fsfe-website/news/2013/news-20130620-01.sq.xhtml

73 lines
5.7 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2013-06-20">
<head>
<title>Letër e Hapur kryeministrit Erdo&#287;an</title>
</head>
<body>
<h1>Letër e Hapur kryeministrit Erdo&#287;an: Investojini 5 miliardë dollarët tuaj për lirinë dixhitale</h1>
<p >Në javët e fundit, <a href="https://en.wikipedia.org/wiki/2013_protests_in_Turkey">veprimtaritë politike</a> në Stamboll janë në qendër të vëmendjes së medias ndërkombëtare. Po zhvillohen diskutime të rëndësishme rreth qeverisë së Turqisë dhe popullit të saj. Në këtë proces kanë humbur jetën disa vetë</p>
<p newsteaser="yes">Ditë përpara se të plasnin protestat në Sheshin Taksim, presidenti Erdo&#287;an qe në Amerikë. Në emër të një projekti ambicioz investimesh në arsim, të quajtur FATIH, ai vizitoi Silicon Valley-n si i ftuar i kompanive më të mëdha teknologjike të Amerikës, secila prej tyre me shpresë se do të arrijë një kontratë për më tepër se 10 milionë kompjuter të rinj tablet.</p>
<p>Ndërkohë që siguria dhe liria në rrugë e veprimtarëve të Turqisë debatohet me zjarr në shtyp, siguria dhe liria e fëmijëve të tyre për të mësuar ka tërhequr, siç kuptohet, shumë më pak vëmendje. Diskutohet apo jo në publik, 5 miliardë dollarë amerikanë do të shpenzohen së shpejti për arsimin, dhe ndikimi i kësaj në të drejtat e brezit të ardhshëm të studentëve të Turqisë do të jetë i pamatë.</p>
<p><a href="https://fsfe.org/activities/education/education.html">Ekipi i Arsimit</a> i FSFE-së, i është përkushtuar fuqizimit të nxënësve përmes Software-it të Lirë. Nëse mendoni se qeniet njerëzore e meritojnë të kenë të drejta mbi teknologjinë që përdorin, mund të shtoni emrin tuaj te <a href="https://fsfe.org/support/support.html">lista e përkrahësve</a> tanë.</p>
<h2>Letra</h2>
<blockquote>
<p>Kryeministër Recep Tayyip Erdo&#287;an,</p>
<p>Tani së fundi <a href="http://www.electronista.com/articles/13/05/20/country.seeks.bids.on.106.million.tablets.for.students/">vizituat Amerikën</a> për të diskutuar blerjen e 10.6 milionë tabletesh për studentë, nga kompani teknologjike kryesuese, si përfaqësues i <a href="http://fatihproject.com/">projektit FATIH</a> të Turqisë.</p>
<p>Ju bëjmë thirrje të merrni në konsideratë produkte alternative, dhe të shqyrtoni ndikimin e software-it që këta tablete përdorin.</p>
<p>Google-i, Apple-i, dhe Microsoft-i, që qenë mikpritësit tuaj, i lidhin pandashëm tabletet e tyre me software i cili do ti pengojë fëmijët turq ta studiojnë dhe përshtatin. Kompanitë me të cilat biseduat e e kanë të detyrueshëm licencimin strikt pronësor, çka do të bënte të sigurt që shkollat vetëm do të mund të merrnin me qira aftësinë e tyre për të xhiruar aplikacione, jo të kenë pronësi apo të drejta mbi to.</p>
<p>Përkundrazi, <a href="https://fsfe.org/about/basics/freesoftware.html">Software-i i Lirë</a>, i mbron të drejtat e nxënësve për ta përdorur, studiuar, ndarë me të tjerët dhe përmirësuar. Në kontekst edukativ këto të drejta mund të përbëjnë dallimin mes konsumatorit dhe krijuesit. Pa këtë liri, 17 milion nxënësit që prek plani juaj nuk mund të eksperimentojnë ose të zhvillojnë të kuptuarit e nevojshëm për të udhëhequr ekonomitë dixhitale në të ardhmen.</p>
<p>Asistenca për software-in dhe mirëmbajtja e tij kushtojnë, dhe software-i pronësor, përmes kufizimit të atyre që mund të ofrojnë këto shërbime, i mahis këto kosto. Duke përdorur Software të Lirë, shkollat turke do ta humbin varësinë nga një tregtues i vetëm, dhe konkurrenca për kontrata shërbimi do të mund të ishte më lokale, dhe më konkurruese.</p>
<p>Së fundi, për siguri më të mirë si për shkollat, ashtu edhe për nxënësit, Software-i i Lirë e jep kodin e vet për këdo, duke dhënë kështu fakte se si funksionon. Zbulimet e kësaj jave lidhur me <a href="http://www.guardian.co.uk/world/2013/jun/17/turkey-russia-g20-spying-gchq">spiunimin e politikanëve turq</a> nga qeveria britanike në takimin G20 nxjerr në pah rëndësinë e sigurisë së software-it dhe privatësisë. Kompjuterat e arsimit nuk do të duhej të ofronin <a href="http://www.bloomberg.com/news/2013-06-14/u-s-agencies-said-to-swap-data-with-thousands-of-firms.html">deriçka</a> për qeveri dhe kompani të huaja.</p>
<p><a href="http://techcrunch.com/2012/08/29/the-state-of-linux-how-even-apple-is-going-open-source/">Apple</a>-i, <a href="https://developers.google.com/open-source/">Google</a>-i dhe <a href="http://msopentech.com/">Microsoft</a>-i vetë e kanë përqafuar Software-in e Lirë, dhe e përdorin së brendshmi. Sidoqoftë, ndërmarrja e hapave drejt tableteve me Software të lirë është e rëndësishme, dhe disa prodhues dhe shpërndarës globalë ofrojnë për shitje pajisje me Software të Lirë. A do ta mbani parasysh lirinë e qytetarëve të Turqisë në vendimin tuaj të ardhshëm për blerjen e tableteve?</p>
<p>Ju lutemi, na dërgoni përgjigjen tuaj, dhe mos hezitoni të lidheni me ne, po të keni pyetje të mëtejshme rreth lëndës së kësaj letre.</p>
<p>Tuajt Sinqerisht,</p>
<p>Sam Tuke, Vicen Rodriguez, Filip Lobik</p>
<p><strong>The Free Software Foundation Europe e.V.</strong></p>
</blockquote>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag>procurement</tag>
<tag>tr</tag>
<tag>microsoft</tag>
<tag>apple</tag>
<tag>google</tag>
<tag>edu</tag>
<tag>tablets</tag>
<tag>android</tag>
<tag>open-letter</tag>
<tag>erdogan</tag>
<tag>fatih</tag>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***-->