fsfe-website/news/nl/nl-201412.sq.xhtml

239 lines
13 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html newsdate="2014-12-09" type="newsletter">
<version>1</version>
<head>
<title>Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2014</title>
</head>
<body microformats="h-entry">
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2014</h1>
<h2>Më shumë kërkesë nga institucionet e BE-së</h2>
<p>Komisioni i ri Europian po përcakton drejtimin e politikave të veta për
pesë vitet e ardhshme. FSFE-ja është në kontakte të shpeshta me stafin e
Komisionit, që sheh në Bruksel rreze drite për Software-in e Lirë. Duam të
arrijmë ta përdorim këtë impuls për të nxitur ndryshime në prokurimin e
software-it, standardizimin e tij, dhe për zgjedhje të lirë pajisjesh. Për
këtë, presidenti ynë, Karsten Gerloff mori pjesë në disa takime.</p>
<p>Në nëntor Parlamenti Europian (PE) organizoi një konferencë për të njohur
eurodeputetët me shërbimet TI që mund të përdorin në parlament. Gjatë konferencës
u zhvilluan diskutime të drejtuara nga Adina Valean, zëvendëspresidentja e re
PE-së, e ngarkuar me TIK-un, dhe një pjesëmarrje nga Giancarlo Villela, drejtori
i seksionit TI të PE-së. Pas diskutimeve, Karsteni pati mundësinë të <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/11/19/free-software-for-the-european-parliament-fsfe-comments-at-dg-itec-forum/">bëjë disa shënime të shkurtra rreth transmetimit të drejtpërdrejtë nga
institucione të BE-së, DebianParl-i dhe bllokimeve nga ana e tregtuesve</a>.</p>
<p>Në fillim të Dhjetorit Karsteni qe sërish në Parlament, këtë radhë në <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/12/04/workshop-on-open-standards-for-ict-procurement/">praktikën
mbi “Standarde të Hapura për prokurimet TIK”</a>. Vlera e njëmendtë e këtyre
veprimtarive, siç ndodh shpesh, qe te njerëzit e pranishëm aty. Praktika ofroi
për bashkësinë e vogël që ushtron trysni për Software të Lirë dhe
Standarde të Hapura një mundësi për tu takuar dhe shkëmbyer të rejat.
Në këtë mënyrë, në të ardhmen mund të punojmë tok me ta për ndryshime pozitive.</p>
<h2>Nuk ka re, thjesht kompjuterët e të tjerëve</h2>
<p>Një tjetër veprimtari në të cilën mori pjesë Karsteni qe paraqitja e raportit mbi
punimin në “re” me kompjuterat dhe ndërveprueshmërinë, nga ana e organizmit lobues me
bazë Brukselin, ECIS. Karsteni e dokumentoi takimin në <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/11/14/some-common-sense-recommendations-on-cloudy-computing/">postimin
e tij të blogut “Disa rekomandime të arsyeshme lidhur me funksionimin në re të kompjuterëve”</a>.</p>
<p>Vetëm pak ditë më pas, ngjitësat tona të rinj <a
href="https://blogs.fsfe.org/mk/new-stickers-and-leaflets-no-cloud-and-e-mail-self-defense/">“nuk
ka re, thjesht kompjuterët e të tjerëve” mbërritën në zyrën tonë</a>.
Na erdhën mjaft përshtypje të mira për këta ngjitësa, dhe i kemi shtuar tani te
<a
href="/contribute/spreadtheword.html#promo-material">paketat
tona promocionale</a>. Kemi në plan të shtojmë disa artikuj të tjerë me këtë
slogan, gati për stendën tonë në FOSDEM, nga 31 janari më 1 shkurt 2015, në Bruksel.</p>
<h2>Përparim me fletëpalosjet “vetëmbrojtje email-i</h2>
<p>Përveç ngjitësave të rinj, tani mund të porositni edhe fletëpalosje të reja,
për promovimin e “udhërrëfyesit mbi vetëmbrojtjen e email-it”, punuar nga
organizmi ynë motër. Fillimisht këtë fletëpalosje e prodhuam në gjermanisht,
për manifestimin vjetor të Berlinit në shtator, “liri, jo frikë”. Më pas,
vullnetarë nga krejt Gjermania <a
href="/contribute/spreadtheword.html#promo-material">porositën</a> dhe shpërndanë
të tillë. Për shembull, në një kinema dhanë një fletëpalosje për cilindo që
bleu një biletë për dokumentarin mbi Snowden-in, “Citizienfour”. Ndërkohë na u
desh të riporositnim versionin gjermanisht për herë të tretë dhe që prej fundit
të nëntorit kemi dërguar versionin anglisht për përkrahës të Software-it të Lirë
kudo në Europë.</p>
<p>Në javët e ardhshme <a
href="/contribute/translators/translators.html">përkthyesit</a> dhe <a
href="/contribute/designers/designers.html">grafistët</a> tanë do të përfundojnë
versione në Kinezçe, Holandisht, Frëngjisht, Greqisht, Italisht dhe Spanjisht.
Për 2015-n dëshirojmë tu krijojmë mundësinë përkrahësve vendorë të Software-it
të Lirë ta shpërndajnë këtë dhe fletëpalosje të tjera në biblioteka, universitete,
shkolla, kinema, kompani, restaurante dhe kafe, dyqane dhe vende të tjera.</p>
<h2>Përkthyesit e FSFE-së: janë thjesht të shkëlqyer</h2>
<p>Kjo na sjell te një shënim kaq të nevojshëm falënderimi. Gjatë 12 muajve të
fundit kemi botuar çdo muaj buletinin. Dy nga botimet u shkruan nga vullnetari
ynë Heiki ”Repentinus” Ojasild, që redaktori juaj të shijonte edhe ai pushimet.
Buletini ynë, mesatarisht, mund të kihet në 6 gjuhë (4 gjuhë, më e pakta,
9 gjuhë më e shumta). Kemi botuar buletine në Anglisht, Frëngjisht, Greqisht,
Gjermanisht, Holandisht, Italisht, Portugalisht, Rumanisht, Serbisht, Spanjisht,
dhe Shqip.</p>
<p>Redaktori juaj është krenar që punon me një ekip vullnetarësh kaq të përkushtuar.
Ata përkthejnë buletinin, fletëpalosjet e përmendura më sipër, plus lajme të
tjera nga FSFE-ja. Ata u krijojnë mundësinë më tepër njerëzve anembanë botës të
lexojnë për Software-in e Lirë në gjuhën e nënës, dhe ndaj janë pjesë kyçe e FSFE-së.
Ndaj redaktori juaj do të donte ta falënderonte thellësisht <a
href="/contribute/translators/translators.html">ekipin tonë në lulëzim të përkthyesve</a>
për këtë vepër të rëndësishme.</p>
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
<ul>
<li>Viti thuajse ka mbaruar, dhe është koha të raportojmë. <a
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/12/01/preview-what-fsfe-did-in-2014/">Presidenti
ynë botoi një përmbledhje paraprake të asaj çka arritëm gjatë 2014-s</a> që mbulon
punën tonë mbi: prokurimet publike, paktin për Software të Lirë, rrugëzuesit e
detyruar, përmirësimin e materialeve informative, informimin e publikut lidhur “punimin
e besueshëm në kompjuter” dhe “Nisjen e Sigurt”, organizimin e Ditës së Lirisë së
Dokumenteve, përgjigjet për pyetjet ligjore, si dhe pjesëmarrjen tonë në veprimtari
të tilla si praktika, diskutime, ose organizime stendash.</li>
<li>Në buletinin e fundit ju kërkuam të na ndihmonit me fushatën FixMyDocuments.
Me mbështetjen që morën, kanë <a
href="https://joinup.ec.europa.eu/node/110097">përpiluar një listë nga institucionet
europiane, me mbi 15 mijë dokumente të përpunueshëm, që nuk gjenden në Formatin e
Hapur të Dokumenteve (ODF)</a>.</li>
<li>WhatsApp futi në përdorim një metodë fshehtëzimi të sigurt skaj-më-skaj të krijuar për
aplikacionin Software të Lirë TextSecure. Torsten Grote i hedh një vështrim <a
href="http://blog.grobox.de/2014/whatsapp-end-to-end-encryption-federation/">domethënies
së kësaj për Software-in e Lirë</a>.</li>
<li>Veprimtari vendore: FSFE-ja mbajti hapur një <a
href="https://blogs.fsfe.org/flx/2014/11/11/t-dose-2/">stendë te T-Dose, në
Holandë</a>. Anëtarët tanë shok holandezë e rregulluan vetë stendën, Kevin
Keijzer mbajti një fjalë rreth “Diskriminimit të (përdoruesve të) Software-it
të Lirë në arsim”, Maurice Verheesen foli rreth “Sovranitetit Dixhital Për Europën”,
ndërsa Felix Stegerman foli rreth <a
href="https://blogs.fsfe.org/flx/2014/11/09/my-t-dose-talk-the-internet-of-things-opportunities-and-dangers/">mundësive dhe rreziqeve të “Internetit të Gjërave”</a>. Përtej kësaj,
grupi ynë i Berlinit organizoi një <a
href="https://blogs.fsfe.org/majestyx/2014/11/12/fiffkon-2014-leak/">stendë në
FiFFkon</a>, në Universitetin Teknik të Berlinit.</li>
<li>Guidoja botoi një përmbledhje mbi <a
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/11/free-software-in-education-news-october-2/">gjëra
nga fusha e arsimit nëpër Europë, gjatë tetorit</a>.</li>
<li>Anëtari shok frëng Alexandre Keledjian botoi <a
href="https://github.com/dervishe-/f-droid-web/wiki">F-Droid-Web, një ndërfaqe
e thjeshtë dhe e lehtë për shërbyesin F-Droid</a>. Ajo ofron një rrugë të lehtë
për të shtuar një depo të re software-i te celulari juaj duke përdorur kode qr,
dhe për të shfletuar katalogun F-Droid sipas emrash, kategorish, përmbledhjesh,
llojesh licence dhe përshkrimesh.</li>
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet
planet</a>:</li>
<ul>
<li><a
href="http://creative-destruction.me/2014/12/04/fsfe-needs-your-support-for-2015/">Mirko
Böhm, anëtar shok, dhe anëtar i bashkësisë KDE, shkroi rreth pse do të duhej
të përkrahnit punën e FSFE-së</a>, që sipas fjalë të tij është: që ajo të
mbrojë, shpjegojë dhe organizojë liritë e përdorimit, studimit, ndarjes me
të tjerët dhe përmirësimit të software-it.</li>
<li>Daniel Pocock shtron pyetjen nëse Amnesty po u jep viktimave të spiunimit një ndjenjë të rreme sigurie. Në
postimin e tij ai paraqet edhe një gjedhe letre që mund ti dërgohej Amnesty-së.</li>
<li>“EOMA68” është një standard i hapur ndërfaqesh elektronike, i hartuar për mbështetje
të zhvillimit të pajisjeve të vogla kompjuterike. Nico Rikken shkroi se <a
href="http://nicorikken.eu/blog/why-eoma68-will-advance-both-free-software-and-free-hardware/">pse
EOMA68 do të shpjerë përpara si Software-in e Lirë, ashtu edhe hardware-in e lirë</a>.</li>
<li>Mario Fux shpjegon se si mund të <a
href="https://blogs.fsfe.org/mario/?p=257">kontribuoni si joprogramues te KDE-ja</a>.</li>
<li>Veç këtyre, kemi prej grumbullimeve planet disa HowTo teknike, përfshi: Kevin
Keijzer që raporton <a
href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/11/16/installing-ubuntu-without-proprietary-software/">përvojën e tij nga përpjekja për të instaluar Ubuntu-në pa software pronësor</a>.</li>
<li>Hannes Hauswedell që shkroi rreth <a
href="https://blogs.fsfe.org/h2/2014/11/04/encrypting-crons-daily-mail/">se si
të shifrohen në FreeBSD email-et e përditshme të dërguar nga cron</a>. HowTo-ja
e tij lidhe veçanërisht me FreeBSD-në, por ai është “i sigurt se krejt përdoruesit
e GNU-së do të zbulojnë ndryshimet e nevojshme”.</li>
<li>Mirko Böhm që përshkruan <a
href="http://creative-destruction.me/2014/11/13/configure-your-gaming-mouse-on-linux/">se
si të formësohet një mi për lojëra në GNU/Linux, në një mënyrë që të mund të punoni dhe
luani te makina</a>.</li>
<li>Dhe Max Mehl që tani xhiron Git-in e vet (një sistem të papërqendruar kontrolli
versionesh), që përfshin gjithashtu një <a
href="http://blog.mehl.mx/2014/sharing-is-caring-my-git-instance/">program për të fshirë
krejt tejtëdhënat nga kartela PDF brenda një drejtorie</a>.</li>
</ul>
</ul>
<h2>Aktivizohuni: Merrni një kartë të mençur dhe na përkrahni</h2>
<p>Vitin e ardhshëm, do të ushtrojmë më shumë trysni më shumë trysni se kurrë
për ndërthurjen e lirisë së software-it në indet e shoqërisë tonë. Për ti bërë
të mundur organizmit të intensifikojë punën e vet me Komisionin Europian dhe të
rrisë numrin e personave të ndjeshëm ndaj Software-it të Lirë, dhe për të vazhduar
punën tonë <a href="/news/2014/news-20141203-01.html">na duhen ende 190 mijë euro
për 2015-n</a>.</p>
<p>Si një individ, rruga më e mirë për të përkrahur financiarisht punën e FSFE-së
është <a href="https://my.fsfe.org/donate">të bëheni një Anëtar Shok (anëtar që, veç të
tjerash, kontribuon ekonomikisht te FSFE-ja)</a>. Puna e FSFE-së për një shoqëri
të lirë përfiton drejtpërsëdrejti nga të gjitha kontributet e Anëtarësisë Shok.</p>
<p>Anëtarëve Shok u jepet një kartë të mençur Anëtarësie Shok, e fjalës së fundit,
e cila, tok me software-in e lirë GnuPG për fshehtëzime dhe me një lexues kartash,
mund të përdoren për të nënshkruar dhe fshehtëzuar email-e, për hyrje të sigurt përmes
SSH-së në një kompjuter prej një makine potencialisht të pasigurt, ose për
depozitimin e kyçeve të fshehtëzimit të hard diskut të përdoruesit. Meqë kyçi i
fshehtëztimit është i depozituar te vetë karta, është thuajse e pamundur të vidhet.</p>
<p>Falënderojmë krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/">FSFE</a></p>
<!--/e-content-->
</body>
<sidebar promo="about-fsfe"><!--
<h3>FSFE News</h3>
<ul>
<li><a href="/news/">Press Releases</a></li>
<li><a href="/news/newsletter.html">Newsletters Archive</a></li>
<li><a href="/events/">Upcoming Events</a></li>
<li><a href="https://planet.fsfe.org/">Planet Blogs</a></li>
<li><a href="/contact/community.html">Free Software Discussions</a></li>
</ul>
--></sidebar>
<author id="kirschner" />
<date>
<original content="2014-12-08" />
</date>
<followup>donate</followup>
<tags>
<tag key="newsletter"/>
</tags>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->