.roussos.cc/2013/10/20/kickstarting-a-static-website-emberjs-handlebarsjs">si
të fillohet një site web statik me ember.js dhe handlebars.js</a>.</li>
<li>Nëse doni të ndërtoni një PirateBox, <a
href="https://blogs.fsfe.org/t.kandler/2013/09/27/piratebox-some-tipps/">Thomas
Kandler e shpjegon te artikulli i vet</a>.</li>
<li>Stazhieri ynë i ri, Max Mehl u mor me <a
href="http://blog.max-mehl.com/2013/organising-micro-task-emails-in-thunderbird/">organizim
email-e punësh të vogla nën Thunderbird</a>, </li>
<li>dhe Lucile Falgueyrac shkroi një përmbledhje <a href="
https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2013/10/23/pre-printing-work/">si të
kryhen punë parashtypjeje</a>.</li>
<li>Veç tyre planeti mbuloi tema si <a
href="http://commonsmachinery.se/2013/10/implementing-user-friendly-default-settings/">sendërtim
rregullime parazgjedhje të volitshme për përdoruesin</a>, <a
href="https://blogs.fsfe.org/samtuke/?p=644">ndreqjen e të metës "kyçje e pakyçshme
ekrani" te Fedora 19</a>, dhe një <a
href="http://bergie.iki.fi/blog/noflo-update/">përditësim prej botës NoFlo</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Nuk duan që ju të - por çfarë doni ju?</h2>
<p>Si u shpjegua më sipër, ne nuk duam që njerëzit të pranojnë krejt kufizimet
në pajisjet tona. Për të fituar më tepër transparencë duam një mënyrë më të lehtë
për të njoftuar një publik më të gjerë rreth këtyre kufizimeve, dhe veçanërisht
për tu dhënë të rinjve një rrugë për të treguar se nuk pajtohen me to. Më
4 nëntor do të hedhim në qarkullim <a
href="http://theydontwantyou.to">TheyDontWantYou.To</a> dhe tok me organizma
partnerë tanët do të zëmë të shpërndajmë mesazhe të shkurtër mikroblogimi,
duke theksuar kufizime të ndryshme me ndihmën e etiketës #theydontwantyouto.</p>
<p>Na ndihmoni të shpërndajmë mesazhet, dërgojini mesazhet te miqtë tuaj, shkruani
rreth tyre në blogun tuaj, <a
href="/contribute/spreadtheword.html#tdwyt">përdorni ngjitësat
tanë </a> për shtim të ndërgjegjësimit, dhe për të na bërë të ditura kufizime
që hasni në jetën tuaj të përditshme.</p>
<p>Falënderojmë krejt <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/">FSFE</a></p>
<p>-- <br />
<a href="/index.html">Free Software Foundation Europe</a><br />
<a href="/news/news.rss">Lajme FSFE</a><br />
<a href="/events/events.rss">Veprimtari FSFE Së Afërmi</a><br />
<a href="https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml">Lidhje Artikujsh Nga Blogu Fellowship</a><br />
<a href="/contact/community.html">Diskutime mbi Software-in e Lirë</a> </p>
</body>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->