fsfe-website/freesoftware/education/education.sq.xhtml

130 lines
6.5 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="iso-8859-1" ?>
<html>
<head>
<title>Software-i i Lirë në Arsim</title>
</head>
<body>
<h1>Software-i i Lirë dhe Arsimi</h1>
<div id="introduction">
<p>Shkollat dhe universitetet janë vendi ku u mësojmë brezave të ardhshëm
vlerat e shoqërive tona, por edhe dijen që u duhet për të gjetur një vend
në ato shoqëri. Atje, në to, ata mësojnë të përdorin kompjuterin, si të
ndërveprojnë me internetin, etj....<br/>Shkollat
do të duhej tu mësonin fëmijve të jenë anëtarë të mirë të bashkësisë,
dhe shkollat nuk do të duhej të jepnin mësim produkte nga kompani që nuk
respektojnë lirinë.</p>
</div>
<h2>Mësuesit</h2>
<ul>
<li><strong>Barazi në praktikë</strong>:Me software-in e lirë, mësuesit
mund ti japin çdo nxënësi një kopje. Kështu prindët nuk vihen në pozitë
të vështirë për marrje vendimi financiar, dhe fëmijët ose familjet me
burime më të pakta financiare mund të mësojnë me të njëjtat mjete si të
çdo fëmije tjetër.</li>
<li><strong>Nxënia e përdorimit të software-it</strong>: Sot nuk mjafton më të dish si të përdorësh një program të dhënë zyrash. Nëpunësit e rinj duhet të jenë të aftë të përshtaten me çfarëdo software-i. Është e rëndësishme të kuptohen konceptet bazë të një kategorie të tërë ose të një lloji software-i (fjala vjen fletëllogaritësit ose një fjalëpërpunues), jo thjesht si të përdoret një aplikacion i veçantë. Larmia e produkteve Software i Lirë ju mëson pikërisht këtë. Krahasimi i koncepteve dhe trajtimeve të ndryshme (p.sh. LyX/LaTeX vs. Open Office) është i paçmueshëm për një kuptim më të mirë të gjërave. Software-i i Lirë u lejon nxënësve të mësojnë se si funksionon software-i, ndaj edhe se si të mund ta përdorin më mirë atë. Aftësi kyçe, e kërkuar nga punëdhënësit.</li>
<li><strong>Pa shqetësime licencash</strong>: Me Software-in e Lirë nuk
keni shqetësime rreth datash skadence apo kostosh licencash. Software-i i
Lirë mbetet i lirë përgjithmonë. Nuk ekziston rreziku që një fëmijë të
ngatërrohet me përdorimin e një kopjeje të paligjshme (shihni edhe:
"Barazi në praktikë").</li>
<li><strong>I lehtë në administrim</strong>: Ka disa zgjidhje gati për
përdorim për mjaft nevoja përdoruesi në skenarë arsimi. Mirëmbajtja e
sistemeve me Software të Lirë është shumë e automatizuar dhe ndaj ju kursen
kohë. Siguria dhe të tjera përditësime mund të sendërtohen në një minutë.<br/>
Software-i Lirë është i qëndrueshëm, i sigurt dhe i besueshëm.</li>
<li><strong>Pa kosto licencash</strong>: Software-i i Lirë mund ti kursejë
para shkollës. Ngaqë nuk ka kosto licencash, paratë mund të përdoren për të
ushtruar mësuesit, ose për asistencë teknike, për të lehtësuar mësuesit.</li>
<li><strong>Përdorim më i mirë për hardware të vjetër</strong>:
Software-i i Lirë mund të përdoret sipas nevojash minimale hardware-i pothuajse
në çfarëdo hardware-i. Ndaj, sërish ju kursen para.</li>
</ul>
<h2>Prindët</h2>
<ul>
<li><strong>Mësoni të programoni</strong>: Disa fëmijë do të kenë interes
të mësojnë se si funksionon software-i, dhe disa të tjerë se si të shkruajnë
software. Kur një shkollë përdor Software të Lirë, është në gjendje të ndihmojë
fëmijët e interesuar të nxënë rreth kompjuterit sado thellë.<br/>Mundësia/liria
për tu marrë me gjënë i motivon fëmijët të mësojnë më tepër.</li>
<li><strong>Ndarja me të tjerët</strong>: Shkollat do të duhej tu mësonin
fëmijëve të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të ndajnë gjërat mes njëri-tjetrit. Me
software-in pronësor, mësuesve u kërkohet ta parandalojnë një praktikë të tillë
dhe tu thonë fëmijëve që ndarja e me të tjerët e software-it të dobishëm është
gabim. Përdorimi i Software-it të Lirë u lejon shkollave të shërbejnë si shembull
më i mirë dhe tu mësojnë fëmijëve të ndajnë me të tjerët dhe të bashkëpunojnë,
dhe të bëhen kështu pjesë e një bashkësie të tërë të dijes së përbashkët.</li>
<li><strong>Varësi</strong>: Nëse fëmijët mësojnë ti bëjnë gjërat në shkollë
sipas një rruge të caktuar, rruga më e lehtë për ta për ribërjen e asaj gjëje
në jetën e të rriturve është të vazhdojnë ta bëjnë në të njëjtën mënyrë. Nëse
shkollat u mësojnë fëmijëve të bazohen në software pronësor, ato i krijojnë
fëmijës një varësi nga diçka për të cilën duhet të paguajnë dhe e cila
përgjithësisht e shkurajon në shoqëri ndarjen e gjërave me të tjerët dhe të
dëshirës së mirë. Por, nëse një mësues u mëson fëmijëve të mbështeten te
Software-i i Lirë, software-i nuk mund ti hiqet kurrë fëmijës (edhe gjatë
jetës prej të rrituri) dhe fëmija do të vazhdojë ta përdorë atë software dhe
të ndihmojë të tjerët duke e ndarë me ta.<br/> Përdorimi dhe dhënia mësim e
Software-it të Lirë i bën vetë shkollat gjithashtu të pavarura nga çfarëdo
interesi komercial</li>
</ul>
<h2>Nxënësit</h2>
<ul>
<li><strong>I modifikueshëm, mësim në gjuhën amtare</strong>: Aplikacionet
Software i Lirë përkthehen në pothuajse çfarëdo gjuhe (madje edhe në ato për
të cilat nuk ka mundësi financiare për përkthim software-i pronësor). Ndaj çdo
fëmijë mund të mësojë dhe të përqendrohet në subjektin e dhënë, pa pengesa
gjuhësore. Madje mund edhe të përshtatet për karakteristika kulturore vendore</li>
</ul>
<div class="related">
<h2>Lëndë e afërt</h2>
<ul>
<li> <a href="/activities/education/education.html">Projekte arsimore të FSFE-së</a></li>
<li><a href="/freesoftware/education/argumentation.html">Rëndësia e Software-it të Lirë për shkollat</a></li>
<li><a href="/activities/education/argumentation.html">Pse në shkolla të parapëlqehet Software-i i Lirë</a></li>
<li><a href="http://www.gnu.org/education/">Faqe të projektit GNU për arsimin</a></li>
<li><a href="/about/printable/index.html#leaflets">Fletëpalosje</a></li>
</ul>
</div>
</body>
<timestamp>$Date: 2010-08-05 15:36:02 +0200 (Thu, 05 Aug 2010) $ $Author: maelle $</timestamp>
</html>
<!--
Local Variables: ***
mode: xml ***
End: ***
-->