92 lines
5.4 KiB
HTML
92 lines
5.4 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
<html newsdate="2015-10-13">
|
||
<head>
|
||
<title>FSFE-ja bind 1125 administrata publike të heqin
|
||
reklama software-i pronësor</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body class="press release">
|
||
<h1>FSFE-ja bind 1125 administrata publike të heqin
|
||
reklama software-i pronësor</h1>
|
||
|
||
<p newsteaser="yes">Pas gjashtë vjetësh përpjekjesh, këtë muaj,
|
||
<a href="/campaigns/pdfreaders/pdfreaders.html">fushata PDFreaders</a>
|
||
po mbërrin në fundin e saj, si një nga fushatat tona më të suksesshme.</p>
|
||
|
||
<p>Fushata nisi më 2009-n, me synimin e heqjes nga sajte institucionesh
|
||
publike të reklamave për software pronësor leximi PDF-sh. E gjithë kjo filloi
|
||
kur vullnetarë parashtruan 2104 raste software-i pronësor PDF-sh, të promovuar
|
||
drejtpërsëdrejti nga autoritete publike, dhe FSFE-ja paraqiti një
|
||
<a href="/campaigns/pdfreaders/buglist.html">listë</a> të tyre në internet.
|
||
Që nga ajo kohë, qindra veprimtarë të Software-it të Lirë u hodhën në veprim
|
||
duke u shkruar institucioneve publike përkatëse për t’u kërkuar
|
||
ndryshime në sajtet e tyre. Patë mjaft reagime pozitive nga institucione
|
||
që na falënderonin për letrat tona dhe, deri sot, 1125 nga 2104 prej tyre
|
||
(53%) i kanë ndryshuar sajtet e veta duke hequr lidhjet për te lexues PDF-sh
|
||
pronësorë, ose duke shtuar lidhje për te lexues PDF-sh Software i Lirë.</p>
|
||
|
||
<p>
|
||
Veç shkrim letrash, FSFE-ja grumbulloi nënshkrime për një
|
||
<a href="/campaigns/pdfreaders/petition.html">peticion me të cilin kërkohet
|
||
t’i jepet fund reklamave për software pronësor në sajte qeveritare</a>. Këtë
|
||
peticion e nënshkruan 90 organizma, 63 biznese, dhe 2731 individë.</p>
|
||
|
||
<p>Për më tepër, ne qemë në gjendje të kërkonim ndryshime si në shkallë kombëtare,
|
||
ashtu edhe ndërkombëtare.</p>
|
||
|
||
<ul><li> Në Gjermani,
|
||
<a href="http://gruen-digital.de/2012/03/document-freedom-day-kleine-anfrage-zur-werbung-fuer-adobe-reader-eingereicht/">partitë kombëtare</a>
|
||
dhanë deklarata në favor të lexuesve të lirë të PDF-ve dhe vetë qeveria gjermane
|
||
ka rekomanduar përdorimin e tekstit tonë sqarues në
|
||
<a href="http://www.cio.bund.de/Web/DE/Architekturen-und-Standards/Migrationsleitfaden-und-Migrationshilfen/migrationsleitfaden_node.html">udhërrëfyesin e tyre për migrim</a>.
|
||
Bashkërenduesi i FSFE-së për Gjermaninë, Max Mehl, <a href="http://blog.mehl.mx/2015/german-government-wants-authorities-to-advertise-pdfreaders/">e mbulon temën</a>
|
||
më në hollësi te blogu i tij.</li>
|
||
<li> Në BE: Parlamenti Europian
|
||
<a href="/campaigns/pdfreaders/parliamentary-questions-eu.en.html">i kërkoi drejtpërsëdrejti</a>
|
||
Komisionit Europian se cilat kanë qenë arsyet për reklamimin e një software-i
|
||
të caktuar dhe ç’hapa qenë marrë për ta zgjidhur këtë problem.</li>
|
||
<li>Më 2011-n një nga bashkërenduesit tanë të fushatës pdfreaders.org,
|
||
<a href="http://blogs.fsfe.org/polina/2015/09/10/free-pdf-reader-for-the-web-browser/">Hannes Hauswedell,
|
||
pati kontakte me Google-in</a>, për t’u kërkuar atyre të hedhin në
|
||
qarkullim si Software të Lirë lexuesin PDF që përfshihet te shfletuesi
|
||
i tyre Chrome. Së fundi, në Maj të 2014-s, <a href="https://twitter.com/nasko/status/469595752734269440">kodi
|
||
burim i pdfium-it u publikua i hapët</a> dhe, edhe pse veprimet e FSFE-së
|
||
mund të mos kenë qenë arsyeja e vetme pse ndodhi, kjo përbën një ndryshim
|
||
të rëndësishëm në të mirë të adoptimit të gjerë të lexuesve PDF Software
|
||
i Lirë.</li>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<blockquote>
|
||
<p>"Ky sukses s’do të kish qenë i mundur pa ndihmën dhe punën e madhe
|
||
të vullnetarëve tanë dhe përkrahjen nga dhuruesit tanë. <strong>Faleminderit!</strong>
|
||
Edhe pse mjaft sajte publikë dhe privatë promovojnë ende lexues pronësorë,
|
||
shkalla e ndërgjegjësimit ka ndryshuar në mënyrë domethënëse përgjatë
|
||
fushatës sonë dhe për ju tani do të duhej të ishte shumë më e lehtë t’u
|
||
drejtoheni administratorëve të sajteve të mbetur. Gjithashtu, shumica
|
||
e përdoruesve të internetit sot përdorin tashmë Software të Lirë kur hapin
|
||
një kartelë PDF që nga shfletuesi i tyre -- ndryshim i madh me 2009-n!" thotë
|
||
Hannes Hauswedell që i dha fill fushatës. "Sigurisht ka ende punë për t’u bërë
|
||
dhe ju ftojmë të vazhdoni t’ua kujtoni administratorëve (publikë) të përdorin
|
||
Standarde të Hapur dhe të mos rekomandojnë software pronësor. Dhe me përkrahjen
|
||
tuaj, edhe ne, do të vazhdojmë betejën për një Internet që respekton privatësinë
|
||
dhe lirinë e përdoruesve të vet!"</p></blockquote>
|
||
|
||
<p>Që <a href="/campaigns/pdfreaders/follow-up.html">të merrni pjesë</a>,
|
||
mund të përdorni <a href="/campaigns/pdfreaders/letter.html">letrën tonë shembull</a>,
|
||
për t’ia dërguar administratës publike të dëshiruar, ose mund të shkruani një tuajën.
|
||
Thjesht, sigurohuni të përfshini të dhëna se ku të gjendet një listë
|
||
<a href="http://pdfreaders.org">lexuesish PDF Software i Lirë</a> që mund
|
||
të zëvendësojë lidhjen te sajti i tyre.</p>
|
||
<p>Edhe një herë një falënderim të veçantë për veprimtarët, vullnetarët, dhe dhuruesit që
|
||
ndihmuan në shndërrimin e kësaj fushate në sukses!</p>
|
||
|
||
</body>
|
||
|
||
<tags>
|
||
<tag>front-page</tag>
|
||
<tag content="Administratë Publike">PublicAdministration</tag>
|
||
<tag content="PDFreaders">PDFreaders</tag>
|
||
<tag content="Fushatë">Campaigns</tag>
|
||
</tags>
|
||
</html>
|