278 lines
15 KiB
HTML
278 lines
15 KiB
HTML
<?xml version="1.0" encoding="UTF-8" ?>
|
|
|
|
<html newsdate="2012-12-04" type="newsletter">
|
|
<version>1</version>
|
|
|
|
<head>
|
|
<title>Buletini i FSFE-së - dhjetor 2012</title>
|
|
</head>
|
|
<body>
|
|
|
|
<h1>Buletini i FSFE-së - dhjetor 2012</h1>
|
|
|
|
|
|
<h2>MB: Hapa të mëdhenj dhe të vegjël drejt më tepër Software-i të Lirë</h2>
|
|
|
|
<p>Më 7 Nëntor, disa kandidatë politikë të pranishëm në Manchester
|
|
Central By-election morën pjesë në <a
|
|
href="http://manchester.openrightsgroup.org/2012/10/24/manchester-digital-debate">"Debatin Dixhital të Mançesterit"</a>, organizuar nga bashkërenduesi ynë për Mbretërinë e Bashkuar dhe Open
|
|
Rights Group (ORG). Kjo veprimtari është pjesë e fushatës së FSFE-së
|
|
"Pyesni Kandidatët Tuaj", që synon të japë një mundësi për të angazhuar
|
|
politikanë (vendorë) drejt problemesh dixhitale të cilat zakonisht
|
|
ata nuk i trajtojnë.</p>
|
|
|
|
<p>Përveç këtyre hapave të rëndësishëm në nivel vendor, muajin
|
|
e fundit qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar politika
|
|
të reja për Standarde të Hapura. Në të ardhmen veprimtaria e krejt
|
|
agjencive qeveritare të MB-së duhet të përputhet me Parimet e
|
|
Standardeve të Hapura ose të aplikojnë për t'u përjashtuar prej tyre.
|
|
<a href="/news/2012/news-20121101-02.html">FSFE-ja e mirëpriti këtë
|
|
hap</a>, dhe veçanërisht përkufizimin aty të Standardeve të Hapura.
|
|
Në të përfshihet një kërkesë prej shumë kohësh e FSFE-së:
|
|
të merret në konsideratë kostoja e braktisjes së një software-i.
|
|
Tani e tutje, kur agjenci qeveritare të MB-së blejnë një software,
|
|
duhet të marrin në shqyrtim gjatë llogaritjes së kostos se sa
|
|
do t'u kushtojë largimi prej tij, në të ardhmen. Kjo do të thotë që
|
|
agjencitë qeveritare nuk do të mund thjesht të shmangnin blerjen
|
|
e zgjidhjeve prej Software-it të Lirë ngaqë janë të bllokuar
|
|
nga formate pronësorë kartelash të një shitësi të veçantë.
|
|
Presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff <a
|
|
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2012/11/01/the-uks-new-open-standards-policy/">i ka analizuar
|
|
në hollësi politikat e reja</a>.</p>
|
|
|
|
<h2>Nisje e Sigurt: FSFE-ja përshëndet Raportin e Qeverisë Gjermane mbi "Nisjen e Sigurt"</h2>
|
|
|
|
<p>Duam të sigurojmë që kontrollin e kompjuterit tuaj ta keni ju vetë. Ky kontroll,
|
|
hëpërhë, kufizohet nga "Nisja e Sigurt". Më 19 Nëntor, e para prej qeverive,
|
|
Ministria e Brendshme Gjermane <a
|
|
href="http://www.bmi.bund.de/SharedDocs/Downloads/DE/Themen/OED_Verwaltung/Informationsgesellschaft/trusted_computing_eng.html">botoi
|
|
një raport mbi "Trusted Computing" dhe "Secure Boot"</a>. Raporti deklaron
|
|
se "i zoti i një pajisje duhet të ketë kontroll të plotë (të jetë në gjendje
|
|
të administrojë dhe monitorojë) të gjitha sistemet e sigurisë të punimit
|
|
të besueshëm në kompjuter." Kjo ka qenë një nga kërkesat kyçe të FSFE-së
|
|
që prej fillimeve të debatit. Dokumenti ecën më tej duke thënë se
|
|
"delegimi i këtij kontrolli te palë të treta lyp nga i zoti i pajisjes
|
|
miratim të ndërgjegjshëm dhe të bazuar në informim".</p>
|
|
|
|
|
|
<p>Një tjetër kërkesë e FSFE-së është marrë parasysh nga raporti i qeverisë:
|
|
Përpara blerjes së një pajisjeje, blerësit duhet të informohen me përpikëri
|
|
mbi masat teknike të sendërtuara te kjo pajisje, si dhe mbi kufizime
|
|
specifike të përdorimit të saj dhe pasojat e kësaj për të zotin e pajisjes:
|
|
"Sistemet e sigurisë të punimit të besueshëm duhet të jenë të çaktivizuara
|
|
(parimi opt-in)" kur tregtohen pajisjet. "Bazuar te transparenca e nevojshme
|
|
lidhur me veçoritë teknike dhe përmbajtjen e zgjidhjeve për punim të besueshëm
|
|
në kompjuter, i zoti i pajisjes duhet të jetë në gjendje të marrë vendime
|
|
të ndërgjegjshme kur vjen puna te përzgjedhja e produktit, nisjes, formësimit,
|
|
funksionimit dhe fikjes." Dhe "Po ashtu, çaktivizimi duhet të jetë i mundshëm
|
|
më vonë (funksioni opt-out) dhe nuk duhet të ketë ndonjë ndikim negativ në
|
|
funksionimin e hardware-it dhe software-it që nuk përdor funksione të
|
|
punimit të besueshëm në kompjuter."</p>
|
|
|
|
<p>Edhe pse krejt ajo çka ka deklaruar Qeveria Gjermane do të duhej të ishte
|
|
e vetëkuptueshme, fatkeqësisht nuk është e tillë. FSFE-ja do të vazhdojë
|
|
t'u flasë qeverive të tjera rreth kësaj çështje, që të përmirësojë njohjen
|
|
e tyre për këto pasoja politike dhe ekonomike të kësaj teknologjie.</p>
|
|
|
|
<h2>Qytetet gjermane: Dy lajme të mira dhe një i keq</h2>
|
|
|
|
<p>Lajmin e keq së pari: Qyteti i Frajburgut ka vendosur
|
|
të rikthehet nga OpenOffice.org te Microsoft Office. Studimi mbi të cilin
|
|
bazuan vendimin e tyre është publikuar një javë përpara vendimit, <a
|
|
href="/news/2012/news-20121116-01.html">të cilin ne dhe të tjera
|
|
organizma të Software-it të Lirë e kemi kritikuar që më parë</a>. Lajme të hidhura,
|
|
por siç <a
|
|
href="http://www.robweir.com/blog/2012/11/a-tale-of-two-cities.html">shkroi
|
|
në artikullin e vet</a> Rob Weir-i i IBM-së, në bashkësinë e Software-it të Lirë
|
|
priremi të shohim lajmet e hidhura, dhe të harrojmë ato të mirat.</p>
|
|
|
|
<p>Ndaj, ja ca lajme të mira: në njërën anë, <a
|
|
href="http://www.it-muenchen-blog.de/2012/10/leipzig-auf-kurs-zum-freien-officepaket/">
|
|
Bashkia e Lajpcigut sapo ka migruar 4200 kompjuter te OpenOffice
|
|
(DE)</a>, dhe në anën tjetër, <a
|
|
href="http://www.h-online.com/open/news/item/Linux-brings-over-EUR10-million-savings-for-Munich-1755802.html">Mynihy njofton se po kursen mbi 10 milionë euro</a> me Software-in e Lirë.
|
|
Nëse dëshironi të merrni përditësime lajmesh të mira nga administratat publike të Europës,
|
|
<a
|
|
href="https://joinup.ec.europa.eu/news/news">Portali Join-up</a> i Komisionit Europian është
|
|
një vend i përshtatshëm.</p>
|
|
|
|
|
|
<h2>Diçka krejtësisht të ndryshme</h2>
|
|
|
|
<ul>
|
|
|
|
<li>LWN ka një përmbledhje të bukur të <a href="lwn.net/Articles/523537/"> fjalës së Karsten-it
|
|
"All watched over by machines of loving grace"</a>, që bën fjalë për shoqërinë,
|
|
pushtetin, dhe kontrollin. Veç kësaj, Karsten-i <a
|
|
href="http://joinup.ec.europa.eu/news/advocates-open-source-recommend-german-authorities-publish-code">u ka rekomanduar autoriteteve gjermane të publikojnë kodin e aplikacioneve për telefonat celularë</a>.</li>
|
|
|
|
<li>Bashkërenduesi i ekipit tonë finlandez, Otto Kekäläinen dhe hacker-i danez Ole
|
|
Tange <a href="/news/2012/news-20121112-01.html">fituan çmimin Nordic
|
|
Free Software Award për 2012</a>. Me këtë vlerësim, Shoqata Suedeze
|
|
e Software-it të Lirë dhe Kulturës së Lirë (<a
|
|
href="https://ffkp.se/">FFKP, Föreningen Fri Kultur och Programvara</a>)
|
|
nderon persona dhe projekte që kanë dhënë kontribute të rëndësishme për
|
|
lirinë e software-it. Përgëzime Otto!</li>
|
|
|
|
<li>"Fuck you, this is my culture!". Me këtë pohim e mbylli Amelia
|
|
Andersdotter (Partia Suedeze e Piratëve) <a
|
|
href="http://www.youtube.com/watch?v=MsoGMT49v_o">fjalën e saj në Internet
|
|
Governance Forum</a> dhe veshur me bluzën e <a href="http://epfsug.eu/">Grupit
|
|
të Përdoruesve të Software-it të Lirë në Parlamentin Europian (EPFSUG)</a>.</li>
|
|
|
|
<li>Matija Šuklje, Jürgen Kneissl, Peter Bubestinger dhe Martin Gollowitzer
|
|
(që të gjithë nga FSFE-ja) <a href="http://sendungsarchiv.o94.at/get.php?id=094pr6519">dhanë
|
|
një intervistë</a> për Radio Orange mbi Software-in e Lirë, patentave mbi software
|
|
dhe të tjera tema që lidhen me to. Më 2010 Radio Orange <a
|
|
href="/news/2010/news-20100324-01.html">qe vlerësuar me çmimin German
|
|
Document Freedom Award</a>, pasi kishin ofruar OGG Vorbis për krejt emisionet e tyre
|
|
të radios.</li>
|
|
|
|
<li>Po ashtu, lidhur me patentat mbi software-in, Richard Stallman shkroi një <a
|
|
href="http://www.wired.com/opinion/2012/11/richard-stallman-software-patents">artikull
|
|
interesant në WIRED</a>, ku sugjerohet të ndryshohet efekti i patentave: "Do të duhej
|
|
të krijonin legjislacion sipas të cilit programimi, shpërndarja, ose xhirimi i një programi
|
|
në hardware kompjuteri të përdorur gjerësisht nuk përbën shkelje patentash."</li>
|
|
|
|
<li>Ish-presidenti i KDE-së, Aaron Seigo, bën thirrje t'i <a
|
|
href="http://aseigo.blogspot.com.br/2012/11/ending-cults-of-personality-in-free.html">jepet
|
|
fund kultit të individëve në Software-in e Lirë</a>.</li>
|
|
|
|
<li>Mark Lindhout botoi temën parazgjedhje të blogut Fellowship, Pome, në <a
|
|
href="https://github.com/marklindhout/Pome">llogarinë e tij Github</a>, dhe
|
|
fton cilindo të kontribuojë!</li>
|
|
|
|
<li>A mbani mend kohën kur shfletuesi ishte i rrënjosur në sistemin operativ? Ose <a
|
|
href="/activities/ms-vs-eu/ms-vs-eu.html">çështjen gjyqësore antitrust
|
|
për Samba-n</a>? Mund t'ju pëlqejë edhe XKCD's <a href="https://xkcd.com/1118/">seria e karikaturave
|
|
"Microsoft"</a> nga XKCD.</li>
|
|
|
|
|
|
<li>Prej <a href="https://planet.fsfe.org">grumbullimeve nga planeti</a>: </li>
|
|
|
|
<ul>
|
|
|
|
<li>Po kërkoni të krijoni vetë një dhuratë Kërshëndellash për gjyshen? Si thoni për një
|
|
lojtës me një buton për libra audio? Michael Clemens <a
|
|
href="https://blogs.fsfe.org/clemens/2012/10/30/the-one-button-audiobook-player/">përshkruan
|
|
se si krijoi një pajisje të tillë</a> me një Raspberry Pi për gjyshen e tij nëntëdhjetë
|
|
vjeçare.</li>
|
|
|
|
<li>FSF-ja gati për të filluar <a
|
|
href="http://www.fsf.org/blogs/licensing/fsf-to-begin-accepting-scanned-assignments-from-germany">pranimin
|
|
e dokumenteve të skanuara dërguar prej Gjermanisë</a>, dhe Werner Koch, autori i
|
|
GnuPG-së, shkroi artikullin <a
|
|
href="http://rem.eifzilla.de.ipv4.sixxs.org/archives/2012/11/27/the-tragedy-of-gnu-copyright-assignments">"Tragjedia e dhënies së të drejtave të kopjimit GNU-së"</a>, në të cilin ai pyet nëse
|
|
hacker-at e GNU-së e kanë vërtet lirinë të cilën ua kërkojnë të tjerëve?</li>
|
|
|
|
<li>Erik Albers shkroi rreth <a
|
|
href="https://blogs.fsfe.org/eal/2012/11/21/my-experience-with-ubuntu-running-on-a-nexus-7/">përvojës
|
|
së tij me Ubuntu që xhiron në një Nexus 7</a>, ndërsa ai dhe Torsten
|
|
Grote organizuan një praktikë Çlironi Android-in Tuaj, gjatë SFSCON-it në Bolcano. Albert Dengg
|
|
mbajti disa biseda në Austri, dhe <a href="/events/">në veprimtaritë
|
|
tona të ardhshme</a> do të gjeni të tjera të lidhura me <a
|
|
href="http://freeyourandroid.org">Çlironi Android-in Tuaj</a>.
|
|
</li>
|
|
|
|
<li>Otto shkroi mbi <a href="http://seravo.fi/2012/11/the-wow-effect">efektin
|
|
WOW</a>, dhe një listë me dëshira mbi pajisjet e ardhshme celulare, ndërkohë që Henri
|
|
Bergius shkroi një <a
|
|
href="http://bergie.iki.fi/blog/jolla-sailfish/">postim të zgjeruar blogu rreth OS-it
|
|
Sailfish të Jolla-s"</a>.</li>
|
|
|
|
<li>Si të hapen foto skanimesh tomografike (CT) të bëra me kompjuter (DICOM)? Presidenti
|
|
ynë, Karsten Gerloff, <a
|
|
href="https://blogs.fsfe.org/gerloff/2012/11/26/broke-my-foot/">theu
|
|
këmbën</a> pikërisht që ta zbulonte këtë për ju.</li>
|
|
|
|
<li>Çfarë mund të mësoni mbi projektin pilot Skolelinux në Rhineland Palatinate?
|
|
Guido Arnold <a
|
|
href="https://blogs.fsfe.org/guido/2012/11/skolelinux-pilot-in-rhineland-palatinate-lessons-learned/">shkroi
|
|
një përmbledhje të artikullit të Kurt Gramlich-it</a> në Anglisht, që kështu
|
|
të mund ta mësojnë më tepër njerëz se çfarë ndodhi pas euforisë fillestare
|
|
dhe arsyet pse projekti pilot mund të konsiderohet si një dështim.</li>
|
|
|
|
<li>Ka disa raporte rreth veprimtarish: Erik Albers organizoi <a
|
|
href="https://blogs.fsfe.org/eal/2012/11/15/free-society-conference-and-nordic-summit/">praktikën
|
|
Çlironi Android-in Tuaj gjatë FSCONS-it</a>, ku Anëtari Shok Bjarni Einarsson
|
|
riktheu në jetë një telefon (thuajse) të mbaruar. Ana shkrojti për <a
|
|
href="https://blogs.fsfe.org/anaghz/2012/11/22/fscons-elation/">shpresat
|
|
e mëdha që kish për FSCONS-in</a> dhe se ç'pamje ka një fundjavë e përsosur.</li>
|
|
|
|
<li>Isabel Drost shkrojti <a
|
|
href="http://blog.isabel-drost.de/index.php/archives/category/events-menu/apache-con">11
|
|
raporte rreth ApacheCon Europe</a>,</li>
|
|
|
|
<li>Mirko Böhm raportoi (në Gjermanisht) rreth mbledhjes mbi Mendimin e Ri (<a
|
|
href="http://creative-destruction.me/2012/11/16/son12-day-1-2/">dita
|
|
1</a>, dhe <a
|
|
href="http://creative-destruction.me/2012/11/16/son12-day-2/">dita 2</a>),
|
|
dhe rreth <a
|
|
href="https://netzpolitik.org/2012/nk12-produzent-und-konsument-im-netz/">
|
|
praktikës së organizuar prej nesh në një veprimtari të partisë së Gjelbërt mbi Rregullat
|
|
e Internetit</a>.</li>
|
|
|
|
<li>Dhe në fund, lexoni <a
|
|
href="http://leena.de/south-parks-genius-website-copyright-fail/">postimin në
|
|
blog të Leena Simon-it</a> që të mësoni pse South Park-u dështoi me të drejtat e kopjimit.</li>
|
|
|
|
</ul>
|
|
|
|
</ul>
|
|
|
|
<h2>Aktivizohuni: Vit i ri, dhurime të reja</h2>
|
|
|
|
<p>Është fundi i vitit, dhe nën petkat e <a
|
|
href="https://wiki.fsfe.org/Fellows/reinhard">përgjegjësit financiar të FSFE-së
|
|
Reinhard Müller</a> redaktori juaj do të donte ta fillonte 2013-n me një dorë të mirë
|
|
parash. Ndaj këtë muaj, ju lutemi të na ndihmoni të mbushim depon tonë të armatimit:</p>
|
|
|
|
<ul>
|
|
|
|
<li>Nëse nuk jeni ende Anëtar Shok, <a
|
|
href="https://my.fsfe.org/donate">ju lutemi,
|
|
bëhuni tani</a> dhe na përkrahni me dhurimin tuaj.</li>
|
|
|
|
<li>Për të parë nëse tregtoret web që përdorni tashmë për blerjet
|
|
tuaja për Krishtlindjet gjenden në të, hidhuni një sy
|
|
<a href="https://wiki.fsfe.org/SupportPrograms">programeve tona
|
|
të përkrahjes</a>, dhe instaloni shtojcat tona. (Nëse keni nevojë
|
|
për këshilla mbi libra, hidhuni një sy <a
|
|
href="https://blogs.fsfe.org/mk/?p=399">librave të këshilluar nga
|
|
redaktori juaj lidhur me Software-in e Lirë</a>.</li>
|
|
|
|
<li>Dhe ju lutemi, bindeni punëdhënësin tuaj të na <a
|
|
href="https://my.fsfe.org/donate">përkrahë</a>, dhe të bëhet pjesë e <a
|
|
href="/donate/thankgnus.html">listës sonë të dhuruesve</a>. (Nëse nuk doni
|
|
që të flisni vetë me punëdhënësin tuaj, ju lutemi, <a
|
|
href="/contact/contact.html">lidhuni me ne</a>, dhe na bëni të ditur se me kë
|
|
duhet të bisedojmë.)</li>
|
|
|
|
</ul>
|
|
|
|
|
|
<p>Falënderojmë krejt <a href="https://my.fsfe.org/donate">Anëtarët Shok</a> dhe
|
|
<a href="donate/thankgnus.html">dhuruesit</a> që bëjnë të mundur punën tonë,<br/>
|
|
<a href="/about/people/kirschner">Matthias Kirschner </a> - <a href="/">FSFE</a></p>
|
|
|
|
<p>-- <br />
|
|
<a href="/index.html">Free Software Foundation Europe</a><br />
|
|
<a href="/news/news.rss">Lajme nga FSFE-ja</a><br />
|
|
<a href="/events/events.rss">Veprimtari të Ardhshme FSFE</a><br />
|
|
<a href="https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml">Shkrime nga Blogje Anëtarësh Shok</a><br />
|
|
<a href="/contact/community.html">Diskutime mbi Software-in e Lirë</a> </p>
|
|
|
|
</body>
|
|
|
|
<tags>
|
|
<tag key="newsletter"/>
|
|
</tags>
|
|
|
|
|
|
</html>
|
|
<!--
|
|
Local Variables: ***
|
|
mode: xml ***
|
|
End: ***
|
|
-->
|