fsfe-website/freesoftware/comparison.sq.xhtml

235 lines
12 KiB
HTML
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
<html>
<version>0</version>
<head>
<title>Software i Lirë, Burim i Hapur, FOSS, FLOSS - të njëjtë të njëjtë, por të ndryshëm</title>
</head>
<body class="article">
<p id="category">
<a href="/freesoftware/freesoftware.html">Software i Lirë</a>
</p>
<h1>Software i Lirë, Burim i Hapur, FOSS, FLOSS - të njëjtë të njëjtë, por të ndryshëm</h1>
<div id="introduction">
<p>
Ka dy terma kryesore për software-in që mund ta përdorni, studioni,
ndani me të tjerët dhe përmirësoni lirisht: Software i Lirë dhe
Burim i Hapur. Me këta si bazë mund të gjeni edhe ndërthurje dhe
përkthime të tjera, të tillë si FOSS, Libre Software, FLOSS e me
radhë. Pse i përdorin njerëzit këto terma dhe ku ndryshojnë nga
njëri-tjetri?
</p>
</div>
<h2>Kuadër historik</h2>
<p>
Historikisht, Software i Lirë qe termi i parë, krijuar më 1986 tok
me <a href="/freesoftware/freesoftware.html">përkufizimin e Software-it
të Lirë</a>. Në 1997-n, Debian, një projekt që synonte krijimin e një
shpërndarjeje GNU/Linux krejtësisht të lirë dhe të bazuar në bashkësinë,
hartoi Udhëzimet Debian për Software të Lirë
(<a href="http://www.debian.org/social_contract#guidelines">DFSG</a>) si
një listë kontrollesh për të parë nëse një program mund të përfshihej
apo jo te shpërndarja. Një vit më pas, u krijuar Open Source Initiative
(OSI), si një
<a href="http://web.archive.org/web/20021217003716/http://www.opensource.org/advocacy/faq.html">fushatë
marketingu për Software-in e Lirë</a>. Ajo paraqiti
<a href="http://opensource.org/docs/osd">përkufizimin e Burimit të Hapur</a>
duke kopjuar DFSG-në dhe zëvendësuar "Software i Lirë" me "Burim
i Hapur". Sipas
a <a href="http://lists.debian.org/debian-devel/1999/02/msg01641.html">deklaratës
publike</a> të Bruce Perens-it, një nga themeluesit e OSI-t dhe autor
i DFSG-së dhe përkufizimit të Burimit të Hapur, Burimi i Hapur qe menduar
si një sinonim për Software-in e Lirë. Perens përfundimisht vendosi
të rikthehet në origjinën e lëvizjes dhe të flasë sërish për Software
të Lirë. Falë rrënjëve të përbashkëta, që të dy, Burimi i Hapur dhe
Software-i i Lirë përshkruajnë grupin e plotë dhe krejt gamën e licencave
software që u japin përdoruesve të drejtën për ta përdorur, studiuar,
ndarë me të tjerët dhe përmirësuar software-in<a class="fn"
href="#fn1">1</a>.
</p>
<p>
Me kalimin e kohës njerëzit prodhuan etiketime shtesë për të njëjtin
grup software-i. Sot, terma si Libre Software, FOSS (Free and Open
Source Software) ose FLOSS (Free, Libre and Open Source Software)
përdoren shpesh për përshkrimin e Software-it të Lirë. Në disa raste
njerëzit përdorin gjithashtu termat "software organik" ose "software
etik". Shpesh shtysa për këto terma është ndenjja jashtë debatit për
terminologjinë dhe për të shmangur konfuzionin rreth fjalësh të tilla
si "i hapur" ose "i lirë". Këto terma priren të shkaktojnë konfuzion,
sepse pothuajse i ftojnë njerëzit të kërkojnë dallime mes termash atje
ku faktikisht dallime nuk ka, kur bëhet fjalë për software-in që
përshkruajnë.
</p>
<p>
Kjo përmbledhje e shkurtër e origjinës historike të termave të ndryshme
do të duhej të tregonte që në fund të fundit tërë ato kanë të njëjtën
rrënjë dhe bëjnë fjalë për të njëjtin grup software-i.
</p>
<h2>Kush përdor secilin term dhe pse?</h2>
<p>
Lëvizja për Software të lirë është një bashkësi e gjerë dhe e larmishme.
Njerëzit kanë interesa të ndryshme te Software-i i Lirë dhe arsye të
ndryshme për pjesëmarrje në të. Por këto dallime nuk lidhen doemos me
termat që ata përdorin. Mjaft persona përdorin termin Burim i Hapur
madje edhe kur theksojnë përmasat shoqërore dhe politike të Software-it
të Lirë, teksa në anën tjetër ka njerëz në bashkësinë tonë që parapëlqejnë
termin Software i Lirë, por përqendrohen më tepër te përfitimet praktike.
Që dikush thotë Burim i Hapur ose Software i Lirë, nuk është medoemos tregues
i motivimit të tyre.
</p>
<p>
Tej individëve, brenda ekosistemit të Software-i të Lirë ka gjithashtu
mjaft organizma të mirënjohura. Shumë prej tyre luajnë një rol
të rëndësishëm dhe amplifikojnë aspekte të ndryshme të Software-i të
Lirë. Për shembull, disa organizma përqendrohen te drejtimi teknik i
projekteve të Software-it të Lirë, disa në aspektet ligjore, disa në ato
politike, shoqërore dhe etike dhe disa përqendrohen te vleftësimi i
licencave. Zakonisht këto organizma kanë vendosur të përdorin njërin ose
tjetrin term dhe të vazhdojnë me të. Por kjo nuk duhet tju shpjerë në
përfundimin se termi që përdorin është faktori me rëndësi lidhur me
motivimin e tyre. Faktori me rëndësi janë njerëzit që drejtojnë
organizmin dhe synimet e organizmit si i tillë. Përvoja praktike me
organizma dhe njerëz të ndryshëm tregon që vija ndarëse nuk mund vizatohet
përgjatë gjuhës që përdorin.
</p>
<p>
Kjo larmi është e mirë, ngaqë tregon se Software-i i Lirë ofron mjaft
përparësi në shumë fusha të ndryshme të jetës sonë. Por nuk do të duhej
ndarë bashkësia thjesht sipas termave që parapëlqen dikush. Pavarësisht
se cilin term përdor dikush dhe cili është motivimi i tij fillestar, në
fund të fundit ata punojnë mbi të njëjtin grup software-i dhe për thellimin
e lirisë së software-it dhe mbi çfarëdo aspekti tjetër të Software-it të
Lirë.
</p>
<h2>Vleftësim licencash</h2>
<p>
Në lëvizjen për Software të Lirë ka tre njësi të mirëpranuara gjerësish
që vleftësojnë rregullisht licenca: <a href="http://www.fsf.org">Free
Software Foundation</a>, <a href="http://www.debian.org">projekti
Debian</a> dhe <a href="http://www.opensource.org">Open Source
Initiative</a>. Kur pyeten nëse një licencë e dhënë u jep përdoruesve
lirinë për përdorim, studim, ndarje me të tjerët dhe përmirësim të
programit, ata thuajse përherë vijnë në të njëjtat përfundime.
</p>
<h2>A ndryshon Copyleft-i?</h2>
<p>
Po të shihen licencat e Software-it të Lirë ka dy kategori kryesore,
licenca mbrojtëse ose <a href="http://www.gnu.org/copyleft/">Copyleft</a>
dhe licenca jombrojtëse. Ndërsa licencat <i>Copyleft</i> janë hartuar
të mbrojnë të drejtat për përdorim, studim, ndarje me të tjerë dhe
përmirësim të software-it, licencat jombrojtëse lejojnë të shpërndahet
software-i pa këto të drejta. Disa vetë mendojnë se termat Software
i Lirë dhe Burim i Hapur përdoren për të bërë dallimin mes licencash
<i>Copyleft</i> dhe atyre jo <i>Copyleft</i>. Listat e licencave të
Software-it të Lirë nga Debian-i, FSF-ja dhe OSI tregojnë që si licencat
mbrojtëse, ashtu edhe ato jombrojtëse janë në përputhje me përkufizimin
Software-it të Lirë dhe përkufizimin e Burimi të Hapur. Kjo do të thotë
që asnjëri prej termave Burim i Hapur dhe Software i Lirë, dhe as
përkufizimet e ndryshme janë të përshtatshme për të bërë dallimin mes
licencave <i>Copyleft</i> dhe jo <i>Copyleft</i>.
</p>
<p>
<center>
<img src="/freesoftware/softwaremodels.png" alt="Ky grafik
do të vizualizonte kategoritë e ndryshme të software-it dhe lidhjen
mes tyre" title="Ky grafik vizualizon kategoritë e ndryshme
të software-it dhe lidhjen mes tyre"/>
</center>
</p>
<p>
Licencat mbrojtëse dhe licencat jombrojtëse janë nënklasa të licencave
të Software-it të lirë të pranuara nga Open Source Initiative dhe FSF-ja.
<i>Copyleft</i> ose jo <i>Copyleft</i> nuk është kriter i përshtatshëm
për të bërë dallimin mes Burimit të Hapur dhe Software-it të Lirë, që të
dy termat përshkruajnë të njëjtin grup software-i.
</p>
<h2>Modeli i zhvillimit</h2>
<p>
Mënyra se si zhvillohet një program mund të jetë faktor kyç në suksesin
ose dështimin e tij. Por nëse një program është shkruar apo jo sipas një
procesi të hapur, me pjesëmarrje, apo pas dyersh të mbyllura nuk na thotë
gjë rreth faktit se është jo i lirë apo Software i Lirë.
</p>
<p>
Kur shohim software-in, na duhet të dallojmë mes modelit të software-it
dhe modelit të zhvillimit të tij. Ndërsa modeli i software-it përshkruan
vetitë e software-it (p.sh. i lirë ose pronësor), modeli i zhvillimit
përshkruan mënyrat e ndryshme për zhvillimin e software-it. Si edhe
trajtohet hollësisht te <a href="/freesoftware/enterprise/freesoftwarecompany.html">"Çfarë
e bën një kompani kompani të Software-it të Lirë?"</a>, modelet e ndryshme
të zhvillimit të software-it përkufizohen në mënyrë të pavarur nga modeli
i software-it dhe funksionojnë si për Software-in e Lirë, ashtu edhe për
atë të software-it pronësor. Modelet që shfrytëzojnë përparësitë e një
bashkësie të hapët dhe bashkëpunuese mund të tregojnë fuqinë e tyre të
plotë kur ndërthuren me modelin e Software-it të Lirë. Megjithatë kjo
nuk do të thotë se cilido program i zhvilluar sipas një procesi zhvillimi
të hapur dhe bashkëpunues është Software i Lirë. Ka projekte Software-i
të Lirë të zhvilluar nga një person apo kompani e vetme me pak ose aspak
kontribut nga jashtë. Nga ana tjetër, zhvilluesit e software-it pronësor
kanë adoptuar modele zhvillimi bashkëpunues për modelin e tyre të zhvillimit
të software-it, p.sh. SAP-i me programin e vet të partneritetit.
</p>
<h2>Pse e quajmë Software të Lirë</h2>
<p>
Nëse krejt këta terma përshkruajnë të njëjtin grup programesh, përse ne
te FSFE-ja këmbëngulim për përdorimin e termit Software i Lirë?
</p>
<p>
Gjithë puna te Software-i i Lirë është te liria. Ky është një mesazh
që ne duam ta përhapim fort dhe qartë. Gjuha është e rëndësishme, ngaqë
ajo i jep përcakton të menduarit e njerëzve rreth një subjekti. Termat
e ndryshëm përqendrohen te aspekte të ndryshme, edhe nëse përshkruajnë
të njëjtin software. Liria është vlerë thelbësore e Software-i të Lirë,
dhe gjuha jonë e pasqyron këtë. Kjo e bën Software-in e Lirë zgjedhjen
e duhur për FSFE-në dhe këtë ju ftojmë
ta <a href="/activities/whyfs/whyfs">ndiqni</a> dhe ju.
</p>
<h2 id="fn">Shënime</h2>
<ol>
<li id="fn1">
Licencat <a href="http://www.gnu.org/copyleft/">Copyleft</a>, licenca
të hartuara për të mbrojtur këto të drejta, janë një nënklasë e licencave
të Software-it të Lirë të mirëpranuara nga Open Source Initiative dhe FSF-ja.
</li>
</ol>
</body>
<author id="schiessle" />
<date>
<original content="2012-12-08" />
</date>
<sidebar/>
</html>