fsfe-website/news/2016/news-20160128-01.sq.xhtml

58 lines
2.6 KiB
HTML

<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<html newsdate="2016-01-28">
<version>1</version>
<head>
<title>Eurodeputetët votojnë për më tepër Software të Lirë në sektorin publik</title>
</head>
<body>
<h1>Eurodeputetët votojnë për më tepër Software të Lirë në sektorin publik</h1>
<p newsteaser="yes"> Më 19 janar, Parlamenti Europian pranoi
<a href="http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?pubRef=-//EP//NONSGML+TA+P8-TA-2016-0009+0+DOC+PDF+V0//EN">raportin "Drejt një Tregu të Përbashkët Dixhital", nismë e vetë përlamentit</a>
si përgjigje e strategjisë për një Treg të Përbashkët Dixhital
të ndërmarrë nga Konisioni Europian. FSFE-ja është e kënaqur
të shohë që parlamenti mbajti një qëndrim pohues dhe më të
vendosur drejt shtimit të përdorimit të Software-it të Lirë
dhe rëndësisë së tij për një treg të përbashkët dixhital.</p>
<p>Në veçanti:</p>
<ul>
<li><p>Paragrafi 89 pohon se ofruesit e software-it do të duhej
të promovonin më mirë përparësitë e software-it me burim të hapur
kur vjen puna te siguria. </p></li>
<li><p>Paragrafi 110 i kërkon Komisionit dhe Këshillit Europian të shtojë
përqindjen e software-it të lirë dhe me burim të hapur dhe ripërdorimin
e tij në administratat publike si një zgjidhje që rrit ndërveprueshmërinë.</p></li>
<li><p>Paragrafi 125 bën thirrje për shtim të përdorimit të software-it të lirë
dhe me burim të hapur, veçanërisht në institucionet arsimore dhe administratat
publike. </p></li>
</ul>
<p>Për sa u përket anëve jo aq pozitive, raporti thekson se aftësia për
të licencuar patenta standarde thelbësore nën kushte licencimi FRAND
mbrun risi dhe ruan kërkimin, zhvillimin dhe standardizimin e shtysave ekonomike,
me gjithë faktin e dëshmuar qartë se <a href="https://fsfe.org/activities/os/why-frand-is-bad-for-free-software.en.html"
>praktikat e licencimit FRAND janë të dëmshme për Software-in e Lirë</a>.</p>
<p>Megjithëkëtë, FSFE-ja e mirëpret pranimin e raportit dhe i bën thirrje Komisionit
që të ndjekë rekomandimet e Parlamentit për shtimin e përqindjes së përdorimit dhe
të ripërdorimit të Software-it të Lirë, kur ndjek nisma të lidhura me Tregun e Përbashkët
Dixhital.</p>
</body>
<tags>
<tag key="front-page"/>
<tag key="digitalsinglemarket">Tregu i Përbashkët Dixhital</tag>
<tag key="policy">Politika</tag>
<tag key="europeanparliament">Parlamenti Europian</tag>
<tag key="publicadministration">Administrata Publike</tag>
</tags>
</html>