fsfe-website/news/2015/news-20151216-01.sq.xhtml

93 lines
3.9 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2015-12-16">
<head>
<title>Që të punojë për Software-in e Lirë gjatë 2016-s, FSFE-ja ka nevojë për dhurimet tuaja</title>
</head>
<body class="press release">
<h1>Që të punojë për Software-in e Lirë gjatë 2016-s, FSFE-ja ka nevojë për dhurimet tuaja</h1>
<p newsteaser="yes">Shumë individë dhe kompani në shoqërinë tonë përfitojnë
nga Software-i i Lirë. Që prej 2001-shit Free Software Foundation Europe i fuqizon
njerëzit të kontrollojnë teknologjinë. Që me punën tonë të arrijmë diçka,
synojmë 140 000€ dhurime, deri më 31 janar, nga të cilat kemi marrë tashmë 60 000€.</p>
<p>Ju lutemi, na ndihmoni të vazhdojmë punën tonë për Software-in e Lirë duke dhuruar sot:</p>
<ul>
<li>Si individ, ju lutemi, na përkrahni duke u bërë <a
href="http://fsfe.org/join">anëtar mbështetës i FSFE-së</a> (shuma
mesatare për anëtarë mbështetës është 125€/v).</li>
<li>Si kompani, ju lutemi, <a href="/donate/donate.html">na përkrahni
me një dhurim</a>. Mund të bëheni dhurues i artë për 1000€/muaj, dhurues
i argjendtë për 200€/muaj, ose dhurues i bronztë për 40€/muaj.</li>
</ul>
<p>Dhuruesit tanë na bënë të mundur të arrijmë sukseset vijuese:</p>
<ul>
<li>Mbyllëm fushatën tonë gjashtëvjeçare PDFreaders, pasi bindëm 1125
administrata publike të heqin nga sajtet e tyre reklamat për software
pronësor.</li>
<li>Ndihmuam tu jepet fund rrugëzuesve të detyruar në Gjermani me një
ligj që u siguron përdoruesve lirinë të përdorin rrugëzuesin e tyre me
Software të lirë. Kjo do të duhej të shërbente si shembull nëpër Europë,
dhe do të përkrahim ligjshmëri të ngjashme kudo që të jetë nevoja.</li>
<li>Jemi aktivë në politikat e BE-së: vlerësimi ynë për Strategjinë për një
Treg të Përbashkët Dixhital u prit mirë dhe presim që të tjera institucione
të BE-së të ndjekin rekomandimet tona.</li>
<li>Mesatarisht dërgojmë një paketë promocionale në ditë. Përkrahësit
tanë përdorin material shumëgjuhësh për të informuar më shumë njerëz
rreth lirisë së software-it në kompanitë, universitetet, shkollat e tyre, në
biblioteka dhe kafe, apo në stenda informative.</li>
</ul>
<p>Për vitin tjetër duam të përqendrohemi te ushtrimi i trysnisë lidhur me
kërkesat tona që <strong>krejt software-i i financuar me paranë publike
të botohet si Software i Lirë</strong>, dhe për <strong>të drejtën e gjithkujt
për të eksperimentuar me hardware-in dhe software-in e tyre</strong>.</p>
<p>Për të arritur këto synime:</p>
<ul>
<li>do të ofrojmë ndihmë për vullnetarët e fushatave tonë që të shtojnë
efektshmërinë e tyre, dhe do ti pajisim me një larmi më të madhe materiali
promocional;
dhe</li>
<li>do të fillojmë bashkërendimin mes grupesh të Software-it të Lirë që janë
aktivë në probleme politikash në BE.</li>
</ul>
<p>Veç kësaj, do të vazhdojmë përpjekjet tona të tanishme për të hequr
pengesat ndaj lirisë së software-it dhe të nxisim njerëzit të përdorin dhe
zhvillojnë Software të Lirë.
Një veprimtari thelbësore mbetet udhëheqja e kompanive për kalimin në
Software të Lirë, duke ndihmuar degët e tyre ligjore të kuptojnë licencat
e Software-it të Lirë.</p>
<p>Sfidat janë në rritje: traktate ndërkombëtare opake dhe procese komplekse
politikash kërkojnë trajtime të kujdesshme që të punohet me efektshmëri për
lirinë e software-it. Është e nevojshme që të jemi në gjendje të ndjekim si duhet
zhvillime të tilla.</p>
<p>Ja pse <strong>përkrahja juaj është kyçe për ne</strong>. Ndaj, ju lutemi,
na ndihmoni duke u bërë <a href="http://fsfe.org/join">një anëtar mbështetës</a> ose
përmes një <a href="/donate/donate.html">dhurimi korporate</a>.</p>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag content="Mbledhje fondesh">Fundraising</tag>
</tags>
</html>