fsfe-website/campaigns/android/workshops.sq.xhtml

223 lines
12 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html>
<head>
<title>Çlironi Android-in Tuaj! - FSFE</title>
<meta content="Rifitoni kontrollin mbi pajisjen tuaj Android dhe mbi të dhënat tuaja: kjo fushatë ka të bëjë me lirinë, kontrollin dhe privatësinë." name="workshops" />
<meta content="android telefon i mençur smart phone sistem operativ operating system përudhësa drivers aplikacione apps Replicant OS CyanogenMod F-Droid FoeBuD e.V. dixhital digital inkurajim encourage fsf ansol free software i lirë telefon celular burim i hapur open source GTA04 Maemo/MeeGo Mer Tizen Carrier IQ spiun spiunim analizë" name="keywords" />
<link type="text/css" href="/campaigns/android/android.css" rel="stylesheet" media="screen and (min-device-width:1280px) and (min-width:1200px)" />
</head>
<body>
<h1>Praktika për Çlirimin e Android-it Tuaj</h1>
<div id="introduction">
<div class="image" id="hello-free-droid">
<img src="/campaigns/android/robot.png" alt="Liberated Android Robot" />
</div>
<p>
Çlirimi i një telefoni lyp një numër hapash që mund të jenë të vështirë për njerëz që nuk kanë njohuri teknike. Megjithatë, edhe këta do të donin të kishin kontroll të plotë mbi pajisjen e tyre dhe mbi të dhënat e veta përmes përdorimit të Software-it të Lirë. Për ti ndihmuar, FSFE-ja organizon praktika në ndihmë të njerëzve që të çlirojnë pajisjet e tyre. Këto praktika janë të hapura për pjesëmarrjen e gjithkujt. Mirëpresim organizimin e praktikave të ngjashme krejt të tuajat! Në këtë faqe do të gjeni krejt informacionin mbi praktikat e organizuara nga FSFE-ja, si të organizoni praktikën tuaj ose si ti kërkoni FSFE-së të organizojë një praktikë në qytetin tuaj.
</p>
<p>
Kjo fushatë mund tju ndihmojë që të <strong>rifitoni kontrollin</strong>
mbi pajisjen tuaj Android dhe mbi të dhënat tuaja. Përfshin të dhëna mbi
xhirimin e një sistemi Android sa më të lirë që mundet dhe përpiqet të bashkërendojë
forcat në këtë fushë.
</p>
</div>
<p>
Doni një pajisje celulare që është vërtet e juaja si kur e bletë?
Doni një pajisje celulare që nuk ju spiunon dhe ua përcjell të dhënat tuaja korporatave të stërmëdhaja?
Po qe kështu, vazhdoni të lexoni më poshtë!
</p>
<div id="subpages">
<div class="half">
<h3><a href="/campaigns/android/liberate.html">Çlironi Pajisjen Tuaj</a></h3>
<p>
Mësoni si të çlironi pajisjen tuaj dhe si të rifitoni kontrollin e të dhënave tuaja
përmes kalimit te një sistem operativ Android i lirë me aplikacione të lira (si te liria).
Kemi mbledhur krejt informacionin e nevojshëm.
</p>
<div class="action"><a href="/campaigns/android/liberate.html">Rifitoni Kontrollin</a></div>
</div>
<div class="half last">
<h3><a href="/campaigns/android/help.html">Ndihmoni që Çlirimi të Jetë i Pamundimshëm</a></h3>
<p>
Çlirimi i pajisjeve do të duhej të ishte i pamundimshëm, që lirinë ta gëzojë kushdo.
Ka shumë rrugë për të ndihmuar që të arrihet ky qëllim,
edhe pse nuk dini se si programohet.
</p>
<div class="action"><a href="/campaigns/android/help.html">Kontribuoni</a></div>
</div>
</div>
<h2 style="clear:both;" id="Why">Pse Pajisja Juaj Celulare Duhet të Jetë e Lirë</h2>
Pajisjet celulare janë kompjutera të veckël që i mbajmë gjithmonë me vete.
Ata dinë vendndodhjen tonë të atëçastshme dhe kanë brenda fotot tona
private. I përdorim që të komunikojmë me miqtë tanë, familjet tona dhe
ndoshta me dashuritë tona të fshehta. Ata na ofrojnë hyrje në Internet
dhe kanë të trupëzuar kamera dhe mikrofonë. Duke qenë mjete kaq të fuqishëm,
ata mund ti sjellin privatësisë sonë rreziqe të mëdhaja, por në të njëjtën
kohë me ta mund të bëjmë gjëra shumë të vlefshme: varet se kush i kontrollon ato.
<h3>Liri dhe Kontroll</h3>
<p>
Shumica e pajisjeve celulare nuk kontrollohen nga përdoruesit e tyre,
por nga prodhuesi dhe operatori i shërbimit. Software-i që xhiron në to
nuk është Software i Lirë. Edhe telefonat Android shiten me shtesa
software jo të lirë dhe pronësore që zakonisht nuk veprojnë në interes
të përdoruesit. Përditësime të software-it do të ketë për sa kohë prodhuesi
ka ende interes komercial për pajisjen tuaj. Aplikacionet (aplikacionet) që mund
të kihen nga tregtorja zyrtare janë në shumicën e rasteve jo të lira.
Askujt nuk i lejohet të studiojë se si funksionojnë dhe se çfarë bëjnë vërtet
brenda telefonit tuaj. Ka raste që thjesht nuk funksionojnë si doni ju, por ka
raste kur përmbajnë veçori dashakeqe.
</p>
<p>
Xhirimi me vetëm Software të Lirë ju vë juve në kontroll të plotë.
Edhe pse mund të mos keni aftësitë për të ushtruar drejtpërdrejt lirinë tuaj,
do të përfitoni prej një bashkësie plot gjallëri tok me të cilën mund tia
arrini kësaj.
</p>
<h3>Privatësi</h3>
<p>
Pajisjet tonë celulare përmbajnë më tepër të dhëna personale se sa ditarët
më të fshehtë. Por sistemet pronësore, madje shumica e telefonave Android,
janë hartuar që këto të dhëna tua kalojnë kompanive të tilla si Google
apo Apple. Shumica e përdoruesve nuk kanë kontroll të plotë mbi të dhënat
personale te pajisja e tyre. Zgjidhjet e volitshme për njëkohësim api kopjeruajtje
të të dhënave joshin gjithnjë e më shumë persona drejt ruajtjes së të dhënave të tyre
në shërbyes të centralizuar, të xhiruar nga korporata që ekzistojnë për fitime.
Zakonisht këta gjenden në ShBA dhe janë të detyruar tia kalojnë të dhënat tuaja
qeverisë së ShBA-ve pas një kërkse të thjeshtë. Cilido që ka të dhëna personale tonat
është në gjendje të na manipulojë. Ndaj pajisjet jo të lira janë një kërcënim për
demokracinë dhe shoqërinë tonë.
</p>
<p>
Privatësia është një nga arsyet më të rëndësishme pse të përkrahet Software-i Lirë.
Shtesat pronësore të tillë si <a
href="https://en.wikipedia.org/wiki/Carrier_IQ">Carrier IQ</a> i spiunojnë përdoruesit
e telefonave të mençur pa dijeni e tyre. Shumë aplikacione në treg përmbajnë
veçori dashakeqe. Ato lexojnë të dhënat tuaja private, të tilla si
<a href="http://www.guardian.co.uk/technology/2012/feb/15/apple-iphone-address-book-privacy"
title="Apple faces US inquiry over iPhone address book privacy">libri juaj e adresave</a>
dhe dosjen “phone home”, ose përdorin
<a href="https://code.google.com/apis/analytics/docs/mobile/android.html#overview">Google Analytics</a>
që të dërgojnë të dhëna te Google. Këto janë thjesht shembujt që janë zbuluar deri më sot.
Mungesa e lirisë pengon shqyrtimin e pavarur
dhe veçoritë spiunuese merren vesh vetëm aksidentalisht.
</p>
<p>
Shumica e telefonave të mençur e kanë të domosdoshme që ju të lidheni dhe
të identifikoni veten te një shërbyes i centralizuar përpara se të mund
ti përdoni normalisht. Përdoruesve u mbetet ti besojnë shërbyesit
pa ditur se çfarë të dhënash depozitohen në të dhe se si përpunohen
apo lidhen me të dhëna të tjera. Një telefon që xhiron vetëm Software
të Lirë nuk ju kërkon të jepni të dhëna te kompani që nuk u besohet dot
ose që ju detyrojnë të bëni kështu më e pakta që mund të thuhet është
se kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë, ngaqë veprimet e software-it do të
ishin të dukshme dhe bashkësia do të ishte në gjendje të hartonte një version
alternativ. Volia e shërbimeve "që shtojnë vlera", të cilët shpesh jepen me paketa
të tilla, mund të sigurohet po ashtu përmes Software-it të Lirë. Kjo ju mban
juve në kontroll të të dhënave tuaja, ditari juaj mbetet nën zotërimin tuaj.
Edhe mishi të piqet, edhe helli mos digjet.
</p>
<h2>Nisma të Tjera të Afërta</h2>
<p>
Edhe pse kjo nismë ka të bëjë me Android-in, ka nisma të tjera
që mundësojnë të përdoren kompjuter të vegjël celularë me
(në pjesën dërrmuese) Software të Lirë. Për shkak të gjendjes
së përudhësave për <em>hardware</em> celularësh, asnjë prej
këtyre nismave nuk mund të xhirojë këto makina në liri të plotë.
Që të funksionojnë, shumica e pajisjeve lyp përudhësa dhe
<em>firmware</em>-e jo të lirë.
</p>
<p>
Në krahun e <em>hardware</em>-eve ekziston <a
href="http://projects.goldelico.com/p/gta04-main/">telefoni GTA04</a>.
Është vazhdimi i Openmoko GTA02-shit dhe është hartuar të mos kërkojë
përudhësa pronësorë. Xhiron GNU/Linux, por lyp <em>firmware</em> jo
të lirë që të mund të përdorë WiFi-n. Shumë afër qëllimit, por prapë ende larg.
</p>
<p>
Nismat <a href="https://en.wikipedia.org/wiki/Maemo">Maemo</a>/<a
href="https://meego.com/">MeeGo</a> krijuan sisteme për telefona celularë,
bazuar në GNU/Linux, me mjaft përbërës jo të lirë. Tani kanë kaluar te
<a href="http://merproject.org/">Mer</a>
dhe <a href="https://en.wikipedia.org/wiki/Tizen">Tizen</a>.
Mer është një përjekje bashkësie për të vazhduar punën e bërë me
MeeGo-n, por duke përdorur Qt, ndërsa Tizen është nismë e një korporate
dhe përdor vetëm disa pjesë të MeeGo-s plus Enlightenment dhe HTML5.
</p>
<p>
Mozilla po punon për
<a href="https://hacks.mozilla.org/2012/02/mozillas-boot-to-gecko-the-web-is-the-platform/">sistemin operativ Firefox OS</a>
ideja e të cilit është të ofrojë vetëm një shfletues që xhiron aplikacione web.
Këtu shfaqen problemet e zakonshem të
<a href="https://www.gnu.org/philosophy/who-does-that-server-really-serve.html">Software-it si Shërbim</a>,
përmbi, ka të ngjarë, përudhësa jo të lirë.
Për WebOS-in <a
href="http://developer.palm.com/blog/2011/12/open-source/">qe njoftuar gjithashtu se
do të hidhej në qarkullim si Software i Lirë</a>. Mbetet të shihet nëse do të jenë të lira krejt
pjesët e tij dhe nëse do të ketë pajisje të reja që do të shiten me WebOS.
</p>
<h2>Kontakte</h2>
<p>
Nëse keni pyetje rreth kësaj fushate,
ju ftojmë të na dërgoni <a href="mailto:android@lists.fsfe.org">te listat tona të postimeve</a>.
Cilido që interesohet për fushatën është
<a href="https://lists.fsfe.org/mailman/listinfo/android">i pajtuar</a> këtu,
ndaj mesazhi juaj do të mbërrijë te cilido i aktivizuar.
</p>
<p>
Për të dhëna të përgjithshme mbi punën e FSFE-së që nuk lidhet me fushatën "Çlironi Android-in Tuaj",
ju lutemi, përdorni <a href="/contact/contact.html">faqen e kontakteve në përgjithësi</a>.
</p>
<h2>Organizma Që Marrin Pjesë</h2>
<p>
<div class="image">
<a href="https://www.foebud.org/"><img src="/campaigns/android/foebud.png" alt="FoeBuD e.V." title="FoeBuD e.V." /></a>
<a href="https://fsf.org/"><img src="/campaigns/android/fsf.png" alt="Free Software Foundation" title="Free Software Foundation" /></a>
<a href="http://ansol.org/"><img src="/campaigns/android/ansol.png" alt="Associação Nacional para o Software Livre" title="Associação Nacional para o Software Livre" /></a>
</div>
</p>
</body>
<timestamp>$Date: 2012-07-08 10:39:14 +0200 (Sun, 08 Jul 2012) $ $Author: hugo $</timestamp>
<legal type="cc-license">
<license>http://creativecommons.org/licenses/by/3.0/</license>
<notice>Pjesë të kësaj faqeje janë
të modifikuara mbi bazën e një pune të krijuar dhe ndarë me të tjerët nga Google dhe
përdorur këtu sipas kushteve të përshkruara në lejen Creative Commons 3.0
Attribution License. Android është shenjë tregtare e Google Inc.</notice>
</legal>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->