fsfe-website/news/2016/news-20161202-01.sq.xhtml

70 lines
5.7 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-12-02">
<version>1</version>
<head>
<title>Ndihmonani të fuqizohemi dhe arrijmë diçka gjatë 2017-s</title>
</head>
<body>
<h1>Ndihmonani të fuqizohemi dhe arrijmë diçka gjatë 2017-s</h1>
<p><a href="/activities/15years"><img style="float:right;width:150px;height:150px;margin: 0 0 2em 2em" src="/activities/15years/fsfe-15-badge.png" /></a>Këtë vit, FSFE-ja kremtoi ditëlindjen e saj të 15-të. 15 vjet fuqizimi të përdoruesve, përkrahje bashkësish dhe përpjekje për legjislacion më të mirë. 15 vjet për të parë se krejt veprimtaritë, edhe ato të para si të vockla dikur, mund të kenë peshë kur punojmë së toku. 15 vjet për të parë se krejt veprimtaritë, edhe ato të para si të pamundura dikur, mund të dalin me sukses, kur jemi të bashkuar. Tok, në disa raste patëm sukses edhe kundrejt lobimesh nga më të fuqishmit nga grupe të mëdhenj interesi. 15 vjet për të parë se krejt kjo sdo të kish qenë e mundur pa përkrahjen e vazhdueshme të anëtarëve të bashkësisë sonë, që kanë kontribuar me mijëra orë pune nga koha e tyre dhe na kanë mbështetur edhe financiarisht. <a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=fdpg">Ndihmonani të fuqizohemi dhe arrijmë diçka gjatë 2017-s</a></p>
<p style="margin-top:2.5em"><strong>Para Publike - Kod Publik</strong></p>
<p>Diku nga mesi i vitit të ardhshëm, do të nisim një fushatë të re, për të mbërritur në publik të ri. Nën sloganin <em>"Para Publike, Kod Publik"</em>, do të hedhim dritë se si paraja publike (keq-)përdoret në mënyrë konstante në vende kudo në Europë duke paguar për software pronësor, bllokime dhe varësi nga tregtuesit. Ndërsa investimi në Software-in e Lirë do tu shërbejë në shkallë të madhe nevojave dhe interesave të publikut. Fushata synon ta bëjë me ligj Software-in e Lirë një domosdoshmëri të detyrueshme në prokurimet publike, në praktikë gjithashtu. Nëse Software-i i Lirë bëhet parazgjedhje në administratën publike, kjo do të ketë ndikim pozitiv masiv në fusha të tjera dhe në fuqizimin e shoqërisë sonë. Do të jemi tok me organizma të tjerë politikë dhe së bashku do ta shpiem këtë mesazh te shoqëria. </p>
<p>Forca e kësaj fushate varet nga përkrahja juaj. Çdo dhurim na ndihmon: Na duhet të prodhojmë dhe shpërndajmë shumë material informativ, do të donim të stërvitnim aktivistë dhe ti bëjmë ata tok, duam të përballojmë kosto udhëtimi për takime të njerëzve me vendim-marrës vendorë në politikë dhe administratë publike. Jemi gjithashtu në kontakt me një artist profesionist videosh për të krijuar një video që shpjegon përfitimet e Software-it të Lirë të financuar me para publike në një mënyrë të kuptueshme nga cilido. Kjo do të ndihmojë përhapjen masive të mesazhit tonë.</p>
<p>Ju lutemi, ndihmonani ta japim këtë mesazh, përmes <a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=fdpg">dhurimit tuaj</a> para se të fillojë viti i ardhshëm dhe ti japim lëvizjes sonë për Software të Lirë në administratën publike energjinë vendimtare që i duhet.</p>
<div class="captioned" style="width:60%; margin: 1.5em auto;">
<img src="/activities/15years/pictures/pmpc-group-500.JPG" alt="Creative people of FSFE and the PMPC campaign" />
<footer>
<p style="text-align:center">Ekipi i fushatës sonë</p>
</footer>
</div>
<p style="margin-top:2.5em"><strong>Sfida për 2017-n</strong></p>
<p>Sigurisht, zhvillimi i kësaj fushate nuk do të na ndalë nga kryerja e veprimtarive të tjera të rëndësishme dhe mbrojtja e Software-it të Lirë të jetë nevoja. Nëse vendosni të <a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=fdpg">bëheni pjesë e jona përmes përkrahjes së vazhdueshme</a>, të jeni të sigurt se financoni mënyrën më të mirë në ndihmë të lëvizjes sonë dhe të shpënies përpara të Software-it të Lirë gjatë gjithë vitit dhe se përkrahni veprimtari të ndryshme. Sa për të përmendur pak prej tyre:</p>
<ul>
<li>Komisioni Europian është duke rishikuar të drejtat e kopjimit, që të jenë më të përshtatshme me epokën dixhitale. Që ti ndihmojmë të bëjnë gjënë e duhur, do të vazhdojmë të shtojmë ndërgjegjësimin dhe të merremi me implikacionet e rrezikshme të masave teknike për kufizime që vendosen me detyrim ndaj përdoruesve nga rregullat e rishikuara të të drejtave të kopjimit.</li>
<li>Në shumë nga vendet europiane, gjatë 2017-s, do të zhvillohen zgjedhje të rëndësishme. Do të punojmë fort që ti bindim kandidatët mbi rëndësinë e Software-it të Lirë, duke përmirësuar kështu vendime të ardhshme mbi politikat. </li>
<li>Do të shtojmë përpjekjet tona për fuqizimin edhe të më shumë përdoruesve në sfidën ndaj korporatave dhe legjislacioneve që kufizojnë lirinë e tyre. Do të përkrahim stenda nëpër veprimtari në krejt Europën dhe do të nxisim krijimin e më tepër grupeve vendore.</li>
</ul>
<div class="captioned" style="width:60%; margin: 1.5em auto;">
<img src="/activities/15years/pictures/connecting-europe-500.jpg" alt="Hartë e Europës me pineska në qytete kryesore që janë të lidhura me kabllo" />
<footer>
<p style="text-align:center">Po lidhim Europën</p>
</footer>
</div>
<p style="font-size:1.2em; text-align:center;"><a href="https://my.fsfe.org/donate?referrer=fdpg">Ndihmonani të fuqizohemi dhe arrijmë diçka gjatë 2017-s!</a></p>
</body>
<tags>
<tag key="join">Bëhuni pjesë e FSFE-së</tag>
<tag key="15yearsfsfe">15 vjet FSFE</tag>
<tag key="pmpc">Para Publike? Kod Publik!</tag>
<tag key="donate">Dhuroni</tag>
<tag key="front-page"/>
</tags>
</html>