239 lines
13 KiB
HTML
239 lines
13 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
||
<html newsdate="2014-12-09" type="newsletter">
|
||
<version>1</version>
|
||
|
||
|
||
<head>
|
||
<title>Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2014</title>
|
||
</head>
|
||
|
||
<body microformats="h-entry">
|
||
<h1 class="p-name">Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2014</h1>
|
||
|
||
<h2>Më shumë kërkesë nga institucionet e BE-së</h2>
|
||
|
||
<p>Komisioni i ri Europian po përcakton drejtimin e politikave të veta për
|
||
pesë vitet e ardhshme. FSFE-ja është në kontakte të shpeshta me stafin e
|
||
Komisionit, që sheh në Bruksel rreze drite për Software-in e Lirë. Duam të
|
||
arrijmë ta përdorim këtë impuls për të nxitur ndryshime në prokurimin e
|
||
software-it, standardizimin e tij, dhe për zgjedhje të lirë pajisjesh. Për
|
||
këtë, presidenti ynë, Karsten Gerloff mori pjesë në disa takime.</p>
|
||
|
||
<p>Në nëntor Parlamenti Europian (PE) organizoi një konferencë për të njohur
|
||
eurodeputetët me shërbimet TI që mund të përdorin në parlament. Gjatë konferencës
|
||
u zhvilluan diskutime të drejtuara nga Adina Valean, zëvendëspresidentja e re
|
||
PE-së, e ngarkuar me TIK-un, dhe një pjesëmarrje nga Giancarlo Villela, drejtori
|
||
i seksionit TI të PE-së. Pas diskutimeve, Karsteni pati mundësinë të <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/11/19/free-software-for-the-european-parliament-fsfe-comments-at-dg-itec-forum/">bëjë disa shënime të shkurtra rreth transmetimit të drejtpërdrejtë nga
|
||
institucione të BE-së, DebianParl-i dhe bllokimeve nga ana e tregtuesve</a>.</p>
|
||
|
||
<p>Në fillim të Dhjetorit Karsteni qe sërish në Parlament, këtë radhë në <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/12/04/workshop-on-open-standards-for-ict-procurement/">praktikën
|
||
mbi “Standarde të Hapura për prokurimet TIK”</a>. Vlera e njëmendtë e këtyre
|
||
veprimtarive, siç ndodh shpesh, qe te njerëzit e pranishëm aty. Praktika ofroi
|
||
për bashkësinë e vogël që ushtron trysni për Software të Lirë dhe
|
||
Standarde të Hapura një mundësi për t’u takuar dhe shkëmbyer të rejat.
|
||
Në këtë mënyrë, në të ardhmen mund të punojmë tok me ta për ndryshime pozitive.</p>
|
||
|
||
<h2>Nuk ka re, thjesht kompjuterët e të tjerëve</h2>
|
||
|
||
<p>Një tjetër veprimtari në të cilën mori pjesë Karsteni qe paraqitja e raportit mbi
|
||
punimin në “re” me kompjuterat dhe ndërveprueshmërinë, nga ana e organizmit lobues me
|
||
bazë Brukselin, ECIS. Karsteni e dokumentoi takimin në <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/11/14/some-common-sense-recommendations-on-cloudy-computing/">postimin
|
||
e tij të blogut “Disa rekomandime të arsyeshme lidhur me funksionimin në re të kompjuterëve”</a>.</p>
|
||
|
||
<p>Vetëm pak ditë më pas, ngjitësat tona të rinj <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/mk/new-stickers-and-leaflets-no-cloud-and-e-mail-self-defense/">“nuk
|
||
ka re, thjesht kompjuterët e të tjerëve” mbërritën në zyrën tonë</a>.
|
||
Na erdhën mjaft përshtypje të mira për këta ngjitësa, dhe i kemi shtuar tani te
|
||
<a
|
||
href="/contribute/spreadtheword.html#promo-material">paketat
|
||
tona promocionale</a>. Kemi në plan të shtojmë disa artikuj të tjerë me këtë
|
||
slogan, gati për stendën tonë në FOSDEM, nga 31 janari më 1 shkurt 2015, në Bruksel.</p>
|
||
|
||
<h2>Përparim me fletëpalosjet “vetëmbrojtje email-i</h2>
|
||
|
||
<p>Përveç ngjitësave të rinj, tani mund të porositni edhe fletëpalosje të reja,
|
||
për promovimin e “udhërrëfyesit mbi vetëmbrojtjen e email-it”, punuar nga
|
||
organizmi ynë motër. Fillimisht këtë fletëpalosje e prodhuam në gjermanisht,
|
||
për manifestimin vjetor të Berlinit në shtator, “liri, jo frikë”. Më pas,
|
||
vullnetarë nga krejt Gjermania <a
|
||
href="/contribute/spreadtheword.html#promo-material">porositën</a> dhe shpërndanë
|
||
të tillë. Për shembull, në një kinema dhanë një fletëpalosje për cilindo që
|
||
bleu një biletë për dokumentarin mbi Snowden-in, “Citizienfour”. Ndërkohë na u
|
||
desh të riporositnim versionin gjermanisht për herë të tretë dhe që prej fundit
|
||
të nëntorit kemi dërguar versionin anglisht për përkrahës të Software-it të Lirë
|
||
kudo në Europë.</p>
|
||
|
||
<p>Në javët e ardhshme <a
|
||
href="/contribute/translators/translators.html">përkthyesit</a> dhe <a
|
||
href="/contribute/designers/designers.html">grafistët</a> tanë do të përfundojnë
|
||
versione në Kinezçe, Holandisht, Frëngjisht, Greqisht, Italisht dhe Spanjisht.
|
||
Për 2015-n dëshirojmë t’u krijojmë mundësinë përkrahësve vendorë të Software-it
|
||
të Lirë ta shpërndajnë këtë dhe fletëpalosje të tjera në biblioteka, universitete,
|
||
shkolla, kinema, kompani, restaurante dhe kafe, dyqane dhe vende të tjera.</p>
|
||
|
||
<h2>Përkthyesit e FSFE-së: janë thjesht të shkëlqyer</h2>
|
||
|
||
<p>Kjo na sjell te një shënim kaq të nevojshëm falënderimi. Gjatë 12 muajve të
|
||
fundit kemi botuar çdo muaj buletinin. Dy nga botimet u shkruan nga vullnetari
|
||
ynë Heiki ”Repentinus” Ojasild, që redaktori juaj të shijonte edhe ai pushimet.
|
||
Buletini ynë, mesatarisht, mund të kihet në 6 gjuhë (4 gjuhë, më e pakta,
|
||
9 gjuhë më e shumta). Kemi botuar buletine në Anglisht, Frëngjisht, Greqisht,
|
||
Gjermanisht, Holandisht, Italisht, Portugalisht, Rumanisht, Serbisht, Spanjisht,
|
||
dhe Shqip.</p>
|
||
|
||
<p>Redaktori juaj është krenar që punon me një ekip vullnetarësh kaq të përkushtuar.
|
||
Ata përkthejnë buletinin, fletëpalosjet e përmendura më sipër, plus lajme të
|
||
tjera nga FSFE-ja. Ata u krijojnë mundësinë më tepër njerëzve anembanë botës të
|
||
lexojnë për Software-in e Lirë në gjuhën e nënës, dhe ndaj janë pjesë kyçe e FSFE-së.
|
||
Ndaj redaktori juaj do të donte ta falënderonte thellësisht <a
|
||
href="/contribute/translators/translators.html">ekipin tonë në lulëzim të përkthyesve</a>
|
||
për këtë vepër të rëndësishme.</p>
|
||
|
||
<h2>Diçka krejt tjetër</h2>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li>Viti thuajse ka mbaruar, dhe është koha të raportojmë. <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/12/01/preview-what-fsfe-did-in-2014/">Presidenti
|
||
ynë botoi një përmbledhje paraprake të asaj çka arritëm gjatë 2014-s</a> që mbulon
|
||
punën tonë mbi: prokurimet publike, paktin për Software të Lirë, rrugëzuesit e
|
||
detyruar, përmirësimin e materialeve informative, informimin e publikut lidhur “punimin
|
||
e besueshëm në kompjuter” dhe “Nisjen e Sigurt”, organizimin e Ditës së Lirisë së
|
||
Dokumenteve, përgjigjet për pyetjet ligjore, si dhe pjesëmarrjen tonë në veprimtari
|
||
të tilla si praktika, diskutime, ose organizime stendash.</li>
|
||
|
||
<li>Në buletinin e fundit ju kërkuam të na ndihmonit me fushatën FixMyDocuments.
|
||
Me mbështetjen që morën, kanë <a
|
||
href="https://joinup.ec.europa.eu/node/110097">përpiluar një listë nga institucionet
|
||
europiane, me mbi 15 mijë dokumente të përpunueshëm, që nuk gjenden në Formatin e
|
||
Hapur të Dokumenteve (ODF)</a>.</li>
|
||
|
||
<li>WhatsApp futi në përdorim një metodë fshehtëzimi të sigurt skaj-më-skaj të krijuar për
|
||
aplikacionin Software të Lirë TextSecure. Torsten Grote i hedh një vështrim <a
|
||
href="http://blog.grobox.de/2014/whatsapp-end-to-end-encryption-federation/">domethënies
|
||
së kësaj për Software-in e Lirë</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Veprimtari vendore: FSFE-ja mbajti hapur një <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/flx/2014/11/11/t-dose-2/">stendë te T-Dose, në
|
||
Holandë</a>. Anëtarët tanë shok holandezë e rregulluan vetë stendën, Kevin
|
||
Keijzer mbajti një fjalë rreth “Diskriminimit të (përdoruesve të) Software-it
|
||
të Lirë në arsim”, Maurice Verheesen foli rreth “Sovranitetit Dixhital Për Europën”,
|
||
ndërsa Felix Stegerman foli rreth <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/flx/2014/11/09/my-t-dose-talk-the-internet-of-things-opportunities-and-dangers/">mundësive dhe rreziqeve të “Internetit të Gjërave”</a>. Përtej kësaj,
|
||
grupi ynë i Berlinit organizoi një <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/majestyx/2014/11/12/fiffkon-2014-leak/">stendë në
|
||
FiFFkon</a>, në Universitetin Teknik të Berlinit.</li>
|
||
|
||
<li>Guidoja botoi një përmbledhje mbi <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2014/11/free-software-in-education-news-october-2/">gjëra
|
||
nga fusha e arsimit nëpër Europë, gjatë tetorit</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Anëtari shok frëng Alexandre Keledjian botoi <a
|
||
href="https://github.com/dervishe-/f-droid-web/wiki">F-Droid-Web, një ndërfaqe
|
||
e thjeshtë dhe e lehtë për shërbyesin F-Droid</a>. Ajo ofron një rrugë të lehtë
|
||
për të shtuar një depo të re software-i te celulari juaj duke përdorur kode qr,
|
||
dhe për të shfletuar katalogun F-Droid sipas emrash, kategorish, përmbledhjesh,
|
||
llojesh licence dhe përshkrimesh.</li>
|
||
|
||
<li>Nga <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimet
|
||
planet</a>:</li>
|
||
|
||
<ul>
|
||
|
||
<li><a
|
||
href="http://creative-destruction.me/2014/12/04/fsfe-needs-your-support-for-2015/">Mirko
|
||
Böhm, anëtar shok, dhe anëtar i bashkësisë KDE, shkroi rreth pse do të duhej
|
||
të përkrahnit punën e FSFE-së</a>, që sipas fjalë të tij është: që ajo të
|
||
mbrojë, shpjegojë dhe organizojë liritë e përdorimit, studimit, ndarjes me
|
||
të tjerët dhe përmirësimit të software-it.</li>
|
||
|
||
<li>Daniel Pocock shtron pyetjen nëse Amnesty po u jep viktimave të spiunimit një ndjenjë të rreme sigurie. Në
|
||
postimin e tij ai paraqet edhe një gjedhe letre që mund t’i dërgohej Amnesty-së.</li>
|
||
|
||
<li>“EOMA68” është një standard i hapur ndërfaqesh elektronike, i hartuar për mbështetje
|
||
të zhvillimit të pajisjeve të vogla kompjuterike. Nico Rikken shkroi se <a
|
||
href="http://nicorikken.eu/blog/why-eoma68-will-advance-both-free-software-and-free-hardware/">pse
|
||
EOMA68 do të shpjerë përpara si Software-in e Lirë, ashtu edhe hardware-in e lirë</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Mario Fux shpjegon se si mund të <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/mario/?p=257">kontribuoni si joprogramues te KDE-ja</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Veç këtyre, kemi prej grumbullimeve planet disa HowTo teknike, përfshi: Kevin
|
||
Keijzer që raporton <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/11/16/installing-ubuntu-without-proprietary-software/">përvojën e tij nga përpjekja për të instaluar Ubuntu-në pa software pronësor</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Hannes Hauswedell që shkroi rreth <a
|
||
href="https://blogs.fsfe.org/h2/2014/11/04/encrypting-crons-daily-mail/">se si
|
||
të shifrohen në FreeBSD email-et e përditshme të dërguar nga cron</a>. HowTo-ja
|
||
e tij lidhe veçanërisht me FreeBSD-në, por ai është “i sigurt se krejt përdoruesit
|
||
e GNU-së do të zbulojnë ndryshimet e nevojshme”.</li>
|
||
|
||
<li>Mirko Böhm që përshkruan <a
|
||
href="http://creative-destruction.me/2014/11/13/configure-your-gaming-mouse-on-linux/">se
|
||
si të formësohet një mi për lojëra në GNU/Linux, në një mënyrë që të mund të punoni dhe
|
||
luani te makina</a>.</li>
|
||
|
||
<li>Dhe Max Mehl që tani xhiron Git-in e vet (një sistem të papërqendruar kontrolli
|
||
versionesh), që përfshin gjithashtu një <a
|
||
href="http://blog.mehl.mx/2014/sharing-is-caring-my-git-instance/">program për të fshirë
|
||
krejt tejtëdhënat nga kartela PDF brenda një drejtorie</a>.</li>
|
||
|
||
</ul>
|
||
</ul>
|
||
|
||
<h2>Aktivizohuni: Merrni një kartë të mençur dhe na përkrahni</h2>
|
||
|
||
<p>Vitin e ardhshëm, do të ushtrojmë më shumë trysni më shumë trysni se kurrë
|
||
për ndërthurjen e lirisë së software-it në indet e shoqërisë tonë. Për t’i bërë
|
||
të mundur organizmit të intensifikojë punën e vet me Komisionin Europian dhe të
|
||
rrisë numrin e personave të ndjeshëm ndaj Software-it të Lirë, dhe për të vazhduar
|
||
punën tonë <a href="/news/2014/news-20141203-01.html">na duhen ende 190 mijë euro
|
||
për 2015-n</a>.</p>
|
||
|
||
<p>Si një individ, rruga më e mirë për të përkrahur financiarisht punën e FSFE-së
|
||
është <a href="https://my.fsfe.org/donate">të bëheni një Anëtar Shok (anëtar që, veç të
|
||
tjerash, kontribuon ekonomikisht te FSFE-ja)</a>. Puna e FSFE-së për një shoqëri
|
||
të lirë përfiton drejtpërsëdrejti nga të gjitha kontributet e Anëtarësisë Shok.</p>
|
||
|
||
<p>Anëtarëve Shok u jepet një kartë të mençur Anëtarësie Shok, e fjalës së fundit,
|
||
e cila, tok me software-in e lirë GnuPG për fshehtëzime dhe me një lexues kartash,
|
||
mund të përdoren për të nënshkruar dhe fshehtëzuar email-e, për hyrje të sigurt përmes
|
||
SSH-së në një kompjuter prej një makine potencialisht të pasigurt, ose për
|
||
depozitimin e kyçeve të fshehtëzimit të hard diskut të përdoruesit. Meqë kyçi i
|
||
fshehtëztimit është i depozituar te vetë karta, është thuajse e pamundur të vidhet.</p>
|
||
|
||
<p>Falënderojmë krejt <a href="/contribute/contribute.html">vullnetarët</a>, <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
|
||
<a href="/donate/thankgnus.html">korporatat dhuruese</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
|
||
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/index.html">FSFE</a></p>
|
||
<!--/e-content-->
|
||
|
||
</body>
|
||
<sidebar promo="about-fsfe"><!--
|
||
<h3>FSFE News</h3>
|
||
<ul>
|
||
<li><a href="/news/">Press Releases</a></li>
|
||
<li><a href="/news/newsletter.html">Newsletters Archive</a></li>
|
||
<li><a href="/events/">Upcoming Events</a></li>
|
||
<li><a href="https://planet.fsfe.org/">Planet Blogs</a></li>
|
||
<li><a href="/contact/community.html">Free Software Discussions</a></li>
|
||
</ul>
|
||
--></sidebar>
|
||
<author id="kirschner" />
|
||
<date>
|
||
<original content="2014-12-08" />
|
||
</date>
|
||
<followup>donate</followup>
|
||
<tags>
|
||
<tag key="newsletter"/>
|
||
</tags>
|
||
|
||
</html>
|
||
<!--
|
||
Local Variables: ***
|
||
mode: xml ***
|
||
End: ***
|
||
-->
|