fsfe-website/news/2014/news-20141017-02.sq.xhtml

40 lines
4.1 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2014-10-17">
<head>
<title> Konsumatorët italianë nuk do të duhej të paguanin për software që nuk e dëshirojnë Letër Rregullatorëve</title>
</head>
<body class="press release">
<h1> Konsumatorët italianë nuk do të duhej të paguanin për software që nuk e dëshirojnë Letër Rregullatorëve</h1>
<p newsteaser="yes">FSFE-ja dhe shoqata e konsumatorëve italianë ADUC, tok me grupin italian ILS, u kërkon rregullatorëve të ndërmarrin hapa konkretë për mbrojtjen e italianëve nga pagesat e detyruara për software që nuk e dëshirojnë. Gjykata e Lartë e Italisë <a href="/news/2014/news-20140912-01.html">vendosi në shtator</a> se tregtuesit e kompjuterave duhet të rimbursojnë klientët për çmimin e software-it jo të lirë, të padëshiruar që vjen i instaluar që më parë në PC dhe laptopë. Sot, FSFE-ja, ADUC-u dhe ILS-ja i kanë dërguar një <a href="http://www.aduc.it/generale/files/file/allegati/Istanza%20AGCM%20rimborso%20windows.pdf">letër autoriteteve italiane të konkurrencës</a>, duke u bërë thirrje që të sigurojnë se tregtuesit i binden vendimit të Gjykatës së Lartë, dhe respektimin e të drejtave të klientëve.</p>
<blockquote><p>“Tregtuesit nuk mund tu kërkojnë konsumatorëve të rraskapiten që të mund të shijojnë frytet e të drejtave të tyre ligjore, dhe autoritetet e kanë për detyrë ti mbrojnë këto të drejta,” shprehet presidenti i FSFEs-ë, Karsten Gerloff. “Hapat e thjeshtë për të cilët bëjmë thirrje sot, do të shpinin drejt një lirie shumë më të gjerë zgjedhjeje për italianët. Kemi shpresë se autoritetet e konkurrencës do të ndërmarrin veprime për ta vënë në jetë vendimin e Gjykatës së Lartë.”</p></blockquote>
FSFE-ja, ADUC-u, dhe ILS-i u kërkojnë mbikëqyrësve të konkurrencës të ndërmarrin hapat vijues:
<ul>
<li> Kur software jo i lirë është i parainstaluar në një pajisje, duhet të ketë një njoftim të dukshëm nga përdoruesit për ti bërë të ndërgjegjshëm mbi mundësinë e marrjes së një rimbursimi sa çmimi i licencës së software-it.</li>
<li> Tregtuesit e hardware-it duhet të hartojnë procedura të thjeshta për konsumatorët që dëshirojnë të bëjnë kërkesë rimbursimi për software të parainstaluar, në një nivel me çmimet e tregut. Procedurat e rimbursimit nuk duhet të jenë të ndërlikuara pa qenë nevoja, dhe për konsumatorët duhet të jetë e lehtë ti gjejnë dhe ti kryejnë.</li>
<li> Kushtet e garancisë dhe asistencës për pajisjen nuk duhet të preken prej faktit se një konsumator vendos ose jo të marrë rimbursim të çmimit të software-it. </li>
</ul>
<p>Si alternativë, tregtuesit mund ti shisnin pajisjet të parainstaluara me Software të Lirë, duke i çliruar kështu prej detyrimeve më sipër.</p>
<blockquote><p>“Vetëm Software-i i Lirë u lejon përdoruesve kontroll të plotë mbi çka bëjnë kompjuterët e tyre, dhe se ku shkojnë të dhënat e tyre personale,” shprehet presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. “Cilido që blen një kompjuter, do të duhej të kishte mundësinë e marrjes së tij me Software të Lirë të parainstaluar.”</p></blockquote>
<p>Në shumicën e vendeve europiane, për konsumatorët është e vështirë të blejnë PC dhe laptopë pa qenë të detyruar në të njëjtën kohë të paguajnë për një licencë sistemi operativ jo të lirë. FSFE-ja ka kohë që ushtron trysni që tregtuesit ti japin fund praktikës së tyre të tanishme të dhënies së detyruar të software-it jo të lirë për konsumatorë që nuk e duan ose nuk e kanë të nevojshëm. Organizmi mirëmban një <a href="//wiki.fsfe.org/WindowsTaxRefund/">faqe wiki</a> me këshilla për konsumatorët. Në të, blerësit mund të njoftojnë edhe shembuj të vetët rimbursimi nga tregtues të ndryshëm, prej vendesh të ndryshme.</p>
</body>
<tags>
<tag>front-page</tag>
<tag content="Itali">it</tag>
<tag content="Taksë Windows">WindowsTax</tag>
<tag content="Politika">Policy</tag>
</tags>
</html>